Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:23 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Intervista
09 Shtator 2017 - 11:46
Gjosha pėr Report Tv: Ja risia
mė e madhe e kėtij Kuvendi
'Zgjedhja e Ruēit, do jemi nė seancė'
"Me PS bashkėpunojmė pėr integrimin"
Nėnkryetarja e Grupit Parlamentar tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Klajda Gjosha, komentoi seancėn e parė tė legjislaturės sė IX, qė nisi sot punimet.

E ftuar nė studion e Report Tv, ministrja e Integrimit nė detyrė, “zbuloi” dhe risinė mė tė madhe tė kėtij sesioni tė ri parlamentar.

Ajo tha se pėr herė tė parė kemi tre kryetarėt e partive politike kryesore nė Kuvend, pėrkatėsisht Edi Rama i PS, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI.

Deputetja e LSI cilėsoi si pozitive pėr cilėsinė e Kuvendit edhe numrin e madh tė deputetėve tė rinj. Gjosha tha se kjo sjell njė risi, pasi sipas saj tė rinjtė janė aktivė dhe me njė frymė mė pozitive. 

“Ėshtė diēka e mirė qė ka deputetė tė rinj, kjo sjell njė risi. Shpresoj qė ata tė jenė aktivė. Rinia sjell njė risi, njė frymė mė pozitive. Shpresoj tė mos ketė debate shumė tė ashpra. Ajo qė do doja tė shikoja ėshtė qė qytetarėt tė njihen me rendin e ditės”, tha Gjosha.

Zgjedhja e Ruēit nė krye tė parlamentit, Gjosha: Do jemi nė seancė, vota jonė kundėr
Nėnkryetarja e Grupit Parlamentar tė LSI, Klajda Gjosha, nė njė intervistė nė studion e Report TV, ka deklaruar se deputetėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim do tė jenė tė pranishėm nė seancėn e orės 18:00 tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku do tė votohet pėr kreun e Kuvendit, por vota e tyre do tė jetė kundėr Gramoz Ruēit, kandidatit tė propozuar nga kryeministri Rama.

Gjosha ka folur pėr seancėn e parė tė legjislaturės sė 9- tė tė Parlamentit Shqiptar, pėr tė cilėn ėshtė shprehur se ishte njė seancė miqėsore, ku pėrveē apelit tė deputetėve tė cilėt ishin zgjedhur,  shėrbeu edhe si njė mundėsi pėr tu takuar me kolegėt e vjetėr dhe ata tė rinj.

Marrėdhėnia me PS, Gjosha: Do bashkėpunojmė pėr integrimin
E pyetur pėr sa i pėrket qėndrimit qė forca politike qė ajo pėrfaqėson nė raport me qeverinė nė sallėn e Kuvendit, Gjosha ėshtė shprehur se LSI do tė bashkėpunojė dhe do tė mbėshtes ēdo iniciativė e cila e afron Shqipėrinė me Bashkimin Europian.

“Ne jemi shprehur qartė. Do tė kemi qėndrim mbėshtetės pėr integrimin evropian. Do tė jemi aty pėr tė mbėshtetur ēdo reformė, iniciativė ligjore e cila e afron Shqipėrinė me BE”, tha Gjosha e cila shtoi se LSI dėshiron ta shikojė fokusin e kėsaj qeverie nė ekonominė, si dhe ka theksuar se LSI do tė bėjė njė opozitė frontale.




Intervista e plotė

Sė pari zonja Gjosha njė koment paraprak pėr seancėn e parė tė Parlamentit tė ri?
Ishte seanca e parė, ku u bė apeli i gjithė deputetėve nė sallė, kėshtu qė ishte njė seancė tejet e shkurtėr. Kuptohet ėshtė nga ato seancat miqėsore ku ne sėrish ritakohemi me shumė kolegė qė kanė qenė nė legjislaturėn e shkuar, por edhe me ata tė rinj tė cilėt i janė bashkuar Kuvendit tė Shqipėrisė. 

