Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:16 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
14 Shkurt 2018 - 23:51
“Nuk do martohesh me kosovar”/
Si e rrëmbeu të bijën Begalla që u vra sot në Tiranë
Memli Begalla, i cili u ekzekutua sot me silenciator me një plumb në kokë, ka qenë i njohur për kronikat edhe në vitin 2009.

Bashkë me të birin Lilin, Begalla, që asokohe njihej me emrin Farim ishin arrestuar në Bari të Italisë pasi kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe po e kthente nga Zvicra drejt Shqipërisë me forcë, pasi nuk donte që e bija të martohej me një shtetas kosovar.

Ja çfarë shkruante La Gazzetta del Mezzogiorno lidhur me ngjarjen

Pasi i kishte thënë prerë se “nuk do martohesh me kosovar”, dy qytetarë shqiptarë, babai dhe vëllai i 27-vjeçares që pritej të bëhej nuse, e kanë detyruar me forcë që të hipë në makinë dhe nga një qytet i papërcaktuar në Zvicër mbërritën në Bari për të shkuar në Shqipëri. Por në port mbërriti kërkesa ndërkombëtare e arrestit nga autoritetet zvicerane dhe policia kufitare i bllokoi rrëmbyesit, të cilët ndodhen në një burg të Barit. Vajza e re u nis për në Zvicër, ku punon në një agjenci udhëtimesh.  

Për këtë çështje nuk u mësuan detaje të mëtejshme, përveç faktit që akuzat e ngritura ndaj Afrim Begallës, 56 vjeç dhe të të birit Lili, 29 vjeç janë ajo e rrëmbimit të personit dhe heqjes së lirisë; se rrëmbimi është kryer më 9 dhjetor dhe se arrestimi i dy shqiptarëve ndodhi dje në mëngjes (11 dhjetor 2009).

Pasi është marrë në pyetje nga hetuesit barezë, vajza që do të bëhej nuse u përpoq ta minimizonte ngjarjen, e cila ama kishte ndodhur në praninë e mjaft dëhsmitarëve, mes të cilëve ishte edhe i fejuari i saj.

s.k/Shqiptarja.com

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 17/02/2018, VITI VIII- NR.38