Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
13 Tetor 2017 - 14:01 | përditesuar në 16:11
Ahmetaj: Kujdes Luli mos i bjer
foltores se Hollanda është afër
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj foli në seancën parlamentare në lidhje me projektligjin për Reformën Zgjedhore dhe i drejtohet Lulzim Bashës duke i thënë mos ti bjerë foltores sepse nuk e tremb as grupin e Berishës dhe as atë të Jozefinës.

“Skishit program, nuk kishit lider dhe këputët ne mes listën. Dikur mbushnit gjithë anën e djathë të parlamentit, sot jeni katandisur në 6 rreshta. Aryeja pse nuk diskutoni për gjëra serioze pasi administratori juaj është administrator i boshllëkut. Basha mos ti bjerë foltores se grupin e Saliut nuk e tremb, as grupin e Jozefinës. Por po vazhdoi kështu do ta bëjë Saliun deputetin e grupit të ringritjes së PD dhe po ndodhi kjo, Hollanda është afër”, u shpreh Ahmetaj.

Në lidhje me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël Ahmetaj tha se, “TVSH është e përfshirë në çmimin final, nuk ka rritje çmimi, fiksojeni mirë këtë”.

“Shqipëria nuk është vendi i pasur, por nuk është aq i varfër sa në 2013-ën, jemi rritur me 4%. Nuk i thoni një fjalë të mirë shqiptarëve. Mund të na tregoni nëse keni ndonjë ide edhe pse ju i këputët ata që kishin ide”,
tha Ahmetaj. 

Fjala e plotë e ministrit Ahmetaj në parlament
Nëqoftëse diskutimi i një partie të tërë që është mbledhur gjithsej ne gjashtë rreshta në parlament, (dikur mbushte gjithë krahun e djathtë), behet duke sharë e duke vënë epitete, nqs kjo është mën​yra juaj dhe ky është diskutimi juaj, atëherë realisht nuk ka problem për qeverinë, nuk ka problem për maxhorancën. Se të humbasësh busullën njëherë dhe të thuash ke humbur busullën është ndihmë, edhe herën e dytë kështu është, pastaj herën e tretë i bie që ke qejf ta humbësh busullën.

A ka probleme 2017? Të marrim raportin e OSBE Odihrit, të marrim thelbin. Ky institucioni për monitorimin e zgjedhjeve mban qëndrim të drejtpërdrejtë për zgjedhjet e 2013,  dhe pastaj rreshton probleme që diku janë minore, diku janë më të mëdha se minore, që duhen rreshtuar.

Çfarë u tha këtu?!

Këtu nuk u tha asgjë, absolutisht asnjë problem konkret nga raporti, por krimi dhe droga. Arsyeja është shumë e thjeshtë, e tha Kryeministri, por unë do të përsëris disa gjëra dhe pastaj do të kaloj tek elementët qoftë ekonomike, qoftë edhe komik të dy tre përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Ajo çka është kryesorja është se zgjedhjet e 2017 përmbushën standardet për zgjedhje të lira dhe të qeta, edhe si rezultat i 18 Majit. Rezultati, sigurisht që ju thoni se nuk është faj juaj, unë do t'ju sjellë një shprehje, të Bertolt Brecht qe thoshte, “Nëse s'të pëlqen populli jot, ndryshoje atë”. Do ndryshoni popullin? 200 mijë vota më pak! 200 mijë vota më pak! Desha të ishte ketu administratori i një pjese tuajës, se vërtet jeni ndarë në grupe, i thashë të rrinte, por sigurisht që ai është në lirinë e tij si administrator dhe deputet, që të hyjë dhe të dale kur të dojë.

Fajin jua kanë shqiptarët që nuk ju dhanë vota për të qeverisur?! Nuk kishit program, nuk kishit lider dhe pastaj këputët në mes edhe listën. Edhe pastaj dëgjojmë këtu çudira nga anëtarë të grupit tuaj që realisht dhe një pjesë e mirë tuaja që është me eksperiencë, llahtarisen dhe nuk qeshin dot, sepse ka urdhër mos qesh për këtë, mos qesh për atë, mos buzqesh kur flet Kryeministri apo ndonjë tjetër nga ne. Megjithatë arsyeja serioze që ju nuk debatoni për gjëra serioze është se ju ka kapur boshti i boshllekut, administratori juaj është boshti i boshllekut.

