Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 02:32 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga Adriatik Doēi
14 Shtator 2017 - 07:42 | përditesuar në 12:56
Kauza e re,PD nismė pėr dėnimin
e 7 mijė krimeve tė komunizmit
A e mbėshtesni nismėn e PD?
Identifikimi dhe dėnimi i pėrgjegjėsve pėr rreth 7 mijė krime gjatė regjimit komunist do tė jetė njė prej kauzave tė Partisė Demokratike, gjatė kėsaj legjislature parlamentare.

Ekspertė ligjorė pranė Partisė Demokratike thanė pėr Shqiptarja.com se po shqyrtohen disa modele, tė cilat mund tė aplikohen nė Shqipėri, pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, pėrmes njė nisme tė mundshme konkrete.

Ditėn e martė, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, gjatė fjalimit tė tij nė seancėn plenare pėr programin e qeverisė ‘Rama 2’, hodhi idenė e pėr ngritjen e njė institucioni, pėr mbledhjen e pronave, gjurmimin dhe hetimin e personave tė pėrfshirė nė krimet e komunizmit, pjesė apo jo e politikės dhe piramidės sė administratės sė shtetit.

Burime pranė Partisė Demokratike konfirmuan pėr Shqiptarja.com se nuk bėhet fjalė thjeshtė dhe njė ide apo fjalim tė radhės, por pėr njė ēėshtje mė shumė rėndėsi, i cila pritet tė konkretizohet me njė nismė ligjore nė parlament.

Pėrfaqėsuesit e opozitės synojnė ngritjen e njė institucioni tė posaēėm me ligj, i ngjashėm me policinė gjyqėsore, pėr tė mundėsuar zbatimin e nenit 74 tė Kodit Penal, pėr krimet e kryera kundėr njerėzimit, tė cilat dėnohen jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet ose me burgim tė pėrjetshėm.

Institucioni do tė hetojė tė gjitha pushkatimet me gjyq dhe pa gjyq, duke u fokusuar tek zinxhiri i personave tė implikuar qė nga ekzekutuesit deri tek urdhėruesit. Sipas ekspertėve ligjorė tė Partisė Demokratike institucioni nė fjalė nuk dublon kompetencat e organit tė akuzės, por do tė bėjė atė qė bėn policia gjyqėsore, pėr tė mbledhur fakte dhe prova, pėr t’i vėnė mė pas nė dispozicion tė Prokurorisė.

Pra, objekti i kėtij institucioni janė tė dhėnat rreth 7 mijė vrasjeve me gjyq apo pa gjyq. Nė Shqipėri, ėshtė dėnuar vetėm Shefqet Peēi pėr krime lufte. Ndėrkaq, njė numri prej tetė anėtarėsh tė ish-Byrosė Politike u janė hequr titujt dhe dekoratat nė vitin 1995 me dekret tė presidentit tė atėhershėm, ndėrsa disa prej tyre u dėnuan vetėm pėr korrupsion.

27 vitet e pluralizmit janė karakterizuar vetėm me retorikė politike dhe nisma tė dėshtuara nė raport me periudhėn komuniste. Ndėrkaq, vitet e fundit, nė Rumani dhe Poloni po dėnohen edhe 95-vjeēarė pėr krime kundėr njerėzimit. Dy vendet nė falė pritet tė merren si model nga opozita.  

Kushtet e opozitės
Opozita shqiptare, pėrmes kryetarit tė saj, Lulzim Basha, ka artikuluar 10 kushte nė adresė tė shumicės parlamentare, pėr tė vijuar bashkėpunimin politik nė frymėn e marrėveshjes sė 18 Majit. Dy kushtet kryesore konsistojnė nė ndryshimin e sistemit politik dhe nė realizimin e njė reforme tė thellė zgjedhore. Gjithashtu, opozita kėrkon largimin i Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit dhe i Fatmir Xhafajt si ministėr. Kushtet e tjera kanė tė bėjnė me arrestimin e krerėve tė policisė qė kanė favorizuar kultivimin e drogės si dhe me dorėzimin tek Interpoli tė vėllait tė ministrit Xhafa. Nga ana tjetėr, kryeministri Edi Rama, nė dy seancat e para plenare, ka ftuar opozitėn pėr njė bashkėpunim serbizon pėr ēėshtjet me interes kombėtar.
 
