Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 17:40 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Dossier Artur Korriku
11 Shkurt 2018 - 20:22 | përditesuar në 21:25
Historia e 12 zbuluesve shqiptarė
qė shkuan tė luftėn e Vietnamit
Nė kohėn kur Vietnami luftonte kundėr Amerikės, ai quhej populli vėlla vietnamez nga propaganda komuniste. Vendi ynė u rreshtua me shtetet tė cilat ishin krah vietnamezėve sikurse ishin Bashkimi Sovjetik, Kina, Korea e Veriut si dhe tė gjithė vendet e Europės Lindore. Nė ato vite Ushtria Shqiptare, nė bazė tė marrėveshjes me Ushtrinė Vietnameze, dėrgoi nė vendin aziatik njė grup zbuluesish tė cilėt do tė shikonin nga afėr veprimet luftarake dhe do tė merrnin pjesė konkretisht sė bashku me zbuluesit vietnamezė nė aksione dhe veprime diversioniste.

Grupi i pėrbėrė nga dymbėdhjetė ushtarakė pėrbėhej nga 9 zbulues, 2 xhenierė dhe 1 kimist. Ata qėndruan gati njė vit nė xhunglat e Vietnamit dhe pėrjetuan nga afėr veprimet luftarake, panė tmerret e luftės por edhe morėn pjesė nė tė. Dy prej ushtarakėve shqiptarė mbetėn tė plagosur nėpėr aksione tė ndryshme luftarake. Njėri prej ushtarakėve qė shkoi nė Vietnam ėshtė edhe Novruz Zejnati, kolonel nė pension doktor i shkencave ushtarake. Tashmė qė po i afrohet tė tetėdhjetave kolonel Zejnati rrėfen aventurėn e dymbėdhjetė zbuluesėve shqiptarė nė tokėn e vietkongėve.

Kolonel Zejnati thotė se: “sindroma e Vietnamit ka ngacmuar pėr disa dhjetra vjecarė popullin amerikan. Nė shumė libra, dokumentarė, filma artistikė tė Hollivudit gjejmė dhe shikojmė kėtė sindromė. Shumė tragjedi vietnameze dhe amerikane pushtuan subjektet e letėrsisė artistike dhe natyrisht edhe tė letėrsisė dokumentare. Unė kam qenė dėshmitar okular i kėsaj lufte qė ka mbetur e pashlyer nė memorien time por edhe tė shokėve tė mij. Ajo ka shkaktuar edhe trauma fizike dhe psikike te disa prej tyre”.   Vietnami ishte njė shkollė e dytė pėr ushtarakėt shqiptarė. Ja si e kujton Kolonel Zejnati aventurėn vietnameze.


Urdhri i shėrbimit pėr nė Vietnam

Nė vitin 1966 lufta nė Vietnam ishte nė kulmin e saj. Unė isha oficer i ri dhe sapo isha kthyer nga fushimi dimėror qė ne zbuluesit bėnim nė Bizė tė Martaneshit. Kishim kaluar tre muaj larg familjeve nė stėrvitje dimėrore malore nė kushtet e fushimit. Ende pa u ēmallur mirė me familjen mė thirrėn nė ministri pranė Drejtorisė sė Zbulimit. Ishte Drejtori i Zbulimit tė Ushtrisė, Gjeneral Major Anton Sheti qė mė priti nė kabinetin e tij. Ai ishte njė ushtarak serioz, i ditur dhe vitet e shėrbimit jashtė shtetit e kishin bėrė mjaft tė matur dhe tė manifestonte njė sjellje tė kulturuar.Tė kam thirrur pėr tė tė falenderuar nė emėr tė Drejtorisė sė Zbulimit pėr raportin qė keni pėrgatitur  dhe punėn qė keni bėrė me efektivėt e zbulimit tė njėsisė tuaj nė Bizė tė Martaneshit.

 Ne si Drejtori ju kemi caktuar juve si dhe disa oficerė zbulimi qė tė shkoni pėr eksperiencė nė luftėn e Vietnamit, vazhdoi ai. Sic e kėrkonte detyra dhe betimi ushtarak u pėrgjigja “si urdhėron”, por befasia ishte e madhe e po ashtu edhe droja nga e panjohura qė na priste nė vendin ku luftohej ashpėr dhe ku pėrdoreshin armėt mė moderne tė kohės. Plani ishte qė ne, grupi prej 12 ushtarakėsh, fillimisht do tė stėrviteshim me intensitet pėr tre muaj nė Dragot tė Tepelenės me njė program qė aplikonin zbuluesit vietnamezė.

