Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:06 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
07 Dhjetor 2017 - 11:56 | përditesuar në 19:37
Komisioni i Ligjeve hap garėn pėr kryeprokuror. Pas tre orėsh debate dhe pėrplasje me opozitėn, e cila nė fund u largua, socialistėt me vetėm 10 votat e tyre nė Komisionin e Ligjeve miratuan kėtė vendim, i cili shpall vakancėn nė krye tė Prokurorisė sė pėrgjithshme dhe nis procedurat e zėvendėsimit.

Sipas kėtij vendimi, brenda 5 ditėve qė pėrfshijnė dhe tre ditėt e pushimit zyrtar, deri tė martėn, tė gjithė prokurorėt qė besojnė se plotėsojnė kriteret mund tė aplikojnė pranė Komisionit tė Ligjeve pėr tė qenė kryeprokuror. Kriteret i pėrcakton ligji janė:  tė kalojnė me sukses vettingun, kusht qė deri mė tani nuk e plotėson asnjė prokuror i republikės sepse rivlerėsimi akoma nuk ka pėrfunduar pėr asnjė prej tyre,  

Kushte tė tjera janė: tė mos preket nga ligji i dekriminalizimit,  tė mos kenė qenė anėtarė, bashkėpunėtorė ose tė favorizuar nga Sigurimi i Shtetit pėrpara vitit 1990;

ē) tė mos jenė bashkėpunėtorė, informatorė ose agjentė tė asnjė shėrbimi sekret;

d) tė mos jenė dėnuar mė parė me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale;

dh) tė mos jenė larguar nga detyra pėr shkaqe disiplinore, si dhe tė mos kenė masė disiplinore nė fuqi.

Por edhe Kushtetuta ka disa kritere. Sipas saj,  Prokurori i Pėrgjithshėm zgjidhet nga radhėt e juristėve tė spikatur, me jo mė pak se 15 vjet pėrvojė pune, me integritet tė lartė moral dhe profesional, qė kanė pėrfunduar Shkollėn e Magjistraturės ose kanė njė gradė shkencore nė drejtėsi. Kandidati nuk duhet tė ketė mbajtur funksione politike nė administratėn publike, ose pozicione drejtuese nė parti politike gjatė 10 vjetėve tė fundit pėrpara kandidimit.

Pas aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do tė zhvillojė seanca dėgjimore me tė gjithė kandidatėve, dhe brenda dy ditėsh pasi tė ketė pėrfunduar dėgjesat, do tė pėrgatitė raport pėr secilin kandidat drejtuar Seancės Plenare. Do tė jetė kjo seancė qė do tė vendosė pėrmes votimit tė zgjedhė kryeprokurorin e ri tė pėrkohshėm, i cili do tė ushtrojė detyrėn deri nė ngritjen e Kėshillit tė Lartė tė Prokurorisė. 

Debatet te Komisioni i Ligjeve:
Ulsi Manja-Nuk duam konflikte me opoziten. Emocionet politike ti leme menjane. Te bejme debat te paster dhe juridik. Nuk duam zgjidhje tė njėanshme. Nuk ėshtė parashikuar zgjatja e mandatit tė kryeprokurorit, Llallės i mbaron sot mandati 5-vjeēar. Deri nė krijimin e KLP detyrėn e kryeprokurorit ta ushtrojė pėrkohėsisht njė prokuror me eksperiencė. Sot do tė pėrcaktohen procedurat pėr kryeprokurorin e ri tė pėrkohshėm”, tha Manja.

Relatori i ēėshtjes nga PS, Ēuēi: Kuvendi gjendet nė njė situatė juridike qė duhet brenda 30 ditėve tė ēaktojė njė prokuror pėr tė kryer funksionet e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Nuk ėshtė as emėrim, por caktim pėr kryerjen  e prokurorit tė Pėrgjithshėm derisa tė krijohen organet kushtetuese qė kanė tė drejtė pėr tė emėruar prokurorin e ri. Ne si komision nė bazė tė nenit 111, pika 7, tė rregullores sė Kuvendit jemi mbledhur pėr tė miratuar njė projekt vendim pėr miratimin e procedurės pėr emėrimin e prokurorit tė pėrkohshėm.

Duhet tė plotėsojmė kriteret qė prokurorin e ri qė do tė ushtrojė detyrėn deri nė emėrimin e prokurorit tė ri dhe pėr analogji sikur kemi bėrė edhe me institucionet e tjera, miraton  njė vendim pėr procesin. Kėtė duhet ta bėjmė brenda 30 ditėve, qė duhet tė marrė vendimin. Duke qenė se ka edhe pushime zyrtare pėr shkak tė festave, do tė doja qė ky projekt vendim tė bėhet sa mė shpejt nė mėnyrė qė tė garantohet e gjithė trupa e prokurorėve, rreth 400 qė tė shprehin interesin.