 
Neni 74 i Kodit Penal Krime kundėr njerėzimit
 
Vrasjet, zhdukja me forcė, shfarosjet, kthimi nė skllevėr, internimet dhe dėbimet, si dhe ēdo lloj torture ose dhune tjetėr njerėzore, tė kryera, sipas njė plani konkret tė paramenduar, ose nė mėnyrė sistematike, kundėr njė grupi tė popullsisė civile, pėr motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dėnohen jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet ose me burgim tė pėrjetshėm.
 
 
Legjislatura e re, debati pėr komunizmin
 
Oerd Bylykbashi
“Ai qė nė 2013 solli nė politikė kriminelėt, sot po rikthen hijet e krimeve tė komunizmit.

Nė mesin e viteve 60, Gjermania filloi tė dėnonte zyrtarėt nazistė pėr krime kundėr njerėzimit dhe krime lufte, 20 vjet pas luftės. Gati-gati si tė fillojmė tė dėnojmė ne sot kriminelėt e komunizmit. Nuk po flas pėr komunizmin si sistem, ai vdiq. Po flas pėr tė keqen dhe krimet e komunizmit nga tė cilat nuk jemi ndarė.

Rreth 7000 vetė, apo mesatarisht 20 vetė pėr ēdo ditė tė kalendarit tė njė viti, janė vrarė apo kanė vdekur nė burgje e kampe.

Kemi njė kalendar martirėsh tė lirisė, por pėr turpin tonė, nuk kemi asnjė tė dėnuar pėr kėto krime. Kėshilli i Evropės i barazon krimet e komunizmit me ato tė nazizmit, i quan krime kundėr njerėzimit. Ka njė nen pėr kėtė nė kod penal. Ne krime naziste nuk kemi, por krime tė komunizmit kemi me mijėra, ama nuk kemi asnjė tė dėnuar.

Gjermania filloi t’i dėnonte nazistėt njėzet e ca vite pasi ranė nga pushteti. Nė 2016 Rumania dėnoi pėr krime kundėr njerėzimit njė 90-vjeēar kriminel komunist. Pra jemi nė kohė ta nisim pastrimin nga e keqja me tehun e drejtėsisė.

Pėrtej hapjes sė dosjeve dhe lustracionit, shqiptarėt kanė nevojė tė pastrojnė ndėrgjegjen e shoqėrisė jo me hakmarrje, por me bisturinė e drejtėsisė. Ka ardhur koha tė ngremė njė institucion qė mbledh prova, gjurmon dhe heton kriminelėt e komunizmit, nga maja e shtetit deri tek skutat e humbura e t’i dėnojmė pa llafe, por me prova pėr ata qė vdiqėn e shpesh janė pa varr.

Dhe nė kėtė institucion nuk duhet tė infiltrojnė ata qė krenohen me ato qė kanė bėrė vetė, prindėrit apo gjyshėrit e tyre”.
 
Taulant Balla
“Sa pėr antikomunizmin tuaj dhe merakun pėr tė po u them diēka. Ky Kuvend nuk bėhet mė pak antikomunist se ėshtė Gramozi nė krye. Gramozi ka qenė njė ish komunist i viteve tetėdhjetė, kurse ne kėtu kemi dhe ish komunist tė viteve 60 si Berisha.

Pra nuk e ka ky rekordin e komunistit mė tė vjetėr nė Kuvend e ka Saliu. Ky Kuvend mund tė jetė mė pak antikomunist se tė tjerėt, por jo pėr faj tė socialistėve. Ne kėta kemi qenė kėtu dhe mandatin e shkuar. Tė vetmit antikomunistė qė ishin kėtu, nuk i zbuam ne, i zboi Luli natyrisht dhe Saliu.

Qė tė jem i drejtė me ju, edhe ata nuk i hoqėt si antikomunistė, por se si rrezik pėr karrierėn tuaj. Puna juaj, nuk dua tu ndėrhyj. Por mos u ankoni pėr mungesė antikomunistash nė Kuvend, kur hiqni nga Kuvendin Patozin si Student Dhjetori dhe Topallin si familje antikomuniste.