Njė ditė mė pas punova nė ministri ku pėrgatita gjithēka mė duhej dhe tė nesėrmen u grumbulluam tė dymbėdhjetė nė Tiranė. Fillimisht patėm edhe njė takim me Drejtorin e Zbulimit Anton Sheti. Kam mbajtur shėnime tė hollėsishme nga ky shėrbim i pazakontė qė zgjati mė shumė se njė vit duke llogaritur edhe stėrvitjen nė Dragot.

Gjeneral Sheti na tha: “Ju si grup do shkoni nė Vietnam. Detyra juaj ėshtė:tė studioni frontin mė tė egėr tė armikut, tė merrni pėrvojėn e veprimeve luftarake tė nėnreparteve, reparteve, njėsive tė zbulimit tė ushtrisė vietnameze.Tė merrni pėrvojėn e luftės partizane vietnameze dhe tė sillni nė Shqipėri eksperiencėn e artit ushtarak tė luftės popullore. Ndonjė nga ju edhe mund tė vritet, plagoset sepse detyra qė do tė kryeni ėshtė e vėshtirė.”

Nė Dragot
Sėbashku me mua ishin edhe ushtarakėt Spiro Adhami,Viktor Dhroso, Sali Qazimi, Aristidh Ndini, Zykė Zykaj, Kujtim Lumani, Feim Xhebrai, Besim Mema, Ramiz Ficori, Besim Murra dhe Aqif Gjikala. I gjithė grupi u nis pėr nė Dragot ku do ti nėnshtroheshim njė stėrvitje tepėr intensive me ngarkesė tė lartė, kryesisht stėrvitje zbuluesish. Nė krye tė grupit u vendos kolonel Spiro Adhami, njė ushtarak i rrallė pėr nga dijet dhe aftėsitė ushtarake.

Stėrvitja nė Dragot filloi qė tė nesėrmen e mbėrritjes sonė atje. Ishtė njė stėrvitje me ngarkesė nga ana taktikospeciale. Gjimnastika e mėngjesit shoqėrohej me njė kros 10 km tė gjatė ose me ngjitje nė malin e Golikut. Pėr tė na stėrvitur ishin angazhuar pedagogėt mė tė zotė si Xhelal Novosela, Ilo Furxhi, Kasem Kurti, Xhemil Cela, Hysen Sharra, Dhimitėr Cakalli,Todi Janku e tė tjerė. Njė pjesė e shokėve tė mij por edhe tė pedagogėve nuk jetojnė mė dhe unė shpesh i kujtoj me mall dhe respekt pėr punėn e tyre.

Pasi hanim mėngjesin, pėr 3 muaj u stėrvitėm nga 8 deri nė 10 orė nė ditė. Ishte pranverė dhe dita kishte nisur tė zgjatej. U stėrvitėm qė tė zvarriteshim pėr qindra e dindra metra,tė luftonim nė kushtet e pyllit por edhe tė lagjeve,tė kalonim pengesa ujore kėshtuqė bėmė edhe mėsime noti, kryesisht nė Tale tė Lezhės pėr disa ditė me radhė. Shumė stėrvitje i kryenim zbathur.

Pas pėrfundimit tė stėrvitjes tre mujore demonstruam pėrpara udhėheqjes ushtarake njė stėrvitje ku grupi jonė diversonist u hodh nė veprime luftarake nė prapavijė tė armikut pėr tė, marrė njė pikė mbėshtetje tė fortifikuar. Stėrvitjen e ndoqi Shefi i Shtabit tė Ushtrisė Gjeneral Petrit Dume i cili edhe na felenderoi pėr punėn e bėrė. Ai na njihte qė tė gjithėve njė pėr njė e na pėrmendi me emėr gjatė konkluzioneve tė stėrvitjes.

