Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA ADRIATIK DOĒI
13 Gusht 2017 - 07:08 | përditesuar në 07:18
Pasuritė e paluajtshme dhe llogaritė bankare tė zyrtarėve tė lartė shqiptarė dhe tė fėmijėve tė tyre, shtrihen nga Australia, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Greqia, Italia, Spanja, Gjermania etj.

Shqiptarja.com ka identifikuar dhe publikon pasuritė e pushtetarėve jashtė vendit, tė deklaruara pranė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, kryesisht gjatė viteve tė fundit. Ka njė perceptim tė opinionit publik dhe dyshime tė forta se, pasuritė e padeklaruara, pra tė fshehura jashtė vendit, arrijnė qindra milionė euro, pasi ILDKP ka zbuluar se, vetėm njė grup i ngushtė funksionarėsh, vitet e fundit, kanė fshehur rreth 40 milionė euro pasuri.

Pasuritė e deklaruara jashtė vendit   
Deputeti Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘Kaubojsi’ posedon pasuri tė paluajtshme, me vlera tė mėdha, nė Itali. Deputeti Ndocaj, i cili nuk do tė jetė pjesė e parlamentit tė ri, posedon njė apartament nė Solaro nė Itali, me sipėrfaqe 480 m2. Ndocaj ka nė pronėsi njė tjetėr apartament nė Bergamo nė Itali, me sipėrfaqe 100 m2 dhe truall 2 000 m2.

Tė dy parlamentet kanė njė vlerė 650 mijė euro. Deputeti Ndocaj ka gjithashtu nė pronėsi njė tjetėr apartament nė Solaro nė Milano, me sipėrfaqe 180 m2, me dy garazhe pėr makina, me vlerė 300 000 mijė euro.

Deputeti i Partisė Demokratike, Eduard Selami ka nė pronėsi biznese, prona dhe apartamente nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Gjatė vitit 2016, Eduard Selami ka blerė 0.22 hektarė tokė nė Virginia Beach nė SHBA, me vlerė 149 mijė USD. Gjithashtu, Selami rezulton se ka blerė, apartament nė Virginia Beach nė SHBA, me vlerė 252 mijė USD.

Shumėn nė fjalė e ka marrė si kredi, me interes 5 %, pėr 30 vjet. Nga biznesi qė posedon nė SHBA, Selami, pėr vitin 2016, ka fituar 48 mijė USD dhe nga 20 700 USD tė ardhura nga qiraja e apartamenteve po nė SHBA.

Edhe deputeti Tom Doshi deklaron se disponon prona nė Australi, tė cilat i ka dhėnė me qira. Gjatė vitit 2016, Doshi ka marrė nga 1 800 euro nė muaj nga qiradhėnia e pronave.

Ndėrsa deputeti Vangjel Tavo, gjatė vitit 2016, ka shitur njė shtėpi qė kishte nė pronėsi nė Pire tė Greqisė, me vlerė 90 mijė euro.

Vajza e deputetit Myqerem Tafaj, Enkelejda, ėshtė pronare e njė apartamenti nė Gjermani.

Vajza e deputetit Namik Dokle, Manjola Dokle, ka blerė njė apartament nė Lugo, nė Itali, me vlerė 200 mijė euro. Deputeti Anastas Angjeli, gjatė vitit qė lamė pas, ka blerė pėr motrėn e tij, njė apartament nė Greqi, me sipėrfaqe 70 m2.

Milena Harito, ministre e Shtetit pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike, deklaron njė shtėpi nė Paris, nga dhėnia me qira e sė cilės, pėr vitin 2016, ka marrė 8 164 euro.

Pasuritė e tjera
Pasuri tė paluajtshme jashtė vendit ka edhe Denada Prifti, anėtare e Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Zonja ėshtė pronare e njė shtėpie nė Spanjė, blerė mė 02.04.2002, 7 675 euro. Shtėpia ka njė vlerė kaq tė ulėt pasi, sipas saj, ėshtė pėr t’u restauruar. Ajo gjithashtu rezulton se ėshtė pronare e njė trualli me sipėrfaqe 419 m2 nė Gjermani, blerė mė 01.10.2014, me vlerė 13 000 euro.

