Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Dossier PETRIT PALUSHI
06 Dhjetor 2017 - 08:08 | përditesuar në 09:35
Si e raportuan bashkėvuajtėsit
poetin Havzi Nela
Procedurat hetimore fillojnė me 30 maj 1975 dhe pėrfundojnė me 15 korrik tė po atij viti. Mė parė se tė niste ēeshtja nė ngarkim tė tij ishte parapėrgatitė terreni. N’atė lojė tinėzare tė nisur mė heret, punėtori operativ Fejzi Liēi, nė pėrgjim dhe pėrndjekje tė Havzi Nelės, mu aty brenda zgafellės gjen dhe ve nė lėvizje bashkėvuajtės me H. Nelėn, raportues me dėshirė ose jo, ndoshta tė nxitur me premtimin pėr ulje dėnimi a diēka tjetėr qė tash njėfarėsoj edhe mund ta marrim me mend. Por edhe njerėz tė lėkundshėm, tė thyeshėm natyrisht.

Para se tė niste procedimi hetimor asgjė nuk dimė mė tepėr pėr lojėn qė u pėrdor, rrethanat, etj, etj. Veēse mėsojmė nė fillimin e ēeshtjes penale “Se i quajturi Havzi Shaban Nela, duke qenė i ridėnuar nė kampin e riedukimit 303, Spaē, ka agjituar e propaganduar ndėr tė dėnuar pėr minimin e dobėsimin e pushtetit tonė popullor, krim ky qė parashikohet nė bazė tė nenit 73/I-rė i K. P.”

Me nisjen dhe gjatė procedurave hetimore mėsojmė shumė e shumė gjėra, qė nga marrja nė pyetje e H. Nelės, rrėfimet e kallėzuesve, etj., etj.

Situata qė shpalohet ėshtė e rėndė, krejt e padashur, gati - gati surreale qė ia shton mė tepėr zymtinė qelisė ku luhej skena.

Duhej qė i akuzuari H. Nela tė kryqėzohej edhe aty brenda qelisė sė Rrėshenit.

Para se ta sillnin aty i kish kryer do vjet burgim nė kamp-burgun e Spaēit, pikėrisht “Kėtu nė Spaē nė vorr tė ri” (siē do tė thoshte nė poemėn “Fluturon shqiponjė e malit”), bashkėvuajtės edhe me ata, tė cilėt kishin regjistruar me vėmendje ēdo fjalė tė tij dhe tani, pa fije pezmi nė fytyrė e shpirt duhet tė vijnė te hetuesi pa kurrfarė pendese e tė rirrėfejnė ēka u kish thėnė njeriu qė gjendej i akuzuar, anipse kishin rrėfyer mė parė hollėsisht te operativi i kamp - burgut. Regjimi rrekej tė baltoste ēdokėnd, madje edhe tė hidhte tė vuajturit nėpėr kampe kundėr njėri - tjetrit. E natyrisht, mes tė vuajturish gjendeshin edhe njerėz tė lėkundur, tė paqendrueshėm, aqsa tė raportonin edhe shokun e tyre tė bashkėvuajtjes dhe ai tė ridėnohej. “U mboll vendi me spiunė”, do tė thoshte mė vonė H. Nela nė poezinė “Luftė klasash, diktaturė”.

Tashmė skena ku do luhej drama e H. Nelės ėshtė e gatshme, e pėrgatitur me tepėr kujdes.

Regjisori ka pėrgatitur lojėsit (aktorėt) dhe pritet vetėm shfaqja e dramės.

Tė gjithė lojėsit e dramės (pėrveē H. Nelės pėr tė cilin luhej drama), do jenė tė kėnaqur me realizimin deri n’imti dhe pa kurrfarė mungese tė pjesėve tė saj.

Por gjatė vėnies sė dramės nė skenė, shpesh prishet rrjedha. H. Nela pranon tė merret nė pyetje nga hetuesi Shaban Dani, shpreh prap mospajtimet dhe kundėrshtitė e veta tė hapta me regjimin, siē pranon gjithashtu ato gjėra ē’u kish thėnė kallėzuesve, por, teksa ka pranuar megjithatė t’i lexohen kallėzimet e tyre kundėrshton shtesat nė dėshmitė e tyre.

