Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
12 Janar 2018 - 17:32
Arrihet marrëveshja për negociata
së shpejti Merkel krijon qeverinë
CDU e Angela Merkel dhe Socialdemokratët kanë arritur marrëveshje për të filluar negociatat që do krijojnë qeverinë gjermane. Kreu i CDU dhe Martin Schluz mbajtën një takim ku u ra dakord për një sërë çështjesh si ajo e taksave, migracionit dhe shëndetësisë, pas takimit u nënshkrua një dokument 28 faqe ku përshkruhen pozicionet  dhe kompromiset e tyre.

Një arritje tjetër ishte dhe marrëveshja për nisjen e negociatave për krijimin e koalicionit i cili do përfundoj me krijimin e qeverisë gjermane.

Schulz i përshkroi bisedimet si "të gjata, të ashpra, emocionuese dhe të turbullta", duke shtuar: "Mendoj se kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm".

"Bota nuk po na pret, ne kemi nevojë për një fillim të ri në Evropë,” shpjegoi Merkel.

Negociatat vijnë pas disa muajsh nga zgjedhjet e shtatorit ku CDU e Merkel fitoj shumicën e votave por nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar qeverinë.
Social-demokratët fillimisht u zotuan të mos formonin një qeveri me konservatorët e Merkel, por rishqyrtimi i qëndrimit ka sjellë uljen në tryezë për bisedime që do të sjellin shumë shpejtë krijimin e qeverisë të drejtuar nga Angela Merkel.

merkel

merkel

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të Fryma e re të datës 13 Janar 2018 9:28

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Fryma e re Tani fillon fryma e re Europiane sipas planit fMakron.Do te kete mjaft suprpriza dhe pritet ti hapen dyert Ballkanit per pune. Thone se do meren nga ballkani force punetore duke u vet zhvilluar.Europa do kete pak me vone nje polici,gjuhe, monedh dhe nje ushtri si dhe pritet te zhvillohet plani amerikan i bashkimit te shteteve.Ndersa qytetareve te ballkanit do tu jepet mundesia te punojne lirshem ne BE mjafton te vet sigurojne nje kontrat pune dhe nuk do behen proced jo me ne ambasada por direkt
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16