Nuk diskuton asgjë serioze, vjen dhe tund gishtin këtu dhe i bie foltores.

E para gishtin ta kthejë nga vetja dhe foltores te mos i bjerë se maksimumi që mund të trembe jane ata që ka rreth vetes, se grupin e Saliut nuk e tremb, grupin e Jozefinës nuk e tremb, tani po vazhdoi kështu do ta bëje Saliun anëtar të ringritjes së grupit të PD-së, dhe po ndodhi ajo, i bie që Hollanda është afër nuk është larg.

Tani, është shumë e rëndësishme që t'i kthehemi disa elementëve që i ka përmendur. Elementi I TVSH-së, do vij këtu do të debatojmë së bashku, po edhe në komision dhe ndoshta do të keni ide për ta përmirësuar atë masë fiskale që do marrim, dhe nëse do keni, do t'i marrim parasysh. Por do t'ju lutesha, mirë keni larguar Ridvanin dhe nuk ka kush t'ju mësoje, por ka dy të tjerë këtu që ia vlen t'i dëgjoni, TVSH-ja është e përfshirë në çmimin final pavarsisht se deklarohet apo jo, edhe tek biznesi i vogël. Nuk ka rritje çmimi mos flisni budalleqet e dynjasë!

Mos flisni, budallalleqet e dynjasë se llahtarisni ata qe I kuptojnë dhe prap, shqiptarët nuk I bëni dot për budallenj. Kosto do të jetë minimale dhe sigurisht qe qeveria do të mendojë, siç po e shkruan ligjin me përjashtime për kategori të cilat në praktikë janë të pamundura që të futen në sistemin e TVSH-së. Mos përdorni një instrument fiskal I cili nuk ka kosto, nuk ka rritje çmimesh për të trembur. E keni bërë tërë kohës, e keni bërë përpara zgjedhjeve, Shqipëria po rrëzohet ekonomikisht, do të shkojmë tek Greqia etj etj.

E dyta, Shqipëria nuk është vend I pasur.Por nuk eshte aq I varfër sa në 2013. Po rritet me 4%. Debati është nëse është e mjaftueshme apo jo? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Rritet Kina 7% dhe prapë thotë që nuk është e mjaftueshme. Shkon Greqia 0,6-0,8%+ e thonë që shpëtuam nga kriza, ne kemi 4% dhe nuk u thoni një fjalë të mirë shqiptarëve për atë që ka ndryshuar. Sigurisht që te thoni që ka shumë për të ndryshuar, e të na tregoni se ndoshta mund të keni dhe ide pavarsisht se I keni vrarë ata që kishin ide, I keni nxjerrë jashtë parlamentit. Megjithatë më vjen shumë keq që administratori nuk është këtu por edhe doktori që është këtu, se me doktorin kam një marrëdhënie shumë interesante megjithëse me vjen shumë keq për dështimin që ka me administratorin, është dështimi më I madh që I ka ndodhur doktorit.

Do i referohem Kavajës se ma keni zënë në gojë edhe shpresoj që të vazhdoni te ma permendni Kavajën. Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Nuk na I vodhi votat, nuk ia vodhëm votat. Përkundrazi, bëmë një fushatë qytetare. Ishin 2 emra në fletën e votimit. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli I Kavajës I dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës perballe emrit te Lulzim Bashës. Kurse emrit te Dorianit me emrin e Isa Sakes, I dha 23 vota plus ketij te dytit.

Nuk kishte hapësirë për të debatuar. Është një shembull se si një parti e përgjegjshme, se si një mazhorancë e përgjegjshme ndryshon rezultatin me 23 vota, me logjikën e administrator mavrisë. Isa Sakja duhet të ishte kryetar I Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më I mirë se sa ky që do t'ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t'ia përmënd Kavajën por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha.”

