Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Analiza Nga Carlo Bollino
07 Dhjetor 2017 - 14:33 | përditesuar në 21:01
Carlo Bollino: Ēfarė fshihet pas
propozimit pėr Pakt kombėtar
Pakti kombėtar pėr Evropėn qė iu propozua mbrėmė opozitės, nuk ėshtė njė ide e re e Edi Ramės, madje ai ishte argumenti kryesor qė u pėrdor tė nesėrmen e marrėveshjes sė 17 majit pėr tė shpjeguar arsyet mė tė thella tė marrėveshjes parazgjedhore me Lulzim Bashėn. Pas javėve tė para tė qeverisjes si i vetėm nė timon, dhe pasi e ka kuptuar konkretisht se kjo do tė thoshte qė je i vetėm edhe kundėr gjithė opozitės, Rama duket i vendosur tė pėrshkojė rrugėn e dialogut politik. Sinjali i parė konkret ishte heqja dorė nga pėrpjekjet pėr tė zėvendėsuar kreun e KQZ Klement Zguri, lėvizje, me tė cilėn faktikisht la tė paprekur njė nga shtyllat e marrėveshjes sė 17 majit, bashkė me Avokatin e Popullit, qė mbetet gjithnjė nė dorė tė opozitės.

Pas falenderimeve qė i bėri Bashės ditėt e vėshtira tė pėrmbytjeve, vjen tani njė ofertė edhe pėr tė emėruar bashkarisht kryeprokurorin. Njė propozim ky qė u paraqit pas kthimit nga Brukseli, ku Rama mori mė shumė lėvdata dhe mė shumė mbėshtetje nga sa priste ndoshta edhe vetė ai. Nė tė vėrtetė, Brukseli nuk ėshtė shprehur kurrė me kritika kundėr kėsaj qeverie, nga e cila vlerėson linjėn e moderuar dhe euroatlantike nė planin ndėrkombėtar, dhe disponibilitetin pėr dialog nė planin e brendshėm. Kaq u mjafton diplomatėve pėr tė adhuruar njė kryeministėr.

I pėrforcuar nga njė rikonfirmim ndėrkombėtar, Rama i shtrin dorėn sėrish Lulim Bashės nė njė klimė shumė tė ngjashme me atė tė 17 majit, kur ishte pikėrisht ndėrgjegjėsimi se tashmė mund tė shkonte nė votime edhe pa PD-nė (falė dakordėsisė sė marrė nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian), ai qė e shtyu nė kompromisin e qeverisė teknike me opozitėn. Deri tani, Rama ka treguar se kėnaqet kur fiton por se nuk dėshiron asnjėherė tė korrė fitore dėrmuese dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė i ndryshėm nga Sali Berisha, i cili, pikėrisht pėr shkak tė manisė sė tij pa kufi pėr pushtet, pėrfundoi nė atė qė humbi gjithēka. Nė fund tė fundit, tė vendoset bashkėrisht zgjedhja e kryeprokurorit ėshtė njė gjest politikisht korrekt nė vigjilje tė njė reforme gjyqėsore, qė ka pėr qėllim pikėrisht tė vendosė tė gjithė aparatin e drejtėsisė jashtė ndikimit tė drejtpėrdrejtė tė Ekzekutivit dhe tė politikės.

Por ajo qė nuk ėshtė shumė e qartė ėshtė se ēfarė ka ndėr mend konkretisht Edi Rama me propozimin e “Paktit Kombėtar” qė iu bė opozitės. Mė 17 maj me kėtė shprehje iu hapėn dyert qeverisė teknike, e cila tanimė nuk duket se qendron si hipotezė, pėrderisa do tė tradhtonte idenė e timonit unik, qė i shtyu shqiptarėt t’i japin votat kėsaj qeverie. Atėherė, mbi tryezė mbeten vetėm reformat. Nė marrėveshjen e 17 majit ishin parashikuar me hollėsi: 

1.  Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturės sė re)

2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturės sė re)

