Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
14 Shtator 2017 - 12:58 | përditesuar në 18:53
Pėrurohet shkolla “Betim Muēo”
pėr 1200 nxėnėsit e Kombinatit
Dikur njė fushė e braktisur mbeturinash, sot shkolla e re me emrin e poetit dhe fizikantit “Betim Muēo” nė Kombinat, ėshtė njė nga shkollat mė tė mira tė Tiranės.
 
Ajo ka pak ditė qė ka hapur dyert nxėnėsit e saj tė parė me mjedise krejt tė reja dhe kushte moderne. Nė pėrurimin e shkollės sė re me kapacitet 1200 nxėnės, mori pjesė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, i shoqėruar nga pėrfaqėsues tė Drejtorisė Arsimore Rajonale Tiranė, si dhe familjarė tė poetit dhe fizikantit tė njohur Betim Muēo.
 
Kryebashkiaku i Tiranės vlerėsoi punėn pėr lirimin e territorit tė zaptuar dhe ndėrtimin nė kohė rekord tė kėtij institucioni arsimor, i cili zgjidh pėrfundimisht problemin e mėsimit me dy turne. “Jam shumė i lumtur qė mė nė fund ky projekt u bė realitet. Kemi njė mundėsi fantastike qė ta nderojmė Betimin, jo me fjalime, jo me patetizma, jo me pllakata, por me njė institucion, i cili me gjasė do tė frymėzojė nesėr djem dhe vajza tė shkėlqyer, qė do tė rriten me dashuri nė njė ambient tė ngrohtė, nga mėsues qė do tė investojnė shpirtin, zemrėn, dijet e tyre pėr ta”, tha Veliaj, duke shtuar se “Betim Muēo” ėshtė njė nga shkollat mė tė mira nė kryeqytet.
 
Ai nėnvizoi se ndėrtimi i shkollės sė re ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė rritur njė gjeneratė tė mirėarsimuar dhe tė denjė pėr qytetin e Tiranės. “Mėnyrėn se si arsimojmė fėmijėt tanė e kemi vetė nė dorė, si tė respektojmė hapėsirėn publike apo njėri-tjetrin nė komunitet. Kemi njė shans ideal qė nė kėtė shkollė, nė kėtė hapėsirė, tė rrisim Tiranėn e njė gjenerate tjetėr, qė i respektojnė kėto kode. Jam shpresėplotė qė kjo mund tė bėhet dhe ky ėshtė njė shans qė na i jep kjo shkollė”, u shpreh Veliaj.
 
Nė ndryshim nga vitet e mėparshme, kėtė vit Bashkia e Tiranės hapi katėr shkolla tė reja, tė cilat do tė pasohen shumė shpejt nga puna pėr ndėrtimin e 16 shkollave tė tjera. Veliaj deklaroi se Tirana ėshtė vendi i mundėsive pėr tė gjithė qytetarėt. “Vetėm nė njė vit hapėm 4 shkolla tė reja, shkollėn “Betim Muēo”, shkollėn “Hasan Tahsin”, Shkollėn e Baletit dhe shkollėn “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit. Ēdo problem ėshtė njė mundėsi pėr tė bėrė diēka. Problemi qė gjetėm nė zonėn e Kombinatit na dha njė mundėsi pėr tė hapur njė shkollė me 27 klasa, 6 laboratorė, 3 terrene sportive dhe krejt papritur, nga njė mision i pamundur, kur i vėmė mendjen dhe zemrat bashkė, bėjmė gjėra tė jashtėzakonshme”, tha Veliaj.
 
Siē u premtua njė muaj mė parė, pėr tė rritur cilėsinė e mėsimdhėnies, Bashkia e Tiranės, nė bashkėpunim me Drejtorinė Arsimore, kanė pėrzgjedhur mėsuesit me rezultatet mė tė mira nė portalin “Mėsues pėr Shqipėrinė”. “Kemi mbajtur njė premtim qė bėmė pėrpara disa ditėsh, qė kėtu do tė sillnim mėsuesit mė tė mirė. Realisht kemi marrė mėsuesit qė janė kualifikuar mė lart nė portalin ‘Mėsues pėr Shqipėrinė’. Vetėm garancia qė infrastruktura cilėsore do tė pėrputhet dhe me mėsues cilėsorė, ėshtė ajo qė e bėn njė prind ta besojė gjėnė mė tė ēmuar qė ka. Ndaj, duam qė jo vetėm kushtet tė jenė cilėsore, por duam gjithashtu qė edhe mėsimdhėnia tė jetė cilėsore”, tha ai.
 
