Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 02:32 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier nga Hamza Kazazi
14 Shtator 2017 - 08:16 | përditesuar në 11:31
Torturat me hekur tė nxehtė
“Trego ku ėshtė Jup Azazi”
Vijon nga dje/ Pėr Jup Kazazin si organizator tė kryengritjes sė Postribės, shkruhet edhe nė njė prej “veprave tė famshme” tė diktatorit.

Megjithatė, kėtė kryengritje kryesisht popullore me vlerė tė jashtėzakonshme, komunizmit mundohej tė mos e kujtonte. Ajo ishte nė kundėrshtim me teorinė e tyre, pse u ngritėn pjesa mė e madhe njerėz tė thjeshtė, shtresa e varfėr.

Oficerėt nė Shqipėri studionin Kryengritjen e Postribės dhe si organizator e qė pėrpiqej pėr kryengritje tė pėrgjithshme ishte Jup Kazazi.

Kėtė e dinin edhe oficerėt e repartit tė punės, ku kam pas bėrė ushtrinė e mė dinin kush isha dhe ndonjė ma kishte thėnė. Nė njė intervistė nė gazetėn PD ka pas deklaruar mė 1992-1993 krimineli Zoi Themeli, shefi i

Sigurimit nė Shkodėr, se Jupi ishte njeriu mė i kėrkuar nė Shqipėri e kishte urdhėr tė veēantė prej Koēi Xoxes qė ta kapte me ēdo kusht. Ata e dinin mirė qė po pėrgatiste kryengritje dhe ishte kundėr diktaturės komuniste, qė po vriste e priste njerėzit mė tė mirė tė kombit e po shtypte popullin e vet.

Ndėrsa shqiptarė tė ikur nė Perėndim dy vitet e para pas luftės, kanė thėnė se Jupi ishte e vetmja shpresė e tyre pėr t’u kthyer nė Shqipėri, nėse realizonte kryengritjen.

Pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme dhe se Jupi kishte drejtimin kryesor e lidhjet pėr tė dhėnė sinjalin edhe nė krahinat e tjera, del nga dokumentet. Ajo ishte gati tė plaste e vazhdonte koordinimi me anėt e tjera tė Shqipėrisė.

Ishte lėnė pėr 16 shtator e do t’u jepte sinjali e kushtrimi pėr kryengritjen e pėrgjithshme. Ishte mundėsia pėr sukses e tė ndėrhynin mbas shumė pak ditėve anglezėt. Dhe e di mirė prej njerėzve tė mi se Jupi thoshte qė Shkodra vetėm nuk mund t’i bėjė ballė njė ushtrie tashmė tė organizuar, qė kishte edhe topa e tanke, e forcat e “mbrojtes sė popullit” qė vritnin e pritnin pa mėshirė.

Plani ka qenė i pėrgatitur dhe i studiuar ushtarakisht qysh nė fillim tė 1945-ės, me hollėsira kryesisht Zeneli oficer akademist, Haliti oficer karriere, pra specialistė dhe me ta Jupi e Saiti dhe mbas janarit 1946 modifikuar sipas kushteve tė reja prej Jupit.

Kėtė ma thoshte Zeneli e pėr zhvillimet e periudhės sė fundit kryesisht Shyqyri Kopliku pas 10 viteve tė burgut, vėlla i Rifatit tė pushkatuar, te tė cilėt Jupi ishte fshehur. Mjaft ka ditur edhe Ahmet Kopliku e di i vėllai Sadedini.

Pėr kryengritjen, role tė rėndėsishme kanė pasur Abdullah Kazazi dhe Rifat Kopliku me tė vėllanė Shyqyriun. Ata si njerėz me influencė do tė jepnin kushtrim e tė ngrinin shkodranėt nė kėmbė. Kanė qenė edhe persona tė tjerė, edhe nga ana katolike, por nuk kujtoj emra, pėrveē Sulēe Beg Bushatit qė ishte pushkatuar.