Projektvendimi ėshtė ky; pėr caktimin e prokurorit tė pėrkohshėm, komisioni i Ligjeve pasi u njoh me memon e Kuvendit, pasi konstatoi qė KLP nuk ėshtė krijuar ende ēka na ēon te dispozitat transitore, vendosi: Miratimin e procedurės sė prokurorit tė ri. Komisioni i Ligjeve bėn shpalljen e vakancės dhe fton prokurorėt qė pėrmbushin kushtet qė brenda 5 ditėve tė depozitojnė CV.  Brenda 5 ditėve do tė jetė seanca dėgjimore. 

Projekt/ Vendimi i hartuar nga PS;
1. Miratim procedure per prokuror te perkohshem
A. Komisioni i Ligjeve ben shpalljen publike vakante dhe fton prokuroret qe permbushin kriteret ligjore brenda 5 ditesh te depozitojne CV dhe aplikimin.
B. Komisioni publikon listen dhe ben seanca degjimore
C. Brenda dy ditesh pas degjeses komisioni rendit kandidatet dhe ja dergon seances plenare
Ē. Kuvendi voton per caktimin e pronorit te pergjithshem te perkohshem.
2. Hyn ne fuqi menjehere


Deputeti i PD, Eduard Halimi: Jeni kundėr Sekretarit tė Pėrgjithshėm qė dje tha se duhen 84 vota pėr emėrimin e kryeprokurorit. Askush nuk e kishte menduar qė pas 3 vitesh PS do tė shpikte Prokuror tė Pėrgjithshėm tė pėrkohshėm pėr punėt tuaja. Jemi pėrplasur dhe nė Komisionin e Venecias pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm. Komisioni i Venecias i tha qartė: Prokurori i Pėrgjithshėm nuk do tė emėrohet nga partitė politike. 

Ulsi Manja: Kemi tė bėjmė me njė prokuror tė pėrgjithshėm qė ėshtė prokuror i asaj zyre me ndryshimet nga reforma nė drejtėsi. Ligji nuk parashikon zgjatjen e mandatit tė Kryeprokurorit

Enkelejd Alibeaj: Interesi i medias dhe publikut e tregon se dicka e pazakontė po ndodh. Ju po filloni procedurėn pėr tė emėruar prokurorin. E pazakontė, pasi cėshtja nuk ka qenė nė kalendarin punimeve dhe pa kaluar procedurat gjendet nė tryezėn e komisionit tė Ligjeve. Ku e gjen tė drejtėn Sekretari i Kuvendit tė iniciojnė njė procedurė parlamentare.

Nuk ėshtė tentativė apo aludim qė njė parti kėrkon tė kapė prokurorin e pėrgjithshėm, sot ėshtė fakt. Po tentoni tė ‘rrėmbeni’ kreun e Akuzės pėr ato kompetenca qė ka, cdo kush e kupton nga buron frymėzimi. Ju mund tė keni edhe probleme me Llallėn, por mė shumė me dosjet duke iu shtyrė tė merreni nė nismė nė shkelje tė procedurave. Duhet t’i thėrrasim arsyes dhe tė pozicionohemi jo kundėr njė individi por kushtetutės.

Ftesa ėshtė edhe politike, se nėse do tė hidhni kėtė hap tė gabuar, veēse do tė potenconi konfliktin politik tė kėtij vendi, do tė bėni njė kapje tė pastėr tė drejtėsisė. Do tė godisni besimin publik te reforma nė drejtėsi. Sot nuk ka njė ngėrē tė pazgjidhshėm. Ju po e shpikni ngėrēin. Pėr prokurorin e Pėrgjithshėm nuk ka njė dispozitė, fakti qė mbetet qė kushtetuta e reformuar nuk ka pėrcaktuar njė rregull qė atij i ndėrpritet mandati.

Deri kėtu mund tė ketė edhe dilema. Ka pasur edhe mė parė dilema, Ina Rama u emėrua nė bazė tė njė mandati tė pakufishėm, mė pas u vendos qė tė ishte 5 vite mandati, e pėrcaktuam me procedurė. Po ashtu edhe drejtuesi i ILDKP, e ka pasur mandatin 5 vite, u ndryshua me ligj iu bė 7, dilema ishte e njėjta, 5 me tė vjetrėn apo 7 me tė renė; ju thatė jo 5, por 7. 

