Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 02:32 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
14 Shtator 2017 - 10:41
​SHÇBA arreston një inspektor
dekonspironte veprimet e Policisë
Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat (SHÇBA), ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin "Shqiponja" ne D.P.V. Tiranë.

Sipas policisë Hënaj u arrestua pasi në disa raste ka bashkëpunuar me personin me inicialet F.L., i arrestuar për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë".

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë:
SHÇBA arreston një inspektor, dekonspironte veprimet e Policisë

SHÇBA ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin "Shqiponja" ne D.P.V. Tiranë.

Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Përkrahje të autorit të krimit" parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë" parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.



 
 Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222