Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Dossier NGA HAMZA KAZAZI
13 Shtator 2017 - 09:15 | përditesuar në 15:03
Jup Kazazi,lėvizjet nė veri pėr t'u
ngritur kundėr komunizimit
Kryengritja e Postribės,e vėrteta nė dosjen e Jup Kazazit
 Vijon nga dje/ F. 9 – Telegram tepėr urgjent qė Zoi Themeli i dėrgon Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, nė datėn 17.09.1946, ku thotė: “Mbramė nė ora dy mbas mesit tė natės u zbulue nė seksion se ku ndodhet Jup Kazazi. Nė rrethimin qė i bėmė shtėpisė dhe mbasi e pa se neve gjetėm bodrumin ku ishte mėshefur dhe s’kishte shpėtim, vrau vehten. Kėtu popullarizohet se e vramė neve”. Nė Ministri kanė nėnvizuar “se e vramė neve” me shėnimin “mirė”. Edhe nė kėtė rast me mashtrim.

F. 10 – Telegram tepėr urgjent Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit prej Fadil Kapisyzit pėr shefin e Seksionit M. P., nė dt. 06.06.1946. Aty shkruhet pėr informatė se “Mark-gjoni Marku ėshtė nisur (nė datėn 3.6.46) pėr nė Dibėr ... Me Markun nė Dibėr ka shkuarė dhe Jup Kazazi”.

F. 11 – Drejtorisė M. P. prej Zoji Themelit, mė 13.06.1945: “Sot nė mėngjes forcat t’ona qė ishin dėrgue pėr tė rrethue Jup Kazazin sa shkojnė nė vendin e caktuar pėrpiqen rrugės me Jupin. U zu i gjallė i vėllaj i Jupit Hamidi ndėrsa Jupi dhe nji tjetėr mundėn tė shpėtojnė. Ėshtė plagosė njė nga ata por s’dihet se kush Jupi ose shoku tjetėr. Gjurmimet vazhdojnė”.

Kėtu Zoi Themeli gėnjen Ministrinė e tij. Nėfakt 5 vėllazėrit ishin ndarė: Haliti e Saiti dhe Jupi, Zeneli e Hamidi, pse ishte shumė e rrezikshme lėvizja nė grup. Tre vėllezėrit i patėn zbuluar e rrethuar nė njė shpellė nė Sumė. U zgjua i pari Jupi nė orėn 4 nė mėngjez e sheh kapelet e ushtarakėve. Zgjon vėllezėrit dhe menjėherė, pa pas dalė mirė drita, sulmojnė ata duke i zėnė tė papėrgatitur e duke shtėnė zbresin nėpėr grykėn e pėrroit dhe ēajnė rrethimin e trefishtė.

Prej gjuajtjeve tė tyre qe plagosur Zeneli me dy plumba. Pas pak orėsh ata u ndanė dhe mė vonė zbuluan Hamidin, i cili pasi e rrethuan, s’kishte pse tė mos dorėzohej. Mbas tri ditėsh zbuluan edhe Zenelin, qė vėllezėrit e kishin mjekuar dhe fshehur. Ai me revole nė kokė iu pati thėnė se vriste vehten nė qoftė se nuk e linin aty, pėr ta marrė njė ditė tjetėr, pėrndryshe me siguri do t’i kapnin tė tre.

F. 102 – Shtabi i Divizionit tė Mbrojtjes sė Popullit, komisari politik nėnkolonel Lefter Kasneci e komandanti nėnkolonel Gjeli Argjiri, nė dt. 16.06.1945 i ēon urgjent Drejtorisė M. P.: “Tash lajmėrohemi prej Shkodre se nė vazhdim tė ndjekjeve tė Jup Kazazit u zu edhe i vėllai tjetėr Major Zenel Kazazi, kurse Jupi mundi me shpėtue. Vazhdojnė ndjekjet”.

