Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
13 Tetor 2017 - 14:47 | përditesuar në 15:30
Ndërtimi në Vjosë, Drejtori i Rendit:
Mjedisi, përgjegjësi e vendorëve
Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj deklaroi se jo vetëm për ndërtimin në Vjosë, por për të gjitha rastet do të merren masa të ashpra.

Ai u shpreh se kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor, është detyrë dhe përgjegjësi e strukturave të Policisë Vendore.

Policia e Shtetit shkarkoi dhe përjashtoi disa drejtues dhe punonjës për ndërtimin në Vjosë.

Deklarata
U njohët sot paradite përmes një njoftimi për shtyp me masat e marra në fund të një analize të hollësishme, lidhur me mos veprimet e disa strukturave të Policisë së Shtetit, për një tentativë për ndërtim pa leje në grykën e Këlcyrës.

Veç përjashtimit të një punonjësi policie të rolit bazë, i cili është përgjegjës direkt për kontrollin e territorit, janë shkarkuar nga detyra edhe eprorët e tij, drejtues të policisë lokale.

Masat përfshijnë edhe 2 drejtuesit vendore të Policisë së Gjirokastrës, pasi mbi bazën e konkluzioneve të Drejtorisë së Standardeve nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit.

Theksojmë këtu se kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor, është detyrë dhe përgjegjësi e strukturave të Policisë Vendore.

E masat e ashpra justifikojnë përmasën e problematikës së shfaqur me ndërtimin në zonën e Këlcyrës.

Por ky nuk është rasti i parë, e pa dyshim nuk do të jetë as i fundit, i ndëshkimit të strukturave policore dhe çdo strukture tjetër të implikuar, nëse nuk reagojnë apo heshtin përballë paligjshmërisë, kudo qoftë ajo.

Në javët e kaluara janë marrë masa edhe për 2 drejtues të Komisariateve të Policisë në kryeqytet. Ndërtimi pa leje është dhe konsiderohet një krim mjedisor dhe Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në krye të kësaj lufte.

Në zbatim të porosive të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, në të gjitha drejtoritë vendore të policisë, do të nisin analiza të detajuara mbi problematikat e shfaqura dhe marrjen e masave për reflektimin ndaj tyre.

Duke përfituar nga ky komunikim publik, gjej rastin të apeloj në emër të Policisë së Shtetit dhe të kërkoj nga të gjithë institucionet, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe mediat padyshim, të angazhohen dhe të jenë në krah nesh, duke i garantuar se Policia e Shtetit do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm, të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit e shërbim të qytetarëve.

 

dy.b/shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Goni Po ky nga KM dhe Ministri i merr porosite. E harroi drejtorin e pergjithshem te policise shtetit servili. Ky do nxjerre roje te dera, si e pati nxjerre Ben Ujka dikur.
avatar
Anonim
klodi rexhepi ndryshimet qe ka pesuar policia me ministrin e ri jane me se te dukshme.
avatar
Anonim
Altin bashaa Hiqini ata t korruptuarit per nje 500 leksh..ca i mbani akoma atyy..bejeni ate dreq filtrimi ne polici se boll ndenjen
avatar
Anonim
Gregor Dule Vettingu duhet te zbtohet sa me par per te larguar te inkriminuarit ne rradhet e policise
avatar
Anonim
Krenar Ferra Policia po ben nje pun te shkelqyer me rendin dhe sigurin dhe po godet cdo kend qe ben veprime te paligjshme
avatar
Anonim
Fadil Kaso Qekur ka ardhur minstei i ri kane ndodhur shume ndryshime pozitive dhe policia eshte bere me efikase.
avatar
Anonim
tushe agolli policia po punon vertete dhe nuk mburret kot per tu dukur,e gjitha kjo fale ministrit qe di me se miri te ushtroje punen e tij.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274