Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kosova
13 Shkurt 2018 - 23:15 | përditesuar në 01:34
Rama: Po diskreditohet Kosova
papjekuri para ndërkombëtarëve
Kur kanë mbetur vetëm katër ditë para ditës së pavarësisë së Kosovës kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin "Përballë" në TVSH, ku ka komentuar ecurinë e këtij shteti gjatë këtyre 10 viteve që lamë pas. Ndër të tjera kryeministri shqiptar ka kritikuar politikën kosovare për manovrat e fundit, të cilat sipas tij kanë shfaqur papjekuri përpara faktorit ndërkombëtar.

“Po diskreditohet Kosova, dhe nuk është çështja e vizave, patjetër që liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri, patjetër që vendosja e vizave si kusht për Kosovën ndërkohë që Serbia po negocion antarësimin dhe ende nuk ka zgjidhur asgjë në raport me Kosovën në kuptimin edhe të kufirit lë shumë vend për diskuttim. 

Por përtej krejt këtij diskutimi dhe përtej liberalizimit të vizave bëhet fjalë për një shfaqje papjekurie. Të cilën Kosova nuk e ka luksin ta japë në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, në sytë e atyre të cilët janë edhe fuqia që lindi shtetin e Kosovës”, ka qenë mesazhi që Edi Rama i ka dhënë politikës së shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se kushti themelor për liberalizimin e vizave për Kosovën është vendosja e kufirit me Malin e Zi, marrëveshje e cila kundërshtohet nga opozita si akt tradhtie kombëtare. Shqiptarët e Kosovës janë të vetmit në rajon të cilët udhëtojnë në vendet e BE me regjim vizash. Kjo i ka shtyrë ata të aplikojnë masivisht për pasaporta shqiptare, por presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nuk do ketë dekrete për kërkesat në masë, pasi Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave. /Tema/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
edi Qepe halen
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40