Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:50 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza Nga Ylli Rakipi
07 Shtator 2017 - 20:47 | përditesuar në 20:53
O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun/
Analizë nga Ylli Rakipi
U mbyll një javë, që kolegët e mi, gazetarë të shumtë, miq, të afërt dhe të largët, më telefononin orë e çast dhe më flisnin vetëm për Blendi Fevziun.

“Mitoman, i rrjedhur, i çmendur, i ikur nga kjo botë… si s’ka turp… si s’ka cipë…”

Të them të drejtën nuk kam dëgjuar kurrë kaq fjalë kundër një njeriu, dhe të mendosh që gjithë kjo shfryrje, ky lumë sharjesh, kjo batare e papërmbajtur, bëhet kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu. Se për të qenë të saktë, duhet të themi që Fevziu është vërtet një njeri i mirë. Ai nuk flet kurrë keq për askënd, nuk përgojon kërkënd. Po përse kjo gojështhurje, përse kjo mëri kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu?!

Mesditën e sotme, deri në orët e para të mëngjesit, Blendi Fevziu ka filluar të festojë 20 vjetorin e emisionit të tij “Opinion”. Në fakt, festa dhe përvjetorë të tillë, njerëzit e kësaj bote bëjnë dendurisht, por festa e Fevziut nuk është thjesht një festë e madhe. Kjo festë, ka kohë që ka filluar dhe i kalon të gjitha përmasat e një feste. Ky 20 vjetor i “Opinion”-it të Blendi Fevziut, ka marrë gjatë këtyre ditëve dhe në vijim, më shumë kohë dhe hapësirë se inagurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo festë, nuk ngjan aspask me përmasat e dasmës së Bes Kallakut, apo festat e panumërta të Konsullit të Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqit. Kjo që ndodhi dhe po ndodh, këto 24 orë në Shqipëri, në 20 vjetorin e “Opinion”-it të Blendi Fevziut, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë, në asnjë vend të botës demokratike dhe jo demokratike.

E megjithatë të gjithë këtë teprim le ta quajmë për një moment normal. Teprimet janë pjesë e kësaj bote të shkujdesur dhe shpesh qesharake. Por kjo ngjarje nuk është thjesht një teprim. Kjo është një marrëzi.

Në këtë festë, njeriu i mirë dhe i pafajshëm, Blendi Fevziu, ka thirrur dhe ka vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës ka anulluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pa mandatuar, me në krye zotin Edi Rama. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut. Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës Shqiptare, elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq. Për 20 vjetorin e “Opinion”-it, po gatuajnë gjellëbërës dhe kuzhinierë të ndritur, po sfilojnë vajza të përndritura. Dhe sigurisht nuk mungon Henri Çili, këtë herë me një gjetje origjinale, me albumin me fotografitë e Fevziut, nga foshnjëria deri në këtë 20 vjetor, botim i posaçëm i UET-së. Baton Haxhia, korrieri suprem Kosovë – Shqipëri, ka ditë që është paraqitur dhe lëviz gjithandej shend e verë.

Të gjithë të gjallët janë prezent në 20 vjetorin e “Opinionit”, por edhe të gjithë të vdekurit, që kanë parakaluar në emision këto 20 vjet. Shqipëria ka ndalur frymën para Blendi Fevziut. S’ka ndodhur një pjesëmarrje dhe solemnitet i tillë, që nga koha e vdekjes së Enver Hoxhës. Lajmet për çmendurinë e Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë kaluar në plan të dytë dhe kjo, sepse çmenduria, siç thonë, del me çmenduri. Një çmenduri më e madhe ka përfshirë sot gjithë botën shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Lajmet me stuhitë dhe uraganet, që kanë pushtuar Amerikën kanë ndaluar. Uragani Irma, është zëvendësuar nga uragani Fevzi. Sandri është detyruar të bëjë atë që nuk ja ka marrë mendja kurrë, ka ndaluar për 24 orë novelat Turke.