3. Futja e teknologjive elektronike nė procesin e identifikimit votimit dhe numėrimit pėr zgjedhjet pasuese

4. Reformim tėrėsor i sistemit tė prokurimeve publike dhe auditimit tė shpenzimeve publike.

Perspektiva – mė nė fund konkrete – e hapjes sė negociatave me Bashkimin Evropian brenda gjashtė muajsh sugjeron nevojėn qė tė ulet niveli i pėrplasjes politike, sidomos sa u pėrket kritikave “nė gjuhė tė huaj”, siē i cilėson Rama nė ftesėn e tij (nėpėrmjet Facebook-ut) bėrė mbrėmė opozitės. Pėrpjekja e Bashės (por jo vetėm e tij, nė tė vėrtetė) pėr tė denigruar besueshmėrinė e Shqipėrisė dhe qeverisė sė saj pranė kancelarive evropiane, pikėrisht kur ato duhet tė vendosin tė promovojnė apo jo vendin, pa dyshim ėshtė njė akt miop dhe pa vizion kombėtar.

Por Rama nė tė njejtėn kohė ka njė interes politik edhe qė tė kalojė kėto reforma bashkė me Partinė Demokratike, jo vetėm sepse i vetėm nuk do tė kishte votat e duhura pėr t’i miratuar nė Parlament, por edhe pse sėbashku dy partitė e mėdha mund tė gjenin rrugėn pėr tė larguar pėrfundimisht nga skena zgjedhore partitė e vogla, duke filluar nga LSI e familjes Meta-Kryemadhi. Njė klimė konsensusi do ta ndihmonte Ramėn edhe nė aspektin e brendshėm, ku sulmet e nisura me rastin Tahirin janė bėrė shumė tė ashpra dhe perspektiva e vetme ėshtė qė tė mund tė shparsohen me kapituj tė rinj. Nė kėtė pikė, pyetja ėshtė nėse Basha do ta pranojė propozimin e ri qė i erdhi nga kryeministri. Logjika tė thotė se duhet ta bėjė, po tė nisesh nga vėshtirėsitė qė pėrjeton brenda partisė sė tij dhe papėrfillshmėria thelbėsore e PD-sė nė opinionin publik.

Por Basha ka treguar edhe si di ta luajė bllofin deri nė momentin e fundit, edhe kur duket i dėshpėruar, e kėshtu, duke nuhatur interesin e Ramės pėr njė kompromis, mund tė vendoste tani tė rriste ēmimin e kėsaj marrėveshjeje, duke kėrkuar shumė mė tepėr se sa njė emėrim tė thjeshtė konsensual tė prokurorit tė pėrgjithshėm, pėr mė tepėr me funksion tė pėrkohshėm. Dhe reagimet e para qė kanė ardhur nga PD duket qė shkojnė pikėrisht nė kėtė drejtim.

Pėr Ramėn, sfida ėshtė tė krijojė njė klimė qė tė mos pengojė nė asnjė mėnyrė rrugėn e tij drejt Bashkimit Evropian, njė objektiv ky nga i cili do tė kishte pa diskutim pėrfitime tė tjera politike. Pėr Bashėn, ėshtė ajo qė tė tregohej mė nė fund njė lider me njė vizion mė tė gjerė dhe afatgjatė se ai vizion i vockėl dhe provincial, nė tė cilin e ka zhytur Sali Berisha prej 5 vitesh. 

d.b/shqiptarja.com

5 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të Ben Tironci të datës 7 Dhjetor 2017 21:52