Nė anėn tjetėr, dinjitari H. Nela i le kallėzuesit nė ngrohtėsinė e tyre tė rreme, krejt tė shplueshme dhe nuk pranon ballafaqimin me katėr prej tyre:

“Unė pėrveē atyre qė kam shpjeguar mė parė, kam pėr tė thėnė se me dėshmitarėt: Zenel B., Nazmi B., Naim U., Agustin P., nuk pranoj nė asnjė mėnyrė tė ballafaqohem me ta dhe nė rast se do tė mė detyrojnė me mė ballafaque nė hetuesi me kėto persona, unė do tė bėj skandal dhe nuk u pėrgjigjem fare thėnkave tė tyre, se ata janė njerėz pa dinjitet pėr mua”. (Dosja 9912/3-A, f. 25, Viti 1975)

Megjithatė, sipas njė dėshmie, nė dhjetor tė 1986-s H. Nela thoshte:

“Unė i rrėzova edhe me sy ato qė mė raportuen nė Spaē. Edhe hetuesin. Kur jepja shpjegime hetuesi s’mė kqyrte nė sy. Mora vesh ma vonė se njani prej tyne, Naim U., mbasi mė ridėnuen kishte pėrtypė zhivėn e shkrepses dhe e kishin ēue nė spital. Ndoshta ishte pendue pse mė raportoi. E kam falė. Edhe ato pesė tė tjerėt qė mė raportuen. Burgu i Spaēit ishte ferr. E aty kishte edhe njerėz qė ligėshtoheshin e dorėzoheshin”. (Dėshmi e vėllezėrve Asllan dhe Shukri Nela, dhėnė autorit tė kėtyre radhėve, Kollovoz, 18 qershor 1996)

Nė anėn tjetėr, afėrmendsh se nė vitin 1975 u gjendėn do vetė jo sojtarė prej bashkėvuajtėsve me H. Nelėn, ta pėrndiqnin dhe ta raportonin se ē’fliste ai, tek u shfaqte drejtadrejt mendimet kundėr regjimit, qindra e qindra bashkėvuajtės tė tjerė u munduan ta ruanin atė, t’i pėrkrahin mendimet e tij, siē ua pėrkrahte ai mendimet e tyre n’atė kohė tė veshur me vrantėsi e terr.

Krejt natyrshėm, bisedat ndėrmjet tyre fisnikėroheshin, merrnin rreze dielli edhe nė skutinat mė t’errta tė kamp - burgjeve. Kėsisoj, nė rrėfimet e shumė ish - bashkėvuajtėsve, si P. Arbnori, U. Kalakula, K. Trebeshina, V. Zhiti, I. Dida, F. Kupi, B. Ēoku, A. Musta, P. Doēi, etj., shpalohet dhe zbėrthehet mė sė miri kodi i komunikimit tė H. Nelės. Njė kod qė vinte prej vizionit tė dritės sė arsyeshme.

TĖ DHĖNA PĖR RAPORTUESIT (KALLĖZUESIT)

Tė dhėnat pėr kallėzuesit e H. Nelės janė tė zakonshme.

Vetėm pėr tre prej tyre nė dosjen hetimore shėnohet arsyeja e dėnimit (Petro D., pėr agjitacion e propagandė kundėr shtetit; Agustin P. dhe Nazmi B., pėr krime kundėr shtetit), ndėrsa pėr tre tė tjerėt nuk shėnohet arsyeja e dėnimit.

Ata rrėfehen para hetuesit nė datėn 9 korrik, ndėrsa me 12 korrik i lexohen H. Nelės kallėzimet e tyre.

Me 15 korrik H. Nela merret nė pyetje prej hetuesit nė prani tė prokurorit Hulusi Topollaj dhe thotė: “Me dėshmitarėt Zenel B., Nazmi B., Naim U. dhe Agustin P. nuk pranoj nė asnjė mėnyrė tė ballafaqohem me ta dhe nė rast se do tė mė detyrojnė me mė ballafaque nė hetuesi me kėto persona, unė do tė bėj skandal dhe nuk u pėrgjigjem fare thėnkave tė tyre, se ata janė njerėz pa dinjitet pėr mua”. I vetmi ballafaqim ėshtė po me 15 korrik ndėrmjet H. Nelės dhe Sotir D.

***

Sotir D., i biri i T. dhe i V., i datėlindjes 1925, lindur nė katundin Bodar tė Pėrmetit e banues familjarisht nė qytetin e Durrėsit, me arsim njė klasė tė mesme, me profesion marinar, i dėnuar me 15 vjet heqje tė lirisė.

