Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sport
07 Shkurt 2018 - 07:29 | përditesuar në 19:47
DURRES -  Pas dy raunde votimi, Armand Duka ėshtė rizgjedhur pėr njė mandat tė pestė President i Federatės Shqiptare tė Futbollit. Nga numėrimi i votave tė 65 delegatėve tė cilėt morėn pjesė nė Asamblenė zgjedhore tė FSHF nė hotel “Adriatik” nė Durrės, Duka mori 38 vota, Fino 24, ndėrsa tre vota dolėn tė pavlefshme. Armand Duka ka 16 vjet nė krye tė qeverisė sė futbollit shqiptar. Megjithatė, kjo garė pėr Dukėn nuk ishte si ato tė kaluarat, pasi Bashkim Fino rezultoi njė kundėrshtar i fortė.

Nė raundin parė, Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndėrsa katėr vota ishin tė pavlefshme. Pjesė e kėsaj gare ishte edhe ish-arbitri Shpėtim Hala, por ai u skualifikua nė raundin e parė pasi nuk mori asnjė votė, madje as votėn e klubit tė Delvinės tė cilėt propozuan kandidaturėn e tij.

Pas pėrfundimit tė procesit, kandidati pėr President tė FSHF, Bashkim Fino u shpreh se do ankimojė procesin. Sipas tij, nė votim morėn pjesė 12 shoqata tė paregjistruara nė gjykatė dhe disa pėrfaqėsues tė klubeve tė cilėt nuk marrin pjesė nė kompeticione futbollistike. "Nuk jam i surprizuar, e prisja rezultatin. Ishte njė proces i parregullt qė nga votimi i 12 shoqatave tė paregjistruara nė gjykatė. Dhe diferenca prej 18 votash ėshtė rezultat i kėtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale".

Ndėrsa pėr Armand Dukėn procesi ishte i rregullt dhe reflektoi vullnetin e shumicės. Ai tha se dilte i emocionuar dhe i lumtur nga kjo garė tė cilėn ai e pranoi se ishte e vėshtirė. "Ėshtė njė emocion ndryshe, jo si ato tė Shqipėrisė nė Kampionatin Europian tė Futbollit, por njė emocion ndryshe tė cilin nuk mund ta fsheh", tha Duka. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rezultati i votimit nė raundin II

 

Votuan 65 delegatė

Armand Duka   - 38  vota 

Bashkim Fino    -   24 vota

Tė pavlefshme  - 3 vota 

Rezultati i votimit nė raundin e parė 

Votuan 65 delegatė 

Armand Duka - 39 vota 

Bashkim Fino - 22 vota 

Shpėtim Hala -  0 vota (Skualifikohet) 

Zhvillimet minutė pas minute nga Asambleja e FSHF 

Ora 14:50 Zgjidhen anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv tė FSHF 
Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve pėr kreun e ri tė FSHF-sė, nė ambientet e hotel “Adriatikut” u zhvillua votimi pėr zgjedhjen e anėtarėve tė Komitetit Ekzekutiv tė FSHF-sė.

Nga 23 anėtarė do tė zgjidhen nėntė mė tė votuarit. Ajo qė bie nė sy ėshtė atmosfera nė sallėn ku po zhvillohen votimet. Ajo ėshtė thuajse bosh dhe se tė deleguarit po votojnė nė mėnyrė tė ērregullt.

9 Emrat e Komitetit Ekzekutiv

Avdyl Kuriu

Arben Dervishaj

Fatbardh Jera

Lutfi Nuriu

Vasil Bicaj

Bardhyl Minxhozi

Enkeleid Alibeaj

Edvin Libohova

Edmond Spahiu

Ora 13:10 Numėrohen votat - Fiton Armando Duka me 38 vota
Armand Duka rizgjidhet pėr njė mandat tė pestė nė krye tė FSHF-sė. Nga numėrimi i votave tė 65 delegatėve nė raundin e dytė, Duka ka marrė 38 vota, Fino 24 dhe tre vota rezultuan tė pavlefshme. 

Ora 12:40 Nis raundi i dytė i votimit
Nė garė vetėm Armand Duka dhe Bashkim Fino, skualifikohet Shpėtim Hala i cili nuk mori asnjė votė nė raundin e parė. Pėr  zgjedhjen e Presidentit tė ri tė FSHF votojnė 65 delegatė.

