Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Intervista esjona konomi
12 Nentor 2017 - 14:10 | përditesuar në 08:59
'Hajduti i pulave qė do tė bėhet
deputet', Dokle sjell romanin e ri
Dokle rrėfen detajet e romanit 'Lulet e Skajbotės' 
'Akademia e Shkencave duhet tė reformohet'
“Njė hajdut pulash qė kėrkon tė bėhet deputet”. “Njė oborr shtėpie i zbrazur nga njerėzit e i  mbushur nga ferrat”.  “Njė arkivol emigranti qė qahet nga familja e gabuar”. Kėto janė vetėm pak nga episodet e romanit “Lulet e Skajbotės” qė ish-deputeti Socialist, Namik Dokle sjell kėtė nėntor pėr tė pėrshkruar Shqipėrinė e tranzicionit tė zgjatur, ku emigracioni merr me vete dhe trurin dhe inteligjencėn e kombit dhe lė hapėsira pėr promovimin e njerėzve tė pamoralshėm e tė pa arsimuar.

“Jam pėrpjekur tė pėrshkruaj njė realitet dramatik tė sotėm qė ėshtė njė realitet dramatik nė tė gjithė vendin. Ka edhe personazh nė libėr qė, siē e kam thėnė nga hajdut pulash bėhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon tė bėhet deputet, edhe pse ka diplomėn e universitetit dhe pėrgatitet pėr kandidat shkencash ndėrkohė qė nuk ka dėftesėn e shtatė-vjeēares”,-tregon ish-deputeti i cili tashmė zhvillon njė jetė publike si shkrimtar. Dokle, i cili ka investuar dekada nga jeta e vetė nė politikė, thotė se kjo e fundit i ka shkaktuar shumė plagė shoqėrisė.

“Njė personazh nė libėr thotė qė: po ikin djemtė dhe oborret tona po i zė gjėma e ferrave. Tranzicioni ėshtė koha qė ndanė njerėzit nė fajtorė dhe nė vuajtės dhe realisht ka pasur shumė ngjarje qė mund tė shmangeshin dhe duheshin shmangur pa tjetėr qė njerėzit e thjeshtė tė mos vuanin siē kanė vuajtur. Mė shumė i drejtohem kėtyre njerėzve dhe nėpėrmjet tyre dh institucioneve qė bėjnė politika qė tė mos braktiset vendi! Le tė lėvizim lirshėm por tė mos braktisim atė ēfarė na ka lėnė natyra dhe perėndia!  Sot, sipas mendimit tim,  nuk ka tė gjithė bashkėvujatės dhe bashkėfajorė, por ka fajtorė dhe vuajtjes dhe vuajtėsit janė nga njėra anė dhe fajtorėt nga ana tjetėr”,-tha autori. Nė roman, Dokle i referohet disa herė me shpotitje dhe ironi Akademisė sė Shkencave.

Ai mbėshtet tėrėsisht qasjen e kryeministrit Rama pėr njė reformė tė thellė nė kėtė institucion. “Ēdo Akademi Shkencash duhet tė meritojė emrin qė ka dhe njė shtet pa akademi nuk mund tė jetė shtet qė mund tė pėrparojė dhe unė nė kėtė kontekst jam plotėsisht dakord qė Akademia duhet tė reformohet dhe duhet tė merret me ēėshtje tė rėndėsishme tė zhvillimit tė shtetit tonė”,-deklaron Dokle. Tashmė, jashtė parlamentit, ai ėshtė i vendosur t’i dedikohet tėrėsisht letėrsisė, pėr tė thėnė ato qė korridoret e politikės nuk ja kanė lejuar tė thoshte. “Letėrsia dhe politika janė shumė xheloze ndaj njėra tjetrės”,-shprehet Dokle. Promovimi i librit “Lulet e skajbotės” tė Dokles do tė bėhet nė ditėn e parė tė Panairit tė Librit nė Pallatin e Kongreseve, tė mėrkurėn nė orėn 18:00.