Kur thashė qė nė fillim se ashtu si opozita edhe ne socialistėt e kemi betejėn me vete, kam parasysh betejėn qė na pret pėr ti ēliruar shqiptarėt nga makthi i stėrkėmbshave politike pėr interesa personale, kundėr interesit tė Shqipėrisė. Me mundėsinė qė mė jep fjala nė emėr tė Grupit, do tė doja tė nėnvizoja cilėsitė themelore qė do tė pėrbėjnė edhe shtyllat kryesore tė sjelljes sonė, si qeveri, si grup parlamentar, edhe si parti socialiste nė ēdo cep tė Shqipėrisė”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ne dhe ju Harrove Krimin e Madh: "VJEDHJEN E SHEKULLIT". Grabitjen e thesarit te shtetit dhe floririt te Shqiperise dhe pergjegjesi kryesor i kesaj megavjedhje e bene edhe president.
avatar
Anonim
TMERR! Kane 100 vjet qe merrern me gjoja 'krimet e Komunizmit' me qellim per te mbuluar krimet e kapitalizmit te dhjere qe jane 100 mije fish me te tmerrshme se ato qe thoni ju mor derra. Ne kerkojme qe te filloje NISMA PER KRIMET E KAPITALIZMIT TE NDYRE SUPER TE DEGJENRUAR. Krime kundra Njerezimit e Paqes ne Bote e veēanerisht ne Shqiperi. Vrasjet, korrupsionin galopant, degjenerimin e skajshem, vjedhjet e grabitjet ne mes te dites e te nates, prishjen e te gjitha institucioneve e rregullit e disiplin
avatar
Anonim
Demokrati Kjo eshte parti e leshit merret me te vdekurit.Lul basha ska asfe aside Pd po e con drejt gremines,nuk ben analizen ehumjes me tragjike ne 27 viteve por meret me krimet e komunizmit, i cili kadhen shpirte pas 90.Aka te djatht ne shqiper besoje se gjithkush edin apsolutisht. Jo. Dhe sali berish ramamgujeja e din mire kete problem.Rama pervec leseis nuk ka kundershtar politik
avatar
Anonim
Toni Keta jane bere partia e Don Kishotit,por ne vend te mullinjve me ere luftojne me fantazmat e komunizmit...
avatar
Anonim
x Krimet qe ka ber Sali Berisha i mbeshtetur nga PD per 27-vjet,nuk i ka ber Enveri per 45-vjet.
avatar
Anonim
Populli ju ka falur, prandaj po qeverisni e po super pasuroheni. Po boll ere se sdo merrni gje me vete. Te pakten investoni ne Shqiperi e hapni noi vend pune qe te punojm ketu e mos te ikim punojm tokat ne Greqi
avatar
Anonim
Doda Ku ishte pd ne 27 vite ? Te gjithe te pd jan ish komunista si gramozi e gjinushi islami etj...
avatar
Anonim
Hasan Pordha Te kapen edhe ata qe urdheruan vrasjen r heroit te demoktacise Azem Hajdari te Kosta Trebickes Sokol Olldashit Gramoz Pashkos sepse i keni brenda ne PD.
avatar
Anonim
Qoqja Kerkoni kriminelat per se gjalli se me te vdekurit merret zoti . .shikoni byrhen tuaj se jane krimet diten per djell kerkoni qiqra ne hell .
avatar
Anonim
anonim Opozit idiote pa vizion.miret me nje problem qe nuk ka interes me per qytetarin shqipetar eshte folje e kohes shkuar.nje opozite serioze duhet te miret me foljen kohes tashme qe eshte problemi kryesor qe kane shqipetaret sot.sic jane ekonomia dhe varferia qe ka pllakosur kete vend nga qeverisja e keqe e gjith klases tone politike.Opozit injorante.
avatar
Anonim
Aleks PD-ja do shkaterrimin total tė shqiperise. Ishin 8 vjet né pushtet ose nuk e bėnė? Per tė terhequr vemendjen nga krimet e vet Pd nga vjedhjet galopante o Burra I turremi shekullit tė kaluar
avatar
Anonim
Dbhdhdjdjd More ju nuk denuat Saliun dhe Lulin Mediun per vrasjet e 1997, per grushtshtetin e 1998, per Gerdecin, per 21 Janarin per Detin, per ARMO, per CEZ e doni te denini krimet e 70 viteve me pare. Ato duhet denuar se krime jane por duke terhequr vemendjen te komunizmi deshironi te amnistoni veten. Saliu Luli Mediu kane vendin be burg pastaj radha komunizmit.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222