Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Tetor 2017 - 19:34 | përditesuar në 21:22
Zv/kryetari i LSI: Mos e mbillni
Shqipėrinė me minoritete
LSI kundėr pr/ligjit pėr minoritetet
Ligji/Shqipėria njeh minoritet pakicėn bullgare
Zėvendėskryetari i LSI, Luan Rama me anė tė njė postim nė rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se ligji pėr minoritetet, ėshtė njė ligj qė shpreh vullnetin antikombėtar tė Shqipėrisė.

Ai ėshtė shprehur se "Projektligji "Pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare" nė mėnyrėn se si na ėshtė paraqitur, nuk duhet miratuar!
Sepse ai bie ndesh me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, sepse ai bie ndesh me interesat kombėtare tė shqiptarėve"

Statusi i plotė i Luan Ramės nė Facebook
Projektligji "Pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare" nė mėnyrėn si ėshtė paraqitur, nuk duhet miratuar 

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit!
Pėr shkak tė problematikės qė mbart, por edhe prej problemit qė krijon ndėr ne e pėr ne shqiptarėt projektligji "Pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare nė Republikėn e Shqipėrisė", po ju drejtohem ju personalisht nė cilėsi tė trefishtė:
a) si kryetar i Kuvendit;
b) si pėrfaqėsuesi mė i lartė socialist nė hierarkinė e funksioneve drejtuese tė shtetit;
c) si pėrfaqėsuesi mė konseguent i kohezionit dhe koherencės sė sjelljes politike tė partisė qė bashkė e themeluam 26 vjet mė parė;

i bindur qė do tė mė kuptoni nė gjithė sa do tė them nė vijim, pa asnjė interes tjetėr, pėrveē interesit kombėtar e patriotik!
Projektligji "Pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare" nė mėnyrėn se si na ėshtė paraqitur, nuk duhet miratuar!
Sepse ai bie ndesh me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė;

sepse ai bie ndesh me interesat kombėtare tė shqiptarėve;

sepse ai bie ndesh edhe me Konventėn Kuadėr tė Kėshillit tė Europės Pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Kombėtare dhe gjithė komentarin qė e shoqėron atė!
Shqetėsimi im nuk ka lidhje me folklorizmin patriotik dhe as me nacionalizmat para-urbanė krejt tė zakonshme nė rajonin tonė!

Madje, nėse do t'i pėrmbahesha diskursit nacionalist modern, pashmangshmėrisht e krejt natyrshėm do tė shtroja pyetjen: a ėshtė Shqipėria njė shtet multietnik dhe a janė shqiptarėt popull shumicė shtetformues apo jo?

Projektligji qė i ėshtė paraqitur Kuvendit nga qeveria nuk ka koherencė as me traditėn ligjbėrėse njėshekullore tė Shqipėrisė, e as me konceptet e standardet bashkėkohore nė shkencėn e sė drejtės nė terėsi, e tė sė drejtės ndėrkombėtare nė veēanti.

Nė emėr tė tė ashtuquajturit "diskriminim pozitiv", dhe qė nuk ėshtė ndonjė ēudi e re nė parlamentarizmin shqiptar, projektligji na ofron nocione e koncepte qė nuk pajtohen as me traditėn dhe as me standardet e Konventės Kuadėr pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Kombėtare tė Kėshillit tė Europės!
Mė e pakta qė mund tė them, ky ėshtė njē konformizėm servil ndaj sloganeve europiane, shenjė e njė papėrgjegjshmėrie dhe injorance shtetėrore tė patolerueshme!
Deformimet janė aq tė mėdha sa tė shtyjnė tė dyshosh se nuk jemi para njė projekti juridik, por jemi para njė projekti politik qė nuk bėn gjė tjetėr, por sjell e synon tė transferojė e implementojė nė realitetin e sotėm shqiptar, problematikėn e Jugosllavisė sė djeshme!

