Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Adriatik Doēi  
08 Tetor 2017 - 07:10 | përditesuar në 13:01
Fshesa ndaj parazitėve, grabitqarėve dhe listave partiake nė zyrat e shtetit shqiptar ėshtė shpallur prioritet kryesor nga qeveria ‘Rama 2’, pėr 100 ditėt e para tė mandatit. Ristrukturimi i thellės i tė gjitha degėve tė qeverisjes pritet tė prodhojė valėn e parė tė largimeve. Pėrpos shkrirjes sė 8 ministrive tė rėndėsishme, dhjetėra drejtori nuk do tė ekzistojnė mė ose do t’u bashkėngjiten drejtorive tė tjera, tashmė me njė numėr tė reduktuar punonjėsish. Pėr shkak tė shkrirjes sė Ministrisė sė Integrimit, pesė drejtori nė varėsi tė kėsaj ministrie, nuk ekzistojnė mė. Edhe vetė ministria, e cila ėshtė shndėrruar nė njė drejtori, ende nuk figuron nė varėsi tė Ministrisė sė Jashtme.

Nė riorganizimin e ri tė degėve tė qeverisjes, Qendra Kombėtare e Kėrkim-Shpėtimit nuk figuron mė nė varėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe as nė varėsi tė njė dikasteri tjetėr. Drejtoria e Pėrgjithshme e Rezervave Materiale tė Shtetit, nuk figuron mė nė varėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kjo drejtori ėshtė bashkuar me emergjencat civile. Gjithashtu, do tė reduktohen drejtoritė e Shėrbimit Social Shėndetėsor. Agjencia Kombėtare pėr Sigurinė Kompjuterike, pėr shkak tė shkrirjes sė Ministrisė sė Inovacionit, ėshtė bėrė pjesė e Autoritetit Kombėtar pėr Certifikimin Elektronik, nė varėsi tė Kryeministrisė. Gjithashtu, Departamenti i Inovacionit e Mirėqeverisjes, dikur nė varėsi tė Ministrisė sė Inovacionit, nuk ekziston mė.

Drejtoritė qė shpėtojnė 
Shumė drejtori dhe agjenci shtetėrore qė parashikoheshin qė tė zhbėheshin nga platforma pėr ristrukturimin e qeverisjes qendrore, figurojnė si mė parė, nė varėsi tė ministrive tė reja. Kėshtu, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, ndryshe nga sa parashikohej nė platformė, figurojnė nė formėn e mėparshme, tė ndara, nė varėsi tė Ministrisė sė Financave. Po ashtu, edhe Agjencia e Inventarizimit tė Pronave ruhet nė formėn e mėparshme nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme. Shtėpia Botuese e Teksteve Shkollore, e parashikuar pėr t’u shkrirė, figuron sėrish nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit, Sportit dhe Rinisė.

Edhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Metrologjisė, e parashikuar pėr t’u shkrirė, rezulton sėrish nė varėsi tė Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informate (ALUIZNI) ishte parashikuar qė tė integrohet brenda Agjencisė sė re tė Titujve tė Pronėsisė. Por, ALUIZNI dhe degėt e saj figurojnė nė varėsi tė Ministrisė sė Infrastrukturės dhe Energjisė. Edhe Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim, e cila sipas platformės pėr ristrukturimin e qeverisjes qendrore duhej qė tė shkrihej, figuron sėrish nė varėsi Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, platforma e prezantuar disa ditė mė parė nuk ėshtė reflektuar plotėsash as nė ministritė e tjera, ku shumė drejtori qė duhet tė bashkoheshin apo tė shkriheshin, rezultojnė nė formėn e mėparshme.