Qė nė fakt nuk janė tė pakėt...
Nuk janė tė pakėt dhe unė mendoj qė ėshtė diēka e mirė. Sjell njė risi nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe realisht shpresoj qė ata tė jenė aktiv sidomos pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me rininė, ēėshtjet sociale, por edhe mė tej. Sepse ata janė njerėz tė specializuar, pjesa mė e madhe  e tyre kanė pasur edhe eksperienca tė mėparshme, ndoshta jo nė politikė, por nė sektorė tė ndryshėm, kėshtu qė ēdo kontribut nė kėtė mėnyrė ėshtė i mirėpritur. 

Cila ėshtė risia apo diēka qė ju bėri pėrshtypje nė kėtė seancė tė parė?
Pėr herė tė parė kemi tre kryetarėt e partive politike kryesore janė pjesė e Kuvendit tė Shqipėrisė, kėshtu qė besoj kjo do tė jetė edhe risia mė e madhe pėr mėnyrėn se si do tė vazhdojnė seancat e tjera. 

Ky parlament mendoni se ėshtė mė cilėsor se ai i kaluari?
Unė mendoj qė po. E citova edhe nė fillim qė ka shumė tė rinj nė kėtė parlament. Besoj qė rinia sjell njė risi, sjell njė frymė mė pozitive. Shpresoj tė mos ketė debate tė ashpra, ju e dini shumė mirė se si kanė qenė debatet e mėparshme nė kuvend, ku shpesh herė dhe ofendimet personale bėhen pjesė e diskutimeve tė ditės. Ajo ēka do doja tė shikoja ėshtė nė fakt qė qytetarėt tė njihen me rendin e ditės, me tė gjitha projektligjet qė kalojnė nė Kuvend, tė cilat nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr prekin jetėn e tyre tė pėrditshme, prekin biznesin e tyre, prekin tė gjithė sektorėt e jetės sė tyre. Kėshtu qė do doja qė gjithsecili prej nesh kur tė mbante fjalėn nė Kuvend tė kishte parasysh qė ne nuk flasim pėr njėri-tjetrin aty apo pėr njė parti politike tė caktuar, por ne flasim pėr qytetarėt shqiptarė. Ajo ēka dua tė shikoj nė kėto 4 vite ėshtė qė standardi i fjalėve qė do tė mbahen nė kuvend tė jetė tejet i lartė dhe ti pėrmbahet rendit tė ditės, gjė e cila fatkeqėsisht nuk ka ndodhur. 

Ju jeni zgjedhur nėnkryetare e grupit parlamentar tė LSI-sė, ēfarė do tė thotė kjo edhe pėr ju personalisht?
Nė rradhė tė parė ėshtė njė vlerėsim shumė i madh qė bėhet nga partia, e cila unė pėrfaqėsoj dhe realisht i kam dedikuar njė falėnderim tė veēantė kryetarit tė grupit, por edhe kryetares sė LSI-sė, znj, Monika Kryemadhi. Nėnkryetarja e grupit ka njė rol tė veēantė, kuptohet qė kryetari i grupit do tė jetė edhe ai qė do tė mbajė qėndrimet kryesore sidomos nė ato seanca qė do tė kenė njė rėndėsi tė veēantė, por edhe nėnkryetarėt kanė rolin e tyre dhe shpesh herė mund tė zėvendėsojnė dhe kryetarin e grupit parlamentar nė seanca tė caktuara apo nė qėndrime tė caktuara qė do tė mbahen nga LSI-ja. Nė kėtė mėnyrė ne do tė mundohemi tė jemi shumė aktiv, korrekt, konstruktiv, por kuptohet qė edhe nė momente tė caktuara duhet tė jemi realisht vigjilent, sepse kjo ėshtė edhe detyra e opozitės. Jemi aty pėr tė qenė zėri i qytetarėve shqiptarė. 

