Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sociale
11 Shtator 2017 - 12:50 | përditesuar në 13:04
Tregu ushqimor në Shkodër mes
baltës dhe pluhurit, asnjë investim
Tregu i Merkatës në lagjen "Rus" të Shkodrës nuk plotëson as kushtet më minimale të tregtimit të produkteve të bulmetit.

Janë vetë tregtarët e këtij tregu që e pranojnë një fakt të tillë.
 
Ato shprehen se nuk po merret asnjë masë për rregullimin apo sistemimin e tregut. Problem është shitja e produkteve të tyre, pasi qëndrojnë gjatë ditës mes pluhurit dhe baltës, ndërkohë edhe tregu i ri i ndërtuar në këtë zonë është jashtë funksionit.
 
“Kam 23 vjet që shes, i kam paguar të gjitha taksat shtetit, por nuk punohet kështu si mund ta tregtoj djathin në këto kushte?
Kushtet e tregut janë skandal, ka kohë që është kështu. Nuk marren as masa asgjë, nuk ka as banjo”, shprehen tregtarët.
 
Pavarësisht premtimeve nga Bashkia Shkodër për ndërhyrje dhe sistemim të tregjeve, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Si rrjedhojë, duke parë mos funksionimin e tregjeve, tregtarët detyrohen të dalin të shesin edhe në trotuare.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të Toni të datës 11 Shtator 2017 16:18

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Toni Welcome to Afghanistan
avatar
Anonim
Tani Shkoder Ka 30 vjet qe ska shtet n Shkoder e lene ma bashki haha
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/10/2017, Viti VII - NR.246