Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
14 Shkurt 2018 - 08:26 | përditesuar në 10:17
Zbardhet dinamika,ja si u montua
C4 pėr atentatin ndaj Lul Kullės
Tentativa pėr tė ekzekutuar nė fillim tė janarit 2018 biznesmenin Lulzim Kulla nė Shkodėr, ka pasur njė organizim perfekt tė autorėve dhe porositėsve tė kėtij krimi qė tronditi Shkodrėn, pikėrisht nė ditėn kur po festohej pėrvjetori i themelimit tė Policisė sė Shtetit.

Hetimi i kryer nga prokuroria e Shkodrės, ka zbuluar me detaje ngjarjen e 13 janarit 2018, ku tre persona tashmė janė arrestuar nga prokuroria dhe lėnė nė “arrest me burg” nga gjykata e kėtij qyteti.Ka dyshime tė forta se atentati kundėr Lulzim Kullės, mund tė jetė organizuar nė bashkėpunimim mes dy grupeve kriminale nė Elbasan dhe Shkodėr.

Tritoli u vendos nė ndenjėsen e motorit
Sipas dinamikės sė krimit tė ndėrtuar nga pamjet filmike tė sekuestrura nė disa biznese nė Shkodėr dhe Elbasan, ėshtė vėrtetuar se sasia e tritolit qė ishte vendosur nė motorēikletė ishte montuar pikėrisht nė ndenjėsen e mjetit. Hetimi ka zbuluar se ndenjėses sė motoēikletės i ėshtė hequr shfungjeri dhe mė pas nė vend tė tij, ėshtė montuar sasia e tritolit.

Autorėt janė kujdesur me pėrpikmėri qė tritoli tė mos shihej nga syri i kalimtarėve, dhe atė e kanė mbuluar, duke e mbyllur me tapiceri, dhe mė pas i kanė dhėnė formėn e ndenjėses. Sipas hetuesve ka dyshime tė forta se i gjithė ky proces ėshtė kryer nė Elbasan, ndėrkohė qė prej kėtej me njė automjet tip “Wolsvagen Cady” ėshtė transportuar moto-bomba nė drejtim tė Shkodrės.

Automjeti “Ėolsvagen Cady” sipas pamjeve filmike tė sekuestruara tashmė nga policia dhe prokuroria, dukej qartė se ditėn e ngjarjes ka hyrė nė Shkodėr, duke marrė drejtimin nė unazėn e qytetit. Siē ka rezultuar mė pas automjeti ėshtė afruar afėr objektivit se ku do vendosej dhe prej makinės ėshtė zbritur moto-bomba, qė ishte pėrgatitur pėr tu vendosur pranė automjetit tė Lulzim Kullės.

I gjithi me tė zeza
Personi qė zbriti moto-bombėn nga makina ka qėnė tėrėsisht i mbuluar me tė zeza dhe nė kokė mbante njė kapele. Ai ėshtė afruar nė kėmbė sė bashku me motorēikletėn qė e mbante nė duar dhe pasi e ka vendosur shumė pranė makinės sė Lulzim Kullės, ėshtė larguar pa kryer asnjė veprim tjetėr.

Dyshimet e prokurorisė dhe policisė sė Shkodrės, qėndrojnė nė faktin se njė person tjetėr qė ka qėndruar nė distancė, mund tė ketė aktivizuar lėndėn plasėse, sapo ka parė Lulzim Kullėn tė dalė nga biznesi i tij, dhe tė hyjė nė makinė. Si pasojė e kėtij shpėrthimi tė fuqishėm 8 persona mbetėn tė plagsur, ndėrkohė vetė objektivi i kėtij atentati Kulla ka marrė disa shembje nė trup.

Parkimi nė unazė e modifikimi nė servis
Ndėrkohė automjeti tip “Ėolsvagen Cady” ėshtė parkuar nė zonėn e unazės sė qytetit dhe aty nuk ka lėvizur pėr gjatė gjithė natės. Tė nesėrmen automjeti ėshtė marrė nga parkimi nga tė arrestuarit Endrit Ēopja dhe Ardjel Lulaj, duke u transportuar nė Elbasan.

Prokuroria dhe policia e Shkodrės qė kanė udhėhequr hetimin kanė siguruar pamjet filmike tė njė servisi nė Elbasan, ku mjetit nė fjalė i bėhen disa modifikime, me qėllim shuarjen e ēdo dyshimi. Prezent nė modifikimin e makinės kanė qėnė dy personat e arrestuar si tė dyshuar nė kėtė atentat Endrit Ēopja dhe Ardjel Lulaj.

Pas modifikimit tė makinės, nė pjesėn e xhamave, Lulaj dhe Ēopja janė strehuar nė njė bazė tė tyre, deri sa u arrestuan nė ambjentet e tregut agro-ushqimor nė qytetin e Elbasanit. Dy autorėt e dyshuar tė atentatit ndaj Kullės nuk kanė pranuar akuzat gjatė marjes nė pyetje, ku Ēopja ka pranuar se ka qėnė disa herė nė Shkodėr dhe mė konkretisht plot 5 herė.

Sipas tij nė Shkodėr ai ka shkuar pėr tė blerė njė sasi prej 20 kg kanabis tek njė person qė nuk ja dinte emrin. Gjithmonė sipas dėshmisė sė tij, drogėn e kishte blerė dhe mė pas e kishte shitur sėrisht. Ndėrkohė i arrestuari tjetėr Ardjel Lulaj, ka pohuar se ditėn e ngjarjes ka qėnė nė Elbasan dhe se punon si shofer pranė drejtorisė sė shėrbimeve sociale nė bashkinė e Elbasanit.

I arrestuari i tretė pėr kėtė ngjarjes ėshtė Serxho Teta, i cili dyshohet se ėshtė bashkėpuntor nė kėtė krim. Gjatė kontrollit tė banesės Serxho Tetės i janė gjetur 50 fishekė dhe se ka bėrė kundėrshtimin e punonjėsve tė policisė.

d.c./shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ky nuk ka qene dhe nuk eshte biznesmen?por gjob venes,dhe kriminel deri edhe burrin e moters se tije e ka vrare ,ky eshte biznesmeni ?
avatar
Anonim
Andon martini Keqardhje per portalet qe bashkpunojn me prokurorin per te nxjer ne portal cfar u intereson prokurorve ne rastin konkret andon martini se ca pune ka ky me mediat spo e kuptoj!!?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 17/02/2018, VITI VIII- NR.38