Ora 12:20 Nuk ka fitues nė raundin e parė
Armand Duka dhe Bashkim Fino shkojnė nė raundin e dytė. Duka mori 39 vota, Fino 22 vota, ndėrsa 4 vota janė tė pavlefshme. Nė raundin e parė fituesi zgjidhet me 2/3 e votave, ndėrsa raundi i parė zgjedh fituesin me shumicė tė thjeshtė 50+1. Raundin e dytė skualifikohet kandidati i tretė nė garė, ish-arbitri Shpėtim Hala i cili nuk mori asnjė votė. 

Ora 12:00 Nis numėrimi i votave 

Votuan 65 delegatė

Armand Duka - 39 vota

Bashkim Fino - 22 vota

Shpėtim Hala -  0 vota (Skualifikohet)

Tė pavfleshme  - 4 vota

Ora 11:40 Nis votimi pėr zgjedhjen e Presidentit tė FSHF 
Ka nisur proēesi i votimit, i pari ėshtė thirrur emri i presidentit tė Skėnderbeut, Ardijan Takaj. Presidentėt votojnė nė radhė sipas renditjes aktuale tė Superiores.

Ora 11:20 Fino ironi me Dukėn: Premton se do bėjė ato qė s'i bėri pėr 16 vite
Bashkim Fino kėrkon votėn e anėtarėve tė Asamblesė pėr t'u zgjedhur President i FSHF-sė. Fino premtoi se nėse zgjidhet Presidenti FSHF-sė do ndėrtojė 5 stadiume sipas standardeve europiane si dhe dyfishim tė tė ardhurave pėr klubet e futbollit. Sipas tij, futbolli shqiptar sot ėshtė i sėmurė dhe ka nevojė pėr ndėrhyrje emergjente pėr ta shėruar atė. Duke iu referuar rivalit tė tij, Armand Duka, Fino ironizoi duke deklaruar se premton se bėjė ato tė cilat nuk i bėri nė 16 vite. 

"Sot jemi nė njė ditė tė rėndėsishme kur pėrmes votės tuaj, futbolli ynė ka mundėsinė tė hyjė nė njė etapė historike, drejt zhvillimit dhe integrimit euioprian. Futbolli ėshtė mė shumė se njė lojė, do tė thotė shoqėri e shėndetshme, me optimizėm, tė bashkuar, tė integruar, mė shumė futboll do tė thotė mė pak ilaēe, mė pak drogė e fenomene tė dėmshme nė shoqėri. 

 


Sipas tij, “FSHF ėshtė njė institucion model nė vendin tonė, kemi rritur me 30% numrin e lojtarėve tė regjistruar". "Kėrkoj votėn tuaj me besim tė plotė mė shumė se kurrė. Kemi ngritur stekėn e suksesit tashmė, mjaft lart dhe duhet tė bashkohemi pėr tė mos zbritur asnjė centimetėr mė poshtė. Sot keni njė pėrgjegjėsi tė madhe historike dhe kombėtare. Do ishte papėrgjegjshmėri t’ia lėsh nė dorė FSHF-nė, njė eksperimenti apo njė klani tė organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht pėr postin e Presidentit tė Federatės, keni nė dorė ti jepni shoqėrisė mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembėr”.

Ora 10:50 Duka dhe Fino shtrėngojnė duart


Ora 10:30 Zgjidhet Komisioni i Verifikimeve tė Mandateve
Nė punimet e Asamblesė Zgjedhore tė FSHF-sė ėshtė zgjedhur Komisioni i Verifikimeve tė Mandateve.

1-Refik Halili

2-Ardjan Takaj

3-Ismet Saliaj

4-Vladimir Ajazaj

5Fehmi Mziu

Komisioni i numėrimit:

Jualiana Ēotaj

Kastriot Gurra

Iljaz Haxhia

Ora 10:00 Kryebashkiaku i Lushnjes: Shoqatat tė mos votojnė
Kryebashkiaku i Lushnjės Fatos Tushe ka kėrkuar qė Shoqatat e regjistruara si votuese nė Asamblenė Zgjedhore nuk duhet tė votojnė, pasi nuk janė tė regjistruara nė gjykatė.

Ndėrkaq, juristi i Federatės Aldi Topēiu dhe avokati Artan Hajdari kanė sqaruar se 10 shoqata janė regjistruar nė gjykatė dhe dy janė nė proces regjistrimi, ndaj i kanė konsideruar nė rregull nė aspektin juridik kėtė shoqata

Ora 09:35 Pėrfaqėsuesi i UEFA, Surkis: Mos cenoni zgjedhjet, rrezikoni!
Pėrfaqėsuesi i UEFA-s nė Asamblenė zgjedhore tė FSHF, Gregory Surkis paralajmėroi nė fjalėn e tij tė mos cenohen zgjedhjet, pasi nė tė kundėrt, tha ai, Shqipėria do pėrballet me sanksione nga UEFA dhe FIFA. Surkis rrėfeu edhe takimin me Ramėn kur u shpreh se kryeministri do njė institucion futbolli larg politikės. 

