Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Dossier
11 Tetor 2017 - 08:16 | përditesuar në 09:53
Gjyqi i deputetėve ’47, 90% i
manipuluar, torturat e tmerrshme
Grupi i deputetėve qė u ekzekutuan
70 vjet nga ekzekutimi i grupit tė deputetėve, dėnuar nga gjyqi politik i shtatorit tė vitit 1947, studiuesi Kastriot Dervishi ka sjellė njė varg dokumentesh e dėshmish tė reja pėr manipulimin e procesit pas pėrdorimit tė torturave tė tmerrshme. 

Me 27. shtator 1947 nė sallėn e kinemasė “17 Nėntori”, Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake shpalli vendimin e dėnimit tė grupit tė Deputetėve tė Legjislacionit tė parė tė zgjedhur nė vitin 1945, dhe shumė intelektualėve tė tjerė, cilėsuar si bashkėpunėtorė tė tyre. Trupin gjykues e caktoi Komiteti Qendror i PKSH-sė. Prokuror i pėrgjithshėm ishte Josif Pashko, ish-zv/komisar gjatė luftės dhe kryetar i gjyqit Niko Ēeta , kreu nr. 2 i Sigurimit tė Shtetit, me shkollė fillore dhe me profesion Furrxhi. Tė dėnuarit prej tyre me varje, pushkatim e burgime tė rėnda ishin tė gjithė personalitete dhe pėrfaqėsues tė elitės me prirje perėndimore nė Shqipėrinė e pas luftės.

TE DENUARIT

Shefqet Beja deputet, pjesėmarrės aktiv nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare, dėnohet me vdekje varje. Sheh Ibrahim Kurbunara deputet,  njė ndėr firmėtarėt e  Shpalljes sė Pavarėsisė, dėnohet me vdekje varje. Dr. Enver Sazani deputet, Drejtor i Spitalit Ushtarak, dėnohet me vdekje pushkatim. Salaudin Toto deputet, themelues i Institutit tė Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parė i kėtij Instituti,  dėnohet me vdekje pushkatim. Irfan Majuni deputet, nėpunės nė Tiranė, dėnohet me vdekje pushkatim. Sulo Ismail Klosi diplomuar nė Fakultetin e Gjeologjisė sė Naftės nė Strasburg, kryeinxhinier nė Rubik, dėnohet me vdekje varje. Riza Alizoti diplomuar nė Oksford, specializuar pėr shfrytėzimin e minierave nė Strasburg, dėnohet me vdekje varje. Salim Kokolari pedagog nė Liceun Francez nė Gjirokastėr, mbėshtetės i Luftės Nacionalēlirimtare, dėnohet me vdekje pushkatim. Muhamet Prishtina, djali i patriotit Jahja Prishtina, dėnohet me vdekje pushkatim. Tefik Deliallisi me profesion mėsues, dėnohet me vdekje pushkatim. Hysen Shehu djali i Sheh Ibrahim Kurbunarės, dėnohet me vdekje pushkatim. Beqir Ēela me profesion mėsues, dėnohet me vdekje pushkatim. Abdyl Kokoshi  diplomuar pėr Drejtėsisė, dėnohet me vdekje pushkatim. Pertef Karagjozi me profesion nėpunės Tiranė, dėnohet me vdekje pushkatim. Agathkli Xhitami me profesion notar , dėnohet me vdekje pushkatim.

Pjesėtarėt e tjerė tė kėtij gjyqi deputetė dhe mbėshtetės tė tyre u dėnuan me burgime tė rėnda, e madje mes tyre pati edhe tė vdekur nėn tortura si rasti i Baba Myrteza Pajės. Burgosja dhe dėnimi i deputetėve dhe intelektualėve bėhej nė momentin kur Kuvendi Popullor duhej tė ratifikonte Konventėn Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit tė politikės sė jashtme dhe tė brendshme si prolindore me Bashkimin Sovjetik nė krye. Pėr kėtė arsye kėrkohej eliminimi i intelektualėve nacionalist me kulturė perėndimore e veēanėrisht tė Deputetėve qė mund tė votonin kundėr Konventave Sovjetike e Jugosllave dhe do tė mundė tė rrezikonin ratifikimin e tyre.