Ku do ta pėrqendrojė mė shumė aksionin e saj opozitar LSI-ja? Zonja Kryemadhi ka deklaruar se LSI do tė jetė nė opozitė me keqqeverisjen, pa pėrmendur forca politike apo emra tė veēantė qė drejtojnė mazhorancėn?
Ne jemi shprehur qartė. Nė radhė tė parė ne do tė kemi njė qėndrim mbėshtetės kur bėhet fjalė pėr procesin e integrimit evropian. Unė kam pasur detyrėn e Ministres sė Integrimit gjatė qeverisjes sė shkuar dhe ky ėshtė njė proces tejet prioritar pėr qytetarėt dhe nė kėtė kėndvėshtrim ne do tė jemi aty pėr tė mbėshtetur ēdo iniciativė ligjore, ēdo pėrafrim legjislacioni apo ēdo reformė e cila realisht e afron Shqipėrinė, e ēon atė njė hap mė pranė Bashkimit Evropian. Ne do tė bėjmė njė opozitė tejet tė hapur kur bėhet fjalė pėr ēėshtjet ekonomike. E them kėtė, sepse kjo ndoshta ka qenė njė nga pikat mė tė dobėta tė qeverisjes dhe realisht ne duam tė shohim qė kjo qeveri tė ketė fokus nė ekonomi, tė ketė fokus nė tė gjitha financat qė shkojnė nė xhepat e qytetarėve. Kjo bėhet me politika tė mėdha, kjo bėhet pse jo me njė Pakt Kombėtar pėr Ekonominė. Ne do tė vėzhgojmė dhe jo vetėm do tė ruajmė atė ēka bėn qeveria, por do tė jemi aty pse jo pėr tė marrė dhe nismat tona ligjore pėr tė ndihmuar klimėn politike nė vend. Do tė jemi aty pėr tė parė dhe kuptuar tė gjitha gabimet e qeverisė, sepse besoj qė nuk do tė jenė tė pakta, aq mė tepėr kur njė qeveri ėshtė e vetme.  Tashmė kemi tė bėjmė me njė kompozim tė ri tė qeverisė dhe unė mendoj qė gabimet nuk do tė jenė tė pakta, kėshtu qė opozita duhet tė luajė njė rol shumė tė fortė, por edhe luajal ndaj qytetarėve. 

Nuk do tė jeni bllokues pėr ēdo gjė apo thjesht fakti qė do tė jeni opozitė dhe duhet tė votoni kundėr?
NE jemi aty pėr tė qenė konstruktiv, pėrveēse pėr tė bėrė njė opozitė frontale. Nuk mund tė thuash JO pėr diēka qė ėshtė e mirė dhe u shėrben qytetarėve, por nėse ajo shkon kundėr me interesin e tyre, patjetėr qė vota jonė do tė jetė kundėr. 

Pse do tė votojė kundėr Gramoz Ruēit si kryetar i Parlamentit grupi parlamentar i LSI-sė? Kėtė e ka bėrė me dije z,Vasili...
Qėndrimi i zotit Vasili ka qenė qėndrimi zyrtar i grupit parlamentar tė LSI-sė. Ne kemi pasur njė diskutim dhe gjatė javės qė shkoi ne kemi pasur disa takime si nė kryesi ashtu edhe nė grupin tonė parlamentar. Nuk ėshtė ēėshtje emri, ėshtė ēėshtje sistemi qė ėshtė ngritur nė Shqipėri, ėshtė ēėshtje e gjithė mėnyrės se si kanė rrjedhur gjėrat qė nga fushata e shkuar, qė nga zgjedhjet e 25 qershorit, deformimit tė votės, mėnyrės se si shpesh herė abuzohet me blerjen e votės ndaj qytetarėve, kėshtu qė nuk ka lidhje me njė individ tė vetėm. Kjo ėshtė ēėshtje sistemi tashmė, qė realisht duhet ē’rrėnjosur njėherė e mirė. 