Po tė fillonte kryengritja e pėrgjithshme, komunistėt nuk kishin nga t’ia mbanin mė parė e populli do tė shtonte radhėt e luftėtarėve, mbasi e provoi “lirinė” qė fitoi. Nė fakt lidhjet ishin shumė tė vėshtira e terrori bėnte punėn e vet. Janė pushkatuar e torturuar tmerrėsisht persona qė kishin strehuar Jupin e tė tjerė.

Duhet tė kuptojme imagjinojmė situatėn reale sidomos mbas Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe mė 1945, masakra e tė quajturit pushtim i veriut prej Armatės III me kriminel Mehmet Shehun nė krye. Pushkatuan Arif Selimin nė Vukatanė, vetėm pėr njė gotė qumėsht qė i kishte dhėnė Jupit. Futėn terrorin dhe dėnoheshin rėndė edhe ata qė nuk denonconin. Ka shumė njerė qė u janė bėrė tortura tė tmerrshme. Imagjinoni si mund tė lėviznin tė armatosur e nė grup.

Kėshtu Jupi u detyrua tė futej nė Shkodėr e tė strehohej te dajat e tij Rifat e Shyqyri Kopliku. Qe futur i veshur si katundar, i parruar, me gomar tė ngarkuar e i shoqėruar me njė grua, prej tė cilės para postbllokut u nda, pėr tė mos e rrezikuar.

Shkodra ruhej si kufiri. Kam shumė emra e familje pėr tė pėrmendur qė kanė rrezikuar shumė, por emrat i kam tė dhėnė mė vonė prej njerėzve tė mi e mund tė mos pėrmend ndonjė qė e meriton plotėsisht. Nuk mund tė mos shkruaj pėr Shaban Hysen Bibaj prej Boksit, njė prej besnikėve tė Jupit.

Atė e patėn torturuar pėr vdekje e dėnuar me burg, e dinte ku ishte Jupi e nuk tregoi. Duhet tė pėrmend edhe Abaz Et-hem Ibraj prej Linaj-Rrjoll qė e dinte dhe e kanė torturuar tmerrėsisht e nuk ka treguar. Disa kanė dalė nė dosjen e Ministrisė sė Brendshme mė sipėr.

Nė mes tė terrorit e vėshtirėsive, mė 9 shtator 1946, pa dalė drita, pse po merrnin djemt ushtarė, u dha kushtrimi e filloi Kryengritja e Postribės, e Postribės heroike antikomuniste, e Postribės dhe e katundeve pėrreth, prej ku u nisėn edhe tė paarmatosur, por me njė sėpatė nė dorė burra trima, kurajozė, patriotė e gati me dhėnė jetėn pėr liri me nė krye bajraktarėt si Osman Haxhia e bajraktarė e krerė tė tjerė.

Rėndėsia e madhe ėshtė se u ēuan popull i thjeshtė e bajraktarė bashkė pėr tė luftuar pėr lirinė e Ballit e Legalitetit. D.m.th. se edhe katundarit e qytetarit tė thjeshtė i kishte ardhur aty sa nuk duronte mė, siē e ka pas thėnė vetė trimi Osman Haxhia. Edhe pėr kėtė ngjarje tė madhe komunizmi shtrembėronte, minimizonte e mashtronte. Para se tė fillonte sulmi, njė grup pati prerė linjat telefonike.

Trimat postribas, tė katundeve tė tjera tė krahin sė Shkodrės e shkodranė zmbrapsėn ushtrinė e mbėrritėn tė futen nė hyrje tė qytetit, kaluan kazermat, erdhėn deri nė lagjen Rus e njė grup nė drejtim pėr te “Dugajet e reja”.

