Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:05 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
11 Tetor 2017 - 21:27 | përditesuar në 14:55
Skandali i ndėrtimeve nė Parkun arkeologjik tė Butrintit ka qenė tema e debatit nė emisionin Repolitix tė gazetarit Denis Minga. Repolitix ka siguruar ekskluzivisht raportin e Prokurorisė pėr atė qė po ndodh nė brendėsi tė qytetit antik, pas pezullimit tė punimeve nga policia nė datėn 2 tetor. Edhe pse policia ka urdhėruar ndalimin e punimeve nė zonėn historike, ky urdhėr ėshtė injoruar dhe punimet kanė rinisur.

Raporti zbulon faktin se Ministria e Kulturės ka firmosur njė kontratė bashkėpunimi me dy firmat private Agi-Kons sh.p.k dhe Hako sh.p.k qė nga data 10 prill 2017 me urdhėr nr. 165 pėr "Restaurimet e monumenteve nė zonėn e Butrintit". Janė tė njėjtat firma tė impenjuara edhe nė rikonstruktimin e qendrės multifunksionale mbi tė cilėn shpėrtheu skandali, punimet e tė cilės u autorizuan nga Instituti Arkeologjik dhe nga Instituti i Monumenteve vetėm nė maj 2017, pra njė muaj mė pas nga kontrata me dy kompanitė.

Kompanja Hako shpk njihet ne tregun shqiptar per prodhimin e sallamit.

Dokumenti i oficerit tė policisė gjyqėsore tė Sarandės Ilir Kadena sjell dėshmi nga ajo ēfarė ėshtė duke ndodhur nė brendėsi tė parkut. Nė ditėn kur Report Tv solli pėr herė tė parė nė vėmendje tė publikut kėtė skandal menjėherė ka mbėrritur oficeri i policisė gjyqėsore i cili ka hartuar njė dokument pėr Referimin e veprės penale te Prokurori: Nė kėtė dokument tė datės 2 tetor 2017, thuhet se:

"Ėshtė ngritur grupi hetimor dhe ėshtė bėrė kėqyrja e vendit tė ngjarjes i cili ndodhet nė Butrint, i cili kufizohet nga lindja me mure tė vjetra tė Kalasė sė Butrintit, nga perėndimi me pyll, nga veriu me pyll, nga jugu me sheshpushimin e Kalasė. Nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes u konstatua se nė krahun lindor tė Kalasė nė njė objekt njė katėsh ekzistues i ndėrtuar me mur guri dhe i mbuluar me soletė betoni, po kryeheshin ndėrtime rehabilitimi tė kėtij objekti.

Objekti ishte me tre ndarje me pėrmasa 16x4m dhe para objektit ka shesh pushimi tė shtruar me beton dhe mbi kėtė shesh pushimi ka tė vendosur tulla, betoniere, fuēi me ujė, kova, ēimento dhe njė togė me inerte. Objekti ėshtė pa dyer dhe pa dritare, shesh pushimet para objektit kanė pėrmara 16x7m dhe 15x3m tė shtruar me beton dhe nė krahun jugor tė objektit ka tė sistemuar tjegulla nė formė harku. Nė deklarimin e tij, shtetasi Gjergji Mano, ka sqaruar se ėshtė Drejtor i Zyrės Administrim-Koordinim nė Butrint nga vitit 2014 dhe sipas urdhėrit tė Ministrisė sė Kulturės nr.165 10.04.2017 ėshtė thirrur si pjesė e grupit tė punės pėr njė kontratė bashkėpunimi pėr punimet nė zonat e trashėgimisė kulturore mes Ministrisė sė Kulturės me pėrfaqėsues Elira Kokona, zyrės Administrim dhe Koordinim nė Butrint me Gjergji Mano, firma Agi-Kons sh.p.k me seli Kodra e Diellit, Tiranė, i pėrfaqėsuar nga Alban Cinari dhe Hako sh.p.k e pėrfaqėsuar nga Antonella Hako dhe sė bashku kanė rėnė dakord pėr kryerjen e restaurimeve tė monumenteve tė kulturės Butrint. 

Inxhinieri i firmės: Puna ka filluar qė nė gusht
Raporti i Prokurorisė evidenton se punimet nė parkun e Butrintit kanė nisur qė nė muajin gusht. Kjo ka qenė dėshmia e inxhinierit tė firmės, Kreshnik Sina. "Nė deklarimin e kėtij shtetasi Alfons Shehaj ka sqaruar se para njė jave e ka marrė njė telefon inxhinieri i firmės Agi Kons sh.k.p Kreshnik Sina dhe i ka thėnė se do tė shkosh nė Butrint pėr tė punuar nė njė objekt nė ristrukturim dhe nė datėn 02.10.2017 nė objekt ka ardhur policia e cila ka pezulluar punimet. Nė deklarimin e tij inxhinieri i firmės Agi-kons sh.p.k qė kryente punimet nė Butrint, Kreshnik Sina ka deklaruar se ėshtė inxhinier i firmės me qėndėr nė Tiranė dhe ėshtė zbatues i punimeve tė godinės nė Butrint ku ishin duke u kryer punime rehabilitimi nė objektin ekzistues i cili ka qenė objekt shėrbimi para shumė vitesh dhe pėr kryerjen e kėtyre punimeve ne kemi vendimin e Ministrisė sė Kulturės dhe puna nė kėtė objekt ka filluar qė nė datėn 09.08.2017", thuhet nė raportin e Prokurorisė.

