Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga ANILA BASHA
20 Mars 2012 - 14:42
Zef Brozi: Lėvizje pranvere
kundėr Tiranisė Berisha
Vlerėsimi pėr redaksinė e Shqiptarja.com
TIRANE- Nė njė intervistė ekskluzive tė botuar sot nė gazetėn Shqiptarja.com, ish kreu i Gjykatės sė Kasacionit (sot Gjykata e Lartė) Zef Brozi analizon zgjedhjet e vetme pluraliste te 22 marsit 1992 dhe nevoja sipas tij pėr njė lėvizje pranverore e studenteve shqiptarė sot. Juristi i zgjedhur fillimisht si deputet i Mirditės, nė mars 1992, bėn njė analizė tė hodhėsishme tė marrėdhėnies sė tij me Berishėn.


PJESA E PARE E INTERVISTES TE BOTUAR SOT NE GAZETA SHQIPTARJA.COM 

“Tė pres Sali Berisha nė njė seancė dėgjimore nė Senatin Amerikan. Aty do tė takohemi pas shumė vitesh, dhe aty, do tė dua tė tė heq edhe maskėn e  neodiktatorit qė ke vėnė prej shumė vitesh”. Ata tė rinj, intelektualė, pedagogė e studentė qė bėn revolucionin e vitit 1990, nuk do ta harrojnė kurrė figurėn e juristit Zef Brozi, i zgjedhur deputet i Mirditės nė zgjedhjet e marsit 1992 e mė pas Kryetar i Gjykatės sė Kasacionit, sot Gjykata e Lartė. Historia e tij e “dashurisė” me
Berishėn zgjati vetėm tre vite, nga ‘91 deri nė ‘94. E sikurse tregon nė kėtė rrėfim, pėr vendimin “kundėr” qė i dha Berishės pėr dy gazetarėt e “Koha Jonė” Aleksandėr Frangaj e Martin Leka, pėr ēėshtjen e “5 minoritarėve”, pėr gjyqin e korrupsionit ndaj Fatos Nanos, ndaj ish kreut tė Kasacionit, do tė fillonte njė pėrndjekje ndoshta nga mė tė pabesueshmet nė vitet e demokracisė, pėr njė funksionar tė lartė tė shtetit. Dhunė psikologjike nė shtėpi, shikas qė rrethonin zyrėn e tij nė Kasacion, njerėz qė i pėrndiqnin familjen, deri nė falsifikime procesverbalesh, ishte historia qė e ndoqi, derisa njė ditė tė bukur, sė bashku me familjen vendosi tė shkojė pėrgjithnjė nė Amerikė, dhe tė fitojė atje statusin e azilantit politik.

Nė kėtė intervistė do tė lexoni bashkimin e tij me studentėt, zgjedhjet e para dhe tė vetme demokratike nė shqipėri, bisedat e tij me Azem Hajdarin dhe Sali Berishėn, konsideratat pėr pėrfundimin e gjyqeve tė Gėrdecit dhe videos Meta-Prifti; vlerėsimet pėr sistemin e drejtėsisė nė vend, si i sheh ai Sali Berishėn, Edi Ramėn, Bamir Topin, Gazmend Oketėn, Ilir Metėn e Kreshnik Spahiun. A e bėjnė dot kėtė vend shqiptarėt? Pėr Zef Brozin, situata ėshtė si mė poshtė...


Partia Demokratike dhe qeveria kanė shpallur festime tė mėdha me rastin e 22 marsit 1992. Bėhen plot 20 vjet dhe me tė drejtė pėrvjetorėt festohen. Ku ishit ju nė atė kohė? Cilat ishin idealet tuaja dhe ēfarė ju bashkonte me lėvizjen studentore?