Udhėtimi
Nė fillim tė muajit qershor tė vitit 1966 grupi ynė u nis pėr Vietnam. Kishim marrė porosi qė tė mos tregonim asnjė fjalė pėr misionin tone. Ndėrsa jashtė vendit ne ishim njė ekip mundėsash qė me 12 qershor niseshin pėr tu ndeshur nė Hanoi tė Vietnamit. Itenerari qė ndoqėm ishte Tiranė-Beograd-Budapest-Moskė-Omsk-Irkutsk-Pekin. Pas dy ditėsh udhėtim mbėrritėm nė Irkutsk tė Bashkimit Sovjetik,njė qytet i madh rrėzė liqenit tė Bajkalit nė kufi me Mongolinė.

Aty qėndruam tranzit 4 orė dhe erdhi e na mori njė avion nga Kina.Mė pas 2 orė fluturim mbi Mongoli dhe Kinė dhe nė fund u ulėm nė Pekin. Nė aeroport na priti zėvendės drejtori i zbulimit tė ushtrisė kineze me disa zbulues tė linjės. Ata kishin dijeni pėr misionin tonė nė Vietnam. Me Kinėn kishim traktate bashkėpunimi nė fushėn e mbrojtjes. Gjithashtu kishte dalė pėr tė na pritur atasheu ynė ushtarak nė Kinė kolonel Ferik Hade. Nė Pekin qėndruam dy ditė sa pėr tu shlodhur. Ditėn e tretė na njoftuan se do tė niseshim me tren ndėrkombėtar pėr nė kryeqytetin e Vietnamit tė Veriut, Hanoi. Treni ishte i maskuar sepse do tė udhėtonte nė njė hapėsirė ku luftohej dhe bombardimet ishin tė pranishme kudo.

Nė Vietnam
Udhėtimi me tren zgjati pesė ditė. Nė tren na porositėn qė nėse jepet sinjali alarmit menjėherė duhet tė zbrisni poshtė dhe tė fshiheni ku tė mundeni nė tė dyja anėt e hekurudhės. Dhe vėrtetė alarmi u dha sapo kaluam urėn mbi lumin e kuq dhe hymė nė njė pyll. Menjėherė zumė vend rrėzė pemėve tė xhunglės. Ishte kontakti ynė i parė me luftėn. Krahas shpėrthimeve tė bombave u ndeshėm me mizat e kuqe dhe dėgjonim edhe fėrshėllimat e gjarpėrinjve. Pas pesė ditėsh treni mė nė fund mbėrriti nė Hanoi. Kudo shikoheshin pasojat e luftės. Njerėzit jetonin me ndjenjėn e bombardimeve qė mund tė ndodhnin orė e cast. Na pritėn disa zbulues tė ushtrisė vietnameze.Na vendosėn nė periferi tė Hanoit nė njė nga ndėrtesat e Akademisė Ushtarake e cila gjendej nė mal.

Ura Long Bien
Sapo u vendosėm nė ndėrtesėn e akademisė u pajisėm me uniforma ushtarake nga ato qė pėrdornin zbuluesit vietnamezė.Na dhanė helmeta dhe na porositėn qė ato duhet tė jenė bashkėudhėtarėt tuaj kudo. Pėrpara kishim urėn strategjike mbi Lumin e Kuq. Kjo urė lidhte kryeqytetin me tė gjithė vendin prandaj ruhej me forca dhe armatime tė shumta. Kaluam shpesh mbi kėtė urė kur shkonim nėpėr misione ushtarake gjatė qėndrimit gati njė vjecar nė Vietnam. Shėnimet qė kam mbajtur nė bllkun e punės flasin se pėr tė mbrojtur kėtė urė ėshtė luftuar dhėmb pėr dhėmb. Ajo ėshtė e gjatė 2,5 km dhe me konstruksion metalik.

Amerikanėt kėtė urė e kanė bombarduar mbi 120 herė nga lartėsi tė ulta,tė mesme dhe tė larta ,ditėn dhe natėn.Mbi tė janė hedhur mbi 165 raketa ajėr-tokė. Janė hedhur nė afėrsi tė saj 450 mina lundruese manjetiko-akustike. Njė minė e tillė kishte 10 deri 50 kg eksploziv. Ato lundronin 25 cm nėn ujė. Pėr ti ndaluar ato, vietnamezėt kishin vendosur rrjeta teli 150 m larg kėmbėve tė urės. E pamė nga fare pranė sesi mirėmbahesh dhe mbrohej kjo urė pas ēdo bombardimi. Nė gjysėmerrėsirė pamė flakėt e saldatriceve qė riparonin pjesėt e dėmtuara, pamė qindra ushtarė qė mbanin nė krahė konstruksione metalike pėr pjesėt e dėmtuara si dhe tė tjerė qė i lidhnin ato me njėra tjetrėn.