Nė kėtė dokument Oficeri i Policisė Gjyqėsore, Ilir Kadena thekson se "pėr veprimet qė janė kryer nė Butrint jemi konsultuar me prokurorin e gatshėm Ilir Hoxha". "Nga ana jonė janė kryer vepriimet e para propcedura dhe materialet hetimore do referohen pėr vlerėsim".  

raporti prokurorise


(Vendimi i miratuar nga Kėshilli i Arkeologjisė)


(Vendimi nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve)



Debati nė Emisionin Repolitix

Arkeologu Neritan Ceka
Kemi njė administratė “injorante”, qė nga ministrja deri tek punonjėsit mė tė thjeshtė. Me kėtė dokument nuk e dėnon dot se nuk e kap dot. Ky ėshtė njė staf se nuk ka asnjė haber nga zanati i dytė. Mirela Kumbaro nuk e ka pėr gjė tė gėnjejė dhe ta kthejė sėrish fjalėn. Gėnjeshtrėn e ka nė majė tė gojės. Ky vendim nuk autorizon punimet, qė po kryhen. Duhet njė ekspert arkeologjik pėr tė analizuar kėtė situatė. Duhet tė kalojė nė disa hapa, me kėto gjėra Prokurori i ēon nė burg. Po tė shohėsh shkresėn e parė, ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe sepse nuk i janė pėrmbajtur ligjit. Unė kam fakte qė kanė aplikuar qė nė Janar disa firma pėr restaurim tė parkut, gjithashtu dhe pėr tė kėrkuar licencėn pėr arkeologji, nuk ua jep, tani ua jep dy firmave duke shkelur thellėsisht ligjin.

Arkeologu Apollon Baēe 
E para e punės ėshtė njėherė, e para ėshtė qė firmat duhen tė jenė tė licencuara. Dhe vetėm atėherė ka mundėsi tė hyjė nė garėn e tenderėve. Pėr mua ėshtė njė skandal, nuk ėshtė njė shkelje, por njė shumėsi shkeljesh. Ėshtė njė ministre qė nė ēdo 5 hapa qė gėnjen, mė vjen keq pėr kėtė qė ndodh.

Pedagogu Ferit Duka 
Sigurisht unė do tė dėgjoj sot ekspertėt, profesorėt e nderuar, sepse janė mė njė eksperiencė mė tė madhe. Kur kam marrė vesh se njė nga potencialet e rėndėsishme rrezikohet, unė jam dėshpėruar, kjo qė servirėt ju kėtu, aktet qoftė tė gabuara, tė ēojnė nė pėrfundimin se hamendėsimet tona kanė qenė tė drejta, del qartė mė njė akt korruptimi. Butrinti ėshtė njė pasuri e ruajtur kohė pas kohe dhe brez pas brezi, vetė shteti shqiptar po e rrezikon fatkeqėsisht, nė vend qė t’i dalė pėr zot. Duhet qė tė mos preket, tė jetė njė gjė e shenjtė. Ėshtė njė gjė qė duhet t’i thuhet ndal dhe tė merren masa respektive pėr personat pėrgjegjės. 

Arkeologu Neritan Ceka
Do tė tregoj se ēfarė ka bėrė kjo ministre. Do tė thoja qė vendi i kėsaj ministre ėshtė nė Prokurori, sė bashku me dy drejtoreshat e saj qė rrinė si fantazma pas saj. Arta Dollani kush ėshtė kjo ore, unė nuk e di se ēfarė bėn ky njeri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
nertan caka te gjith e dim sa ka ber kjo qeveri per trazhgimin dhe te gjith e dim ca beri qeveria e sales 8 vjet [shkaterim] prandaj ju te sales sduhet te hapni gojen fare
avatar
Anonim
punetori o edi rama pse hesht? ke fatin qe ke nje opozite inegziztente dhe po ja hap gropen vetes me nje ministre injorante e genjeshtare qe nuk di me si te genjeje. eshte me te vertete absurde qe doni te vidhni dhe me monumentet historike. nuk ju mjafton korrupsioni dhe tonelatat e droges? po shqiptari kete do..nuk i jeni shpifur akoma mjaftueshem
avatar
Anonim
Tutu AGI kons eshte firme e Genta Sules e cila eshte ajo kryetarja e komisionit te hapjes se dosjeve...RROFSH O TIMONIERI YNE !!!!!
avatar
Anonim
Liku Per mua ka nje afere korruptive. Kjo per mua eshte ēeshtje kombetare per arsye se eshte trashigimi Kulturore shqiptare dhe me gjere per arsye se kjo trashigimi me hyrjen ne UNESCO kalon kufinjt e kombetares. Kjo nuk eshte as e para dhe as e fundit duke theksuar qe ne cdo kala ka nderhyrje betoni. Nuk ma merr mendja qe do e kaloj kete rradhe kaq lehte ministria. Kur kemi akoma asnje mase per drejtorin e Marubit ku ishte kthyer ne PUB. Me alkol e femra mbi tavolina.
avatar
Anonim
Bamja Mos e lini kete ceshtje. Ketu ka veper penale te paster. Bere nga injoranca, nga servilizmi, nga budallalleku apo nga arroganca se tani jemi me nje timon e nuk Na kerkon hesap njeri.
avatar
Anonim
Anonymous Ministria Kumbaro me burg Bashke me te gjatin
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/10/2017, Viti VII - NR.246