Ish-tė pėrndjekurit paralajmėruan njė protestė qė u zhvendos pėr pasdite. Ju nuk ėshtė se keni menduar njė strategji tė tillė. Cila do tė jetė strategjia nė seancėn e pasdites nė momentin qė do tė votohet z.Ruēi?
Besoj qė vendimi ynė tashmė ėshtė i qartė, ėshtė bėrė publik si nga unė sot, ashtu edhe nga zoti Vasili dhe gjithė grupi parlamentar i LSI-sė. Ne do tė jemi nė seancė, por vota jonė do tė jetė kundėr. 

Cili do tė jetė roli i deputetėve tė LSI-sė nė komisionet parlamentare?
Ne kemi bėrė njė ndarje tė tė gjithė deputetėve tė LSI nė komisionet parlamentare. Unė personalisht do tė jem pjesė e komisionit tė Integrimit Europian, ndoshta edhe pėr faktin se e kam mbajtur kėtė detyrė pėr katėr vitet qė shkuan. Do tė mundohem tė jem aktive, do tė mundohem tė jem konstruktive dhe mbi tė gjitha kur bėhet fjala pėr ēėshtjet e procesit tė integrimit, ajo ēka duhet tė jemi tė kujdesshėm ėshtė qė tė mos jemi shumė politikė. Procesi i integrimit nė vetvete ėshtė shumė teknik dhe sa mė shumė teknicienė tė ketė nė pėrbėrjen e saj komisioni i integrimit europian, besoj qė aq mė shumė funksional do jetė, dhe aq mė shumė rezultate do tė jap pėrkundrejt qeverisjes ndaj kėtij procesi. 

Do tė ketė nė parlament njė dualizėm midis PD-sė dhe LSI-sė kush bėn opozitė mė fortė?
Unė nuk besoj se ėshtė ēėshtje dualizimi. Nuk besoj se ėshtė ēėshtje konkurrence. Gjithsecili nga ne pėrfaqėson atė target-grup tė caktuar nė tė gjitha qarqet tona ku ne jemi zgjedhur. Qytetarėt kanė votuar qė ne tė jemi opozitė, pra si LSI ashtu edhe PD ėshtė e rėndėsishme qė pėr ēėshtjet madhore pse jo tė ketė dhe njė diskutim tė pėrbashkėt pėr tė mbajtur njė qėndrim tė fortė opozitar. Megjithatė kjo do tė shikohet nė tė gjitha seancat e radhės, sepse nė Shqipėri ėshtė e pamundur pėr tė folur parakohe. 

A mund tė kemi njė opozitė tė bashkuar PD-LSI, apo ju do tė mbani qėndrimin tuaj?
Nė kėto momente qė flasim, po mbajmė qėndrimet tona, mė vonė kjo do tė shikohet se si do tė rrjedhin ngjarjet dhe ēėshtjet qė do tė jenė pėr diskutim. 