"Pėrpjekjet pėr tė pėrdorur futbollin pėr intertes vetjak, sjell pėrēarje nė familjen e madhe tė futbollit. S'do tė bėj sikur e kam ngritur kėtė temė nė pėrgjithėsi. Nė tė kundėrt do tė doja tė theksoja se UEFA e ka tė qartė pėr ngjarjet qė po zhvillohen nė kėtė Asamble tė Pėrgjithshme. Para asamblesė kam pasur njė dialog tė gjatė me kryeministrin Edi Rama pėr kėtė problematikė. Ishte njė bisedė konstruktive dhe e dobishme dhe dėshira e tij ishte tė hiqej cdo lloj tensioni politik pėr kėtė fushatė zgjedhore. Ia kujtova edhe njėherė pikėn 1 tė nenit 14 tė statutit tė FIFA-s i cili detyron anėtarėt e federatave pėr tė realizuar nė mėnyrė tė pavarur dhe pa asnjė lloj ndikimi nga palėt e treta zgjedhjet. Cenimi mund tė shkaktojė vendosje tė sanksioneve. 

Zgjedhja e presidentit tė jetė nė mėnyrė tė lirė dhe nė pėrputhje me procedurat demokratike tė cilat saktėsohen nė statutin e saj. Ēdo lloj ndėrhyrje e pabazuar politike, ndėrhyrje nga ana e qeverisė do tė ishte pėr UEFA-n e pajustifikueshme. Kėto parime janė tė pakontestueshme pėr familjen europiane dhe botėrore tė futbollit.  

Njė fjalė e urtė thotė "pisllėku mund tė mos ngrihet nė ajėr, por ama ngel aty..." Ndėrrimi i krerėve ėshtė njė nga sistemet e demokratizimit tė futbollit, prandaj kjo duhet tė vijė nė pėrputhje me statutin e UEFA-s dhe FIFA-s", u shpreh Surkis. 

Pėrfaqėsuesi i UEFA vlerėsoi disa prej futbollistėve shqiptarė tė cilėt sipas tij kanė bėrė histori nė futboll. "Jam i befasuar nga mėnyra sesi e duan futbollin nė kėtė vend. Ky passion ėshtė unikal ndaj i lejon shqipėrisė tė zėrė njė vend tė dukshėm nė futbollin botėror. Vendi juaj ka prodhuar futbollistė tė rėndėsishėm. Mė vjen nė mend Panajot Pano, Altin Lala, Ervin Skela, Lorik Cana, apo yje qė po dalin si Hysaj e Strakosha. Klubet shqiptare kanė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė arenėn kombėtare sidomos pas faktit qė skuadra kombėtare u prezantua nė Euro2016. Jam I bindur qė ky sukses historic pėr gjithė sportit shqiptar I ka dhėnė rendėsi futbollit nė vendin tuaj"

Ora 08:25 Zv/ministri i Arsimit: Do vijojmė financimet nė futboll
"Futbolli ėshtė realitet simpatik nė shoqėrinė tonė, pėr impaktin qė krijon te njerėzit. Cilėsia e lojės ka ardhur duke u rritur. Mbėshtetja e MAS dhe e qeverisė do tė vazhdojė tė jetė e madhe pėr futbollin. Ne do vazhdojmė tė mbėshtesim projekte dhe iniciativa. Do vazhdojmė bashkėpunimin, qė nesėr tė kemi rezultate sa mė pozitive. Shpresoj qė komuniteti i futbollit tė tregojė pjekuri nė marrjen e vendimeve".

Ora 09:20 Njė minutė heshtje pėr ish-futbollistėt
Ditėn e sotme, pas fjalės sė presidentit aktual tė FSHF-sė, Armand Duka, nė Asamblenė Zgjedhore ėshtė mbajtur njė minutė heshtje nė respekt tė ikonave tė futbollit qė me punėn dhe talentin e tyre lanė gjurmė pas.