Ndėrkaq, Petraq Milo, anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, i cili ka qenė pjesė e forumeve tė larta tė Partisė Demokratike, ka transferuar mbi 196 mijė euro nė Francė, pėr sigurimin e jetės.
 
-Eduard Ndocaj, deputet
Apartament 480 m2, nė Solaro nė Itali, 650 mijė euro.

Apartament 100 m2 dhe truall 2 000 m2, nė Bergamo nė Itali.

Apartament nė Solaro nė Milano, me sipėrfaqe 180 m2, me dy garazhe pėr makina, me vlerė 300 000 mijė euro.

Kredi nė Itali, 185 mijė euro, detyrimi i mbetur 130 mijė euro.

Kredi nė Milano, 435 mijė euro, detyrimi i mbetur 300 mijė euro.
 
-Eduard Selami, deputet
Blerje toke me sipėrfaqe 0.22 hektarė nė Virginia Beach nė SHBA, me vlerė 149 mijė USD. Blerė nė 5 dhjetor 2012.

Tė ardhura nga qiraja e apartamenteve nė SHBA, 20 700 USD pėr vitin 2016.

Tė ardhura nga biznesi nė SHBA, 48 mijė USD pėr vitin 2016.

Blerje apartamenti nė Virginia Beach nė SHBA, me kredi, nė shumėn 252 mijė USD, me interes 5 %, pėr 30 vjet.
 
-Tom Doshi, deputet
Prona nė Australi, dhėnė me qira, 1 800 euro nė muaj.

Kredi nė Australi, shuma e shlyer pėr vitin 2016, 2 791 euro nė muaj.
 
-Vangjel Tavo, deputet
Shtėpi nė Pire tė Greqisė, shitur nė 2016 me vlerė 90 mijė euro.
 
-Anastas Angjeli, deputet
Ka blerė apartament pėr motrėn nė Greqi, me sipėrfaqe 70 m2, me kredi.

Vajza Jona Marashi, shtuar llogaria bankare nė SHBA me 21 mijė USD gjatė vitit 2016.

Tė ardhura nga Education Development Center, 87 mijė USD.
 
-Myqerem Tafaj, ish-ministėr i Arsimit, deputet
Vajza Enkelejda, tė ardhura nga apartamenti nė Sindelfingen, 6 615 euro.

Apartament nė Gjermani, blerė nė 2014, shlyer 15 999 euro, mbetur 186 mijė euro.

Vajza tjetėr, Alma Tafaj, tė ardhura nga puna si mjeke nė Gjermani, 13 136 euro plus 40 540 euro.
 
-Namik Dokle, deputet
 Vajza Manjola Dokle, blerje apartamenti nė Lugo, Itali, 200 mijė euro.
 
-Jozefina Topalli, deputete
Djali Genar Topalli, llogari bankare nė Itali me vlerė 6 mijė euro
 
Majlinda Bregu, deputete
Depozitė nė SHBA, zvogėluar nė 2015 me 12 575 USD si pasojė e konvertimit tė monedhės.
 
-Milena Harito, ministre e Shtetit pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike
Tė ardhura nga qiratė e ambienteve tė shtėpisė nė Paris, 8 164 euro.

Tė ardhura nga studio nė Kremlin Bicetre Francė, 3 343 euro.
 
Shkėlqim Cani, deputet
Bashkėshortja zonja Cani depozitė nė USA nė vlerėn 34 257 dollar (2013).

Bashkėshortja zonja Cani llogari rrjedhėse nė USA nė vlerėn 408 dollar (2013).
 
-Denada Prifti, anėtare e Kėshillit Mbikėqyrės tė BSH
Pronare me 100% i njė shtėpie pėr t’u restauruar nė Spanjė, blerė mė 02.04.2002, 7 675 euro.

Pronare me 100% i njė trualli me sipėrfaqe 419 m2 nė Gjermani, blerė mė 01.10.2014, 13 000 euro.
 
-Petraq Milo, anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės
Sigurim jete nė Francė i datės 09.04.2003, 196 mijė euro.
 