Z.Dokle, pas “Vajzave tė mjegullės”, vini kėtė nėntor me “Lulet e Skajbotės”. Riktheheni sėrisht nė Gorė, nė njė realitet tė trishtueshėm, me probleme nė tė dy librat. Pse pėrsėri nė Gorė, keni pengje tė gjėrave qė nuk keni mundur tė bėni nė politikė pėr atė zonė, apo ėshtė njė takim me fėmijėrinė tuaj?

 Jo. Libri i parė kishte tė bėnte mė fėmijėrinė time, por ky nuk ka tė bėjė fare me fėmijėrinė time, sepse ngjarjet zhvillohet 30-40 vjet pas librit tė parė. Libri ka tė bėjė me realitetin aktual tė realitetit nė ato zona. Natyrisht, edhe unė, si shumė tė tjerė, shkruaj pėr njė zonė, njė filozofi, njė traditė qė e njoh mė mirė, pasi ēdo shkrimtar futet nė letra pėr tė shkruar pėr atė gjė qė e njeh mė mirė, pėr atė gjė qė e ndjen mė shumė, pėr atė gjė qė e nxit dhe e frymėzon. Siē e thatė edhe ju, edhe pėr atė gjė qė mund t’i kenė ngelur edhe pengje. Nuk ka njeri qė nuk ka pengje, njė apo mė shumė tė tillė. Nė rastin konkret, unė jam pėrpjekur tė pėrshkruaj njė aktualitet dramatik tė sotėm, qė nuk ėshtė thjesht nė Gorė, por ėshtė njė realitet dramatik nė tė gjithė vendin, dhe jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė shumė vende tė tjera. Drama, dhimbja, trishtimi qė lė pas emigracioni. Kjo ėshtė arsyeja qė unė nuk jam marrė me jetėn e emigrantėve jashtė atdheut, por me dramėn, me atė boshllėk shpirtėror dhe njerėzor qė lėnė fėmijėt e ikur. Ėshtė njė personazh aty nė libėr qė thotė “po ikin djemtė dhe oborret tona po i zė gjėma e ferrave”, sepse braktisen shtėpitė dhe dyert hapen pėr ferrat. Dyert mbyllen pėr njerėzit dhe mbyllen pėr ferrat. Ky ėshtė ai realitet qė mė ka nxitur mua tė shkruaj kėtė roman. Ka aty kėtu, ndonjė personazh qė vjen shkarazi nga “Vajzat e mjegullės”, por pėrgjithėsisht janė personazhe krejt tė rinj, qė jetojnė nė njė kohė tė re. Tek “Vajzat e Mjegullės” flisja pėr njė realitet tė trishtueshėm tė kohės sė komunizmit, tani, nė kėtė roman tė ri, “Lulet e skajbotės”, flas pėr njė kohė tė tanishme. Ngjarjet zhvillohen nė ditėt midis dy shekujve.

Ēdo shkrimtar kur shkruan, besoj edhe ju, kėrkon tė pėrcjellė njė mesazh. Kujt i drejtoheni me kėtė roman: ndonjė shtrese tė caktuar sociale apo politikėbėrėsve?