Mbi kokat tona, mbi harqet metalike, pashė tė vendosur ēerdhe mitralozėsh,topa kundėrajrorė, mitralozė dygrykėsh 14,5 mm, topa dy grykėsh 57 mm me instrumentat e drejtimit. Ishin vendosur gjithashtu edhe njė bateri dy grykėshe 57 mm dhe njė kompani dy grykėshe 14,5 mm.Transportjerėt e tullave dhe te llacit pėrdoreshin pėr furnizimin me municione tė kėtij armatimi.Vietnamezėt ishin origjinalė nė gjetjet e tyre, i kishte mėsuar lufta e gjatė qė tė improvizonin. Me detyrėn e zbuluesit mėsuam se kjo urė mbrohej nga njė regjiment kundėrajror dhe nga njė grup raketash tokė-ajėr. Komandanti i regjimentit na tha se cdo ditė thyente 25 deri 30 sulme ajrore. Deri ato ditė tė verės 1966 ishin rrėzuar 87 avionė amerikanė qė kishin bombarduar urėn e famshme, por ajo vazhdonte tė mbahej e fortė.

Dita e parė nė Hanoi
U nisėm pėr tė shkuar nė ambasadėn tonė nė kryeqytetin e Vietnamit tė Veriut. Gjatė gjithė rrugės binte nė sy lėvizja e njerėzve me bicikleta,veshja karakteristike e femrave me pantallona tė holla e tė gjera, kėmisha tė bardha dhe nė kėmbė sandale. Qė tė gjithė mbanin nė kokė helmeta metalike ose prej bambuje. Ato tė mbronin kokėn prej copave tė predhave tė ftohta nqse bombardimet tė zinin pėrjashta. Pėrgjatė trotuareve kishte qindra gropa tė cilat shėrbenin si strehime pėr kalimtarėt kur i zinte alarmi nė rrugė.

Sapo kishim mbėrritur nė ambasadė dhe ende nuk kishim pėrfunduar prezantimin e grupit,dėgjuam njė drdhje xhamash. Pastaj njė gjėmim i largėt, i shurdhėr. Shoqėruesi ynė vietnamez na sqaroi se amerikanėt po bombardonin digat e liqeneve. Radio njoftoi se avionėt ishin 45 km larg Hanoit. Pas disa sekondave sirenat e alarmit nisėn tė bien e kjo donte tė thoshte se avionėt ishin 20 km larg. Menjėherė rrugėt u boshatisėn dhe kalimtarėt hynė nėpėr gropat anės rrugėve.Shikoj se si njė burrė,njė grua me fėmijė nė krah dhe njė i moshaur me shportė nė dorė strehoen nėpėr gropa. Ata presin qė tė nisė qitja kundėrajrore. Ndėrkohė kalon me shpejtėsi njė makinė me flamur tė verdhė. Janė makinat e shėrbimit. Gjatė alarmit, nga njė oborr dalin rrjesht njėri pas tjetrit njerėz me automatikė nė duar. Ata zenė vend gjatė rrugės, pranė portave dhe i bėjnė armėt gati.Ushtari qė bėn roje tek dera e ambasadės gjithashtu bėn armėn gati.Edhe ne hyjmė nė strehim. Avionėt amerikanė kanė mbėrritur mbi Hanoi dhe nisin tė bombardojnė.

Taktika e tyre e bombardimit ishte fluturimi nė grupe tė mėdha 100 deri 200 avionė.Vėrtiteshin nė ajėr pėr tė gjetur njė shteg mė pak tė rrezikshėm nė mėnyrė qė tė futeshin nė mėnyrė tė befasishme nė qytet. Duke u vėrtitur ata shpresonin tė corientonin  qoftė edhe pėr disa sekonda radarėt dhe mbrojtjen kundėrajrore dhe pastaj grupe deri nė 30 avionė shkėputeshin dhe bombardonin dhe mitralonin me shpejtėsi maksimale nga njė lartėsi 500 deri 100 m. Fillimisht lėshonin raketa qė tė fitonin edhe disa sekonda tė tjera kohė. Ata binin nė pikiatė dhe shpesh e kishin shumė tė vėshtirė qė tė dilnin dhe rrėzoheshin nga zjarri i artilerisė. Mė pas sirenat dhanė alarmin se bombardimi mbaroi.