Petro D., i biri i L. dhe M., i datėlindjes 1930, lindur nė Pėrmet e banues nė Tiranė familjarisht, me arsim tė mesėm, me profesion teknik i mesėm, i dėnuar me 4 vjet heqje tė lirisė pėr agjitacion e propagandė kundėr shtetit.

Agustin P., i biri i M. dhe i M., i datėlindjes 1939, lindur e banues nė fshatin Gurėz tė Krujės, me arsim tė mesėm, i dėnuar pėr krime kundėr shtetit, me profesion kuzhinier.

Naim U., i biri i M. dhe S., i datėlindjes 1947, lindur dhe banues nė fshatin Borje tė rrethit Kukės, me arsim tė mesėm, me profesion marangoz, i dėnuar me 20 vjet heqje tė lirisė.

Zenel B., i biri i H. dhe i R., i datėlindjes 1929, lindur dhe banues familjarisht nė katundin Pjeē tė rrethit Dibėr, me arsim fillor, me profesion bujk, i dėnuar me 20 vjet heqje tė lirisė.

Nazmi B., i biri i H. dhe H., i datėlindjes 1947, lindur e banues familjarisht nė Tiranė, me arsim tė mesėm, i dėnuar pėr krime kundėr shtetit.

PJESĖ NGA KALLĖZIMET…

Kallėzuesi SOTIR D.:

“… Unė, kėtu nė Kampin 303 Spaē jam qė nga fillimi e tani nė vazhdim. Tė dėnuarin Havzi Nela e kam njohur qe tash dy vjet, kohė nė tė cilėn ai ka ardhun nė Kampin e Spaēit. Kėtė e kam pasur nė punė shumė herė nė turnin tim. Kemi ndejur e fjetur edhe nė njė dhomė e kėshtu jam njohur me tė. Marrėdhėniet me kėtė i kam pasur tė mira, ashtu si me shumė tė tjerė dhe nuk kam pasur ndonjė rast tė jem grindur apo tė kem bėrė fjalė me tė.

… Mbaj mend mirė se ka qenė muaji shtator 1974, njė ditė mbasdreke kur ishim turni II-tė te pjacalja duke biseduar me Havzi Nelėn. Ky mė tha se Beqir Balluku nuk po duket mė fare, se edhe fotografitė ia kanė hequr, se kam marrė vesh se ai ėshtė arratisur pėr nė Bullgari bashkė me oficera tė tjerė madhorė, si Rrahman Parllakun, Hamdi Matin e shumė tė tjerė, se njė pjesė i kanė arrestuar e kanė bėrė njė pastrim tė fortė nė ushtri. Ai thonte se Beqir Balluku kishte shtruar pėrpara Byrosė politike tė Komitetit Qendror tė Partisė qė Shqipėria nuk duhet tė rrijė e veēuar, por ajo duhet tė kthejė sytė nga vendet e tjera tė botės perėndimore e lindore e llafe tė tjera e pėr kėtė atė duhet ta kenė hequr. Ai thoshte se tė gjithė ato kuadro qė kanė studjuar nė B. S., nuk mundet tė pajtohen me politikėn e kėtyre, prandaj ato do t’i heqin e tė nxjerrin tė rinj qė t’u pėrshtaten politikės kėtyre, se vetė koha e kėrkon, se populli po vuan nga ana ekonomike dhe pushteti kėtu i ka ditėt e numėrueme dhe se kėto do t’i hanė kryet njėri - tjetrit, etj.

Mė kujtohet se nė njė bisedė tjetėr, Havzi Nela mė ka thėnė se Konferenca e Sigurimit Europian ėshtė pozitive pėr tė gjithė popujt e Europės, edhe pėr popullin tonė, pamvarėsisht se kėta nuk marrin pjesė nė kėtė konferencė. Se kjo konferencė do t’i sigurojė tė gjithė popujt e Europės nga luftėrat, do tė bėjė qė ekonomija tė zhvillohet me shpejtėsi, kultura e shkenca do tė rritet nė nivel tė lartė, se kohėrat kanė ndryshuar e bota ėshtė nė zhvillim e tjera llafe. Po kėshtu tha se Shqipėrija, pamvarėsisht se nuk merr pjesė nė kėtė konferencė, pėrfundimisht ėshtė e detyruar tė zbatojė vendimet e saja se nuk mund tė rrijė e veēuar se nuk e lėnė shtetet e mėdha dhe si pėrfundim njerėzit kėtu do tė gėzojnė liri tė plotė me shkue atje ku tė duan e kur tė duan. Ai thonte se nė Perėndim njerėzit janė tė lirė tė bėjnė greva, tė shkruajnė e tė flasin pėr kundėr sistemit nė fuqi e kėsaj i thonė liri, ndėrsa kėtu thonte ai po tė flasėsh edhe njė fjalė kundėr sistemit tė fusin nė burg e tė marrin jetėn e shumė llafe tė tjera. Me njė fjalė, Havziu fliste hapur kundėr sistemit socialist, bile kur ia kundėrshtoje thonte unė kam mendimet e pikėpamjet e mija pėr kėtė ēeshtje.