Ky ėshtė njė mesazh pėr njerėzit. Unė e kam thėnė edhe nė romanin e parė, dhe po e them edhe tani me tė dytin: misioni i letėrsisė, sipas mendimit tim, nuk ėshtė tė shkruajė pėr ata qė bėjnė politikėn apo historinė,por ėshtė pėr tė shkruar pėr viktimat e kėtyre. Unė shkruaj pėr njerėzit e thjeshtė, pėr kėto viktima tė kohės tė cilėt janė tė detyruar tė braktisin vendlindjet e tyre, dhe shkojnė tė kėrkojnė bukėn e tyre dhe njė jetė mė tė mirė diku tjetėr. Unė nuk jam kundėr lėvizjes sė njerėzve. Lėvizja e lirė e njerėzve ėshtė njė nga tiparet e zhvillimit tė Shqipėrisė dhe gjithė botės, por njė lėvizje e lirė qė nuk lė drama, nuk lė ferra, qė nuk le tragjedi. Kjo duhet tė jetė lėvizja normale. Ajo ēfarė mė ka shqetėsuar e mė shqetėson mua ėshtė qė ne nuk kemi njė lėvizje normale dhe tė rregulluar, por njė lėvizje spontane, nga halli, nga varfėria, nga mos-gjetja e atyre gjėrave qė njerėzit kėrkojnė nė vendin e tyre, nė shtėpinė e tyre. Me kėtė libėr, kėtė mesazh jua dėrgoj kėtyre njerėzve, e nėpėrmjet tyre dhe institucioneve politikėbėrėse, qė tė mos braktiset vendi. Tė lėvizim lirshėm, por tė mos braktisim vendin, nė atė ēfarė na ka dhėnė perėndia dhe natyra.

A ka nėntekst politik ky libėr? Unė e prisja nė fakt, nga gjithė komunikimi qė kemi pasur sė bashku gjatė kohės qė po punonit pėr librin. A i gjejmė kėto nėntekste?

Padyshim qė ka nėntekst politik. Ėshtė njė personazh aty, qė nga hajdut pulash bėhet biznesmen dhe nga biznesmen i madh synon tė bėhet deputet. Ky person ka diplomėn e universitetit, po pėrgatitet pėr kandidat shkencash, ndėrkohė qė nuk ka dėftesėn e 7 vjeēares. Romani ka njė moment interesat se si njė njeri, qė ka njė diplomė universiteti, kthehet nė fshat sepse i duhet dėftesa e fillores. Janė kėta lloj njerėzish qė ndikojnė nė gjėra qė nuk duhet tė jenė nėn ndikimin e tyre. Nė fillimet e demokracisė pati dalė njė parullė, qė edhe pse e kishte thėnė njė kundėrshtari im politik, mendoja se ishte e drejtė: “Ne jemi tė gjithė bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė”. Sot mendoj qė nuk jemi tė gjithė bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė, por ka fajtorė dhe vuajtės. Fajtorėt janė nė njė anė dhe vuajtėsit nė anėn tjetėr.

Gjatė leximit tė librit kam gjetur disa herė me shpotitje dhe ironi Akademisė sė Shkencave. Mendoni dhe ju si kryeministri Rama se ky institucion duhet tė reformohet?

Absolutisht po. Natyrisht, kėto mendime pėr Akademinė e Shkencave i kam bėrė kur nuk kishte dalė ende ky diskutim publik mbi kėtė institucion. Akademia e Shkencave ėshtė njė nga institucionet mė tė rėndėsishme tė njė vendi, por ēdo Akademi Shkencash duhet tė meritojė kėtė emėr qė ka. Kėto elementė qė kam shkruar nė roman nuk kanė tė bėjnė fare me diskutimet e ditės pėr Akademinė e Shkencave. Por, gjithsesi ėshtė njė element i jetės sonė shoqėrore. Njė shtet pa Akademi nuk mund tė pėrparojė. Njė popull pa teatėr nuk mund tė emancipohet. Pra, janė disa institucione tė rėndėsishme, pėr tė cilat, pėr fat tė keq, qeveritė kanė kujdes tė paktė. Tė reformosh Akademinė ėshtė t’i japėsh kombit njė dritare pėr tė ecur pėrpara. Nė kėtė kontekst unė jam tėrėsisht dakord qė akademia duhet tė reformohet dhe qė akademia duhet tė merret mė ēėshtje tė rėndėsishme tė zhvillimi tė shtetit, vendit dhe kombit tonė.