Bombat mbi Vietnam
Sipas programit fillimisht do ti nėnshtroheshim disa orėve mėsimi nė akademinė vietnameze. Kjo pėr tu njohur me situatėn luftarake si dhe me territorin ku zhvilloheshin luftime. Amerikanėt mė shumė zhvillonin luftė ajrore. Ata hidhnin mbi qytetet dhe fshatrat vietnameze bomba qė nuk ishin pėrdorur mė parė nė luftime. Kishin zhdukur nga faqja e dheut fshatra tė tėrė si Vin Fuong, Saigon-Xhia Din, Ngu Tiu etj. Aty ku mė parė kishte shtėpi shikoheshin vetėm disa gropa gjigande.

Amerikanėt kohėt e fundit nė bombardime po pėrdornin  bombat sferike. Kėto bomba kishin aftėsi qė tė vrisnin vetėm qeniet e gjalla ndėrsa objektet nuk i shkatėrronin fare. Kjo bombė pasi hidhej nga avioni, nė njė lartėsi 250 deri 300 m nga toka ndahej nė ajėr mė dysh duke lėshuar 600 bomba tė tjera tė quajtura bomba bija. Ēdo bombė bijė pėlciste nė tokė duke u coptuar nė 200 apo 300 copa sferike, pra nė 300 bomba mbesa. Kėshtuqė kjo bombė bėnte kėrdinė kur hidhej nė mjedise tė populluara. Me 24 mijė copat e saj,efekti dėmtues ishte tepėr i madh.Copat sferike kur futeshin nė trupin e njeriut bėnin zigzag nė mėnyrė qė vdekja tė ishte e sigurtė dhe ndėrhyrja e mjekut e paefektėshme.

Shkuam dhe pamė fshatin Ngu Tiu i cili u bombardua 1275 herė dhe toka e tij pėr shkak tė bombave dhe predhave tė panumėrta sot ėshtė shndėrruar nė njė zonė minerare.

Amerikanėt bombardonin cdo gjė,ditė natė, fėmijė qė vraponin nėpėr orizore, fenerė qė ndriconin natėn, kasolle tė vogla ndanė udhės etj. Bombardonin digat e liqeneve. Nga 27 tė tilla ata dėmtuan 19.

Nė aksion, plagosjet e zbuluesve tanė
Pasi ndoqėm disa leksione teorike ju nėnshtruam njė stėrvitje tė fortė tė ngjashme me ato tė luftės nė kushtet e pėrdorimit tė lėndėve helmuese luftarake. Stėrvitjet praktike i zhvilluamė nė njė temperaturė tropikale qė arrinte deri nė 40 gradė.

Erdhi dita qė tė merrnin pjesė edhe nė aksione tė vėrteta. Disa prej nesh u caktuan qė sėbashku me njė grup zbuluesash vietnamezė tė merrnim pjesė nė njė aksion zbulimi. Do tė shkonim tė zbulonim vendndodhjen e njė formacioni ushtarak amerikan nė provincėn Nin Bin nė mėnyrė qė tė krijonim mundėsinė e manovrimit tė disa baterive kundėrajrore dhe baterive tė raketave pėr tė ndėrruar pozicionet e zjarrit pa u diktuar nga forcat amerikane. Dhe pasi pati pėrfunduar manovra u shfaqėn befasisht 36 avionė amerikanė gjuajtės- bombardues F-105 nė lartėsinė 6000 deri 8000 m. Nė ajėr u ngritėn edhe avionė vietnamezė Mig-21 tė cilėt drejtoheshin nga pilotė kinezė,rusė dhe vietnamezė. Pėr dy orė zhvillohet njė betejė shumė e fuqishme ajrore. Nga tė dyja palėt pati dėmtime. Dėmet mė tė mėdha i pėsoi pala vietnameze. Amerikanėt ishin mė tė fuqishėm nė luftimet ajrore.Teksa ndiqnim veprimet ajrore, 6 avionė amerikanė fluturuan fare ulėt, rreth 300 m lartėsi dhe bombarduan njėrėn nga bateritė e rraketave.Njė predhė goditi sipėr brrylit zbuluesin tonė Kujtim Lumani.Plaga ishte serioze dhe gjaku nuk po i pushonte.E transportuam nė spital i cili ndodhej 60 km larg.Pasi mori ndihmėn mjeksore ai u shtrua nė spital nė Hanoi.