Nė Shkodėr doli Qazim Rroji i Ballit, qė ishte afėr luftimeve dhe u pėrpoq tė mblidhte njerėz, por ishte i papėrgatitur. Megjithatė ai luftoi dhe u vra heroikisht. Guri i Zi sulmoi, por nuk mundėn tė mbėrrinin qytetin, mbasi pati luftime tė forta dhe i bllokuan tek Ura e Kirit.

Qėllimi i parė ishte hapja e burgjeve e marrja e qendrave drejtuese tė qytetit. Kjo nuk u mbėrrit. Pėr sulmin komunistėt nuk dinin datėn e orėn, por njė farė pėrgatitje e kishin me ushtri, mbrojtje e sigurim. Kryengritja u shua me terror e pasoja tė tmerrshme pėr trimat qė luftuan e pėr familjet e tyre. U vranė nė luftime 12 veta, pushkatuan menjėherė 18 veta e u dogjėn 30 shtėpi. Vetėm nė lidhje me Postribėn janė 64 tė pushkatuar dhe u mbushėn burgjet e shumta tė kriuara nė Shkodėr.

U burgosėn menjėherė nė Shkodėr 26 veta dhe nė katundet 69 veta. Nė qarkun e Shkodrės u bėnė mė se 270 arrestime. Unė nuk kam dhėnė emra e hollėsi pėr sulmin e luftimet, mbasi tė dhėnat mund t’i marr veē prej shkrimeve tė tė tjerėve e nuk kam dokumente.

Duhet tė theksoj e tė sqaroj se pėr kėtė ngjarje ndokush ka hapur fjalė se e ka ditur Sigurimi, por e kanė lejuar vetė, qė mbrapa tė bėnin terror, vrasje e arrestime.

Nuk ėshtė aspak e vėrtetė dhe aslogjike dhe janė dokumentet. Ata nuk do tė kishin rrezikuar duke i lėnė tė hynin deri nė qytet. Nuk ishin aq budallenj, sa tė mos u bėnin pritėn sė paku para kazermave dhe tė rreshtonin ushtrinė e gjithashtu tė mbronin me kohė Urėn e Kirit.

Pėr mė tepėr ndokush ka thėnė edhe se kryengritjen e ka organizuar vetė Sigurimi!! Kjo s’ka asnjė mundėsi dhe sipas meje, me qėllim ka hapur fjalė pėr tė zhvlerėsuar kėtė ngjarje tė rėndėsishme tė historisė sonė.

Atėherė krerėt e kryengritjes i paska nxitur Sigurimi e megjithatė rrezikuan dhe e paguan me jetė e mjaft prej tyre e bėnė burgje tė gjata?! Komunizmi po tė donte i fillonte reprezaljet edhe pas disa pushkėsh nė afėrsi tė Shkodrės, siē bėri me bombėn e ambasadės ruse nė Tiranė.

E vėrteta ėshtė se fillimi i kryengritjes ishte lėnė mė 16 shtator dhe ishte planifikuar dhėnia e alarmit nėpėrmjet koordinimit tė pėrgatitur e lidhjeve me krahinat e tjera tė Shqipėrisė e kryesisht tė veriut.

Pėr fat tė keq jam ndėr tė fundit qė di disa hollėsi tė pathėna ose tė pashkruara. Mbas mbledhjes, nė datėn 7 nė katundin Kullaj nė Postribė, patėn vendosur sulmin nė datėn 9 shtator, para se tė merreshin djemtė ushtarė. Ata e patėn thirrue Jupin qė tė vinte e tė vihej nė krye, por duhet tė kuptojmė situatėn.

Nuk ishte e mundur tė dilte nė rrugė, pse e njihnin tė gjithė. Shtėpitė e rrethit tė rij ruheshin, nė krye tė rrugicės rrinte gjithmonė njė spiun dhe natėn ishte mė e pamundur, pse ishte si shtetrrethim. Jupi u pati ēuar fjalė qė duhej tė vinin ta merrnin.