Njė minutė heshtje pėr ish futbollistėt:

Niko Bespalla
Gjergji Thaka
Stefi Lato
Qemal Gavardari
Gjergji Kushe
Agron Haxhiraj
Tahir Kalaci
Ilir Sinani
Naim Dollaku
Vangjel Cako
Iliaz Duraku
Petraq Lakuriqi
Namik Hysi
Eqerem Hysa
Kujtim Dauti
Esat Gjoci
Agim Proda
Ilir Luarasi
Agim Lika 

Ora 09:15 Duka kėrkon mandatin e 5: Duhet tė fitojė futbolli
Fjalėn i pari nė asamblenė e FSHF e mbajti presidenti nė detyrė i FSHF-sė, Armand Duka i cili kėrkon njė mandat tė pestė si President i FSHF. "Duhet tė fitojė futbolli", tha futbolli. "Jemi koshientė pėr atė qė kemi arritur dhe tė vetėdijshėm pėr punėn qė duhet tė bėjmė mė tepėr. Pėrgjegjėsi dhe obligim pėr tė qenė njė skuadėr ambicioze drejt suksesit. Objektivat tona kanė qenė dhe do mbeten tė fokusuara qė nga infrastruktura. Shpresoj dhe besoj qė ju do tė bėni zgjedhjen e duhur, duke zgjedhur alternativėn qė kėrkon sot futbolli shqiptar. Kam bindjen se kjo asamble me pjekurinė e saj do t’i japin shtysė akoma mė fort ambicieve tona", u shpreh kandidati pėr mandatin e pestė si President i FSHF, Armand Duka.



Ora 09:00 Mbėrrijnė delegatėt nė ambientet e hotelit - pritet tė nisė asambleja pėr zgjedhjen e FSHF

Ora 08:50 Salla ku do zhvillohet asambleja e FSHF

salla asmablese fshf
Salla ku do zhvillohet Asambleja e FSHF

masat e fshf durres
Forcat e policisė pėrpara godinės ku do zhvillohet Asambleja e FSHF


Ora 08:30 Sa vota duhen pėr tė zgjedhur presidentin e ri
Sipas statutit tė FSHF-sė me parimin njė anėtar njė votė, 66 anėtarėt e Asamblesė Zgjedhore do tė vendosin me votėn e tyre se cili do tė jetė presidenti i ardhshėm. Statuti pėrcakton qartė se pėr t’u zgjedhur president kandidati ka nevojė pėr 2/3 e votave tė vlefshme, dhe nisur nga shifra e 66 anėtarėve me tė drejtė vote do tė thotė se duhen 44 vota.

Nė rast se asnjė prej kandidatėve nuk arrin tė sigurojė kėtė shumicė tė pėrcaktuar, atėherė zhvillohet njė raund i dytė midis dy kandidatėve qė kanė marrė mė shumė vota nė raundin e parė. Kėtu kandidati qė fiton me shumicė tė thjeshtė, 50% plus 1 tė votave zgjidhet president. Nė rast se dalin barazim, atėherė do tė jetė shorti qė do tė pėrcaktojė fituesin.

Ora 08:20 Kush voton sipas statutit
Sipas Statusit tė FSHF-sė Asambleja e Pėrgjithshme ėshtė organi mė i lartė legjislativ i Federatės Shqiptare tė Futbolli dhe pėrbėhet nga 65 anėtarė me tė drejtė vote. 54 janė klube sportive tė gjithė kategorive tė futbollit dhe 12 janė shoqata, prej tė cilave 8 janė shoqata rajonale, 3 janė shoqata qė kanė lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerėve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndėrsa 1 ėshtė Shoqata e Futsallit.

antaret e asamblese

Komiteti Ekzekutiv
Shumė tė rėndėsishme janė edhe zgjedhjet pėr anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv, qė pėrbėhet nga 11 persona, presidenti, dy zėvendėspresidentė dhe 8 anėtarė, ndėrkohė qė Presidenti i Shoqatės sė Arbitrave zgjidhet automatikisht anėtar i Komitetit Ekzekutiv. 23 janė kandidaturat qė garojnė pėr vendet nė organin mė tė lartė kolegjial qė drejton dhe merr vendime mes periudhave tė dy asambleve.

Asambleja e Pėrgjithshmė Zgjedhore e FSHF-sė pritet tė jetė njė mbledhje e gjatė dhe me interes tė jashtėzakonshėm. 