MANIPULIMET E PROCESIT

Mbi kėtė process tė bujshėm, kėto ditė me rastin e 70-vjetorit tė gjykimit dhe dėnimit tė deputetėve janė publikuar edhe mjaft fakte, dokumente e dėshmi tė reja e tė panjohura. Studiuesi Kastriot Dervishi publikoi disa anė tė panjohura tė kėtij procesi gjyqėsor, ku dėshmohet pėrmes dokumenteve se ai ishte njė proces i manipuluar dhe  me dėshmi tė marra nėn torturė dhe qė e vėrteta e tij duhet zbardhur.

”Pjesa mė e madhe e procesit hetimor dhe atij gjyqėsor ndaj grupit tė parė tė deputetėve ėshtė e manipuluar nga hetuesia… Gjatė procesit gjyqėsor kundėr 24 tė pandehurve, hetuesia ka mundur tė vendosė tė dhėna tė paqena ndaj 20 personave, tė cilėt i ka vendosur edhe kundėr njėri-tjetrit. Pra vetėm me deklarimet e 4 personave, defekte tė tjera tė hetimit si dhe me integrimin me proceset e tjera arrihet tek e vėrteta…” shkruan studiuesi Dervishi. Ai sjell shembullin e Foto Balės njė nga bashkėkohėsit e Enver Hoxhės, I cili nė deklarimin e datės 8 shkurt 1947, pra njė muaj pas arrestimit, thotė se ēdo gjė qė ka nėnshkruar deri atė ēast ishte fryt i “imagjinatės sė ndezur prej torturave tė vazhdueshme”.

Dy prova tė tjera nė lidhje me manipulimin e procesit hetimor-gjyqėsor nė lidhje me "grupin e deputetėve" vijnė nga dy oficerė hetues.  Njėra nga dėshmitė, sipas studiuesit Kastriot Dervishi, pėr ironi tė fatit ėshtė marrė nga prokurori i procesit, Josif Pashko.

Hetuesi i parė dėshmon:
Nė procesin e deputetėve punėt nuk shkonin mirė, pasi procesi nuk kombinohej. Nga ana e tė pandehurve kishte mjaft qėndresė. Gjyqi u vendos tė bėhej shumė shpejt pa pasur argumentin e bėrė pėr fajėsinė e tyre. Drejtoria vendosi tė marrė deklarata nga personat qė njihnin apo dinin diēka nga aktiviteti i Shefqet Bejės, Selaudin Totos etj. Vaska mė jep njė listė emrash dhe mė thotė qė nga kėta tė merrja deklarata qė tė vėrtetohej fajėsia e deputetėve.
Asnjė proces nuk bėhej pa sugjerime. Irfan Majuni gjatė gjithė procesit nuk tregoi asgjė rreth aktivitetit tė tij, pėrveē disa deklaratave me anėn e tė cilave do tė dilte nė gjyq. Si akuza do tė mjaftonin thėniet e Tefik Deliallisit. Pasi u pyet Tefiku, para se tė fillonte seanca e dytė e gjyqit, Irfan Majunit iu bė agjitacion nga ana ime, duke i thėnė se po tė tregonte, do tė kishte lehtėsira, por, megjithėkėtė, ai nuk u bind. Kur erdhi Nesti pėr tė vizituar tė burgosurit, prania e tij bėri qė Irfani tė pranonte fajėsinė, d.m.th. ai pranoi gjithēka tha Tefiku”.

Oficeri Foni Qirko dėshmon:
Gjatė viteve 1947-1948... “Kam parė disa procese qė ishin krejt ose pjesėrisht falso. Kėshtu procesi i Kolė Kuqalit ėshtė bėrė nga hetuesit e Sigurimit pasi ai kishte vrarė veten dhe qė nė hetuesi nuk kishte deponuar gjė. Po kėshtu procesi i Baba Myrteza Krujės, gjithė pjesa qė flet pėr aktivitetin e tij pas ēlirimit ėshtė shtuar nga hetuesit e Sigurimit pas vetėvrasjes sė tij….