Duhej t’i ēonin rreth 5 veta pėr tė dalė nga Shkodra nė rast nevoja duke hapur rrugėn me armė nė dorė. Gjithashtu shumė e rėndėsishme ėshtė se i pati lajmėruar qė nuk duhej tė fillonin sulmin, pse ishte lėnė data 16 e pse nuk arrihej lidhja me krahinat e tjera deri nė datėn 9 dhe vetėm njė pjesė e zonės sė Shkodrės nuk mund tė pėrbalonte forcat e mbrojtjes e njė ushtri.

Tė nesėrmen mbėrritėb pėrforcime me ushtri, topa e ato pak tanke qė i kishin tė pėrqendruara nė Tiranė me Beqir Ballukun nė krye. Nė ditėn e sulmit nuk kishin njoftim grupet e tjera tė armatosura e pritej data 16. Kėshtu p.sh. nuk sulmoi edhe Rasim Gjyrezi qė ishte nė Anėt e Malit dhe mbas kryengritjes e rrethuan, luftoi dhe nuk u dorėzua i gjallė. Po kėshtu Mlikajt nė Lezhė etj. Kėto i di tė sigurta prej Shyqyri Koplikut, qė ka qenė me Jupin pėr sa kohė ishte nė shtėpinė e tyre deti ditėt e fundit.

Bajraktari Osman Haxhia dhe mjaft bajraktarė tė tjerė e postribas kanė qenė miq tė Jupit tė familjes Kazazi. Edhe dokumentet e Sigurimit e provojnė se Jupi ka ndenjur mė shunė nė zonėn e Postribės. Kush e strehonte, rrezikonte edhe jetėn. Gjithashtu prej dokumenteve qė kam paraqitur del se ai kishte shumė miq, respekt e influencė sidomos nė atė zonė.

Pėr fillimin e kryengritjes e vėrteta ėshtė se ka qenė Dulo Kali, qė u mbushi mendjen tė sulmojnė dhe i bindi bajraktarėt se qe e mundshme marrja e Shkodrės. Bashkė me Dulin pėr fillimin, me sa di unė, ka qenė edhe Pjetėr Shan Deda, por nuk jam krejt i sigurt.

Akti qe shumė i guximshėm e heroik, por i pastudiuar mirė. Atyre iu dha guxim dėshira e madhe pėr tė fituar lirinė e pėr tė rrėzuar diktaturėn. Dulo Kali qe ndėr ata qė u dėnuan me pushkatim. E them me keqardhje se pėr Pjetėr Dedėn e sidomos pėr tė shoqen Marijen pothuajse nuk flitet. Ata tė dy pas kryengritjes i rrethuan. Edhe ajo nuk pranoi t’u dorėzohej komunistėve e luftuan tė dy deri sa u vranė heroikisht. Tė luftojnė e tė vriten sė bashku burrė e grua ėshtė akt shumė i rrallė e jo vetėm nė Shqipėri.

Mbas Kryengritjes sė Postribės e torturave ēnjerėzore ndaj tė arrestuarve, arritėn tė zbulojnė se ku ishte Jupi. Patėn arrestuar njė person prej katundeve tė Shkodrės qė e akuzonin se kishte takuar Jupin. Me kusht qė tė sillte informata se ku ndodhej, atė e lirojnė duke i mbajtur peng tė nipin qė ishte nė Sigurim.

Njė rast tjetėr i tillė del edhe mė lart nė dosjen e Jupit. Mbėrritėn te personi qė ishin tė sigurt se e dinte. Atij i kanė bėrė torturat mė tė tmerrshme qė ekzistojnė. Kanė arritur deri t’i shpojnė pulpat e kėmbėve anembanė me hekura tė skuqur. Ishte i lidhur e fiksuar pėrtokė, me helmetė nė kokė qė tė mos kishte asnjė mundėsi vetėvrasjeje. Tortura tė papara ndonjėherė, por vėrtet kanė ndodhur.