Mė kujtohet nė njė rast, nė vjeshtėn e vitit kaluar, mė kujtohet se kemi qenė te Galerija 19, nė zonėn e dytė te barakja dhe Havzi Nela hyri nė debate me tė dėnuarin Petro B. pėr ēeshtje politike. Kėtu ndigjova se Havzi Nela i fliste Petros pėr lirinė e demokracinė amerikane duke e krahasuar me vendin tonė. Havziu thoshte se alamet president i Shteteve tė Bashkueme tė Amerikės, Gjerald Ford, kur hypi nė fuqi bėri betimin para Gjykatės sė lartė, se presidenti Nikson doli pėrpara gjyqit e tjera llafe, ndėrsa kėtu nė Shqipėri ata tė mėdhenjtė nuk bėjnė betime e nuk japin llogari. Ndėrsa Petro D. i thonte nuk ėshtė ashtu, se edhe kėtu tė gjithė ato qė kanė bėrė faje i kanė dėnuar, pamvarėsisht se kanė qenė tė mėdhenj dhe ia shpjegonte qė me tradhėtinė e grupeve qė kanė dalė nė vendin tonė, mirėpo Havziut nuk i mbushej mendja se e konsideronte veten si njeri shumė i ngritur se kishte qenė arsimtar e studjonte libra. Bile i kam pasė thėnė: Mos fol kėshtu se do tė ēojnė nė izolim nė Burrel! Ai mė thoshte se kėtė dua unė se atje ėshtė mė mirė, se atje ka njė bibliotekė tė mirė e kam mundėsi me studiue mė shumė e nuk heqi dorė nga rruga e jeme dhe kėtė qė ta them ty ia them kujtdo, etj.” (Dosja 9912/3-A, f. 26-27 (Viti 1975)

Kallėzuesi PETRO D.:

“… Unė kam ardhur nė Kampin e Spaēit nė muajin shkurt 1974 dhe mė vonė jam njohur kėtu nė kamp me tė dėnuarin Havzi Nela nga rrethi i Kukėsit. Ai punonte nė Planin e Pjerrtė, vagonist nė transportim materiali, ndėrsa unė punoja nė mirėmbajtje dhe pregatitsha baltė pėr minat pėr nė zonėn e dytė dhe kėshtu jam njohur me kėtė. Marrėdhėniet me kėtė Havzinė i kam pasur tė mira.

… Me sa mbaj mend ka qenė muaji tetor 1974, kur kemi qenė njė ditė te Galeria 19, te barakja. Havziu ndėrhyni nė biseda politike duke thėnė se nė Amerikė ka liri e demokraci tė vėrtetė pėr njerėzit e nuk ėshtė ashtu si thuhet kėtu se atje s’ka liri e demokraci. Kėtė, tha Havziu e tregon edhe thirrja nė gjyq e presidentit amerikan Nikson dhe se atė e hoqėn nga posti dhe, megjithėse unė ia kundėrshtova ai qėndronte nė tė tijėn dhe mundohej qė t’i shpjegonte e t’u mbushte mendjen tė tjerėve. Po kėshtu tha se ja, kėtu nuk ka liri sepse tė dėnojnė edhe pėr njė llaf e pse tė bėjmė kaq vjet burg e tjera, llafe tė cilat i ka ndigjuar me sa di unė edhe Sotir D. qė ishte atyafėr dhe tha: Leni kėto llafe e shkoni nė punė”. (Po aty, f. 28)

Kallėzuesi AGUSTIN P.:

“… Unė, Havzi Nelėn e kam njohur kėtu, nė Kampin e Spaēit, qė nga viti 1971 e nė vazhdim deri para dy muajsh. Unė pėr njė kohė kam qenė brigadier i tė dėnuarve dhe kam punuar nė Kampin e Pjerrtė dhe Havziun e kam pasur nė brigadė gjatė vitit 1973 dhe me kėtė s’kam pasur asgjė tė keqe, vetėm se shpeshherė i kam folė pėr ēeshtjen e punės se nuk punonte mirė; ai kundėrshtonte tė gjithė planet e punės qė shtroja unė pėrpara brigadės. Thonte se puno pėr kėtė punė ti e llafe tė tjera.

