Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:23 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sport
10 Mars 2012 - 17:12
Superliga, vjen fitorja e 8-të radhazi e Skënderbeut, "ngec" Flamurtari
Skënderbeu arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Shkumbinit, duke fituar 4-2 në Peqin, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Blerja dimërore e Skënderbeut, Sebino Plaku, realizoi dy gola në pjesën e parë: 4’ dhe 42’, ndërkohë që në të dytën ishte golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit, sulmuesi Daniel Xhafaj, ai që realizoi një tjetër dopjetë për korçarët: 57’ dhe 85’.

Golat e nderit për Shkumbinin mbajnë firmën e kapitenit Roland Dervishi, në minutën e 65-të dhe të 92-të (me penallti). Dervishi i ngjit në kuotën e 13 golave, duke qene në krye të golashënuesve, por me tre gola më shumë se sulmuesi francez i Kastriotit, Brus Inkango, 10. Pas kësaj fitoreje, e teta rresht në kampionat e Skënderbeut, kampionët në fuqi ndodhen në kuotën e 35 pikëve.

Flamurtari hodhi një tjetër hap të gabuar në luftën për titull, duke barazuar 1-1 me Kastriotin në Krujë, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Sulmuesi kroat Pero Pejic shfrytëzoi një pakujdesi të portierit të Kastriotit, duke shënuar për Flamurtarin në minutën e 22-të. Presioni i krutanëve ishte i madh në drejtim të portës vlonjate të mbrojtur nga Enea Koliqi, duke e gjetur golin në minutën e 87-të me anë të sulmuesit Brus Inkango, me sulmuesin francez që shënoi golin e dhjetë sezonal.

Flamurtari, edhe pse u kritikua fort nga presidenti Shpëtim Gjika, nuk arriti të reagojë duke regjistruar barazimin e tretë rresht 1-1 midis kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, barazimi i vlonjateve u arrit ndaj rivalit kryesore për vendin e katërt, Kastriotit, ndaj të cilit Flamurtari ka dy pikë më shumë.

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16