Shkrirja e Ministrisė sė Integrimit me Ministrinė e Punėve tė Jashtme ka qenė ajo qė ka ngjallur mė shumė debat. Ju jeni shprehur kundėr edhe nė prononcimet qė keni dhėnė pėr REPORTTV, pėrse mendoni se nuk do tė funksionojė bashkimi i kėtyre dy ministrive?
Nuk ėshtė ēėshtja sa ministri janė krijuar, apo pse u bė bashkimi i ministrisė sė integrimit me ministrinė e jashtme. Ajo ēka mua mė ka shqetėsuar ėshtė se nė njė fjalė prej 3 orėsh tė kryeministrit kur ai prezantoi qeverinė e re dhe institucionet qė do tu servireshin qytetarėve pėr qeverisjen e ardhshme, nuk u tha asnjė fjalė pėr procesin e integrimit. Kjo ishte pjesa e lėndimit mė tė madh pėr procesin e integrimit, jo pėr mua personalisht. Duke qenė se integrimi ėshtė njė prioritet kombėtar, duke qenė se kjo ministri e Integrimit ėshtė krijuar nė fakt me njė kėrkesė tė posaēme nga Komisioni Europian, nėse kthemi shumė vite mė parė ku ajo mori statusin e njė institucioni tė veēantė, mendoj qė duke parė dhe mėnyrėn se si funksionon politika nė Shqipėri qė shpesh herė ajo pjesa hierarkike, pra sa mė lart tė jesh aq mė shumė tė dėgjohet zėri, procesi nė vetvete ka koordinim brenda. Dhe ti duhet tė kesh njė status tė veēantė. Duhet tė jesh Ministėr nė mėnyrė qė ti tė pėrballesh dhe me Ministrat e tjerė pėr t’ju kėrkuar atyre llogari pėr kėtė proces. Sa mė shumė ulim ne nivelin e kėrkesės sė llogarisė apo tė autoritetit tė individit qė do ti besohet ky proces, sepse besoj qė tashmė do tė jetė nė nivel zėvendėsministri. Unė e thashė dhe dje nuk ėshtė ēėshtje emri, nuk ėshtė ky problemi jonė. Problemi jonė ėshtė cili ėshtė vizioni ynė nė kėto vite? A do tė ēelen negociatat e Shqipėrisė?, A do t’i kėrkojmė ne Komisionit Europian, ashtu siē e kishim menduar dhe siē ka qenė nė raportin e vitit qė shkoi, pse jo komisioni do tė oftronte njė raport tė ndėrmjetėm gjatė kėtij viti?. Fatkeqėsisht unė dėgjova nė fjalėn e Ministrit tė Jashtėm se viti 2018 do tė jetė ai i ēeljes sė negociatave. Pse mos t’a kishte Shqipėria shansin qė kėtė vit dhe brenda kėtij viti, sepse mundėsia u dha nė raport nga Komisioni Europian apo nga Kėshilli qė mund tė ishte njė mundėsi qė ne tė kishim hapjen e negociatave.

Pra do tė ishte e mundur le tė themi qė hapi i radhės ...
Po besoj se do tė ishte e mundur, aq mė tepėr qė tashmė edhe Vetting-u do tė jetė nė rrugėn e duhur, dhe duhet tė vazhdojė patjetėr implementimin dhe Reforma nė Drejtėsi ėshtė kyce e gjithė kėsaj. Pra njė pjesė tjetėr e gjithė debatit tonė duhet tė jetė pikėrisht vazhdimėsia e Reformės nė Drejtėsi, sepse kjo ėshtė ajo ē’ka mund t’i japė zgjidhje ēėshtjeve tė korrupsionit, ēėshtjeve tė krimit tė organizuar, tė pronės, tė shumė e shumė kritereve dhe prioriteteve qė i ka vendosur Bashkimi Evropian. 

Por nė vetvete duke qenė se kjo ėshtė edhe filozofia kryesore e vendit tonė, ne nuk kemi drejtim tjetėr. Ėshtė e pamundur t’i thuash shqiptarėve sot, se ne do tė largohemi nga Bashkimi Evropian dhe do tė marrim drejtim tjetėr. Atėherė nė kėtė kėndvėshtrim ku vazhdon ende tė jetė njė prioritet, pse tė mos kemi ne njė strategji tė qartė dhe njė vizion tė qartė se ēfarė do tė ndodhė me kėtė proces nė katėr vitet e ardhshme. Ky ishte dhe debati qė unė doja t’u ofroja qytetarėve, por pse jo edhe qeverisė sė re. 