Po kėshtu e pėsoi edhe zbuluesi tjetėr Sali Qazimi i cili duke kaluar njė pengesė xheniere u plagos nė kėmbė.Vendi ishte infektuar nga pėrdorimi i lėndėve helmuese luftarake dhe ai mbeti i gjymtuar pėr gjithė jetėn.

Nė njė tjetėr mision zbulimi u ndjemė shumė tė rrezikuar. Do tė shkonim nė njė fshat 300 km larg Hanoit. Pėr tė mbėrritur atje duhej tė kalonim njė lumė qė ishte 300 m i gjerė. Kishim hipur nė lundra dhe po vozisnim sėbashku me zbuluesit vietnamezė. Por papritmas mbi kokat tona ndjemė fluturimin e njė skuadrilje avionėsh amerikanė tė cilėt u lėshuan nė pikiatė dhe nisėn tė bombardonin jo vetėm fshatin por edhe lumin.Varka nė tė cilėn ndodheshim pėr efekt tė valės goditėse u pėrmbys. Ne u kapėm pas dėrrasave tė saj dhe nisėm tė notonim nė drejtim tė bregut tjetėr. Por njėri prej vietnamezėve u plagos rėndė. Pas njė ore arritėm tė dalim matanė, por vietnamezi pėr shkak tė hemoragjisė nuk arriti tė mbijetojė dhe na vdiq nė duar.

Sapo mbėrritėm nė anėn tjetėr tė bregut u gjendėm tė rrethuar nga forcat e milicisė vietnameze ekuivalente me ish forcat tona territoriale. Ata na morėn pėr amerikanė pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės sonė dhe nuk donin tė na lėshonin.Vetėm pas gjysėm ore pėrkthyesi ynė vietnamez i bindi qė tė na linin tė lirė.

Morėm pjesė nė aksione pėr zbulimin e rrugėve tė dėmtuara. Qėllimi ishte qė ne ti paraprinim grupeve xheniere nė mėnyrė qė ata sėbashku me milicinė popullore tė riparonin rrugėt e dėmtuara.Kemi parė sesi punohej gjithė natėn pėr tė riparuar rrugėt e bombarduara nga avionėt amerikanė. Gjithcka mė parė sigurohej nga grupet e  zbuluesave.

Avionėt bombardonin rrugėt dhe qendrat e banuara. Nė njė rast pamė sesi u vranė familje tė tėra, gra, burra, fėmijė e tė moshuar. Pas bombardimit mbinė nga toka me qindra njerėz. Ata si nė njė ritual fillimisht ndihmuan tė plagosurit dhe i dėrguan nė spital. Mė pas zhvendosėn tė vdekurit dhe nė fund ju pėrveshėn punės pėr riparimin e rrugės.

Por krahas vietnamezėve tė vrarė pamė edhe avionėt B-52,tė ashtuquajturit kėshtjella tė ajrit, tė kthyer nė grumbuj hekurishtesh.Ato qė konsideroheshin si krenaria e ushtrisė amerikane.

Robėrit amerikanė
Asistuam nė disa raste, kur pilotėt amerikanė, pasi avionėt e tyre goditėshin nga artileria vietnameze, hidheshin me parashuta.Ata nė tė shumtėn e rasteve binin nė duart e popullsisė vietnameze.Amerikanėt i kėrkonin vietnamezėve qė ti trajtonin mirė dhe ti jepnin pėr tė ngrėnė.Njė pjesė e tyre i kishin prindėrit tė pasur dhe kėrkonin qė ti shkruanin atyre qė tė likujdonin dėmet ekonomike tė shkaktuara nga bombardimet nė mėnyrė qė tė liheshin tė lirė.Ato grumbulloheshin nė qendra tė caktuara dhe i conin tė punonin nė sektorė tė ndryshėm.

