Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:33 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Bota
14 Shkurt 2018 - 20:27 | përditesuar në 21:40
Romë, 'përpihen' 10 automjete
nga gropa e hapur /FOTO
Asfalti i rrugës është çarë duke shkaktuar momente terrori në Balduinë të Romës. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të mërkurë duke shkaktuar panik të madh tek banorët e zonës.
10 mjetet ishin parkuar në Livio Andronico ndërkohë që u “përpinë” nga gropa e hapur.

Ende nuk dihen arsyet e hapjes së gropës, por flitet për një shesh ku po ndërtohet një ndërtesë. Sipas mediave lokale thuhet që nuk ka të lënduar, ndërkohë që autoritetet kanë izoluar zonën në fjalë.

Kjo është bërë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm për shembje tjetër. Mediat italiane thonë se nuk përjashtohet fakti se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë tubacionet e ujit, si dhe një lidhja me vendin e ndërtesës ngjitur.

Banorët e kësaj zone kishin protestuar për muaj kundër kompanisë që po kryente ndërtimin. Ata kishin denoncuar shqetësimin e tyre lidhur me tubacionet e ujit me pretendimin se ato gërryenin nëntokën.


e.gj/Shqiptarja.com

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41