Pėr tė mbėshtetur dhe nxitur nxėnėsit ekselentė, Bashkia e Tiranės do tė akordojė 3 mijė bursa. “Si Bashki e Tiranės kemi vendosur 3 mijė bursa kėtė vit. Kush del me 10-ta, do tė ketė edhe njė bursė nga Bashkia e Tiranės. Jo se besojmė qė 10-tat duhen shpėrblyer patjetėr me para, por ėshtė njė mėnyrė pėr tė thėnė qė nė familjen tonė tė madhe 1 milionėshe tė Tiranės, pavarėsisht vėshtirėsive, do sillemi si ēdo familje tipike shqiptare, qė kur vjen puna te fėmijėt, apo te mė tė mirėt, nuk kursen. Ashtu siē nuk kursejmė pėr ēekun e bebes pėr tė mirėpritur ata qė bėhen qytetarė e rinj tė Tiranės, me tė njėjtėn dashuri duam qė tė shpėrblejmė ata qė janė me tė gjitha 10-ta”, nėnvizoi Veliaj.
 
Kryebashkiaku ftoi tė rinjtė dhe komunitetin e zonės sė Kombinatit qė pas orarit tė mėsimit, tė shfrytėzojnė ambientet e shkollės sė re pėr aktivitete tė ndryshme sportive dhe social-kulturore. Gjithashtu, ai ftoi edhe bizneset qė t’i bashkohen nismės sė ndėrmarrė nga familja e shkrimtarit dhe poetit Betim Muēo pėr tė mbėshtetur infrastrukturėn arsimore nė qytetin e Tiranės. “Mė vjen mirė qė nė Tiranė kemi mbėrritur nė kėtė fazė, ku shumė prej kopshteve, ēerdheve, shkollave po shohin edhe kontribut nga biznesi. Unė do tė doja qė nė shumė prej shkollave tona tė kishim edhe kumbarė tė tjerė. Dikush mund tė dhurojė libra, mund tė dhurojė filma, dikush mund tė dhurojė njė orė leksioni, 1 orė nga koha e vet. Nė fakt dhurata mė e ēmuar ėshtė koha”, deklaroi Veliaj.
 
Marta Muēo, bashkėshortja e poetit Betim Muēo, vlerėsoi kontributin e kryebashkiakut Veliaj pėr pėrfundimin nė kohė rekord tė punimeve pėr ndėrtimin e kėsaj shkolle. “Pėr mua ėshtė emocion i madh qė shkolla mban emrin e Betimit, por ėshtė edhe njė festė e madhe. Fakti qė sot ekziston njė shkollė me emrin e Betim Muēos, ėshtė falė energjisė dhe falė ideve, iniciativės sė Erion Veliajt, ėshtė punė e tij. Gjėrat nė Shqipėri zvarriten, por kjo shkollė u bė nė kohė rekord, brenda njė viti, me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm dhe me cilėsi shumė tė mirė”, tha Marta Muēo. Bashkėshortja e shkrimtarit tė njohur deklaroi se shumė shpejt do tė krijohet edhe njė fond nė emrin e Betim Muēos, qė do tė mbėshtesė nxėnėsit ekselentė nė fushėn e letėrsisė dhe tė fizikės.
 
Shkolla e re 9-vjeēare “Betim Muēo” ka 27 klasa dhe 6 laboratorė, dhe do mbulojė nevojat e 1200 nxėnėsve. Gjithashtu, shkolla ka njė palestėr dhe 3 terrene sportive tė jashtme, tė cilat pėrveē shkollės, do t’i shėrbejnė gjithė zonės sė Kombinatit.


dy.b/shqiptarja.com

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250