E kuptoj, ndoshta ka njė rikonceptim tė emrit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, nė mos gaboj Ministria e Evropės dhe Punėve tė Jashtme. Do tė sjellė ndonjė ndryshim, apo ju e thatė qė ėshtė tek niveli i pėrfaqėsimit? 
Nuk ka tė bėjė me emrin. Ka tė bėjė me procesin teknik, nė koordinimin e tij. Ēfarė do tė ndodhė me atė administratė e cila ėshtė trajnuar prej vitesh, dhe ka themeluar Ministrinė e Integrimit dhe njėsitė e integrimit nė tė gjitha institucionet nė vend. Ky ėshtė thelbi i tė gjithė procesit. 

Si duket le tė themi e gjithė struktura e qeverisė sė re “Rama 2”, me mė pak ministri me disa bashkime apo le tė themi me atė se ēfarė do tė ndodhė nė administratė ku ka edhe shkurtime?
Ėshtė nė tagrin e kryeministrit tė vendosė qeverinė e tij, dhe patjetėr qė nė kėtė pikė ne respektojmė atė zgjedhje. Ajo ēka nuk do duam tė shohim ėshtė qė mijėra punonjės tė administratės publike, njė ditė tė bukur tė mbeten papunė duke mos iu ofruar atyre asnjė lloj analize pėr punėn qė ata kanė bėrė, sepse patjetėr nėse ka gabime nė njė pozicion pune dikush do tė duhet qė tė largohet. Por nėse kjo procedurė bėhet pa njė analizė tė mirėfilltė dhe pa respektuar institucionin pėrkatės, hierarkinė nė atė institucion, them qė kėtu kemi tė bėjmė me minim tė standardeve demokratike. 

Gjatė kėsaj legjislature cilat mendoni se do tė jenė ato reforma mė tė rėndėsishme qė duhet tė ndėrmerren nga ligjvėnėsit? 
Vijimi i reformės nė Drejtėsi ėshtė jashtėzakonisht shumė i rėndėsishėm. Reforma zgjedhore po ashtu ka qenė nė fokus dhe nė njė debat qė nga viti 2013, dhe fatkeqėsisht nė legjislaturėn qė shkoi nuk u ndėrmor asnjė hap pėr tė bėrė diēka pėr qytetarėt dhe votėn e lirė tė qytetarėve. Kjo solli si pasojė dhe degradimin e zgjedhjeve tė 25 qershorit. Kėshtu nė kėtė kėndvėshtrim kėto do tė jenė pjesa kryesore e diskutimeve, por ajo  ēka ne duhet tė fokusohemi shumė ėshtė njė pakt kombėtar pėr ekonominė e vendit. Ne duhet tė punojmė sė bashku pėr kėtė. Nuk ėshtė ēėshtja e qeverisė pėr tė ndėrmarrė njė ligj apo pėr tė ndryshuar njė ligj pėr ekonominė, por ėshtė e rėndėsishme qė ne tė gjithė bashkė tė jemi aty pėr ti dhėnė vendit atė rritje ekonomike qė meritojnė qytetarėt. 

Redaksia online
D.Ē./D.T/Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të LaēI të datës 9 Shtator 2017 16:27

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
PRANVERA PO Z GJOSHA PO TI KUR ISHE MINISTERA ME SUKSESHMEJA NUK IFOLE KETO FJALE QE FOL SOTE PRANDAJ ME RESPEKT TE LUTEM MOS MERRE VESET EMUNIKES SE JE NDER GRATE PAKTA NE KUVEND PER FJLET QE KAM DEGJUARE DERI NE SOT PER TY PRANDAJ PERFAQSO POPULLIN QE TE KA VOTUARE ATY NE KARRIKEN TANE DHE MOSE UPERZI SHUM MUNIKEN QE NUK KALEN GJA PA BA NE KET POPULL TE LUTEM SE JE NI ZOJ E NDERUME JO PAPAGALLE SI PETRITI PA SY NE BALLE SE ISHTE KRYETARE DHE TANI GOMARE ME LUAN RAMEN
avatar
Anonim
LaēI E ēfar vlere ka se ēfar flet kjo vogelushja?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/10/2017, Viti VII - NR.246