F. 14 – Drejtorisė M. Popullit prej Zoi Themelit, mė 29.05.1945, ku thuhet se “nji tė arratisun qė asht dorzue para disa ditėsh” dhe thotė emrin “e kanė lėnė tė lirė, mbasi mori pėrsipėr tė gjurmojė grupin e Jup Kazazit”. (Emrin nuk e jap pėr trashėgimtarėt). Edhe njė rast tjetėr si ky, qė me sa di, u dha rezultat.

F. 15 – Pėrsėri Drejtorisė M. P. Prej Z. Themelit, mė 01/05.1945: “Sot u zu nė katundin Bėrdicė Halit Kazazi vėllai i Jup Kazazit ish kapiten fashinazist shumė i poshtėr. Ky u kap prej forcave tė mbrojtjes me ndihmėn e popullit”. – Ai ka qenė oficer karriere gjatė pushtimit italian, por jo nė atė gjerman. Nė fakt Halitin e patėn prerė nė besė pse mbasi e pranuan ta strehojnė, i dhanė bukė, ra pėr tė fjetur e lajmėruan. Mbasi i zoti i shtėpisė i mori armėt, e kapėn pa pasur mundėsi veprimi. Halitin e patėn dėnuar me pushkatim.

F. 16 – Pėr tė qeshur e pėr tė qarė, pse tregon qė nga frika, forcat e mbrojtjes vriten me njėri-tjetrin. Nė dt. 03.05.1945, Zoi Themeli Drejtorisė sė Ministrisė sė Mbrojtjes: “...pėr Jup Kazazin u rrethua pylli dhe katundi por nuk u gjet kurgja. Nė kohėn kur forcat tona bėnin rrethimin nė mosmarrveshje u pėrpoqėn me njėri tjetrin dhe filluan luftėn nėrmjet tyre e gjatė kėsaj kohe u vra nji partizan”.
F. 17 e 18 – Po prej Z. Themelit, Drejtorisė sė tij, datė 01.05.1945 dhe pa datė: “informazione se Jup Kazazi ndodhet nė pyll tė Maranait nė Postribė” dhe se “Jup Kazazi qėndron nė malsi tė Shkodrės dhe mundėsisht nė Postribė”.

F. 19 – 9/II/1946. “Cen Elezi banues nė Dibėr. Ky strehon dhe ndihmon pėr strehimin e t’arratisurve Fiqri Dines dhe Hysni Demės. Ju jep t’arratisurve nė fjalė drejtimet me kalu prej njė vendi nė njė vend tjetrė dhe se kėta qenkan nė lidhje me Gjon Marka Gjonin dhe me Jup Kazazin”.

F. 33, 58, 69, 125 – Letra tė Llesh Marashit – bashkėpunimi e veprimi sė bashku me Jupin.

F. 36, 36-1, 37, 37-1 – dt. 25.07.1944. Letra Jup Kazazit nė anglisht e pėrkthim shqip prej Misionit Ushtarak tė Aleatėve nė Shqipėrinė veriore e fillon me “I dashtuni Z. Kazazi” e mbaron me “tė fala tė pėrzemėrta. Juaji i sinqertė Major R.A.F. Neel”. Pėrsėri nė f. 39, 39-1, dt. 16.12.1943 letėr nė italisht nė emėr tė Neel prej pėrkthyesit tė tij. F. 106-1 provė tjetėr e bashkėpunimit tė Jupit me majorin Neel.

F. 34 – Letėr e Kol Bib Mirakajt prej Iballet, Pukė me dt. 28.07.1944 drejtuar Jipit e Shevqet Mukės, ku i pėrgėzon qė “kanė shkue nė Punė n’emėn tė Lidhjes”. Ai shpreh keqardhjen qė “disa nuk po afrohen simbas merrveshtjes dhe se ai asht pėr bashkim tė pėrgjithshėm e jo vetėm tė kėsaj krahine”.