Është nata e njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu…

Them i pafajshëm, sepse një njeri, qoftë ky edhe Blendi Fevziu, mund të çmendet. Mund të çmenden edhe dhjetë apo njëqind njerëz. Kështu është kjo botë. Por kur është çmendur e gjithë kjo që ne i themi elita e Shqipërisë, kur është çmendur Edi Rama, Hashim Thaçi, Ilir Meta, oligarkët, ministrat, si mund të ngarkojmë me faj dhe të dënojmë Blendin tonë të mirë?!

Paralel me 20 vjetorin e “Opinion”-it të Fevziut, rastisi edhe 20 vjetori i emisionit të famshëm të BBC-së, “Hard Talk”. Në BBC, nuk pati festë, por vetëm një episod 30 minuta, me gazetarët Tim Sebastian, Sarah Montague, Stephen Sackur dhe Zeinab Badawi, gazetarë të famshëm, të cilët kanë drejtuar ndër vitë këtë program. Vetëm në 30 minuta ata e përkujtuan këtë përvjetor.

Në Britani, nuk u paraqit as Mbretëresha Elizabetë, as Kryeministrja May, dhe as kuzhinieri më i mire i botës, Gordon Ramsey. Në Angli nuk u çmend askush. Ndërsa këtu në Shqipëri, në Kosovë, në rajon, ndoshta dhe më gjerë, Fevziu na ktheu të gjithëve në një pavion të marrësh.

Them na ktheu të gjithëve, sepse edhe unë që po shkruaj këto radhë, nuk mund ta përjashtoj veten nga kjo turmë e çmendur. S’ka mundësi të mos jem edhe unë njëri prej tyre. Por pyetja më e rëndësishme është, si ka mundësi që kjo ndodh me të gjithë njerëzit që drejtojnë këtë vend, elitat e artit, politikës, kultures? Si mund të ndodhë që gjithë këta njerëz, të rreshtohen në mënyrë kaq hipokrite dhe kur dalin jashtë fillojnë të tallen me Fevziun. Si nuk e kuptojmë, që para se të tallemi me Fevziun, jemi tallur me vetëveten?! Çfarë hipokrizie! Çfarë maskarade!

Unë e kam mik Blendi Fevziun. E kam pranuar ashtu siç ai është, siç më ka pranuar edhe ai mua, kështu siç jam dhe ndoshta kjo më detyroi, që unë t’i shkruaj këto pak radhë, së pari për mikun tim Fevzi, por mbi të gjitha, këto fjalë unë i shkruaj për të gjithë ata njerëz që e rrethuan Fevziun, duke i dhënë udhë çmendurisë së tij dhe çmendurisë tonë të përbashkët.

Duke ndjekur të gjithë këto skena që ndodhin vetëm tek ne, skena kaq qesharake dhe të çmendura, së brendshmi klitha; – O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun! Por më kot… Askush nuk mu përgjigj… Ndoshta edhe vetë Zoti, nuk është aq i fuqishëm, sa të na shpëtojë të gjithëve nga marrëzia e madhe që na ka pllakosur…