Ora 08:00 Programi i Asamblesė sė sotme tė FSHF

rendi dites fshf
rendi dites fshf
(Programi i plotė i Asamblesė sė FSHF)

d.c./shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ZINI SHAKOHOXHA KRYE B.... I FEDERATEZ PASTAJ VJEN ARMANDO DROGA
avatar
Anonim
AJAX Fituesi vetem ishte Fino , i kishte parashiku te gjitha dhe e di shume mire qe do jete president i FSHF . Ja tha Dukes : Hiqi ato fantazma se le nam por Duka ishte "TRIM"dhe provoi ekeshtu do e haje dhe "TRIMI "
avatar
Anonim
platini E fitoi po se ka te gjat Jo nuk do ta gezoj dot keni per ta par si do perfundoj Armand duka
avatar
Anonim
leo O cfar turpi,kjo eshte kur e kap mafja e droges DUKAT E DRGES QE E KANE TE SHKRUAR NE BALLE......
avatar
Anonim
Emigranti Te dy djall me brire jane. Njeri me mafje se tjetri Asnjeri nuk u ngop per 20 e ca vite ne kolltuk. Kane shire qe te dy sa kane mundur. Asnjeri nuk ka te drejte te ankohet per menyren e zgjedhjes Njeri perdori shoqatat ,tjetri bashkiaket socialiste ,bile i mblodhi me daten 6 per ti thene qe te votojne per te. Fino thote se do shkoje deri ne KAS... Ku i gjeti parate se ai nuk kish as per t,u kuruar per shendetin e tij!!!??? President duhej zgjedhur nje personalitet nga fusha e SPORTIT. \
avatar
Anonim
qafprushi Po he se Fino ka ba kerdine qe nga 97-ta e ketej, se emrin ne Veting e ka.
avatar
Anonim
ēami (Ē) Fitoi mafia e futbollit turpė pėr qeverin Kjo tregon fuqin e njė shtetit qė se heq dot nga karrigia e tij prej komunizmit (16vjeēare) mė mirė lereni deri sa tė vdesi nė karrigen e tij personale mbase mundė tė zvėndėsohet nga familjarėt (nga djali ose nga vajza ) siē bėri presidenti ynė qė ja la gruas d.m.th. e bėri familjare partin e tij Pra kjo ėshtė drejtėsia dhe vetingu nė Shqipėri. TURPĖ
avatar
Anonim
AM Me falni por a doli qe ky kish abuzuar? Apo kriminelet i bejme drejtora si gjithnje?!
avatar
Anonim
POPULLI FITOJ FINO , 12 PLUS 5 TE PA REGJISTRUAR SIKUR ESHTE VJEDHJE E DUKES PROKURORISE JU HAP DERA TASHI PO.
avatar
Anonim
Beni Hallall ta beft zoti se fitove para nje rilindje komuniste i fort qenke
avatar
Anonim
Loni Me mir qe humben keta rilindja se ju hap germazi duhan te hane gjithandej, te pakten duka eshte ngopur disi .
avatar
Anonim
Verua ngopet elefanti me mushkonja hahahahahaha
avatar
Anonim
sapa KU ESHTE PROKURORIA?
avatar
Anonim
albanistani modern eksekutivet jane b* lepirsat e dukes .Pa duken keta skane oksigjen . Pra u pa edhe njehere qe barkderrat e federates po vjedhin pafund
avatar
Anonim
bim mafioza presidentat, mafioza kryetaret e bashkive normal qe do te votonin per nje mafioz. Njy arsye ma shume me ba tifo per Kosoven
avatar
Anonim
hahaha Fitoi peshku I madh dhe Lui thote qe ne janar kto do ishin ne tigan. Po kush pyet ma per ameriken, asht ba amerika te mesoj prej nesh tani.
avatar
Anonim
AJAX Fitore FINOS e padiskutushme tani Duka duhet me ble Finon per te mos vazhduar me tej me rruge ligjore se me sa pash as me UEFA-FIFA s'po i ecen me . Rezultati 12 fantazma+5te tjera pa ekipe jane 17 ,38-17 /21per Duke 24 Fino
avatar
Anonim
ii ptu mor qener shpalleni mret ket pis njeri te korruptum ;ptu te korruptuar
avatar
Anonim
ufo Shame mire qe fitoi duka por se di pse bejne zgjedhje, kur ta kete te shkruar duka me deke ateher te bejne zgjedhje kush ta marre drejtimin.
avatar
Anonim
Vlonjati Te dy muter jane..po thuaj pse nuk doli nje njeri persembari se ky mafjozi Duka nuk durohet e ka te shkruajtur ne surat se ca muti eshte,mjer futbolli Shqipetar
Rezultate tė tjera: 1   2   Para
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 17/02/2018, VITI VIII- NR.38