Dėgjoni se ēfarė shkruhet nė pikėn 2 tė nenit 3 tė projektligjit: "Nė kuptim tė kėtij ligji, pakicat kombėtare nė Republikėn e Shqipėrisė janė pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe" e me duket janė shtuar edhe ato bullgare!
Si ka mundėsi qė demonstrimi i injorancės tė mbėrrijė deri ketu sa tė na ofrojė pėrmes ketij pėrcaktimi konfondime tė disa kategorive qė janė botėrisht tė pranuara?!
Sepse janė zhdukur kufinjtė midis pakicave kombėtare, bashkėsive etnike, pakicave apo etniteteve kulturore, pakicave gjuhėsore, popullsive bilinge dhe grupimeve tė tjera me status historiko-tradicional tė mjegullt.

Si ėshtė e mundur qė ky projektligj nuk bėn dallim midis atyre pakicave kombėtare qė kanė territor kompakt dhe fqinjėsi kufitare me popuj tė tjerė dhe qė janė pakica kombėtare, pra janė minoritete tė qartė, me pakica tė tjera pa territor kompakt, qoftė edhe fare tė vogėl, qė nė tė gjithė botėn konsiderohen si bashkėsi etnokulturore dhe si rregull pakica kulturore.

E di qė dikush do tė mė referojė menjėherė Konventėn Kuadėr tė Kėshillit tė Europės Pėr Mbrojtjen e Minoriteteve Kombėtare. Atėherė me lejoni t'ju citoj fjalė pėr fjalė paragrafin e katėrt tė kėsaj Konvente, ku thuhet shprehimisht: "Tė angazhuar pėr tė mbrojtur ekzistencėn e pakicave kombėtare nė territoret e tyre pėrkatėse", (pra, vini re "... nė territoret e tyre pėrkatėse - thotė Konventa!), ē'ka nė thelb shpreh qartė kushtin e parė qė duhet tė plotėsojė njė bashkėsi pėr t'u konsideruar pakicė kombėtare.

Si ėshtė e mundur qė nuk bėhet dallimi i statusit tė atyre pakicave qė gjuhėn shqipe e kanė gjuhė tė huaj, prej pakicash tė tjera, qė flasin rregullisht dy gjuhė me tė njejtėn kompetencė gjuhėsore, njerėn nė shtėpi e tjetrėn nė zyrė, nė punė, nė rrugė?!
Mbi ēfarė kriteresh projektligji i qeverisė i cilėson me status tė barabartė si pakicėn kombėtare greke nė Shqipėri fjala vjen, me komunitetin rom apo egjiptian, duke i cilėsuar pakica kombėtare?!

Ku e kemi Zonėn e Pakicės edhe referuar Konventės Kuadėr tė Kėshillit tė Europės, nė rastin e bashkėsisė rome, egjiptiane, vllehe, apo qoftė edhe asaj serbe e bullgare?!

Zonė e Pakicės do tė thotė njė territor kompakt dhe ne vijimėsi tė territorit tė vendit prej nga vjen pakica, me kulturė historike, gjuhė e besim fetar tė njejtė si pėrshembull nė rastin e pakicės kombėtare greke, maqedonase ose malazeze nė Shqipėri! 
Po nė rastin e romėve ku e kemi zonėn pakicė? Ku e kemi territorin kompakt?! Po nė rastin e vllehėve ku e kemi territorin kompakt tė Zonės Pakicė?!
Qė njė bashkėsi tė quhet pakicė kombėtare, pėrveē territorit kompakt duhet qė numerikisht tė jetė shumicė relative brenda Zonės Pakicė apo brenda territorit tė tyre pėrkatės siē e cilėson Konventa Kuadėr e Kėshillit tė Europės, nė raport me popullsinė tjetėr! 

Ku e kemi ketė shumicė relative nė rastin e vllehėve, romėve, egjiptianėve, serbėve apo bullgarėve qė qeveria me projektligjin e saj na i shpall pakica kombėtare?!
Ky Projektligj me deformime shkencore e historike, tė dėmshme e nė kundėrshtim flagrant me realitetin faktik qė ofron pėrbėrja demografike e Republikės sė Shqipėrisė, paqyron ne fakt proceset dezintegruese nė Ballkanin e dy dekadave tė fundit, por qė nuk kanė lidhje me Shqipėrinė shtetėrore.