Redaksia Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
jojo Se kuptoj pse kaq shume hate per fevziun dhe njerezit qe moren pjese ne feste. Ju qe e pandehni veeten me te mire se te tjeret dhe qe perdorni gjithe keto fjale te medhaja, rrini mbrapa kompjuterave dhe shkrijeni talentin se per fjale shqiptaret te ndrrisin, se per punee?? ehaaaaaaa mir mir. Ata ia dolen. ju jo. Jane si jane , jane aty ku jane fale zotessise
avatar
Anonim
taksixhiu Te dy ne nje kazan zieni. Pjanec.
avatar
Anonim
Tutu Provincializem ekstrem...dhe kompleks i madh inferioriteti....nje parade e madhe mercenaresh, qehallaresh , ēingish dhe enukesh..por askush oligark apo zotni...zotniae tyre e tyre nga diku i shihte , po nga seku nuk e di... E mjera ti moj Shqiperi.... Ky eshte eshte spektakli me i madhi mjerimit njerezor i bere ndonjehere...
avatar
Anonim
na u bė Blendi institucion...vari lesht!
avatar
Anonim
USATOP Ti ore burim. I ujerave Te zeza shko ne shkolle dhe meso shkrim e kendim se shfaqes me komentin Tend Si endhjere hoxha.Ti duhet Te mjekohesh me vaccine anti E BOLA.SHPRESOJME SHKENCETARET TA ZBULOJNE PARA SE TE NGORDHESH.
avatar
Anonim
Usabottom Usa vetem top nuk qenke...keshillen qe jep per shkolle ben mire ta zbatosh vete ne fillim pastaj the rest.
avatar
Anonim
Feston Tullaci se me ate emision u be mik me pushtetaret dhe vuri miliona. Pse mos te festoje tullaci?
avatar
Anonim
Fshatari Je gazetari me i mire ne llumin e shqiperise....bravo....keto qe ndodhin ne shqiperi jane vertet cmendurira
avatar
Anonim
USATOP Ne duam Te vemi ne dasem po secili do Te jete I pari ne qoshe, Te Jete me I pashmi, me I veshuri , me komanduesi, me I pasuri. ...Xhelozia jone eshte sterr, e mbushur me helm. Ne nuk besojme ne Zot. Te gjithe ju milardiere , ju beseprere,ju pordhacer qe mburreni se keni ditur Si Te pini gjakun e femijeve ,Te Te moshuareve, Te njerezve Te ndershem e patriot, Te bujqeve qe punojne skllaverisht Si 200 vjet me pare nje DIte do gjykoheni Nga KRISHTI QE VONON POR NUK HARRON.
avatar
Anonim
landi Gjithe hajdutet e Shqiperise ishin mbledhur bashke
avatar
Anonim
Burimi Te tere derrat nje turi kane se mos te duket vehtja mi i mire ty o Ylli ka me servil se ty?jokurre .Si nuk ju vjen zor dhe vazhdoni qendroni ne ekrane si morra me bisht qerojuni se opullit ja kini sjelle ne maje te hundes ini te nje anshem totalisht te djathte nderkohe qe duhet te jeni te pa anshem po ku pyesni JU.E shikoni si rri b.Fevzua para berishes si pule e lagur te tjereve ju krekoset.Analiste te tille si Lubonja Hoxha spiuni.Zogaj mos i pranoni ne studio se mbajne ere.
avatar
Anonim
Cecua me bicak Si ti se fevziun duhet me ju bere synet nga koka se ju ikur truri i vogel dhe ju ka mbetur vetem budallalleku ,po kujt i plasi mi qofte se paska 20 vjetorin e emisionit qe ben shplarjen e trurit te shqiptareve tash e 20 vjet ,po kujt i plasi se paska shkuar qeveria e gjatoshit apo e palloshit te kosoves ne fund te fundit ai emision dhe te gjithe emisionet tuaja perbeni kelliren e kazanit mediatik qe vetem informacion dhe analize nuk beni por jeni te zotet per te shushatur mendjen e publikut
avatar
Anonim
Aleks Te falenderoj Ylli per kete shkrim kaq te goditur . Para se te lexoja kete ,shikoja ate violinistin qe luante ne violine nje muzike rilaksuse dhe shikoje kamerat qe silleshin rreth e rrotull tije dhe njerzeve aty ,me kujtoj TITANIKUN ne momentin e mbytjes . Me keto lutjet qe me te drejte ja beni ju ketyre njerzeve sonte , uroj mos te cmenden se uje aty nuk ka te mbyten te gjith . jane qesharak te gjith.
avatar
Anonim
popo Aman o ti mseso te shkruash njehere e pastaj jep mend.
avatar
Anonim
Timi "Opinion" eshte eveniment se me ate populli ka njohur politikanet. Sa e sa ore na ka marre ai emision. Koleget jane ziliqare qe e shajne, ndersa politikanet te pakenaqur se e konsiderojne emision ēokash politike here andej, e here ketej. Opinion u be si Fokus dikur. Ndaj e meriton kete dalldi mediatike. Puna eshte, sa ka perfaqesuar interesin publik? Po fundja, kujt iu be vone.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226