Nė njė rast, njė amerikan pasi u hodh me parashutė u zu rob nga njė fshatar vietnamez.Ky e hipi mbi njė buall dhe e trasnportoi nė qendrėn e grumbullimit tė robėrve.Shtypi vietnamez e fiksoi kėtė pamje dhe gazetat tė nesėrmen publikuan foton me deciturėn “nga avioni mbi buall”.

Pėrballja me rusėt
Kur u nisėm pėr nė Vietnam na porositėn qė sovjetikėt nuk duhet ta merrnin vesh praninė tonė atje. Por njė porosi e tillė ishte e kotė pasi sovjetikėt kishin pėrfaqėsuesit e tyre nė tė gjitha hallkat e ushtrisė vietnameze. Gjatė njė udhėtimi tė gjatė pėr tė kryer rikonjicion (pėrnjohje terreni), nė tė ashtuquajturėn “Rruga e Jetės”, koridori strategjik nėpėr tė cilin kalonin ndihmat pėr nė jug, grupi ynė i shoqėruar nga kolegėt vietnamezė qėllon pėrballė tė “bardhėve” siē i quanin vietnamezėt rusėt. U pėrballėm me ta pranė njė burimi ku ishim ndalur tė pinim ujė. Atyre ju bėri pėrshtypje prania jonė dhe u interesuan pėr tė mėsuar se cilėt ishim. Natyrisht qė vietnamezėt dhanė sqarimet e duhura duke thėnė se ne ishim miq dhe ata duke tundur kokat u larguan nė punėn e tyre.

Pėrvoja jonė pėrfundoi nė pluhur
Pasi u kthyem nė vendin tonė.Tė gjithė eksperiencėn e grumbulluar nė Vietnam ne e hodhėm nė literaturė tė bollshme pėr repartet e zbulimit. Pėr 7 vjet kjo literaturė ishte efikase dhe studiohej nė shkollat ushtarake por edhe nė repartet speciale. Por nė vitin 1974, pas goditjes qė sistemi i dha ushtarakėve tė lartė, kjo literaturė u hoq nga qarkullimi dhe unė nuk di se cu bė me tė.I gjithė ai mundim dhe sakrificė shkoi dėm.

Vietnami ishte njė eksperiencė e madhe dhe me mbresa tė pashlyera,  por unė vetėm kaq mund tė tregoj sepse konjukturat politike janė tė tilla qė mė kufizojnė nė tregimin tim pėr atė luftė. Amerikanėt janė miqtė tanė tashmė.

d.b/shqiptarja.com

17 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të bledi të datës 11 Shkurt 2018 20:32

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
KOZi Keto jane kujtime teper interesante, ashtu eshte menduar se edhe ne Shqiperi do luftohet njelloj nje dite. Dhe per kujtese ne rast se keto tanet ishin ne anen komuniste po ate periudhe ka qene ne Vietnam ne anen amerikane Leka Zogu i pare, per te pare situata nga lufta.
avatar
Anonim
Gjin kola Ky ish oficeri ja fut kot. Lufta ka ligje dhe qe ne shek 18 kjo veprimtari rregullohet. Pra, nuk sulmohen femijet sikurse thote.
avatar
Anonim
Mali Qenke shume i menēur zotrote. Po nji proteste u be ne shqipri dhe u vrane kater me cfare ligji ma ate te grushtit te shtetit qe shpiku Imam bajalldija? U be '97 vrame njeri tjetrin pa ligj e pa maliq. U be lufta e kosoves cfare bene serbet me kosovaret? Ne lufen e dyte boterore greket theren e masakruan popullsine shqiptare ne ēameri? Pse ja fut kot ky Zejnati? Zt. Zejnati eshte shume i kujdesshem kur shkruan. Madje madje shume i eikulibruar ne kontekstin e kohes qe jetojme.
avatar
Anonim
Pa fjale... Kush ka sado pak mend e sado pak shpirt e kupton TE VERTETEN...
avatar
Anonim
lexues shume mire qe keni sjelle historine e ketyre njerezve..dicka e vecante dhe interesante.
avatar
Anonim
bledi Du me dit ne kohen e romakeve ca ka qen shqiperia
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 17/02/2018, VITI VIII- NR.38