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Shqipe Si gjithmone Bollino jep nje analize te sakte te problemit politik aktual. Qartazi ai thote se NGERCIN do ta kaloje Rama me kompromise, pra mareveshje me Bashen , ndersa Basha do qe te mare sa me shume torte nga TEPSIA. Pra shkurt pazare politike, por ne kete rast i hapet ruge Shqiperise per ne BE, dhe kjo eshte mbi te gjitha. Shqiptareve aktualisht nuk i intereson Shqiperia, por EUROPA, pra Shqiperia si pjese e Europes. Te tjerat i zgjidhin vete dhe nuk kane nevoje per kete PALOPOLITIKE..!!
avatar
Anonim
une Jam shumė dakort me analizėn tuaj, sa e saktė aq edhe me njė gjuhė tė thjeshtė, pėr t'u kuptuar nga tė gjithė, gjė e cila nuk ndodh me analistėt dhe politikanėt vendas. Por nga ana tjetėr jam skeptike me kėto manovra tė Ramės, tė bėra me zgjuarsi nė momente kyēe. A bėhen ato vėrtet me sinqeritet dhe vetėm nė dobi tė vendit apo bėhen edhe pėr arėsye tė tjera, qė mund tė jenė tė shumta? Dihet qė Rama s'ėshtė fare demokratik nė punėn e pėrditėshme e nė vendimmarrje, por nė "shfaqe" tregohet ndryshe
avatar
Anonim
Ben Tironci Ekselent!
avatar
Anonim
Vezhguesi Bollino drejt e pershkruan edhe hallin e Edi Rames, se s'po qeveris dot, edhe faktin se bashkeqeverisja do te varroste LSI-ne... Por mire do te ishte t'u pergjigjej me qarte pyetjeve: C'fitojme duke vrare nje parti politike qe e ben me te larmishem pluralizmin dhe a do te ishte me mire qe Rama ta linte pushtetin, nese s'e mban, sesa te kerkoje opoziten si paterice? keto Bollino nuk i thote e sinqerisht edhe arsyet e "harreses" merren me mend
avatar
Anonim
Noci Brovo bolino. Nje coment shume i qarte por shum preciz.
avatar
Anonim
redi Zoti Bolino , analiza e juaj eshte shume e drejte, por nje pakt politik behet kur opozita eshte ne pozita te drejta . Kompromisi politik ,eshte pjese e demokracise por jo te kthehet ne pazar . Kryeprokurori , kryetari i gjykates se larte dhe asaj kushtetuese ,qe te jene te pamvarur dhe me nje mbeshtetje te sovranit ,eshte mire te zgjidhen direkt nga populi me kandidat te vendosur nga politika ,dhe keshtu hiqet iluzioni per pazare politike
avatar
Anonim
Xhovani Ju pershendes perzemersisht Carlos Bollina per analizėn mbresėlėnėse dhe mesazhet e bukura e tepėr domethenes qe percillni per te mire dhe te ardhmen e perspektivėn e qarte te Shqipėrisė.Mirenjohje dhe respekte mik i vertete dhe i vyere.Kalofshi i shqiptareve,paci gjithmone miresi dhe shume suksese 1
avatar
Anonim
arvanites Kto qe shkuran Bollino jane te sakta por nuk duan shum mend per tu kuputuar. Arsyeja e vetem qe analistet shqiptar nuk i thone eshte per shkak se jane te kapur politikisht ose kane frike se mos etiketohen si ramiste nese thone te verteten.
avatar
Anonim
CaBone Sikur te kojonin te gjith pushtetaret pak nga hollsia analizuese e zotit Bollino? Do ishim me ndryshe si kimb besoj un. Analize perfekte Z. Bollino. Gjithmon respekt per analizat dhe shkrimet qe beni.
avatar
Anonim
Faik Analizė Brilante nga njė i huaj qė e njef realitetin Shqiptar mė mirė se 3 Miljon Shqiptarėt !!!! Po tė ishin tė gjithė Gazetarėt Shqiptarė si Carlo edhe Shqipėria mbase nuk do vuante kaq shumė, sepse do ja u fusnin tė dyja kėmbėt nė njė kėpucė Politikanėve HAJDUTĖ dhe Kriminelė . RESPEKTE CARLO BOLLINO
avatar
Anonim
tir Te kenaq me analizen e holle dhe te sakte qe i ben problemeve. Per te tille njerez, gazetare, analiste ka ky vend, qe per fat te keq jane te pakte. Bravo Bollino!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40