-Elisabeta Gjoni, zėvendėskryetare e Kėshillit Mbikėqyrės tė BSH

Djali, tė ardhura nga paga pranė shoqėrisė Gensler nė USA, 40 911 dollarė.
 
-Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Vendeve tė Ulėta
Shtėpi 240 m2 nė Bruksel, 320 mijė euro, burimi kredi bankare dhe tė ardhura mujore.

Gjendja e llogarisė nė bankėn AMRO, nė Holandė, 2 016 euro plus 1 010 euro.

Llogari rrjedhėse nė Blegjikė, 36,26 euro.

Kredi e pėrbashkėt pėr blerjen e njė shtėpie, nė vitin 2009, 150 mijė euro.

Tė ardhura nga bashkėshorti, Tom Vandecasteele, 11 682 euro.


 
-Ardiana Hobdari, ambasadore e Shqipėrisė pranė Kėshillit tė Evropės
Depozitė bankare nė Francė, shtuar me 5 500 euro.

-Kastriot Robo, ambasador nė Danimarkė

Tė ardhura nga dhomat e shtėpisė dhėnė me qera, 9 600 sterlina britanike.
 
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatės sė Lartė
Kalim 13 700 euro nė llogarinė e djalit, Mirlind, nė Deutsche Bank nė Gjermani
 
-Brunilda Kadi, anėtare e KLD
Depozitė nė SHBA, shtuar me 2 986 lekė. Depozita e krijuar nga tė ardhurat e bashkėshortit nė SHBA.

Blerje makine nė SHBA, 1 200 USD.  
 
-Gjin Gjoni, anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
Bashkėshortja, viti 2014, gjendja e llogarisė depozitė nė njė bankė nė Strasbourg, Francė, pakėsuar me 10 828 euro.
 
Lulzim Basha, kryetari i opozitės, pasuritė nė vite
Viti 2005

Pronar me 100% i njė shtėpie banimi nė Holandė nė vlerėn 510 000 gulden.

Pronar me 100% i njė apartamenti nė Tiranė nė vlerėn 205 000 dollar.

Pronar me 100% i njė apartamenti nė Durrės nė vlerėn 33 000 euro.

Bashkėpronar me 1/3 pjesė takuese i njė apartamenti nė Tiranė nė vlerėn 17 500 lekė.

Bashkėpronar me 1/4 pjesė takuese i njė apartamenti nė Tiranė nė vlerėn 62 000 dollar.

Bashkėpronar me 1/4 pjesė takuese i njė trualli me sip. 22 100 m2 nė Tepelenė, rikthim prone nė vitin 2004.

Depozitė bankare nė vlerėn 52 000 dollar.

Depozitė bankare nė vlerėn 81 000 euro.

Automjete  Pronar me 100% i njė veture tip Mercedes Benz nė vlerėn 72 000 euro.

Pronar me 100% i njė pikture nė vlerėn 6 500 euro.

Pronar me 100% i njė ore dore nė vlerėn 5 200 euro.

Pronar me 100% i njė ore dore nė vlerėn 4 500 euro.

Pronar me 100% i njė unaze diamanti nė vlerėn 11 500 euro.

Pronar me 100% i njė servis porcelani nė vlerėn 6 800 euro.

Viti 2006
Bashkėshortja zonja Aurela Isufi tė ardhura nga shitja e apartamentit nė Tiranė nė vlerėn 100 000 euro, nė tė cilin ėshtė bashkėpronare me 33%.

Bashkėshortja zonja Aurela Isufi detyrime tė paguara nė vlerėn -5 000 euro pėr apartament nė Durrės.

Viti 2007
Tė ardhura nga shitja e banesės nė Hollandė nė vlerėn 257 500 euro.

Bashkėshortja zonja Aurela Basha tė ardhura nga shitja e veturės nė vlerėn 45 000 euro.

Viti 2008
Bashkėshortja zonja Aurela Basha tė ardhura nga shitja e apartamentit nė Durrės nė vlerėn 45 000 euro.

Bashkėshortja zonja Aurela Basha detyrime tė paguara nė vlerėn -40 000 euro pėr blerje e njė apartamenti nė Kavajė, pėr tė cilin ėshtė bashkėpronare me 50%.

