Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Elvis Nabolli
13 Tetor 2017 - 15:07
Shqiptari përleshet me policin
malazez, i thyen gishtat e dorës
Një 34 vjecar nga Shqipëria është arrestuar nga policia e kufirit dhe migracionit e Malit të Zi, pasi është kapur me 88 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Pëllumb Guri 34 vjec nga Shkodra është arrestuar në territorin e Malit të Zi teksa së bashku me tre persona tjerë po transportonte lëndën narkotike.

Policia kufitare e Malit të Zi pas punës operative në bashkëpunim me policinë kufitare të Shqipërisë, ka monitoruar pjesën e kufirit tokësor në zonën e Malësisë së Madhe, në pjesën e quajtur Bardhaj në fshatin Hot.

Dhe në momentin e arrestimit të 34 vjecarit ka qenë ky i fundit i cili ka tentuar të qëlloi në drejtim të policisë malazeze, por njëri nga efektivët është përballur me te duke e neutralizuar dhe i hequr armën e zjarrit tip pistoletë e markës “Astra” 9 mm me 5 fishek.

3 personat e  tjerë te cilit ishin te ngarkuar me çanta janë larguar në drejtim të territorit të Shqipërisë. Nga sa raportohet nga policia malazeze efektivi I policisë së kufirit në momentin e përplasjes me 34 vjecarin me qëllim bllokim e armës dhe neutralizimin e tij ka thyer edhe gishtat e dorës së majtë dhe ka pësuar disa dëmtime tjera.

34 vjecari Pëllumb Guri I cili mësohet se është nga Shkodra ndodhet në paraburgim dhe ai akuzohet për veprat penale, “Kundërshtim të forcave të Rendit”, “Kanosje të zyrtarit të policisë”,” Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kalim I pa ligjëshem I kufirit” dhe “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Lënda narkotike është sekuestruar nga ana e policisë malazeze Ndërsa po punohet për identifikimin e tre personave tjerë të përfshirë në transportin e lëndës narkotike. 

 

dy.b/shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274