U bėnė disa muaj qė ju jeni jashtė parlamentit. Ėshtė njė periudhė qė ju e keni ndjekur aktualitetit, dhe ku klasa politike, jo vetėm e familjes suaj politike, ėshtė nė njė kontestim tė madh shoqėror. Ju vjen keq qė nuk jeni nė parlament, apo ju vjen mirė qė nuk jeni pjesė e kėtij kontestimi tė madh?

Unė daljen nga parlamenti e kam menduar prej kohėsh, nuk ndodhi nė periudhėn kur bėheshin listat. Nėse ju kujtohet, nė njė intervistė qė kemi zhvilluar bashkė fiks dy vjet mė parė, un bėra njė deklaratė dhe ju e keni vėnė me titull tė madh nė gazetė: Namik Dokle nuk do tė kandidojė mė. Sepse  vjen njė kohė ku njeriu mendon se ka dhėnė gjithēka ka mundur nė kėtė drejtim dhe duhet tė merret me diēka tjetėr. Unė realisht e kam ndjerė mungesėn e kohės pėr tu marrė me letėrsi. Duke u marrė shumė me politikė kam lėnė shumė pengje pa kryer nė fushėn e letėrsisė, sepse letėrsia dhe politika janė shumė xheloze ndaj njėra-tjetrės. Me letėrsinė dhe politikėn duhet tė merresh me shumė pėrkushtim, dhe ky pėrkushtim s’mund tė jetė i njėkohshėm. Sė pari duke qenė i vetėdijshėm se vijnė njerėz tė rinj nė politikė dhe ju duhet hapur rruga, por edhe duke qenė se nuk kam pse tė rri mė nė parlament, por ndėrkohė nuk mund tė rri jo aktiv nė jetėn time dhe po merrem me letėrsi. Unė kam shkruar letėrsi shumė kohė pėrpara se tė hyja nė politikė, kam pasur njė periudhė ndėrprerjeje prej disa vitesh dhe tani i jam rikthyer pasionit tė parė. Jam rikthyer pėr tė thėnė ato gjėra qė nuk i kam thėnė, sepse njeriu ėshtė njė prush qė e djeg pėr tė thėnė atė qė do ta thotė para se tė vijė hiri qė mbulon prushin.

Teksa po lexoja librin gjeta njė shprehje interesante, brenda njė dialogu: “Ardhėt vonė. Vdekjen e morėn tė tjerėt”. Sa i ka marrė tranzicioni shoqėrisė shqiptare. A i ka marrė edhe vdekjen?

Shumė. Shumė na ka marrė. Jua thashė, tranzicioni ėshtė kohė qė ndan njerėzit nė fajtorė dhe vuajtės. Realisht ka pasur shumė ngjarje qė mund tė shmangeshin dhe duheshin shmangur patjetėr, qė njerėzit e thjeshtė tė mos vuanin ashtu siē kanė vuajtur dhe qė vuajnė akoma. Unė mendoj qė politika nuk fillon tek porta e presidencės, as tek kangjellat e kryeministrisė e as nė oborrin e parlamentit. Politika duhet tė fillojė nė oborrin e ēdo familjeje pėr tė parė nevojat e saj. Zhvillimi i Shqipėrisė duhet tė prekė tė gjithė cepat e vendit, nė 28 mijė kilometra katrorė, dhe jo vetėm njė pjesė tė saj. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nona Ose Namiku qe donte te behej president. E kam fjalen per garen qe beri Namiku me Ramiz Aline se kush do behej presidenti i pare mbas diktatures.
avatar
Anonim
A Ore mire ky hajduti qe don te behet deputet ,po per deputetet qe jane bere te gjithe hajdute pse nuk shkruan xhaxhi namiku ?????????????????????
avatar
Anonim
Njazi Kolaj Dyshoj se mund tč ket shkruar pčr jetčn e Astrit Patosit sepse nč fshatin e tijč ka patur nofkčn dhelpra e Fshatit.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277