F. 44 – Letėr e Mid’hat Frashėrit drejtuar Jupit, me 03.11.1944: “I dashur Zoti Jup Kazazi. Me qenė se do tė rrini nė Malsinat e Shkodrės, ju lutem tė keni kujdes tė hyni nė korespondencė me krenat e fuqive nacionaliste qė gjinden nė Vlorė e Shijak (e Durrės) ... Kėta janė burra qė kanė dhėnė prova tė gjalla pėr ndjenjat e tyre nacionaliste dhe tė cilėt mund tė paraqiten si grumbull pėrpara fuqive aleate, kur tė zbarkojnė nė Shqipėri. Ju urojmė punė tė mbarė dhe tė vlefshėme pėr Shqipėrinė dhe sukses. – Tė fala – Kryetari – Midhat Frashėri”.

F. 47 – Jup Kazazi – raport i Sigurimit kur ai ishte nė mal: “Ka njollosjet e zakonėshme e epitetet qė ju venin kundėrshtarve dhe shpifin, se me krenė tė tjerė pregatit terrenin pėr ardhjen e fashizmit italian merr pjesė e formon Ballin Kombėtar ... Ka lidhje me Lumo Skėndon, Isuf Luzin etj. Del nė mal gjoja me luftue fashizmin nė lidhje me Dom Zef Shestanin, Zef Palin, Zef Logorecin etj. e bajnė propagandė kundra lėvizjes. Ka marrė pjesė nė Lidhjen e Shkodrės, ka marrė pjesė nė tė gjitha mbledhjet nė shtėpinė e Gjon Marka Gjonit. Ka pasė lidhje me Hasan Isufin, Llesh Marashin etj. pėr tė pregatitė kryengritje tė reja kundra pushtetit”.

f. 66 – Nė njė letėr qė i shkruan Enver Bushati mė 17.10.1944 ku edhe e njofton se grupi anglez ėshtė kthyer me nėndetėse nė Itali, Jupi ka shėnuar: “Lajmėron edhe nisjen e Misjonit Ushtarak Anglez qė u largue prej Shqipnijet, mbasi nuk e dinte se e kam pėrcjellė unė:.

f. 67 – Letėr pa datė qė i shkruan i vėllai Saiti, ku thuhet se “po ju nisė 5 arkė me fishekė”. Pėr pushkėt thotė se beson t’i tėrheqin e “me t’i marrė po i nisė”. Nė kėtė letėr del se i paguajnė e nuk i marrin gratis.

F. 127 – Seksionit S. Sh. Shkodėr, dt. 6.08.1946: “Informohemi se Jup Kazazi asht ulė nga Dukagjini e asht takue me nji fshatar nga Dragoēi dhe prej kėndej asht nisė pėr Vorfė ku dyshohet se ka shkue nėr kto tri shpija, Qerim Baculit, mem Sadrija, Ēek Selmani...”.

F. 128 – Informacion Sek. II, me dt. 20.04.46: “Jup Kazazi tue ardhė prej Sumet ka shkue nė shtėpinė e Ram Metės, asht takue dhe e kanė pėrcjellė pėr nė katundin Zhup e dyshohet se ka shkue nė shtėpinė e Sadik Zyberit deri nė mbramjen e 22-shit e nuk dihet ēfarė drejtimi ka marrė. Me 20/04/46 nė shtėpinė e halil Hysejnit nė Bardhej janė ba lėvizje tė shpeshta ku dyshohet se asht ba nji mbledhje. Me 22/04 po ky person asht takue me Tahir Metin nga Mesi, ky person ka pasė lidhje direkt me Jupin dhe kėshtu dyshohet mos kanė dijeni pėr lėvizjet e Jupit”.

F. 130 – Shkruar me dorė e pa datė tre informacione: “Jup Kazazi simbas informatavet tė sigurta prej tashti gjindet nė Sumė dhe rrin nė Likaj. – njerzit qė mbajnė lidhje me Jupin janė: 1. Zyber Cafi, Kala 2. Dul Osja dhe i biri Muho Dyli nga Myselimi. – Jupi gjindet vet i treti tashti janė: Nexhat Boriēi dhe njė farė Abaz.

