Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Lajme Nga Arben Rrozhani
11 Shkurt 2012 - 18:07
Berisha me "pastrues parash"
Biznesmeni i lidhur me trafiqe
Ali Evsen, dhjetra dėrgesa tė dyshimta
Mbrėmjen e parė tė mbėrritjes nė Azerbajxhan, pėr nder tė vizitės sė kryeministrit Berisha, autoritet azere dhe komuniteti i biznesit organizuan njė darkė, ku merrte pjesa elita e vendit aziatik. Kryeministri u shpreh se Shqipėria dhe Azerbajxhani janė dy vende me potenciale tė jashtėzakonshme pėr tė punuar sė bashku si nė turizėm, energji, etj. Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare nga ana e saj do tė bėjė gjithēka pėr tė pėrmirėsuar nė vazhdimėsi klimėn ndaj biznesit, nė mėnyrė qė investimet azere, por edhe tė gjitha investimet e huaja nė tėrėsi tė jenė njė histori e vėrtetė suksesi. Nė krahun e tij tė djathtė, ishte Ali Evsen, shtetasi turk, me pasaportė shqiptare, i cili nė qershor 2011 u arrestua nė Spanjė pėr pastrim parash dhe mashtrime financiare dhe qė u lirua, pas garancisė pasurore prej 18 milionė eurosh. Evsen ėshtė prej vitesh nė Shqipėri dhe bėn shumė biznese, qė sipas policisė, janė fictive, pėr tė mbuluar transfertat financiare.

Ai u u arrestua nė Spanjė nė 15 qershor 2011, me akuzėn pastrim parash, dhėnie ryshfeti dhe korrupsion. 50-vjeēari turk u prangos nė Madrid bashkė me biznesmenin egjiptian Hussein Salem, njė nga njerėzit mė tė afėrt tė ish-Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak dhe djalin i tij Khaled Salem. Salemėt hetoheshin prej kohėsh dhe mbaheshin nėn vėzhgim pėr abuzime me ēmimin e gazit qė i shitėn Izraelit, duke depozituar fitimet nė Spanjė dhe nga hetimet rezultoi se Evsen kishte hyrė garant me anė tė kompanisė sė tij pėr tė nisur paratė nė drejtim tė familjes Salem nė Egjipt. Gjykata e Lartė spanjolle kėrkon pėr lirimin e Evsen garancinė prej 18 milionė euro, ndėrsa pėr biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milione euro.

Dje, ndėrsa Evsen shoqėronte kryeministrin Berisha nė Baku, mediat e huaja vijonin tė bėnin "autopsinė" e bizneseve ku ishte pėrfshirė Ali Evsen. Sipas sajtit (reportingproject.net), pėr gazetarinė investigative nė disa vende tė Ballkanit dhe tė ish-republikave sovjetike, Ali Evsen akuzohet se pastroi para pėr llogari tė shtetasit egjiptian Hussein Salem. Nė maj 2011, Mahmoud Abdel-Meguid, njė prokuror egjiptian lajmėroi se qeveria egjiptiane po ngrinte akuza kundėr ish-presidentit Mubarak, djemve tė tij si dhe biznesmenit Hussein Salem, mik dhe ndihmės i Mubarakut. Tre ditė mė vonė, nė Panama, dy fėmijėt e Salem, Khaled dhe Magda u shkarkuan nga drejtimi i njė kompanie nafte dhe u zėvendėsuan me dy shtetas nga Azerbajxhani. Tre javė mė vonė, Salem, ish-zyrtar spiunazhi nė Egjipt, djali i tij Khaled dhe biznesmeni turk me pasaportė shqiptare, Ali Evsen, u arrestuan nė Spanjė, sipas kėrkesės sė prokurorėve egjiptianė, me akuzėn pėr pastrim parash. Mė pas Evsen u lirua dhe po pret vendimin e gjykatės ndaj tij. Shteti egjiptian e akuzon Hussein Salem, qė njihet edhe si "babai" i Sharm El Sheik, resortit tė famshėm egjiptian, ku ai ka shumė hotele, se kishte pėrfituar nga marrėveshjet korruptive me Mubarakun dhe qeverinė e tij. Nė tetor 2011, Salem, djali Khaled dhe vajza Magda, u dėnuan nė mungesė nga njė gjykatė egjiptiane me nga 7 vite burg dhe me gjobė mėse 4 miliardė dollarė, me akuzėn pėr pastrim parash dhe pėrfitime tė paligjshme.