Kam mėsuar nga shtypi nė Shqipėri se PD po shpall festime madhėshtore me rastin e 22 Marsit, 1992. Edhe unė mendoj se 22 Marsi 1992 hapi rrugėn e ndryshimeve demokratike nė Shqipėri, ndaj ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme dhe duhet kujtuar. Por mė duket se kjo festomania e Berishės dhe shpenzimet marramendėse pėr pėrvjetorė tė ngjarjeve politike nuk bėhen pėr tė kujtuar nė fakt thelbin e mesazheve qė duhet tė japin Besėlidhja e Lezhės shekuj mė parė, Kongresi i Lushnjės, 22 Marsi 1992, e ngjarje tė tjera. Jo, kryemjeshtri i devijimit tė vėmendjes nga realiteti qė pėrjetojnė shqiptarėt, urdhėruesi i terrorit shtetėror tė 21 Janarit 2011, ai qė e ka mbuluar me gjak e me vellon e zisė Shqipėrinė mė 1997 dhe 2011, Sali Berisha, nuk lė rast pa shfrytėzuar pėr tė shpėrqėndruar vėmėndjen nga kriza e thellė politike, ekonomike, morale, pra kriza e gjithanshme qė po asfikson vendin. Me festėn e 22 Marsit dhe euforinė e rreme qė e ka pushtuar se edhe nė qershorin e 2013-ės do pėrsėritet fitorja e PD e 20 viteve mė parė, Berisha po rropatet tė krijojė pėrshtypjen se PD ėshtė e fortė, kur nė fakt asaj vetėm emri dhe kryetari i saj i ka mbetur nga PD e 1992-it.
Qeverisja e sotme do tė bėnte mirė qė ato para qė shpenzon pėr festime, qė mė shumė mbase u ngjajnė morteve, tė dėmshpėrblejė ata qė vuajtėn dhe sakrifikuan mė shumė, tė dėnuarit dhe tė pėrndjekurit politikė, tė ndėrtojė e riparojė shkolla e punėsojė qindra mijėrat e papunė. Me barkun bosh qė kanė shumica e shqiptarėve tė festosh nė mėnyrėn berishiane ėshtė njė tallje e madhe me ta dhe me gjithė shqiptarėt, pėrfshirė kėtu edhe demokratėt qė nuk janė pjesė e klanit kriminal e te korruptuar tė Berishės.

A nuk ėshtė domethėnėse fakti se mė 22 Mars 2012 nė krah tė Berishės nuk do jenė pjesa mė e madhe e themeluesve tė PD, as shumica e ish Dhjetoristave, mbase as ish-kryetari i PD i pėrzėnė me dhunė nga PD, miku im Eduard Selami. Nuk do jetė as Presidenti, ish-nėnkryetari i PD.

E si mund tė festosh pėr 22 Marsin e 1992-it kur tė gjitha idealet e asaj kohe u shkėrmuan dhe nėpėrkėmbėn? Kur ėndrra europiane dhe njė ndėr objektivat kryesore tė qeverisjes qė doli nga ato zgjedhje jo vetėm qė nuk u realizua, por Shqipėria e 2012-ės i ėshtė larguar e jo afruar familjes europiane?
Nė kėto festime, nė krah tė Berishės, me radhė tė shtrėnguara, do jetė sėpari klani pushtetar qė po e skllaveron, shet, dhunon e mjeron Shqipėrinė. Por mbase kjo do jetė dhe festa e fundit e kėsaj bande pushtetare. Po tė ishin gjallė Arben Broci e Azem Hajdari mbase atė ditė do tė ngrinin mijėra shqiptarė pėr ta pėrmbysur kėtė bandė. Bash nė mes tė festimeve tė asaj dite. Si pėr tė na kujtuar se festa mė e madhe pėr Shqipėrinė e sotme ėshtė shporrja dhe dėrgimi para drejtėsisė e kėsaj klike qė qeveris.