Viti 2012
Tė ardhura tė bashkėshortes nga shitja e apartamentit nė Tiranė 10 450 000 lekė. Pjesa e Znj. Basha ėshtė 25%.
 
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të rednex të datës 13 Gusht 2017 17:02

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
blablabla ca jane keto limonata qe ke shkrujt o gazetar.
avatar
Anonim
rt ka shtet ktu .....o zoti mcus
avatar
Anonim
rt ka shtet ktu .....o zoti mcus
avatar
Anonim
si ha njeri keto asnje socialist hahahaha bukur shume
avatar
Anonim
Landi Po qa Jan kto pasuri te lodhme ore gazetar un jetoj ne Toronto e I njoh 3 a 4 familjar deputetesh qe kan ble nga 3 shtepi minimumi nga 2 miljon dollar , si djali Arta dades me shok e shoqe.
avatar
Anonim
Rrofte KOMUNIZMI! Ne vend qe te gjitha keto ti perkisnin shtetit dhe ai te ishte i forte, i kane keta zaberhane qe s'kane bere gje tjeter veēse kane vjedhur e grabituar, duke perfituar nga djalli me brire qe i sajon te gjitha keto tmerre...
avatar
Anonim
degjenerim komplet Po fillojeni me likefloririn qe i vodhi floririn shqiptareve dhe e ka depozituar (pjesen e vet), ne bankat e USA-s, apo s'di se ku, o ju marrte muti shalet...
avatar
Anonim
rednex Me i "varferi" qenka Basha...dhe ky don tu qaje hallet fukarenjve ne Shqiperi?????
avatar
Anonim
RMIGRANTI KJO ESHTE VETEM 00.1 PERQINF E KUPOLES
avatar
Anonim
Emigrant ATA ME KRYESORET NUK TREGOHEN PASURIA SALI BERISHES PASURIA EDI RAMES PASURIA ILIR METES KETA JANE PESHQIT E MEDHENJ TE LUSE NUK U TREGOHET PASURIA. KETA JANE MILJONERE NE EURO. KURSE LISTA E MESIPERME ESHTE NORMALE PER NJE EMIGRANT PREJ 20 VITESH JASHTE
avatar
Anonim
A Po mire pse per kaq para rrine keta e merren me politike ????????????????????????
avatar
Anonim
anonim A nuk e filluan ne vitet 90 te gjithe nga 0,si ka mundesi qe keto pasuri marramendese te krijohen ne afersi 25 vjet ,kur ne boten ejashtme politikanet nuk jane kaq shume te pasur edhe pse kane punuar dopel me shume vite se ne Shqiperi?Keta jane te gjithe pasuri te paligjshme dhe eshte detyra e shtetit shqiptar ti sekuestroje te gjithe,duan te hyne dhe ne EU keta kriminele!
avatar
Anonim
Lori Po bajgat paskan bere kerdine e sidomos Basha-Selami po pasurine e Sali Berishes pse se kini shkrojtur?
avatar
Anonim
Zini Keti populli nenen e ka pak votoni qe keta te pasurohen me shume ketyre ju qi.....rracen se kane gjetur kete popull idjot qe nuk ndeshkohen keta duhen terhequr zvarr sa tju Dali shpirti pak e nga pak keta qe flasin per popullin dhe demokracine te q.......demokracine demokraci qe te pasurohen keta dhe femijet e tyre kjo qenka demokracia Po shumica e keti populli ka shok gomarin e lopen popull qe genjehet me 10000 lek popull injorant servil me keq e befshin eshte me mir per popullin keshtu e duan
avatar
Anonim
Gjy Germo tare Germo se aty eshte qen ngordhur .
avatar
Anonim
007 Gjynah ,per tu qare hallin.Pak ju paskan len ndonje gje te madhe gjysherit.Keta qenkan lodh duke i siguruar edhe jasht.Keta qener duhet te verifikohen si i kan ven ato pasuri marramendese e te shkulen me rrenje.keta paskan pasuri a thua se i kan trashiguar nga 250 vjet jo vetem per 25 vjet.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222