Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
13 Janar 2018 - 19:10
Mbledhja e qeverisë në Lezhë
Rama drekon te 'Mrizi i Zanave'
Kryeministri Edi Rama drekoi sot, me sipërmarrës të fushës së agroturizmit, tek “Mrizi i Zanave”, një strukturë ekselente e kësaj fushe, për të diskutuar mbi vendimin e djeshëm të qeverisë, që përcakton kriteret e klasifikimit të strukturave agroturistike dhe që do të pasohet edhe nga një program mbështetje financiare e fiskale për zhvillimin e agroturizmit.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi shpjegoi se pas këtij vendimi të rëndësishëm për fushën, qeveria po punon për një incentivë të re, lidhur me investimet në agroturizëm. “Dje miratuam standardet e klasifikimit të strukturave agroturistike si të tilla. Tani po punojmë për një incentivë fiskale fantastike. Nuk e themi dot të plotë deri në fund, sepse jemi duke punuar, por për gjithë investimet në agroturizëm në harkun e tre viteve, kjo incentivë do të shtrihet pastaj në shumë vite të tjera e do të përjashtojë nga pjesa më e madhe e taksave investimet”.

Mikpritësi i Mrizit, Altin Prenga, ndërsa solli përvojën e suksesshme në sipërmarrjen e tij u shpreh se është e nevojshme organizimi më i mirë i fermerëve të vegjël dhe edukimi i tyre për të nxjerrë produkte sa më cilësore dhe të garantuara.

“Sipërmarrja tani shkon shumë mirë. Kemi pasur vështirësi të mëdha për pjesën e organizimit dhe përpunimit të ushqimit nga fermerët e vegjël, të paorganizuar, të cilët e kanë qumështin, kanë perimet, të cilët duhet t’i edukosh e duhet t’i organizosh. Ne i shërbejmë shumë klientëve, por megjithatë nuk eksportojmë dot”.

Ndërkohë ministri i Bujqësisë Peleshi u shpreh se pas masave të marra për disiplinimin e tregtimit të mishit, do të vijohet me qumështin, si produkte për të cilat synohet arritja e standardeve europiane, të domosdoshme për eksportimin e tyre.

“Pasi disiplinuam mishin, tani do fillojmë me qumështin, pasi prodhimet shtazore janë delikate, janë të vështira për të siguruar garanci. Edhe nga ana ekonomike ka leverdi që të investojmë tek këto produkte, sepse janë produkte që Europa nuk na i pranon akoma t’i eksportojmë, sepse nuk vërtetojmë dot që prodhimi është i besueshëm. Për qumështin, gjithë aksioni mbështetet në dy anë.

Njëra anë është ligji dhe tjetra, subvencionet. Ne do japim 100 lekë për litër për çdo fermer që arrin të prodhojë qumësht të cilësisë së parë. Kjo është një incentivë që fermeri të investojë për kushtet higjenosanitare. Një nga problemet që shkakton ndotje janë enët që mblidhen. Ne do japim 1 milionë dollarë për të pajisur fermerët me kova të certifikuara nga BE. Ne do paguajmë 70% të vlerës, ndërkohë baxhoja do të paguaj pjesën tjetër.

Ministri Peleshi bëri të ditur gjithashtu se qeveria miratoi edhe një ndryshim në strategjinë e zhvillimit rural. Lidhur me këtë, ai shpjegoi se përqendrimi fillimisht do të jetë në 100 fshatra, të cilat do të kthehen në modele të zhvillimit rural. “Dje miratuam edhe një ndryshim në Strategjinë e Zhvillimit Rural. Ne jemi përqendruar në 100 fshatra. Kemi bërë një hartë nga veriu në jug, ku do përqendrohemi në këto 3 vite, për t’i bërë si modele edhe për fshatrat e tjerë. Fishta është një nga fshatrat, Ishull Lezha gjithashtu. Programet e qeverisë do jenë shumë intensive këtu”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha se Strategjia për Zhvillimin Rural do të shtrihet gradualisht në të gjitha fshatrat e vendit. “Jo se do të përjashtohen të tjerët, por këto 100 fshatra ishin pika nevralgjike jashtë hapësirës së qytetit, ku mund t’i jepet një stimul shumë i fortë zhvillimit rural, duke zhvilluar potencialet turistike, duke zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë, edhe si funksion i turizmit. Natyrisht, duke ndërhyrë në të gjithë komponentët që kanë të bëjnë me mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, për të pasur një kompleksitet. Fishta dhe ishulli i Lezhës janë dy pika që ne do të fokusohemi për t’i zhvilluar dhe stimuluar”. ​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Miu Ha ore RAMA ha SE te MESOI ERDOGAN SI TJA FUTESH popullit sklleverve .Dasem CDO DITE.Te NDERSHMIT= Dhimbje CDO DITE , +funerale moderne.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16