Meqėnese po flitet pėr 22 Marsin ku unė u zgjodha deputet i Mirditės, dua t'ju shpreh mirėnjohjen time mė tė madhe Mirditės time aq tė dashur, zgjedhėsve tė mi dhe atyre qė mė shoqėruan gjatė fushatės, drejtuesve dhe anėtarėve tė PD Mirditė. Falenderim tė veēantė kam pėr ish tė persekutuarit politikė tė Mirditės qė mė dhanė mbėshtetjen dhe besimin e tyre, ndonėse unė nuk kisha pasur fatkeqėsinė e tyre. Dhe me gjithė zemėr mirditorėve u kėrkoj edhe falje qė nuk arrita tė plotėsoj shumicėn e kėrkesave tė tyre. Por besoj se Mirdita duhet tė jetė krenare qė unė si bir i saj, e kam pėrfaqėsur me dinjitet dhe integritet, bėra gjithēka munda pėr ta vėnė Shqipėrinė nė binarėt e demokracisė, dhe guxova e dhashė alarmin kundėr diktaturės berishiane edhe pse isha pjesė e sistemit shtetėror, por qė nuk u bėra pjesė nė krime e korrupsion. Dhe mė dhemb fakti se sot mė 22 Marsin e 2012-ės Mirdita qė ka aq pasuri tė ēmuara nėntokėsore ėshtė zhytur nė njė varfėri tė madhe; institucionet ia kanė rrėmbyer e dėrguar nė rrethe tė tjera, skamja ėshtė e pėrmasave migjeniane. Pra Mirdita dhe pėrfaqesuesit e saj nė Parlament nuk kanė asnjė motiv qė tė festojnė me Berishėn. Shqipėria gjithashtu.

Si ju gjeti ju 22 marsi? Si u pėrfshitė nė lėvizjen Studentore, e mė pas pėr zgjedhjen tuaj si deputet i zonės sė Mirditės?
Le te flas shkurt pėr pjesėn tjetėr tė pyetjes suaj lidhur me mua. Unė kam qenė pedagog nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Tiranė qė pas mbarimit tė studimeve nė atė fakultet mė 1982. Meqėnėse nuk kisha shtėpi, kam jetuar me qera nė Qytetin Studenti, nė Godinen 18 ku jetonin pedagogė e specializantė. Edhe haja me lata nė mencėn e studentėve. Pra pjesa mė e madhe e kohės dhe e jetės time ishte mes studentėve. Kjo ka pasur njė ndikim jashtėzakonisht pozitiv nė jetėn time. Ku ka mė mirė se tė jesh mes njė ambienti me rini! Atėherė ne kishim marrėdhėnie shumė tė mira e korrekte me studentėt mbi baza respekti reciprok. Me studentėt ishim jo vetėm nė auditore, por edhe nė aksione, zbore, eskursione, mbrėmje, edhe nė mencė.
Nė vitet 1989-1990 kishim filluar tė diskutonim me shoqėrine tonė, pedagogė dhe studentė, disi mė lirshėm pėr ēėshtje politike. Ndryshimet nė Evropėn Lindore po ndikonin edhe tek ne.
Kundėrshtinė time tė parė publike kundėr regjimit konsideroj fjalėn nė mbledhjen e Profesoratit tė Fakultetit tė Shkencave Politiko-Juridike nė Korrik 1990. Nė atė mbledhje kishte edhe nga Komiteti i Partisė dhe do tė diskutohej fjala e Ramiz Alise nė njė Plenum qė dėnonte ata qė kishin hyrė nė ambasada. Qėllimi ishte solidarizimi me qėndrimin zyrtar.
U ngrita edhe unė, si pedagog qė isha.- Nuk jam dakord me kėtė qėndrim dhe etiketim qė po u bėhet atyre qė kanė hyrė nė ambasada. Le tė shohim shkaqet qė i kanė shtyrė ata, qė janė pjesė jona, janė njerėzit tanė. Ata nuk janė as kriminelė, as rrugaēė siē po i etiketojne. Fola me pasion edhe me shembuj nga jeta e varfėr e fshatarėve tė Mirditės, apo edhe nga sorollatjet qė u bėhej qytetarėve nė zyrat e shtetit. U ndala edhe nė shkėputjen dhe diferencimin e madh qė kish mes udhėheqjes dhe popullit. Dikush mė ndėrpreu e tha: "Ne po e kėrkojmė armikun tek ata qė kanė hyrė nė ambasada, por e paskemi kėtu dhe po na e thotė haptazi. Ky po na e vė pushtetin nė gryken e topit." Natyrisht qė ia dhashė pėrgjigjen dhe thashė: "Pushteti nė grykėn e topit tė Zef Brozit bėhet pushtet demokratik, pushtet mė i fortė pėr tė mirėn e popullit…". Pas atij fjalimi lexuesi mund tė mendojė se pse nuk mė akuzuan pėr Agjitacion e Propagandė. Pėr fat ky krim ishte hequr disa muaj mė parė nga Kodi Penal.