 …nė Gjirokastėr, i pandehuri Agathokli Xhitoni, i cili nė Tiranė me gjithė torturat pėr 3 muaj rresht, nuk kallėzoi asgjė, arriti qė atje qė bėjė pėr veten e tij njė proces komplet dhe tė ngarkohet nga organet e Sigurimit qė t’u pėrgatisi komplet proceset tė arrestuarve tė tjerė duke i premtuar kėtij lirimin nga burgu…”

Sipas studiuesit Kastriot Dervishi ajo qė duhet theksuar pėr procesin ndaj grupit tė deputetėve dhe intelektualėve tė tjerė ėshtė pėrdorimi i torturave tė tmerrshme.

“Gjatė periudhės sė hetimit vdiqėn nga torturat e rėnda, kėta tė pandehur:

-Ali Begeja, ish kryebashkiak i Tiranės (procesi i parė), vdiq mė 18.8.1947. Pėr tė u shkrua se gjoja “vdiq nė burg duke u hedhur nga dritarja”.
-Stanislav Zuber (procesi i parė), pėr tė cilin mungon data e saktė e vdekjes, pavarėsisht se tė dhėna tė ndryshme ka.
-Ferit Hysenbegasi, jurist (procesi i dytė), 17.9.1947
-Avdul Bani (procesi i dytė), roja i Islam Radovickės

Studiuesi Dervishi thekson se “pėr kėtė arsye procesi hetimor dhe ai gjyqėsor ėshtė nė masėn 90-95% i pavėrtetė dhe i manipuluar, dhe kjo pėr shkak tė torturave tė paimagjinueshme ku mė kryesorja ka qenė ajo e prerjes sė mishit.

 

Lista e torturave

1-Jeleku (tortura mė e tmerrshme, njeriu lidhet pas njė huri dhe merr pamjen e njė qingji qė piqet nė hell).
2-Kamxhiku dhe druri.
3-Tė lėnėt pa bukė, pa ujė, pa gjumė dhe mė kėmbė me ditė tė tėra.
4-Korrenti elektrik deri sa i binte tė fikėt.
5-Hedhja nė qafė e zinxhirėve me peshė tė rėndė.
6-Lidhja me duar nga pas nė dritare ose nė ndonjė dru varur deri sa t’i priten gishtat.
7-Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darė (kjo u pėrdor sidomos pas dėnimit me vdekje tė Shefqet Bejės dhe kundra tyre).
8-Kripa nė gojė.
9-Shpifnim gjoja sikur do tė ekzekutoheshin ose do tė vareshin dhe u shtihej nė ajėr ose shpiheshin te litari.
10-Tortura morale nė lidhje me familjen: do tė burgosim, do tė t’i vrasim, bile nė Shkodėr pėr tė thyer rezistencėn e Dulo Kalit shpunė nė njė dhomė ngjitur me tė dy tė b burgosura vajza dhe dy tė burgosur burra dhe ato bėnė gjoja sikur ishin vajzat e tij dhe i kishin prurė t’i ēnderuar 
11-Futja kokėposhtė nė vozė plot me ujė.
12-Njė herė Myftar Tarja (hetues-shėnim) i futi njė Toptanit nevojė nė gojė dhe ēorape tė palara.
13-Djegia e mishit me cigare. Nė fund kundra njė provokatori tė Kukėsit i ėshtė hedhur alkool nė duar ose nė leshra dhe i vihesh shpyrtua.
-Gjellė me kripė e lėnia pa ujė.
-Futje nė ujė dhe lėnie me tesha tė lagura nė dimėr.
-Pakėsim i ushqimit gradual pėr tė vdekur brenda 1 ose 2 vjetėve
-Lėnia pa gjumė nė kėmbė.

 

deputetet

 

deputetet

dy.b/shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të Veterani të datës 11 Tetor 2017 11:19

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Veterani Kete masaker kemi 27vjet qe jemi njohur.Jozefina hapi ekspozite me fotot e te denuarve dhe me dokumente brenda ambienteve te Kryesis Kuvendit dhe me pas ne fasaden e jashtme te godines ne bulevard.Mire beri ajo dhe mire behet qe e kujtojme.Po cfar mesojme?A e nxit kjo ngjarje studiusin Dervishi per te gjetur dokumente per te zhdukurit e pas 90-tes andej nga Vaini apo fundi I detit,kur do merren me to,apo ska mendere se ne jemi te zot me te vdekurit dhe ju bejme temena te gjalleve.Te mjeret ne
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/10/2017, Viti VII - NR.250