Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Lajme Nga ARBEN RROZHANI
24 Dhjetor 2011 - 17:00
Pėrgjimet, si kalonte droga
me tragetin Vlorė-Brindizi
TIRANE- Rrjeti i drogės mes djemve tė Vlorės dhe klanit tė arrestuar tashmė nė Itali, Primiceri, zbardhet dhe dokumentohet nga pėrgjimet e prokurorisė Italiane tė cilat janė publikuar sot ekskluzivisht nė gazetėn Shqiptarja.com.

Nė mes tė shtatorit 2011, karabinierėt italianė, prangosėn 25 persona, mes tė cilėve 8 shqiptarė, nėn akuzėn e trafikut tė hashashit, heroinės dhe kokainės nga Shqipėria nė Itali. Drejtues tė kėtij klani ishin Salvatore, Ezio dhe Osvaldo Primiēeri. Qė prej marsit 2008, vėllezėrit Primiēeri operonin me kompaninė “Transporti Primiceri Vlora”, tė krijuar nė Shqipėri, dhe qė zotėronte tragetin e linjės Vlorė-Brindizi “Veronica Line” dhe biznese nė Itali. Pas arrestimit nė Leēe tė vėllezėrve Primiēeri, tė akuzuar pėr drejtimin e organizatės sė narko-trafikut, u sekuestruan edhe 7 kompanitė qė zotėronin.

Banda italo-shqiptare transportonte drogėn me tragetin e linjės Vlorė-Brindizi.

“Sipas hetimeve tė kryera nė Itali, transporti i pasagjerėve ishte mbulesė pėr trafikimin e drogės, qė kalohej nga Vlora pėr nė Itali dhe rrjeti kriminal ka trafikuar rreth 300 kilogramė marijuanė dhe 19 kokainė. Droga fshihej nė goma automjetesh qė shkonin nė Itali dhe hetimet nisėn pas kapjes sė rreth 300 kilogramė kanabis nė disa operacione tė ndryshme, kur u prangosėn edhe 11 shtetas shqiptarė”.

Ndėr pronat e konfiskuara tė vėllezėrve Primiēeri, me vlerė 20 milionė euro, mes tė cilave trageti “Veronica Line” dhe 79 automjete tė llojeve tė ndyshme.
Sipas policisė italiane, Primiēerėt ishin njė pikė e rėndėsishme trafiku pėr drogėn qė kalonte nga Shqipėria drejt Italisė.

HETIMET

Hetimet nisėn nė 24 mars 2009 pas arrestimit nė Brindizi tė korrierėve Elton Ismaili, Robert Jahaj dhe Domenico Bassi, tė cilėve iu gjet rreth 100 kilogramė lėndėsh narkotike tip marijuanė. Nė 27 prill 2009, nė Casarano, u arrestuan Gramoz Zyko dhe Kreshnik Hysaj, qė trasportonin 52 kg marijuanė. Nė 27 maj 2009 nė Gioia del Colle (Bari), brenda gomave tė rimorkios sė automjeteve nė pronėsi tė "TRASPORTI PRIMICERI" u gjet njė ssasi tjetėr droge.
Nė 15 korrik 2009, nė Brindisi u arrestuan shtetasit shqiptarė,Alban Dushku dhe Alfred Gjuzi, me 3.78 kilogramė heroinė.
Nė 23 tetor 2009, nė Brindisi u sekuestruan 143 kg marijuanė po brenda gomave tė rimorkios sė njė mjeti tjetėr tė "TRASPORTI PRIMICERI".
Pėrgjimet zbulonin edhe njė dėrgesė tjetėr prej 50 kg marijuanė nė 5 shkurt 2009, ku ishin implikuar shtetasit shqiptarė, Julian Shabani dhe Eugjen Hysenaj dhe lėnda narkotike ishte pėrgatirur nga Elton Ismaili pranė depove tė vėllezėrve Primiēeri nė Casarano, sipas telefonatave mes Elton Ismailit dhe Skėnder Gockajt.
Mė pas dilnin nė dritė emrat e shtetasve shqiptarė Erjon Sadikaj "Roni" ose 'Viron" dhe Nurēe Kafilaj "Liro", tė interesuar pėr tė shpėrndarė nė provincėn e Romės lėndė narkotike pėrmes vėllezėrve dhe Skėnder Gockaj: sipas pėrgjimeve telefonike u bė e mundur rindėrtimi i skemės sė dorėzimit tė dy dėrgesave me marijuanė nga vėllezėrit Primiēeri dhe Sklėnder Gockaj dhe Erjon Sadikaj, respektivisht nė 25 shkurt 2009 dhe 11 mars 2009.

Ndėrkohė edhe dėrgesa prej 143 kilogramė marijuanė sekuestruar nė Brindizi nė 23 tetor 2009 ishte destinuar pėr Erjon Sadikajn. Pėrgjimet e bisedave telefonike dokumentonin se nė 17 prill 2010, nė Romė, shtetasit shqiptarė Sadikaj dhe Kafilaj, rrėmbyen dhe I hoqėn lirinė personale, shtetasit Italian Luigi Primiceli, qė tė detyronin Skėnder Gockajn "Neri" tu dorėzonte njė ngarkesė marijuana, rreth 184 kilogramė, qė Erjon Sadikaj e kishte porositur dhe paguar, ngarkesė sė qė do t'i dorėzohej atij.

VĖLLEZĖRIT PRIMIĒERI, EDHE SHOFERĖ TĖ DROGĖS
Sipas pėrgjimeve tė bisedave telefonike, mes shtetasve shqiptarė qė vepronin nė Itali pėr trafikun e narkotikėve, binte nė sy figura e Elton Ismailit, trafikant droge mes Shqipėrisė dhe Italisė. Ai kishte kontaktuar drejtpėrdrejt, ose nėpėrmjet njė "kushėriri" tė paidentifikuar-me subjekte nė Shqipėri, pėr tė importuar nė Itali sasi tė mėdha lėndėsh narkotike. Transferimi i tyre drejt Italisė i ishte ngarkuar shtetasit shqiptar, Skėnder Gockaj, i ashtuquajtur "Neri", i cili do tė bėnte veprimet operative nga porti, pėrmes lidhjes me vėllezėrit italianė, Luigi, Salvatore, Ezio dhe Osvaldo, drejtues tė firmave tė transportit nė Itali dhe Shqipėri dhe qė kujdeseshin pėr transportin dhe magazinimin e drogės nė depot e tyre nė Casarano e Surbo, dhe qė mė pas shpėrndahej nėpėr Itali. Lėnda narkotike futej nė Itali e fshehur nė gomat e mjeteve motorrike tė firmės "PRIMICERI TRASPORTI" dhe Primiēerėt kujdeseshin pėr transportin, ose vetė, ose me anė tė shoferėve tė caktuar prej tyre.

Gazeta zbardh sot gjithashtu dhe detajet e rrėmbimit,mė 17 prill 2009, tė Luigi Primicerit, nga dy shqiptarėt Erjon Sadikaj dhe Kafilaj Nurēe, dhe kėrcėnimet e kėtyre tė fundit se nuk do ta lironin derisa tė bėhej dorėzimi i ngarkesės sė drogės.

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
kledi yy
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169