Njeriu nga Panamaja
Marrėveshja pėr Panamanė mund tė ketė qenė pjesė e njė plani tė kurdisur prej Salem pėr tė shkėputur lidhjet e tij me kėto biznese. Nga marrėveshja e majit 2011 fėmijėt e tij Magda dhe Khaled ua dorėzuan drejtimin e kompanisė "Clelia Assets Corp." me qendėr nė Panama dy shtetasve azerė Firidun Goyushov and Sadik Ercan. Qė tė dy ata janė zėvendėspresidentė tė "Evsen Group", qė drejtohet nga Ali Evsen. Biznesi ėshtė aktiv nė Europėn Lindore dhe ka prani mė tė fortė nė Shqipėri dhe Azerbajxhan. Autoritetet spanjolle e arrestuan Evsen nė qershor 2011 sepse ai transferoi mė shumė se 17 milionė euro nė llogaritė e familjes Salem nė bankėn spanjolle "Bankinter". Sipas dokumenteve bankare paratė ishin dhėnė si kredi pa interes, me afat kthimi 12-vjeēar mes Evsen dhe Salemėve. Autoritetet spanjolle e konsideruan transfertėn tė dyshimtė dhe arrestuan Evsenin me akuzėn pėr pastrim parash. Sipas spanjollėve, Evsen, mbajtės i pasaportės shqiptare, ishte aksioner nė kompaninė detare tė Salem, "Mediterranean Sea Gas Co", e cila I shiti gaz Izraelit duke pėrfituar nga rritja e ēmimit dhe kjo marrėveshje I bėri Salemėt miliarderė.

"Evsen Group"
Evsen Group i mori pjesėn e aksioneve nė biznesin e gazit natyral nė 2008, nė shkėmbim tė shpėrndarjes dhe shitjes sė tij nė zonat urbane nė Azerbajxhan. Firidun Goyushov, qė u bė drejtor nė "Clelia Assets Corp" nė Panama, ėshtė zv.presidenti "Evsen Group". Ai ka disa kompani nė Baku, kryeqyteti I Azerbajxhanit, pėrfshirė edhe njė supermarket dhe njė kompani tė shėrbimit taksi, tė grupit, qė drejtohet prej kunatit tė Ali Evsen. Ai thotė nė faqen e tij tė internetit se ėshtė I pastruar nga akuzat, por sėrish ēėshtja ndaj tij ėshtė pezull, ndėrsa autoritetet spanjolle nuk japin sqarime.Ndaj Evsen ėshtė nė fuqi ndalimi pėr tė dalė jashtė territorit, pra Shqipėrisė.

Kompania e Evsen, Albanian Airlines, pronė e princit

Nė 11 nėntor 2011, tre avionė tė kompanisė sė fluturimeve "Albanian Airlines" tė Ali Evsen u bllokuan nga Aviacionit Civil. Administratori i kompanisė, Firidun Goyushov, e konsideroi vendimin tė padrejtė dhe se do ta ankimonte vendimin e Ministrisė sė Transporteve. "Albanian" zotėronte disa linja me Italinė, ndėrsa nė ditė regjistronte deri nė gjashtė fluturime. Evsen posedonte 93 pėr qind tė kėsaj kompanie qė kryente udhėtime nė 12 destinacione nga aeroporti ndėrkombėtar i Tiranės "Nėnė Tereza". Nė vjeshtėn 2009, kryeministri Berisha e kishte pritur Ali Evsenin ndėrsa shoqėronte Princin e Arabisė Saudite H.R.H. Mansour Bin Mogrin Bin Abdulaziz Al Saud. Princi saudit ishte shprehur se ishte nder pėr grupin qė ata pėrfaqėsonin tė ngrenė lartė emrin e kompanisė ajrore Albanian Airlines, qė ata kanė blerė nga Grupi "Al Kharaf". Ndėrsa presidenti i Grupit tė kompanive EVSEN, Dr. Ali Evsen, tha se blerja e linjės ajrore Albanian Airlines ėshtė hapi i parė nė programin e madh investues qė ata kanė bėrė si kompani, pėr Shqipėrinė. Ai i prezantoi Kryeministrit portofolin e aktiviteteve qė ata mbulonin nė vende tė ndryshme. Krahas biznesit nė transportin ajror, grupi operon nė sektorin industrial tė prodhimit, si kondicionerė, televizorė, montim automjetesh, edhe nė fushėn e ndėrtimit, si dhe nė atė tė fibrave optike.

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
m.m kjo verteton edhe njehere se ky felliqesira sali Berisha, s'eshte gje tjeter ,pervecse nje trafikant dhe kriminel,serb...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274