Ju keni një fatkeqesi miqtë e mi dhe shpesh ndiheni si të mjerë. Por ndjesë që e them këtë fjalë, ma mirekuptoni. Ju keni administrator monumentin shumë-dimensional të dështimit në 27 vite.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Fimi Epo kur kane goje ta flasin edhe pas kesaj super humbjeje te vjen te cash barkun ne katersh.Kavaja doli super mire ne keto zgjedhje.
avatar
Anonim
Andueli Kjo tregon se ato zgjedhje ne Kavaje ishin te ndershme. Se qytetaret votuan ate qe deshen. Dhe me kete kryetar partie qe ka PD sdo jene per shume gjate ne pushtet.
avatar
Anonim
Vera TVSH mbi te gjitha ka qellimin e luftimit te informalitetit. Bizneset nuk perdornin faturat dhe kjo ulte deklarimin e fitimit duke u kthyer ne biznes te vogel. Kjo gje pengohet nga tvsh pasi kjo taks ndjek cdo transaksion deri tek konsumatori dhe mat realisht kush eshte nje biznes I vogel dhe kush jo. Une personalisht jam pro kesaj takse.
avatar
Anonim
rudi Nuk e di por ky Basha ka rene ne nje batak nga I cili degjohen vetem fjale qe duken si fjlaet e fundit pas nje agonie. Lulit I ka ardhur fundi si kryetar partie per te mos thene qe duhet te largohet nga politika shqiptare si I paafte.
avatar
Anonim
arta Ju keni bere nje pune shume te shkelqyer z.Ahmetaj. Mos u merrni me dike qe arritjen e tij me te madhe ka qene fjetja ne cdo pozicion qe ka mbajtur. Jo me fal arritja e tij me e madhe ka qene vjedhja e rruges Durres-Kukes
avatar
Anonim
Vani Dolėn Zagarėt dhe Muzhikėt me Pagesė qė nxjerr Arben Ahmetaj ! Po me ēfarė Lekėsh i paguan Arben Ahmetaj Komentuesit Lapanjozė ?!? Sigusht me Lekėt qė u Zhvat Shqiptarėve, prandaj edhe Avokat Ngjela ka tė drejtė qė i sulmon tź gjithė , sepse Hajdutėt janė tė gjithė njėsoj .
avatar
Anonim
gani Po ti ke mbron ore vani? Apo je magazinieri i Saliut? Se paske dhe fytyr qe te akuzosh te tjeret duke mbrojtur ato qe po shan ky zotria
avatar
Anonim
Juna Je i mire mos I jep vemendje lulit
avatar
Anonim
Xeni Keta jane ca mbetje Beno qe skemi ci duam vazhdo luften ndaj informales
avatar
Anonim
Xeni Keta jane ca mbetje Beno qe skemi ci duam vazhdo luften ndaj informales
avatar
Anonim
Ladi Ky luli nuk di ca thote ai di vetem te zihet qe te shmangi argumentat
avatar
Anonim
Eri Aman minister mos u merr me lulin se ai vetem fle
avatar
Anonim
Qaniu Je Hajdut qė do tē marr Drejtėsia e RE dhe do tė ēojė pas hekurave O ARBEN Ahmuti ! Lėri Lėpirjet qė ju bėn Kriminelėve-HAJDUTĖ tė PDsė , sepse ti nuk je mė i mirė. Je Ministri mė i Korruptuar I Qeverisė RAMA qė do pėrfundosh si mos mė keq dhe do tė zėri mallkimi i Shqiptarėve shumė shpejt
avatar
Anonim
ardian Qani nuk kemi ca ti bejme qe kto ttjeret sjan si ato te PD-se. Jo te gjithe e kane mendjen per te vjedhur
avatar
Anonim
Arben Hajdut Ahmetaj Ik ore ti Zhabulan me Makinė 200.000€URO qė i bje kryq e tėrthort EVROPĖS me Lekėt qė ju Vjedh Shqiptarėve! HELM dhe SĖMUNDJE pėr ju dhe Familjet tuaja Paratė e Vjedhura tė Kujtdo krahu Politik qofshit ! Shqiptarėt s’kanė bukė tė hanė kurse ti bźn Gam Gam si Qźn nga BABĖZIA e tepėrt qė do tė zėrė Sytē njė ditė tė afėrt
avatar
Anonim
Arben Hajdut Ahmetaj Ik ore ti Zhabulan me Makinė 200.000€URO qė i bje kryq e tėrthort EVROPĖS me Lekėt qė ju Vjedh Shqiptarėve! HELM dhe SĖMUNDJE pėr ju dhe Familjet tuaja Paratė e Vjedhura tė Kujtdo krahu Politik qofshit ! Shqiptarėt s’kanė bukė tė hanė kurse ti bźn Gam Gam si Qźn nga BABĖZIA e tepėrt qė do tė zėrė Sytē njė ditė tė afėrt
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274