F. 129 – Dy letra tė shkurtra pa datė me nėnshkrimin Myzafer, qė ka mundėsi tė jenė tė Myzafer Pipės. Hollėsira bashkėpunimi nuk di. Myzaferi nė ditėn qė e arrestuan, mbasi pati folur nė gjyq si avokat nė mbrojtje tė priftėrinjve, u kthye nė shtėpinė ku banonte, te familja Gargjola, e iu tha se do ta arrestojnė e po dilte nė mal tė bashkohej me Jup Kazazin, por nuk arriti, mbasi Elez Mesi me forva i kishte rrethuar shtėpinė dhe e arrestoi.

Raporti informativ i Mihallaq Ziēishtit komandant i qarkut Mbrojtja e Popullit – Ministria e Brendshme thotė: “...kokat udhėheqėse tė kriminelavet qė u vranė ose u kapėn si Jup Kazazi, Seit Kazazi, Pashuk Biba, Bajraktari i Shoshit, Murat haxhija, Osman Haxhija (udhėheqėsit e Postribės):.

Po tė analizohen dokumentet e arkivave, del se Jup Kazazi ka lėvizur nė tė gjithė veriun. Ai pėrveē Postribės e zonave rreth Shkodrės, ka pasur lidhje e ka shkuar nė Malėsinė e Madhe, Dukagjin, Pukė, Mirditė, Dibėr, nėn Shkodėr e Lezhės. Nuk del tė ketė shkuar nė Mat, por ka pasur lidhje dhe Mati ishte njė prej krahinave qė do tė sulmonin Tiranėn nė ditėn e kryengritjes. Janė dokumente me data, tė dhėna e takimeme krerėt e luftės kundėr komunizmit. Pra nuk ishin lėvizje pėr t’u fshehur, por pėr tė pėrgatitur kryengritjen e pėrpiqej t’i bashkonte tė gjithė. Lėvizjet, aktiviteti dhe dokumentet provojnė qartė pėrpjekjen pėr kryengritje tė pėrgjithshme.
Gjithashtu me shumė lėvizje dalin edhe Gjonmarkajt.

Letra e Mid’hat Frashėrit, para se tė iknin, provon se ai i kishte rekomanduar lidhje nė Vlorė edhe nė Durrės e Shijak. Nėpėrmjet Abas Ermenjit kanė qenė krijuar lidhjet nė Skrapar e Vlorė e kjo provohet prej letrės sė F. Dines tė pėrmendur mė lart e mua ma ka thėnė vetė prof. Ermenji. Gjithashtu ka pasur lidhje e bashkėpunim edhe me Gjonmarkajt, Mirakajt e Dinejt.

Priftėrinjtė, sikurse edhe deputetėt nuk kanė pasur tė bėnin absolutisht me kryengritjen. Ata vetėm po flisnin ndonjė fjalė kundėr tė pafeve dhe ėshtė e vėrtetė se disa prej tyre qė Jupi i kishte miq, kanė diskutuar edhe pėr krijimin e njė partie kristiane, si tė veprohej e Jupin do ta kishin aleat e bashkėpunėtor. Ai ishte shumė i kėnaqur tė kishte njė parti tė tillė aleate. Udhėzimet e Vatikanit ishin qė kisha tė mos pėrzihej nė politikė, por disa priftėrinj ishin dakord qė tė aktivizonin persona tė aftė e me influencė dhe tė vepronin nė mėnyrė paqėsore. Edhe kjo mbetej pėr mė vonė kur tė gjykohej momenti i pėrshtatshėm. Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė mė duket se nuk dihet.

Jupi ka pasur miqėsi tė vėrtetė me disa prej priftėrinjve qė edhe e kanė ndihmuar tė strehohej nė kohėn e pushtimit italian, gjerman dhe pėr mė tepėr gjatė terroritkomunist, por indirekt, kur ishte shumė e rrezikshme. Pėr kėtė jam i sigurt pse e di prej Zenelit e Hamidit pėr bisedimet e kontaktet qė ka pasur Jupi me ta.