Mė tepėr nuk mund tė rezistonte edhe njeriu mė i fortė. E rrethuan nė shtėpinė e dajės sė tij Rifat Koplikut, mė 17 shtator 1946. Arrestuan menjėherė Rifatin, djemtė e tij Ahmetin 16 vjeē qė bėri 7 vite burg e deri Sadedinin 14 vjeē e Shyqyriun.

Ata tė Sigurimit qė bėnė rrethimin me gjithė kreun e tyre Zoi Themeli e si person Dulaq Lekiqi, kėrcėnonin me automatik nė kokė Ahmetin para nėnės sė tij e i thoshin asaj me fjalė fyese qė t’i thoshte Jupit tė dorėzohej, pėrndryshe do t’i vritnin djalin, por ajo grua nuk e hapi gojėn.

Ata kishin frikė tė afroheshin e mbas dy orėsh ndihet zėri qė u thotė: “Jup Kazazi nuk ju dorzohet i gjallė komunistave. Rrnoftė Shqipnija e lirė!”. Dhe u dėgjua njė krismė arme. Para se tė dilnin njerėzit nga shtėpia, u pati thėnė qė tė mos bėheshin merak se nuk do tė luftonte e t’i dėmtonte ose t’u digjej shtėpia dhe iu la pėr nėnėm time e ajo ta kishte pėr mua, orėn e vet qė e ruaj si kujtimin mė tė shtrenjtė qė kam. Jupi si armatim ka pasur dy revole, njėra naganti i dhuruar prej kolonelit Neel, njė gold dhe dy bomba. Ata “trima” kriminelė kishin frikė tė afroheshin te vendi ku ishte strehimi i Jupit, vunė pėrpara Ahmetin 16-vjeēar dhe e detyruan ta nxjerrė tė pajetė prej aty. Mbas kėsaj e rrethuan nė oborr, e masakruan pėr sė vdekuri, hodhėn  valle e kėnduan!!

Tė nesėrmen thėrrasin nėnėn nė Sigurim nė zyrėn e Zoi Themelit, gjoja si rregull qė t’i komunikonin zyrtarisht vrasjen e burrit. Ajo i tha:

“Ju s’dini ēka po bani! Po vritni njerėzit ma tė mirė qė ka Shqipnia!”. Menjėherė Dul Rrjolli e Dulaq Lekiqi qė ishin nė zyrė u hodhėn dhe e kapėn nė fyt dhe bėrtitėn: “Nė burg! Nė burg menjiherė!”. Pur ēuditėrisht, ndoshta pėr herė tė parė, kryekrimineli tregoi butėsi. Ai u tha: “Lėreni, lėreni, se ajo nuk din ēka thotė, pse sa i ka vdekė i shoqi”. Kėshtu e shpėtoi nga burgu.

Nė tė njėjtėn mėnyrė sakrifikoi veten edhe vėllai i katėrt Saiti, i zbuluar mė 6 tetor 1946. Saiti, doktor nė drejtėsi, komandant i rinisė sė Ballit, luftoi me armė nė dorė pushtuesin dhe ai qe nė krye tė rinisė vullnetare nė Kosovė.

Saiti i plagosur qe strehuar te Sadija, e veja e Hafiz Kazazit, motėr e Rasim Gjyrezit i vrarė heroikisht nė Krebaj. Ai me njerėzit e tij do tė sulmonte Shkodrėn nga Ana e Malit. Ajo grua burrėreshė qe dėnuar me 10 vite burg dhe e patėn arrestuar me gjithė vajzėn, Syrin 16 vjeēe. Edhe pėr Saitin “trimat” kishin frikė tė ngjiteshin nė trapazan ku ishte, dhe ngjitėn vajzėn e re, qė ta tėrhiqte e ta ulte poshtė ashtu tė pajetė. Kaq trima kanė qenė! Mendoni tmerrin e njė vajze!
(Vijon nesėr)


 
 Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 
 
 

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222