Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kulture
12 Janar 2018 - 14:05
Fjalët e ndjera të Bashës për
Çelikun: ‘Zot’ i skenës,shqiponjë!
Lulzim Basha ka shprehur hidhërimin për largimin e parakohshëm të ‘Zotit’ të skenës, siç e quan vetë kreu demokrat, Rexhep Çeliku. Përmes një mesazhi të ndjerë në ‘Facebook’, Basha shkruan se që në fëmijëri Çeliku i ka lënë mbresa me artin e tij.

Kreu i PD tregon se në atë kohë mendon se askush më mirë se ‘Valltari fluturues’ nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, pasi ai i ngjante një shqiponje me krah të hapur dhe shikimin e mprehtë.

Sipas Bashës, vallja e artistit të madh ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë, ndërsa shton se i detyrohemi shumë Rexhep Çelikut.

“Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Celiku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë. I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare”, shkruan Basha.

basha
(Mesazhi i kreut të PD, Lulzim Basha)

d.c./shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të opinion. të datës 12 Janar 2018 14:24

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
opinion. vdekja e rexhep celikut me ka prek thelle ne shpirte,se ka qen nje patriot e valltar i veqan.por habitem kur thuhet vdiq nga nje semundje e rende,pa diture opinioni publike se ngs cila semundje,apo munges diagnostike.kjo eshte e pa pranshme per publikun,kur dr asgje ska diagnostike.sa tragjik mund te jet nje dr .......
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 20/01/2018, VITI VIII- NR.14