Nė Shtator-Nėntor 1990 debatet qė bėnim ne pedagogėt me rrethin miqėsor pėr ngjarjet dhe situatėn politike u shtuan. Ndėrsa akti i madh i Kadaresė sonė tė dashur kur kėrkoi azil politik nė Francė, shėrbeu si njė thirrje ndaj rinisė dhe gjithė shqiptarėve pėr ndryshim, pėr kundėrshtim tė regjimit. Shpėrthimi vulgar dhe akuzues kundėr Kadaresė do tė mė revoltonte mua si mijėra tė tjerė. Mbaj mend edhe si e shkarravita njė artikull nė "Zėri i Popullit" qė e quante Kadarenė "tradhėtar etj…" por meqėnėse gazeta ishte e librarisė, nuk e grisa.
Por sado qė ne pedagogėt dhe shtresat e tjera tė inteligjencės (nėse mund tė shprehem kėshtu) edhe filluam tė diskutojmė, ne nuk kishim as kurajon, as forcėn pėr ta pėrmbysur regjimin diktatorial. Kishim ideale, por ideali pa fuqinė nuk kthehet nė rezultat. Por idealet e mėdha paraprijnė edhe ndryshimet e mėdha. Fuqinė kėtyre idealeve ia dhanė studentėt e Dhjetorit 1990! Prandaj atyre, dhe vetėm atyre duhet t'ua drejtojmė mirėnjohjen tonė mė tė madhe pėr ndryshimet qė pasuan, pra edhe pėr 22 Marsin 1992. Por ju lutem mos ua hidhni fajin ish studentėve tė Dhjetorit pėr keq-qeverisjen qė i ėshtė bėrė e i bėhet Shqipėrisė nė kėto 20 vjet.

Meqėnese keni qenė njė nga pedagogėt pjesmarrės nė takimin me Ramiz Alinė. Mund tė na thoni vėrtetėsisht, cili ka qenė impresioni i asaj dite? Kemi shkruar shumė pėr dėshmitė dhe ato qė janė thėnė, por jo pėr emocionet e kohės?
E gjithė Lėvizja Studentore ka qenė njė mėsim i madh qė rinia studentore u jepte tė gjithė shqiptarėve, pėrfshirė edhe ne pedagogėve tė tyre. Studentėt e Dhjetorit 1990 u bėnė jo vetėm lektorėt e parė, lektorėt e mrekullueshėm tė demokracisė, por edhe luftėtarėt mė tė guximshėm pėr arritjen e saj. Kur dėgjoja Azemin, Shenasiun, Bardhylin, Blendin, Ridvanin, Arbenin, Kastriotin, Mimozėn, Nduen e shumė studentė tė tjerė (tė mė falin qė nė kėtė intervistė ėshtė e pamundur tė shėnoj tė gjithė emrat e tyre) tek mbanin fjalime pasionante nė sheshin "Studenti" e para demonstruesve mė bėhej zemra mal: studentėt ua kaluan pedagogėve dhe gjithe inteligjencės nė gjithēka, prandaj edhe shpresat pėr njė tė ardhme mė tė mirė shtoheshin. Studentėt e sotėm bėjnė mirė t'i kthejnė sytė nga Lėvizja Studentore e Dhjetorit tė '90-ės dhe tė bėjnė tė njėjtėn gjė, mbase tė realizojnė Lėvizjen Pranverore kundėr tiranisė. Kėshtu ata do t'i bėnin njė shėrbim tė madh Shqipėrisė dhe vetes sė tyre.