Ministria e Mjedisit
Ndryshe nga sa parashikohej nė platformė, nuk kemi njė bashkim tė agjencive tė mjedisit, pyjeve, ujėrave dhe zonave tė mbrojtura. Aktualisht, nė varėsi tė Ministrisė sė Turizmit dhe Mjedisit janė Agjencia Kombėtare e Zonave tė Mbrojtura, Agjencia Kombėtare e Mjedisit, Drejtoritė Kombėtare tė Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetėror i Mjedisit dhe Pyjeve. Edhe Agjencia Kombėtare e Ujėsjellės Kanalizimeve ėshtė ruajtur nė formė e mėparshme, por tashmė nėn varėsi tė Ministrisė sė Infrastrukturės dhe Energjisė. Edhe drejtoritė e bujqėsisė, tė planifikuara pėr t’u shkrirė, figurojnė nė varėsi tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Zhvillimit Rural. Gjithashtu, agjencia e duhanit dhe enti i farave dhe fidanėve, tė parashikuara pėr tė kaluar nėn varėsi Institutit tė Kėrkimit tė Teknologjive, rezultojnė nė formėn e mėparshme, po nėn varėsi tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Zhvillimit Rural.
 
Drejtoritė qė shkrihen
Drejtoria e Pėrafrimit tė Legjislacionit tė BE, integrimi 
Drejtoria e Jetėsimit tė Prioriteteve dhe Sekretariatit Evropian, integrimi 
Drejtoria e Bashkėpunimit Territorial, integrimi 
Drejtoria e Burimeve Njerėzore, ēėshtjeve Juridike dhe Shėrbimeve, integrimi   
Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit tė Asistencės sė BE, integrimi 
Qendra Kombėtare e Kėrkim-Shpėtimit, Ministria e Mbrojtjes 
Drejtoria e Pėrgjithshme e Rezervave Materiale tė Shtetit, shkrihet me emergjencat civile,
Ministria e Brendshme 
Reduktohen drejtoritė e Shėrbimit Social Shėndetėsor
Agjencia Kombėtare pėr Sigurinė Kompjuterike
Departamenti i Inovacionit e Mirėqeverisjes
 
Drejtoritė qė shpėtojnė  
Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave
Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve
Agjencia e Inventarizimit tė Pronave
Shtėpia Botuese e Teksteve Shkollore
Drejtoria e Pėrgjithshme e Metrologjisė
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informate
Agjencia Kombėtare e Zonave tė Mbrojtura
Agjencia Kombėtare e Mjedisit
Drejtoritė Kombėtare tė Mjedisit
Inspektoriati Shtetėror i Mjedisit dhe Pyjeve
Agjencia Kombėtare e Ujėsjellės Kanalizimeve
Drejtoritė e Bujqėsisė
Enti Shtetėror i Farave dhe Fidanėve
Agjencia Kombėtare e Duhan Cigareve
Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim
 
Ministritė qė shkrihen
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturės
Ministria e Integrimit Evropian
Ministria e Shteti pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike
Ministria e Zhvillimit Urban
Ministria e Shteti pėr Marrėdhėniet me Parlamentin
Ministria e Shteti pėr Ēėshtjet Vendore
Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė
 
Redaskia Online
D.T/Shqiptarja.com

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Tomi Shume mir e ka bere qe ka mbyllur disa drejtori qe ishin shpikur qe ne kohe te saliu per hallet e tij qe te fuste ne pune militantet. Bravo z.Rama qe me kete te rene te lapsit hoqi disa drejtori qe nuk benin pothuajse asnje pune te sakt.
avatar
Anonim
Lala Ē'mrekulli ! Kosova dhe Shqiperia i kane zemrat bashke . Urime !
avatar
Anonim
PP Shum mire ben het.Por vec ketyre qe shkrihen ka edhe te tjera plot,por megjithate avash avash do te arrihen objektivat.Ec perpara cub se ish bere si lesh arabi.
avatar
Anonim
arta e drejte. ishte bere shum e hallakatur gjendja. bravo qeverise qe po i zhduk avash avash burokracite e teperta se na e kishin sjellur ne maje te hundes.
avatar
Anonim
sonila E bere lemsh kete pune por ka md te korruptuar nga ju deputet e ministra jo asnjehere
avatar
Anonim
Lleshi Zoti rama je itelegjent bravo
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250