Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Lajme ESMERALDA KETA
27 Nentor 2011 - 15:26
Festat, dekorimin e Tiranės
e fitoi kunati i Bashės FOTO
Reagon Bashkia- Kush eshte Erion Isufaj
TIRANE- Milionat e hedhura pėr tė zbukuruar Tiranėn pėr festėn e Pavarėsisė mė 28 nėntor, dhe me gjasė edhe zbukurimet qė do tė bėhen pėr vitin e ri,
Lulzim Basha ia ka besuar njė njeriu tė vetėm: Erjon Isufajt, i cili ėshtė kunati i kryetarit tė bashkisė. Shqiptarja.com, ka gjetur dokumentet qė vėrtetojnė se ortaku i kunatit tė kryetarit tė bashkisė, dhe vajza qė i ka organizuar gjithė fushatėn zgjedhore, Odeta Malaj, kanė hapur njė firmė “Orange Advertising”, vetėm pak ditė mė parė. Firma “Orange”sipas dokumentit tė QKR ėshtė hapur vetėm njė muaj mė parė dhe ėshtė shumė e ēuditshme, qė nė morinė e firmave qė mund tė konkurrojnė pėr tė fituar tenderin e dekorimit dhe zburimit tė qytetit, ta fitojnė atė si njė firmė disa ditore.

Por, firma “Orange” duket se ėshtė hapur vetėm pėr kėtė qėllim. Sipas dokumentit qė disponon shqiptarja.com, nė rregjistrin kombėtar tė regjistrimit tė biznesit, (QKR) rezulton se firma ėshtė themeluar me datė 13 tetor 2011 dhe ėshtė regjistruar nė QKR mė 18 tetor 2011. Pra kjo kompani reklamash ėshtė krijuar vetėm pak ditė mė parė se sa tė fitojė tenderin miliona lekėsh pėr dekorin e Tiranės, dekor i cili ka filluar tė vendoset qė nė fillim tė kėsaj jave. Duke pasur parasysh kohėn qė i ėshtė dashur pėr tė prodhuar mijėra stema dhe shirita kuq e zi, si dhe procedurėn ligjore qė duhet pėr zhvillimin e njė tenderi, duket se gjithēka ka qenė e pėrfunduar me kohė.

“Shqiptarja.com” ka arritur tė zbulojė, po sipas tė dhėnave qė janė depozituar pranė QKR-sė, se nė momentin qė kjo firmė ėshtė regjistruar dhe qė do tė ushtrojė veprimtarinė e saj nė fushėn e marketingut, prodhimit tė reklamave (TV, radio, print, kinemave, internet, etj), rezulton se zotėruesit e saj janė njerėz qė kanė lidhje miqėsie tė afėrt me Lulzim Bashėn.

Kėshtu, pėrfaqėsuesja ligjore e kėsaj kompanie ėshtė Odeta Malaj, e cila zotėron edhe 20 pėr qind tė aksioneve tė "Orange Adversting". Por Odeta Malaj nuk ėshtė e panjohur aspak pėr median, ajo ėshtė vajza e cila i organizoi tė gjithė fushatėn elektorale pėr kryetar bashkie Lulzim Bashės nė zgjedhjet lokale tė 2011-ės.

Ndėrsa ortaku kryesor i kompanisė sė reklamave "Orange Adversting" me 80 pėr qind tė aksioneve ėshtė biznesmeni i njohur i "Megatek" Dionis Teqja, i cili nė tė vėrtetė ka lidhje tė tjera biznesi me kunatin e kryetarit tė bashkisė, Erion Isufaj. Kunati i kryebashkiakut, Erion Isufaj, sipas tė dhėnave tė marrė nga faqja zyrtare e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit tė Biznesit, ėshtė anėtar i kėshillit mbikqyrės tė "Megatek", duke filluar qė nga 3 qershori i vitit 2010 me njė afat deri mė 3 qershor 2013, si dhe janė ortakė me nga 50 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė "Reno Albania", dokument qė disponohet po ashtu nga shqiptarja.com.
Nė kėtė mėnyrė del e qartė se si ka mundur njė kompani reklamash e krijuar vetėm njė muaj mė parė, tė shpallet fitues pėr njė tender tė njė rėndėsie tė tillė, siē ėshtė ai i dekorimit tė Tiranės pėr festat e Ēlirimit dhe tė Pavarėsisė. Por nuk ėshtė vetėm kjo. Tashmė jemi nė prag edhe tė festave tė fundvitit, dhe nga bashkia e Tiranės mėsojmė se do tė kemi njė dekor "tė paparė dhe natyrisht nga e para" edhe pėr kėta data simbolike. Dhe duket se edhe pėr kėtė dekor ka nisur puna tashmė dhe ėshtė shpallur fituesi, pasi pėr pak ditė, shiritat kuq e zi tė festės sė Pavarėsisė, do tė hiqen pėr t'u zėvendėsuar me drita shumėngjyrėshe tė Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri.

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
frenky si nuk u ngopen tu vjedh kta zotrinj mor zot? nuk edij cfare duhet te ndodh qe kta minj te heqin dore nga vjedhja
avatar
Analist
klajdi nikolla http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/108933/titulli/Hiqet-sekuestroja-mbi-pronat-e-kunatit-te-Bashes , Ky erioni muhabet i vjeter, per ate them un kto zdin as me vjehd o vlla.
avatar
Anonim
i riu Basha eshte kryebashkiak i ri, po hajdut i vjeter. Pse cfare kujtuat ju se do te vinte ne Tirane per te bere bamiresi. Ku do ti dalin gjithe leket qe ka shpenzuar per te fituar e per te bere fushaten. Keshtu paguan odeten qe i beri fushaten.
avatar
Analist
sal bisha po pse prisnit ta merrnin te tjeret...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15