Nėse do tė zhduket hierarkia pakicė kombėtare - bashkėsi etnike - pakicė etnokulturore - pakicė gjuhėsore - popullsi dygjuhėshe, siē synon nė fakt ky projektligj, ne marrim pėrsipėr tė kryejmė njė fallsifikim tė rėndė historik e shkencor, qė do tė krijojė artificialisht probleme tė shumta ,qė Shqipėria nuk i ka patur asnjėherė gjatė gjithė historisė sė vet!

Pėrveē se fallsifikim, ky ėshtė edhe njė provokim i rėndė mbi vlerat mė tė qenėsishme tė qytetėrimit shqiptar, mbi vetė dimensionet e bashkėjetesės e harmonisė sė shoqėrisė shqiptare, duke stisur realitete tė paqėna, pėrmes mbjelljes sė Shqipėrisė me pakica kombėtare inekzistente!

Pra, ėshtė lehtėsisht e kuptueshme qė nuk jemi para njė projekti ligjor, por jemi para njė projekti politik, i cili nėse miratohet me verbėrinė e kartonave e nuk rrėzohet me logjikėn e argumentave shkencorė e historikė, do t'i ēelė udhėn njė censusi tė ri, tė projektuar djallėzisht pėr tė ndryshuar realitetin e fotografuar prej censusit tė vitit 2011, i realizuar nga ekspertė tė Universitetit tė Sorbonės, tė Universitetit tė Bolonjės dhe bashkėpunėtorė shqiptarė tė kontraktuar nga BE.
Me nocionet apo pėrcaktimet e projektligjit tė qeverisė, nė njė census tė ri, struktura demoetnike e vendit do tė jetė njė kaos!

Sepse nuk mund tė ketė tė drejtė vetėdeklarimi pėr gjuhėn dhe etninė. Gjuha dhe etnia janė tė trashėgueshme! E drejta e vetėdeklarimit vlen vetėm pėr besimin fetar.

Projektligji "Pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare nė Republikėn e Shqipėrisė" ka ardhur nė Kuvend me kaq shumė probleme e deformime edhe pėr njė arsye tjetėr:

Ai nuk i ėshtė nėnshtruar njė diskutimi tė detajuar e transparent jo vetėm nė mjedisin politik, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, nuk ėshtē bėrė objekt diskutimi e debati nė mjedisin intelektual e shkencorė, me historianė, antropologė, etimologė, gjuhėtarė, njohės tė sė drejtės ndėrkombėtare e kėshtu me rradhė!

Ne, deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė jemi pėrpara njė prove tė madhe:

Jemi pėrballė provės sė dinjitetit dhe integritetit tonė, nė emėr tė tė cilave ju ftoj tė mos e votojmė kėtė projektligj, por ta kthejmė atė e ta bėjmė objekt debati publik, politik, intelektual e shkencor!
Nė kėtė rast nuk vlen aksioma mė mirė njė ligj i keq se sa pa ligj fare!

Zoti Kryetar i Kuvendit!
Pėr tė gjitha sa thashė mė sipėr, nė tė tria cilėsitė pėr tė cilat zgjodha t'ju drejtohem ju, udhėhiqeni Kuvendin tė vendosė me dinjitet dhe integritet!

luan rama faksimil

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Xhovani Nje xhuxhmaxhuxh ky L.Rama i leshelise se familjes qe ne politik eshte nje dėshtak,por ne zhvatin pasuri e prona ka ndėrtuar nje biznes kriminal...kujt i la rene rasti te njohin dhe vėllai e tij tek sigurimet shoqėrore,nje kalonin hajdutesh dhe tepėr arrogant me njerėzit..jo rastėsisht kjo qe atje ku bėhen para aty do gjesh njerėzit e familjes se Lsi..keta jane turpi dhe kriminelet e vertete qe po mbajnė peng vendin duke bere qe shqiptareve te ndershme t'mos u qesh buza kurre...
avatar
Anonim
Arif Kundėrshtimi pėr mosmiratimin e kėtij ligji ashtu siē ėshtė paraqitur ėshtė i drejtė. Miratmi ėshtė antikombėtar.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274