Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
13 Gusht 2017 - 20:01 | përditesuar në 20:03
Vettingu, ILDKPKI dhe hipotekat 
po verifikojnė pasuritė gjyqtarėve
Miratimi nga Parlamenti i institucioneve tė Vettingut nė qershor ishte vetėm hapi i parė i ngritjes sė komisioneve qė do tė kontrollojnė pasuritė dhe figurėn e gjyqtarėve dhe prokurorėve. Por, organet e reja tė Vettingut nuk mund tė nisin shqyrtimin e dosjeve konkrete, pa u mbledhur mė parė Parlamenti i ri.
 
Bėrja efektive e Komisionit tė Kualifikimit dhe e Kolegjit tė Apelimit lidhet ngushtėsisht me njė vendim tė Kuvendit tė Shqipėrisė, qė pritet tė mbajė seancėn e parė tė legjislaturės sė re nė fillim tė shtatorit.
 
Ligji i Vettingut i jep Parlamentit kompetencėn pėr tė miratuar strukturėn organizative pėr personelin qė do tė punojė nė institucionet e rivlerėsimit. Kjo do tė thotė se, pa miratimin e kėsaj strukture, qė do t’i hapė rrugė rekrutimit, kryesisht tė juristėve dhe ekonomistėve me mbi 7 vite pėrvojė pune nė drejtėsi ose administratė, organet e Vettingut nuk mund tė kryejnė veprime nė marrėdhėnien me palėt e tjera.
 
Por kjo nuk do tė thotė se puna pėr vettingun ka ngecur. Ligji u jep tė drejtė disa insitucioneve, si Inspektoriati i Pasurisė dhe Drejtorisė sė Kontrollit tė Figurės tė shqyrtojnė vėrtetėsinė e deklarimeve nė formularėt pėrkatės nga njerėzit e drejtėsisė.
 
Inspektoriati i Pasurive po bashkėpunon ngushtė me Zyrėn e Hipotekave pėr tė zbuluar nėse gjyqtarėt apo prokurorėt kanė pasuri tė paluajtshme tė padeklaruar. Procedura do tė kėrkojė kohė, por besohet se informacionet e duhura do tė jenė gati deri nė fund tė vitit, kur edhe godina e punės sė institucioneve tė vettingut tė ketė mbaruar restaurimin.
 
Pėr t’u dhėnė rėndėsinė qė kanė, institucionet qė do tė bėjnė rivlerėsimin e pasurisė dhe figurės sė gjyqtarėve dhe prokurorėve do tė vendosen nė qendėr tė Tiranės, nė njė godinė ikonė, qė njihet si ish-Lidhja e Shkrimtarėve. Projektuesit e rikonstruksionit i kanė vendosur edhe njė emėr objektit, atė mė popullorin, “Godina e vettingut”, restaurimi i sė cilės do tė kushtojė rreth njė milion euro.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 25/11/2017, VITI VII- NR.279