Tė dy vėllezėrit kanė ndenjur edhe me disa priftėrinj nė burg. Komunizmi, pra komitetet e partisė e Sigurimi me udhėzime prej lart, pra prej diktatorit, vendosi tė eliminojė klerin, kėshtu qė arrestuan shumicėn e dėnuan elitėn e tyre me vdekje. Arritėn tė fusin deri armėt pas altarit. Fadil Paērami nxjerr edhe priftėrinj si luftėtarė tė kryengritjes, por kėto qenė akuza false pėr tė dėnuar me vdekje shumprej tyre, sikurse edhe deputetėt.

Mjafton tė lexohet libri i tij “Dėshtime e komplote” dhe artikujt nė gazetė tė nesėrmen e gjyqeve, ku shtrembėronte ēka thuhej, pėr tė justifikuar dėnimet me vdekje si kriminelė tė sa e sa personaliteteve e patriotėve.

Fillimi i kryengritjes ishte organizuar mjaft mirė. Ishte planifikuar e vendosur tė sulmohej Shkodra mė 21 janar 1946 nė mbledhjen e 80 krerėve nė Vukatanė nėn kryesinė e Jupit, por sulmi i njė kolone ushtarake nė Beltojė para kohe prej hasan isufit, bėri tė organizohen e tė pėrforcojnė mbrojtjen e Shkodrės.

Akti qe para kohe dhe i vetmuar. Menjėherė filloi terrori  dhe morėn vesh pėr kryengritjen. Ky qe dėshtimi i parė.
Nė librin studim tė Uran Butkės “Kryengritjet e para Kundėrkomuniste” shkruhet pėr pėrgatitjen qė nė janar 1946 se “...qyteti do tė ngrihej nga brenda, por do tė mėsyhej menjėherė edhe nga jashtė prej kryengritėsve tė katundeve e krahinave pėrreth” (nė fakt ishte mė pėrpara nga jashtė e pastaj menjėherė qyteti): Postriba, Ana e Malit, Guri i Zi, Oblika, Beltoja, Rranzat, Ragami, Sheldija, Dukagjini etj.

Pėr organizimin e saj me nismėn e Jup Kazazit, u mblodhėn nė Vukatanė pėrfaqėsuesit e kėtyre katundeve e krahinave dhe vendosėn qė nė datėn 21 janar tė sulmonin Shkodrėn. Shtoj se mbledhja nė Vukatanė pati 80 pėrfaqėsues. Kolė Ashiku, komandant i 9 katundeve deponon: “...mė erdhi njė letėr nga Jup Kazazi dhe Hasan Isufi. Ata mė shkruanin se kishin krijuar lidhje me Mark Gjon Markun, i cili kishte komunikuar edhe me tė tjerėt pėr tė pregatitur kryengritjen.

Mati, Dibra, Lura e Luma ishin caktue me sulmue Tiranėn, ndėrsa prej urės sė Mbretit e pėrpjetė do tė mėsyhej Shkodra. Hasani mė shkruante se ai vetė do tė mėsynte nga ana e Bahēallėkut, Halit Kazazi nga Tepja, Jupi me Pashukun nga Ura e mesit, mua mė caktuan si objektiv dhe prefekturėn. Por do tė ngrihej edhe qyteti...”. Dokumenti ėshtė i vėrtetė, pse nuk ishte rasti qė tė mblidhnin akuza pėr dėnimin e Jupit, Mark Gjon Markut, Hasan Isufit, Halit Kazazit etj.