… Thonte se kėto gjėra do tė sigurohen e do tė rregullohen nga Konferenca e Sigurimit Europian, e cila ėshtė nė dobi tė gjithė popujve dhe pėr ne, se kėtu ka diktaturė tė fortė pėr popullin, por do tė marrė fund shpejt se i kanė ditėt e numėrueme, etj.

Po kėshtu mė kujtohet se nė njė rast i kishin ardhun nė takim i vėllai i tij bashkė me kunatėn dhe se kur kishte vajtun nė takim tha Havziu, ata e kishin pyetur si po e kaloni kėtu dhe se ky u ishte pėrgjigjur se sa pėr bukė e punė e hu kena boll dhe se ia kishin ndėrprerė takimin. Tha se kėto kėshtu bėjnė se janė kėlyshėt e Enver Hoxhės e maskarej e shante.” (Po aty, f. 30).

Kallėzuesi NAIM U.:

“… Nė bisedat qė kam pasur me Havzi Nelėn, ai fliste me urrejtje pėr pushtetin popullor nė Shqipėri. Mė ka thėnė se kėtu nuk ka liri e demokraci, sepse ka diktaturė tė fortė, se i dėnojnė njerėzit kot sepse dalin jashtė shtetit, kurse nė vendet e tjera arratisja nuk dėnohet, se jeta ekonomike e vendit tonė nė krahasim me vendet e tjera tė botės ėshtė e dobėt, se liritė e njerėzve kėtu janė tė kufizueme e llafe tė tjera.

Kur ndodhėn ngjarjet nė Qipro, Havziu thonte se shtypi e radio e Shqipėrisė nuk thonė tė vėrtetėn pėr kėtė ngjarje, se Bashkimi Sovjetik nuk ėshtė shtet revizionist siē propagandohet kėtu, por kėta e bėjnė kėtė propagandė nga frika se mos Bashkimi Sovjetik do tė hyjė nė Qipro e tė vijė e tė sulmojė edhe Shqipėrinė, se kėto janė nga ato qė u trembėn nga 600 burra tė revoltės nė Kampin e Spaēit, tė cilėt ishin pa armė e jo mė tė mos kenė frikė nga ata tė huajt. Por sido qė tė jetė puna, kur tė marrė fund Konferenca e Sigurimit Europian dhe kėto do tė marrin fund, etj., qė tani nuk i mbaj edhe mend.” (Po aty, f. 31)

Kallėzuesi ZENEL B.:

“... Me sa mė kujtohet, ka qenė aty nga mesi i muajit nėntor 1974, mbas dreke, kur ishim nė tarracėn e banjave nė kampin 303, Spaē, duke shėtitur me tė dėnuarin Havzi Nela nga rrethi i Kukėsit, ramė nė bisedė pėr festėn e 30 - vjetorit tė ēlirimit tė atdheut, duke pasur shpresė pėr ndonjė falje tė dėnimit tonė. Nė kėtė rast, Havzi Nela mė tha: Lirim mos prit se nuk ka.

... Se udhėheqėsve tė tjerė kėtu u ka ardhur fundi, se u ka ardhur litari nė grykė dhe se fuqitė e mėdha, Shtetet e Bashkueme tė Amerikės dhe Bashkimi Sovjetik do t’i detyrojnė me lėshue kėtė vend.

 ... Kam parė se edhe kur ndodhi revolta e Spaēit nga tė dėnuarit nė kampin e Spaēit ka qenė njeriu mė aktiv nė tė duke hedhur parulla pėr kundėr pushtetit e partisė; ka marrė pjesė nė mbledhjen ndėrkrahinore qė u bė si pėrfaqėsues i rrethit tė Kukėsit, etj”. (Po aty, f. 32)

 Kallėzuesi NAZMI B.:

“… Meqenėse unė jam me origjinė nga Kukėsi, ky mė ėshtė mė afruar mua e kemi ndejtur e biseduar shpeshherė.