Mbrėmja e 11 Dhjetorit 1990 ka tė veēantėn e saj edhe pėr emocionet dhe mbresat qė pėrjetuam jo vetėm ne pjestarėt e pėrfaqėsisė studentore qė po niseshim pėr tek takimi me kryetarin e shtetit Ramiz Alia,por edhe mijėra studentė e qytetarė qė kishin mbushur Qytetin Studenti. Unė e konsideroj njė privilegj tė madh qė studentėt dhe pedagogėt mė bėnė nė atė kohė duke mė zgjedhur nė pėrfaqėsinė pėr kėtė takim. Pėr mua personalisht emocionet e asaj nate janė nga mė tė fortat dhe mė tė papėrsėritshmet. Ja, tani qė po shkruaj kėto rreshta sikur mė del pėrpara gjithēka e asaj nate. Pas mbledhjes sė pėrfaqėsisė nė Godinėn 15, po vinte ora tė hipnim nė autobuzin qė po priste pėr tė na ēuar tek takimi. Vendin saktėsisht nuk e dinim. Momenti kur ne po futeshim nė autobus dhe pėrcjellja qė po na bėnin mijėra studentė dhe qytetarė nga Tirana e gjithė Shqipėria ishin madhėshtore, elektrizuese, inkurajuese dhe na pėrēonin emocione tė fuqishme. Ata qė kanė qenė atė mbrėmbje aty besoj se ashtu si unė, kanė mbresa tė pashlyeshme. Tė gjithė e dinim se nuk po shkonim nė dasėm, as nė festė. Dhe gjithēka mund tė pritej nga njė diktaturė qė po jepte shpirt. Por bukuria dhe madhėshtia e asaj mbrėmje ishte se askush nuk kishte frikė, asnjė prej nesh nuk po mendonte pėr thashethemnajėn qė ishte pėrhapur se edhe mund tė mos ktheheshim mė. Zemra e pėrfaqėsisė studentore rrihte me pulsin e mijėra vetėve qė na besuan kėtė mision. Shqetėsimi i vetėm i secilit prej nesh ishte qė ta pėrmbushnim me dinjitet dhe kurajo qėllimin pėr tė cilin po bėhej ky takim. Dhe kur rinia dhe masat e gjera tė popullit arrijnė ta vrasin frikėn nė zemrat e tyre, atėherė ēdo diktaturė, e ēdo kohe, pra edhe neodiktatura e sotme, nuk mund tė rezistoje gjatė para protestave rinore e mbarėpopullore.
Emocion i veēantė ishte edhe kur autobuzi mori kthesėn tek filologjiku dhe u drejtua nga rruga e Elbasanit dhe pas pak hyri tek Pallati i Brigadave, aty ku deri nė atė kohė nuk guxonim as tė ndalnim anės rrugės pėr tė shikuar me kureshtje. Siē dihet takimi zgjati disa orė dhe pėr kėtė ėshtė folur e shkruar jo pak prandaj nuk po ndalem. Emocionante ishte edhe kthimi natėn vonė nė Qytetin Studenti ku po na prisnin me po atė madhėshti qė na pėrcollėn dhe me interes u dėgjua e gjithė biseda nė takim tė cilėn e kishim incizuar tė plotė. Natėn e 11 Dhjetorit 1990 Lėvizja Studentori arriti njėrėn nga kėrkesat e saj: Pranimin e pluralizmit politik nė Shqipėri.

Zgjedhjet e vitit 1992, a ėshtė e vėrtetė se duhet tė konsiderohen tė parat dhe tė vetmet zgjedhje demokratike nė vend nė kėto 20 vite tė tranzionit shqiptar?