Dalin bashkėveprime e kontakte me njerėz me shumė influencė e qė sillnin numėr tė konsideruar luftėtarėsh, si Sulēe Beg Bushati, mik i ngushtė i familjes e me lidhje familjare dhe miku tjetėr Xhemal Beg Mlika nė Lezhė, Kol Ashiku, Ded Shabani etj. Lezha kishte rolin e vet nė marrjen e Shkodrės. Del se Jupi ka ndenjur mė shumė nė Postribė, ku ka pasur shumė miq.
Me shumė rėndėsi e pėr t’u studiuar janė edhe dokumentet e Arkivit Qendror Shtetėror e sidomos raportet qė sekretari i Komitetit tė Qarkut PKSH tė Shkodrės Spiro Pano e Bilal Parruca i ēojnė Komitetit Qendror, Koēi Xoxes etj., e anasjelltas, qė kam arritur tė gjej unė. Aty dalin edhe udhėzimet e veprimet pėr diskriminimin nė opinion tė klerit e sidomos tė dėnuarve me vdekje, tė deputetėve Kol Prela etj., e deri pėr sabotimin e varrimit tė Ipeshkvit.

Dokumentet janė nė AQSH-APSTR, Fondi 14, viti 1946.
1) Dosja 50, f. 72/1, nr. 503/1 – 13.09.1946.

Komiteti Qarkor i PKSH pėr Shkodrėn: Komitetit Qendror tė PKSH Tiranė
“Nė vijim tė shkresės s’onė Nr. 503, dt. 9.9.1946, ju japim kėto njoftime tė reja rreth goditjes s’ilegalėve afėr kazermave t’ona. Si del sot dhe nė bazė tė informatave tė fundit, numri i atyre qė kanė marrė pjesė nė aksion nuk ka qenė 50 por gati 300 vetė nga katundet e komuneve Postribė e Gur’ i zi. Udhėheqėsi i aksionit del Jup Kazazi dhe rreth tij njė pjesė e mirė kulakėsh, tipa kapadaijsh, tregtarėsh tė tatuar, oficerash tė Zogut etj. Kėta nuk ishin tė gjithė tė armatosur.

Nga sa njoftohem kėtyre situatave u ėshtė paraqitur situata e pėrmbysur kėtu, sikur gjoja greku hyri nė Shqipėri, anglezi zbarkoi nė Durrės e kėshtu nuk mbetej tjetėr veēse tė hynin nė Shkodėr ... ditėt e fundit informohemi se tė tilla aksjone do tė bėhen gjoja nė Lesh, Koplik e gjekėt ... Ne tashti kemi marrė masat e para dhe goditjet tona vazhdojnė si nė qytet si nė fshat; njėkohėsisht vazhdon demaskimi i kriminelit Jup Kazazi dhe dėmi qė ju erdhi fshatarėve nga ky aventurjer. Ėshtė mirė qė operacioni i rreptė kundra krerėve e bajraktarėve tė Dukagjinit (e miqėve tė tyre) tė fillojė sa mė parė e tė paralizohet Shllaku i cili pėrbėn njė krah pėr Postribėn.

Njėkohėsisht vazhdojnė masat nė qytet e periferi duke patur kujdes qė tė goditen pronarėt, tragtarėt e tatuar, ish oficerat e Zogut se sa masa e varfėr. Bazat t’ona janė tė dobėta kėtu, fshatarėt e mesėm dhe pasanikė janė tė lidhur me Jupin dhe kėta kanė me vehte dhe fshatarė tė varfėr injorantė e tė lėkundur ... P. Komitetin Qarkor tė Partisė (Spiro Pano).
2) Dosja 62/1, f. 70, nr. 10/12 Res. 3/10/46

Komiteti Qarkor i PKSH pėr Shkodrėn: Komitetit Qendror tė P.K.Sh. Tiranė

I. Raksioni dhe ne. – Nga Proēesi qė zhvillohet, sot del se reaksioni ėshtė pėrpjekur pėr njė organizim mė tė mirė dhe pėr njėveprim mė tė gjerė se ai i 9 shtatorit. Si duket, ilegalėt, nė kombinim me miqtė e tyre nėpėr qendrat, mateshin tė bėnin aksione tė kombinuar nė Shkodėr, Lesh, Koplik e Shėn Pal pas 15 shtatorit duke vazhduar njėkohėsisht veprimtarinė e tyre nė Dukagjin. Mobilizimi shpejtoi veprimin e Postribės dhe masat e marruna nga ne, pas kėtij veprimi, i ērregulluan planet e tyre.