Ky paraqitesh si person i ngritur nga niveli kulturės. Nga bisedat qė bėnim, Havziu fliste me urrejtje pėr pushtetin popullor. Thoshte se kėto i dėnojnė njerėzit kot, se kėto kanė ligje tė tmerrshme, saqė nuk i ka asnjė shtet i botės, se pėr njė arratisje tė kalbin me 10 vjet burg, kurse nė vende tė tjera kėto gjėra nuk dėnohen fare se njerėzit janė tė lirė ku tė duan e tė flasin e tė shkruajnė ato qė mendojnė edhe pėr kundėr sistemit. Ky thonte se e turpėruan rininė e popullin duke bėrė vepra ndėrtimi nė aksione sepse nuk kanė mjete financiare pėr tė bėrė investime; kėsaj nuk i thonė jetė pėr njerėzit, por vuajtje e skamje dhe e kanė mbushur vendin me burgje e kampe mė zi se Hitleri duke i shfarosur njerėzit e ky ėshtė sistemi i komunizmit thonte, etj.

Mė thonte se nė vendet e Perėndimit, muzika, arti, kultura, shkenca e niveli i jetesės popullit ka arritur kulmin e zhvillimit e nuk ėshtė si kėtu qė nuk ka asnjė zhvillim. Njerėzit kėtu punojnė gjithė ditėn e nuk shikojnė njė ditė tė bardhė. Ai i fliste hapur kėto gjėra, jo vetėm me tė tjerė, se e konsideronte sikur kėtė e kishte tė drejtė tė fliste; thonte se pėr kėto gjėra kam pikėpamjet e mija e i flas para kujtdo po ta lypė nevoja.

Kur ishim nė frontin e punės propagandonte mos me punue shumė pėr realizimin e planit shtetit; thonte se kėta tė marrin jetėn e nuk tė falin kurrė sado qė tė punojsh, sepse ne armiqtė e kėtyre jemi. Mė ka thėnė se ka qenė arratisur nė Jugosllavi dhe mbasi kishte qėndruar tre javė e kishin kthyer nė Shqipėri organet e UDB-sė dhe e kishin dėnuar.” (Po aty, f. 33 - 34)

                                    

***

 

Nė krye tė tetė vjetėve mbas dėnimit tė parė, erdhi ridėnimi i poetit Havzi Nela.

Mė 8 gusht tė vitit 1975, Gjykata e rrethit Mirditė e dėnoi me tetė vjet heqje lirie: “Pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor”, ndėrsa vendimi i formės sė prerė iu dha me 13 gusht.

Edhe pse mori ridėnimin, pėr katėr muaj tė tjerė vazhdojnė prap ta mbajnė nė qeli.

Nė fund tė poemės “Fluturon shqiponj’ e malit” gjendet shėnimi:

"Kjo poemė e ndame nė kangė u hartue nė birucat e Rrėshenit, kur unė isha nė vuejtje dhe nė nji mėrzi tė randė, pėr shkak se, megjithėse kisha mbarue punė me hetuesin dhe kisha dalė edhe nė gjyq (me 8 gusht 1975), vazhdonin tė mė mbanin ashtu, nė kondita shumė tė vėshtira jete. Pra, isha nė muejin e gjashtė tė qendrimit tim nė atė qeli, kur mė lindi ideja pėr atė poemė. Nuk kisha as laps as fletore, por frymėzimi qė mė lindi dhe dėshira pėr tė ba diēka edhe nė ato kondita tė vėshtira, mė bani t'ia filloj punės dhe ia nisa hartimit vetėm nė mendje dhe ato qė nxirrja i pėrsėritsha po me mend, me qėllim qė t'i ngulja nė kujtesė pėr mos me i harrue. Nė fillim i nxora pjesėt tė shkėputuna, por ma vonė mė lindi mendimi me i bashkue, duke krijue edhe nji farė lidhje midis tyne. Duke e pėrsėritė herė pas here, pėr rreth 8 vjet, munda qė ta ruej tė pashlyeme nga kujtesa”.

d.c./shqiptarja.com

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të h të datës 9 Dhjetor 2017 18:16

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
h Jo se mund tė ketė aplikuar pėr kryeprokuror.
avatar
Anonim
Perlat Mund ta dime kush ishte trupa Gjyqesore e Matit qe e denoi???
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15