Pėr fat tė mirė zgjedhjet e 22 Marsit konsiderohen si zgjedhjet mė tė mira e tė ndershme qė janė bėrė nė Shqipėri nė kėto 20 vjet. Pėr fat tė keq tė gjitha zgjedhjet e tjera qė janė bėrė mė pas, si ato nėn qeverisjen e PD, edhe ato nėn qeverisjen e PS nuk kanė qenė zgjedhje tė lira, as tė ndershme. Kjo ėshtė njė tragjedi e madhe qė duhet tė marrė fund patjetėr qė kėtė vit.
Meqėnėse edhe unė nė zgjedhjet e 22 Marsit 1992 kam qenė kandidat pėr deputet i PD nė vendlindjen time, Mirditėn sa fisnike, aq edhe tė varfėr, dua tė jap disa pėrshtypje qė kam nga pėrvoja ime nė atė fushatė elektorale. Nė atė kohė nuk kishim mundėsitė e mėdha qė janė sot pėr tė bėrė fushatė edhe pėrmes medias, televizionit, internetit, facebook, tėiter, posterave etj. E vetmja mėnyrė e fushatės time ka qenė takimi me zgjedhėsit nė Rrėshen, Kurbnesh dhe nė fshatrat e zonės ku unė isha kandidat Geziq, Ndėrfushaz, Malaj, Kodėr Rrėshen, Prosek, Tarazh, Lufaj, Lėkundė, Kthellė Epėr, Kumbull etj. Kam mbresat mė tė mira nga takimet qė bėra gjatė asaj fushate. Shumė nga kėto takime i bėnim jashtė nė oborr a lėndinė. U mundova qė tė mos premtoja mrekullira. Madje nė disa fshatra tė thella nuk premtova se qeveria demokratike mund tė ndryshonte ndjeshėm situatėn. Mė ka mbetur nė mendje njė takim nė njė fshat. Bashkėfolėsit po shtronin kėrkesat qė kishin dhe unė dėgjoja. Nga mesi i bisedės njė burrė i moshuar u ngrit e tha:
- Zef, pse ti nuk po i mban shėnime kėto qė po kėrkojmė ne? Nė fakt unė nuk mbaja shėnime nė takimet qė bėja dhe jo pa qėllim.
-Besoj se ēdo politikan a zyrtar qė ka ardhur e bėrė mbledhje me ju deri sot ka mbajtur shėnime kėrkesat e juaja,-thashė unė.
-Po, kėshtu kanė bėrė,-u pėrgjigj plaku qė rrezatonte fisnikėri e urtėsi.
-Dhe a jua kanė realizuar kėrkesat? -vazhdova pyetjen unė.
-Jo, ose vetėm ndonjė prej tyre, u pėrgjigj ai dhe disa tė tjerė.
-Nuk po i marr shėnim kėrkesat qė ju po mė bėni sot sepse nuk dua qė ju tė krijoni pėrshtypjen se unė do tua zgjidh ato. As nuk u premtoj se do tua zgjidh tė gjitha edhe nėse mė zgjidhni deputet. Sot jam kėtu pėr t'u njohur me ju dhe ju tė mė njihni mua, dua t'ju flas pėr programin e PD, por nuk dua t'ju premtoj gjėra qė nuk jam i sigurtė qė edhe qeveria demokratike do tua realizojė.
Nė mbyllje tė takimit burri i moshuar u ngrit dhe tha: -Ju bėj thirrje tė gjithė ju bashkėfshatareve tė mi qė tė votoni pėr Zefin se ėshtė i pari politikan qė po na thotė tė vėrtetėn dhe nuk do tė na gėnjejė sa pėr tė marrė votat. Dhe pas votimeve kam mėsuar se nė atė fshat kisha fituar shumė vota.
Edhe njė aspekt tjetėr nga fushata ime elektorale ėshtė edhe sjellja dhe pėrshtypjet pėr kandidatėt e partive tė tjera qė kandidonin nė zonėn time. Pėr tė gjithė ata unė nė asnjė takim nuk pėrdora fjalė fyese, apo tė ulja vlerat e tyre, e aq mė tepėr tė shpifja. Unė i njihja personalisht dhe ata ishin intelektualė me reputacion dhe secili prej tyre do ishte deputet me integritet.