Tashti del se reaksioni (koka e tė cilit nė qarkun tonė ėshtė kleri dhe prapa tij Int. Servis-i) ka marrė lidhje me elementin parģ tė sė kaluarės, me njerėz me influencė, tė prekur nga reformat, pronarė, bajraktarė, kapadainj, ish oficera tė Zogut etj. dhe nėpėrmjet kėtyreve ėshtė munduar tė ngrejė fshatarėt e mesėm e tė varfėr akoma kundėr nesh. Duke hedhur parullėn se situata po pėrmbyset, ky Pushtet i ka ditėt tė shkurtra, Englezėt po zbarkojnė, Grekėt sulmuan nė Jug etj. Ky element parģ mundi tė gėnjejė fshatarėt e Postribės e tė Gurit tė Zi e t’i hedhin kundra nesh. Pėrveē kėsaj demagogjije, reaksioni ka pėrfituar dhe nga influenca qė ushtrojnė Kazazėt me shokė nė fshatrat e Shkodrės po ashtu dhe nga mungesa e njė pune tonė serioze nė kėto fshatra...

Kleri. – Punon nė heshtje dhe nė mėnyrė shumė konspirative ... Ne kemi filluar njė demaskim sistematik kundra gjithė atyre klerikėve qė duan ta bėjnė kishėn vatrė reaksioni (nė bazė tė udhėzimeve qė patėm nga lartė), qė hedhin parulla kundra nesh dhe qė mundohen ta ftohin fshatarin t’onė nga pushteti. Bashkė me demaskimin kemi marrė edhe masa ... dhe  mendojmė tė godasim akoma ata priftėrinj ose klerik qė nuk heshtin.

Organizata u udhėzua nė lidhje me demaskimin e gjithė atyre klerikėve katolik e musulman (mbasi na del se edhe disa hoxhallarė kanė punuar kundra nesh tė nxitur nga Kazazi me shokė) qė heshin parulla, qė flasin kundra pushtetit e qė mundohen tė na sabotojnė punėn.

Qyteti. - ... Goditjet e Mbrojtjes kėtu nė qytet kanė dhėnė gjer diku rezultatet tė mira (shumica e tė arrestuarve implikohen) po akoma sot nuk kemi arritur tė zbulojmė kokėn drejtonjėse tė kėtij organizimi. Proēeset vazhdojnė, merren masa tė rrepta, po rezistenca qė ndeshim ėshtė e madhe. Ka raste qė proceset vazhdojnė 4-5 ditė rrjesht (ndoshta edhe mė tepėr) pa mbritur nė njė pėrundim ... Organizata ėshtė mobilizuar e tėra nė mėnyrė qė ... tė demaskojė pėrpjekjen e reaksionit, poshtėrsinė e kėtyre veprimeve (duke i lidhur me situatėn e sotme tė vendit t’onė dhe me dashurin ndaj Atdheut Popullor) tė demaskojė Riza Danin, Kol Prelėm dhe shokėt e tyre, tė shtojė informacionin dhe tė skjaroojė opinionin e popullit pėr goditjet t’ona, nė mėnyrė qė kėto goditje tė aprovohen nga vetė masa”.
P. Komitetin Qarkor tė Partisė (Spiro Pano).
3) Dosja 62/1, Fl. 77, Nr. 10/14, 2/11/1946