Kushtetua nė nenin 148/ C parashikon saktė; Deklarimin e pėrfundimit tė mandatit tė Kryeprokurorit e bėn KLP. Edhe ligji pėr prokurorinė thotė tė njėjtėn gjė. Kemi mundėsinė ta zgjidhim kėtė problem nė mėnyrė fisnike dhe dinjitoze, nė tė kundėrt ėshtė minim i klimės politike nė vend. Tani zgjidhni ose do tė jeni dinjitoz me veten ose do i hidhni minat kėtij vendi. 

Ulsi Manja: Nė mungesė tė zv/prokurorit tė pėrgjithshėm po vendosim prokurorin e pėrkohshėm. Ne jemi sot kėtu pėr tė zgjidhur kėtė situatė ligjore. Kushtetuta flet qartė; Nė rastin konkret nuk ka parashikim me zgjatjen e mandatit tė kryeprokurorit. Mandati mbaron sot. Kjo ėshtė arsyeja pse ne i lexova me shkrim argumentet, se kushtetuta nuk t’i fal gabimet.

Nasip Naēo: Grupi i LSI e ka ndjekur me vėmendje. Shumica ėshtė e interesuar pėr ta zgjedhur me shumicė tė thjeshtė, pa konsensus me opozitėn. Do tė kėrkoja qė shumica tė reflektojė. Zgjedhja me 37 deputetė nė seancė. Keni frikė dhe panik, kėrkoni tė kapni prokurorin e pėrgjithshėm. 

Oerd Bylykbashi: Kjo ėshtė Kushtetutė qė bazohet nė ligj dhe jo nė memo. Po ndėrtoni njė Kushtetutė me defekte dhe boshllėqe tė rėnda, sa duket si kamionēinė. Ju kėrkoni qė tė mbyllni dosjet e nxehta qė keni. Prokurori i ri i pėrkohshėm mund tė lėvizė prokurorėt apo shkarkojė, ka kompetenca tė plota. Kėrkoni qė prokurori tė mbrojė ata qė ju i mbroni me imunitet.

Eduard Halimi: Ju kėrkoni tė zgjidhni Kryeprokuror pėr 30 ditė, pra pėr festat e vitit tė ri. Dua tė sqaroj se ne nuk  e kemi kompetencėn pėr tė kėrkuar zgjatjen e mandatit tė Kryeprokurorit...Ne zgjedhim Kushtetutėn. Ju ligjin. Kėtu mbaron!

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve pas debateve pėr zgjedhjen e Kryeprokurorit tė ri​

Ulsi Manja: Ju jeni anti-amerikanė dhe anti-evropianė 

PS, Ēuēi: Mendoj se duhet ta bėjmė me konsensus deri nė fund zgjedhjen e prokurorit tė ri. SHBA dhe BE janė shumė tė qartė dhe ėshtė nė harmoni me qėndrimin e shumicės, duhet prokuror i ri i pėrkohshėm. Do tė donim konsensus.

Ulsi Manja: Opozita nuk ka hallin e ligjit, por halli i tyre ka qenė dhe mbeten emrat, pėr ne mbeten prioritet konsensusi dhe jo emrat. Kėrkojmė qė prokurori i pėrkohshėm duhet tė jetė me profil tė lartė dhe me integritet. Falenderoj misionet e SHBA dhe BE, mė vjen mirė qė ishim nė tė njėjtėn gjatėsi vale. Keqardhje pėr opozitėn, ligjet e vendit mė mirė i lexojnė partnerėt ndėrkombėtarė sesa opozita, qė e lexon me syze politike.  Nuk kemi asnjė qėllim pėr emrin e prokurorit tė ri. Ftesė pėr opozitėn qė tė japė kontributin e saj.

vendimi 1 llalla
vendimi 2 llalla
Projektvendimi i miratuar nga Komisioni i Ligjeve

 

dy.b/d.c./shqiptarja.com

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të Sifi të datës 7 Dhjetor 2017 17:08

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Sifi Mazhiranca te vazhdoje procesin , qe ka dhe konsensudin e partnereve USA dhe BE dhe te my s nerret me korin e sorrave qe kane eksperience ne servilizem dhe abuzim me detyren . Gabimi i ma horances ishte konsensusi per zgjedhjen e kryeprokurorit me 84 vota pasi e kishte te qarte qe kori dorrave do ta shfrytezonte per te mbajtur militantin e tyre ne krye te prokurorise . Nuk behen ligjet me deputet te tipit Alibeaj , Halimi dhe Bylykbashi qe vine ne komision me urdherin politik te Shqupit
avatar
Anonim
A Pa mbylleni shpejt e shpejt kete pune brenda kesaj jave e mos beni perr perr.............
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15