Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
13 Tetor 2017 - 13:05
Obeziteti te fëmijët, shqiptarët
gjenden në zonën e rrezikut
Niveli i obezitetit te fëmijët dhe adoleshentët është rritur në dekadat e fundit, duke rezultuar tani 124 mijë djem e vajza në botë shumë të shëndosha, sipas një studimi të ri. Analiza e këtij viti e The Lancet tregon se si vijon trendi i obezitetit në 200 shtete.

Sipas hartës së përpiluar nga studiuesit e raportit të përvitshëm të revistës shkencore, të rinjtë shqiptarë gjenden në një zonë të rrezikuar, të obezitetit duke u gjendur në një zonë portokalli të fortë, me nivel 25-30 të BMI-së.

Duke matur indeksin e masës trupore (që ndryshe quhet BMI) në 200 shtete, sipas gjinisë, me normën që shqiptarët kanë krahasohen me shtete si Turqia, Italia dhe një pjesë e konsiderueshme e shteteve europiane në rastin e djemve, ndërsa vajzat në Europë kanë më pak tendenca obeziteti. Ndërsa, rekordin e mban sërish SHBA, me indeksin BMI më të lartë, prej 30-35. I gjithë Ballkani është i ngjyrosur njësoj, sikurse edhe fqinjët italianë të mirënjohur për makaronat; por “e kuqja” e rrezikshme evidentohet më tepër në rastin e djemve.
Sipas raportit, që tregohet edhe në hartë, shtetet që kanë më pak se 5 % së të rinjve obezë janë ata në kontinentin afrikan, shtete të cilat në fakt, bëhen pjesë e studimeve për kequshqyerje dhe mungesë ushqimore.

Lancet analizon në fund se, sipas studiuesve të Federatës Botërore të Obezitetit, kostoja globale e trajtimit të sëmundjeve që vijnë nga obeziteti pritet që të arrijë mbi 920 mld pound në 2025.

Një tjetër raport i publikuar më parë tregonte se 18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti, sipas të dhënave të fundit të 2014-s nga CIA World Fact Book. Rritja e ndërgjegjësimit vitet e fundit dhe rikthimi tek ushqimet e shëndetshme ka bërë që shqiptarët të bëhen më elegantë. Në 2008-ën përqindja e popullsisë shqiptare që ishte mbipeshë përllogaritej rreth 21.3, duke shënuar në këtë mënyrë për 6 vjet një rënie prej 3.2 pikë përqindje.

Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katari, Kuvajti, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%.

Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqia (29.4%), Bullgaria (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali i Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnjë dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%)./monitor

obeziteti
  (Harat e obezitetit, ngjyra  e kuqe tregon zonat më të prekura obeziteti, të njekur anga zonat portokalli)

Redaksaia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274