Komiteti Qarkor i PKSH pėr Shkodrėn: Komitetit Qendror tė Partis K. Shqiptare Tiranė
“... 1. Proēesi i ngjarjeve pas “Postribės”, shfrytėzimi dhe detyrat t’ona. – Ndėrsa pėrpara ngjarjes sė Postribės vėrehesh njė aktivitet i gjerė i reaksionit (aktivitet ilegalėsh nė Pukė, Dukagjin, Malsi tė Lezhės e Koplik-Kelmend, aktivitet klerikėsh e bajraktarėsh, ...aktivitet kapadainjėsh dhe intelektualėsh nė qytet etj.) vėrehet njė mpirje e tij dhe njė tėrheqje. Armiqt u goditėn rėnd nė Dukagjin...
Nė qendėr, me vrasjen e Jupit, tė Seitit, me vrasjen e njėrit dhe kapjen e tjetrit tė vllezėrve Hardalli, me dorzimin e disa tė tjerėve (Shefqet Muka, Xhemal Naipit, Musa Gjylbegajt etj), me arrestimin e njė pjese tė mirė tė atyrve qė janė implikuar nė kėtė proēes (Dom Nikoll Deda – prifti i Jubanit, Myzafer Pipa, Paulin Palaj, Pjetėr Palaj, Guljelm Suma e tė tjerė) vazhdon tashti njė pastrim i mirė i gjithė atyrve qė kanė lėvizur dhe kanė punuar kundra, pėrpara ngjarjes sė 9 shtatorit. Janė bėrė nė qark pėrmbi 270 arrestime, por kėto arrestime janė me vend (vetėm fare pak mund tė jenė pak fajtor) dhe kjo tregon se Mbrojtja ka ditur tė godasi drejtė e organizata ka mundur tė informojė gjer diku mirė...”.

P. Komitetin Qarkor tė Partisė (Spiro Pano).
Pra duan “tė pastrojnė” ata qė i dinė kundėrshtarė para kryengritjes, siē edhe kanė bėrė.
Domethėnės ėshtė dokumenti: Dosja 50, Fl. 55, Nr. 233, 24/03/1946, ku Spiro Pano i shkruan Koēi Xoxes: “...Mark Gjon Markaj me pas dhjetė tė arratisur ka hyrė nė mėhallėn Nder Shetiroshit ... Ka thėnė qė Rusija e pat e mbaroji, asht formue me ne Qeverija Shqiptare me tė cilėn kemi lidhje, Ballistat Zogistat po pėrgatiten pėr kryengritje, mbrenda dy ose tre muajve fillon lufta e pėrgjithėshme. Partija Komuniste nuk ka ma forca me dėrgue nė Mirditė. Na jemi me Anglo Amerikanėt...”.



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të Partizani të datës 13 Shtator 2017 9:39

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Zig hail Bota e dale nga lufta kunder fashizmit 1946 ,dhe jup kazazi do perbuste komonizmin ,thjesht shqipttaret donin komonizmin dhe ajo qe fiton eshte shumica.Ne Shqiperi beni ju gazetaret nje raport sa shqipetar vriten ne vit nga plumbi sot dhe lerini fantazmat e te kaluares.Ai qe flet e trazon vazhdimisht te kaluaren minon te sotmen dhe te ardhmen per qellime te caktuara.
avatar
Anonim
Scampini-Elbasani I Ndjeri Jup Kazazi, prej nji fisi fisnikesh dhe patriotesh qe fatkeqesisht historia dhe rrymat politike te kohes e rreshtuan ne krahun e kundert te nje grupimi tjeter shqiptaresh por qe mendonin ndryshe. Kur kemi ardhur ne Shkoder familjarisht me 1923 nga Elbasani sepse kryetari i familjes tone u emerua atje ushtarak i larte i Mbretit Zog, me familjen Kazazi kemi patur miqesi. Fatkeqesi qe djem te tille intelektuale si Jup Kazazi te vlefshem per kombin,te masakrohen ne kete menyre barbare..
avatar
Anonim
Partizani Ishte nje kriminel lufte, kryetar e partise fashiste ne shqiperi.... Vrau veten nga turpi. Atij i duhej bere si ne France dhe si ja ben Duces ne Itali qe e varen me kok poshte. Plehra!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298