Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:29 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
12 Tetor 2017 - 11:23 | përditesuar në 15:01
Autori i 2 vrasjeve, Haxhia u dënua
vetëm 5 vite për vrasjen në 2009
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e vrasjeve mbrëmjen e djeshme. Laert Haxhia është autori i atentatit që la të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Autori Laert Haxhia ka lidhje me Bujar Haxhinë të vrarë disa vite më parë nga Aldo Bare, ndërsa mbrëmë në shënjestër dyshohet se ka qenë nipi i Aldo Bares, i cili në atë moment ka qenë në berberhane.

Laert Haxhia ka qene i dyshuar per vrasjen e Gerti Lales anëtarin e bandës se Aldo Bares në vitin 2009.  Për akuzat ai është dënuar me 5 vite burg dhe në 2015 ka dalë nga burgu.

Por pas daljes nga burgu ai është arrestuar sërish në 2015 për trafik heroine, ndërsa kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu.

Në atentat mbrëmë mbeti i plagosur edhe Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar, jashtë rrezikut.

Pas ngjarjes policia ka marrë në mbrojtje nipin e Aldo Bares, që dyshohet se ishte shënjestra kryesore mbrëmë në Lushnje.

dy.b/shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Fredi Po te denohesh 5 vjet per nje vrasje normale qe do vrasi prape. Nuk me vjen keq per Shkurtin dhe as per ata dy te tjeret sepse jane te perzjere ne pazare te pista, por me tremb fakti qe bandat po ringjalle njelloj si '97. RENEA nuk duhet ti arestoje vrasesit por ti ekzekutoje gjate aksionit. Gjyqesori i qelbur e shkateroi jete vend, .
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Braēe: Koncesionet pėr firmat offshore tė ndalohen me ligj
Meta: Sensibilizim ndėrkombėtar pėr  lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 22/11/2017, Viti VII - NR.276