Nė njė takim nė njė fshat qė ishte vendlindja e kandidatit tė PS m'u bė njė pyetje se ēfarė mendoja unė pėr tė? -Kam respekt pėr tė, e kam mik, ėshtė intelektual dhe njeri me integritet. Ju e keni birin tuaj dhe duhet tė votoni pėr tė edhe pse unė jam kėtu pėr tė bėrė fushatė pėr veten time. Miqtė e mi tė PD sė Mirditės "mė bėnė vėrejtje" pėr kėto qė thashė.
Nė takimin tim nė Prosek mė kėrkuan qė tė jepja opinionin tim pėr kandidatin e PRe dhe qė kishte lindur aty, Profesor Maranglen Gjonaj tė cilin unė e njihja,ishte Profesor nė Fakultetin e Inxhinierisė dhe kisha kėnaqėsi sa herė takoheshim sėbashku.
-E kam mik Profesor Maranglenin dhe kam bindje qė do t'u pėrfaqėsojė me dinjitet ju dhe Mirditėn nėse zgjidhet deputet. Pėr mė tepėr, ai ėshtė nga ky fshat dhe ju do jeni krenar me tė. Marangleni ka edhe shumė njohje nė Tiranė dhe mund tė bėjė mė shumė se sa unė pėr ju dhe pėr Mirditėn.
Dua tė theksoj se ditėn e votimit, mė 22 Mars 1992 unė nuk qėndrova nė Mirditė por erdha ne Tiranė ku unė banoja dhe do tė votoja. As qė mė shkonte nė mend qė duhej tė rrija nė Mirditė atė ditė pėr tė vėzhguar nė qendrat e votimit ku edhe unė isha kandidat, apo qė tė bėja kujdes se mos manipuloheshin votat e zgjedhjet, apo edhe tė bėja presion mbi komisionerė e votues.
Mė vjen keq qė nuk kam as fotografi apo filmime nga takimet qė kam bėrė gjatė asaj fushate. Sa tė varfėr ishim ne nė tė gjitha drejtimet, peėveē ideleve tona tė pastra.
U ndala nė kėto momente tė fushatės time pėr tė bėrė edhe njė dallim aq tė madh nga fushatat e sotme elektorale nė Shqipėri: fushata me shpenzime marramendėse, me denigrime e shpifje pėr kandidatėt e partive tė tjera; me premtime e mashtrime ndaj zgjedhesve, apo edhe me blerje votash me qese mielli, para e favore tė tjera. Prandaj sot ka humbur besimi tek zgjedhjet dhe tek vota e lirė.

Le tė kthehemi nė realitetin e pas 20 viteve. Kemi pasur njė intervistė me njė ish-dhjetorisit, Shinasi Rama. Thotė se paria e Tiranės po e shkatėrron vendin. A ndani tė njėjtin qėndrim me tė?
Kam respekt dhe e vlerėsoj shumė si arritjet e Profesor Shinasi Ramės si imigrant nė Amerikė, ashtu edhe kontributin e tij nė Lėvizjen Studentore dhe angazhimin qė ai ka nė shtypin e median shqiptare.
Nuk jam krejt i qartė se kė pėrfshin Prof.Rama nė "parinė e Tiranės" ndaj dua tė pėrgjigjem pak mė gjatė se me njė PO. Nėse me "parinė e Tiranės" konsiderohet Sali Berisha dhe pushtetarė e politikanė tė korruptuar e inkriminuar dhe mbrojtėsit e tyre, ndaj tė njėjtin mendim me tė. Mbase edhe mė tej se kaq. Ky klan mafioz ka bėrė edhe mė shumė tė kėqia se shkatėrrimin e Shqipėrisė: Shiti a u fali fqinjėve territore shqiptare ndaj duhet gjykuar edhe pėr krimin e Tradhėtisė ndaj Atdheut. Sali Berisha bashkėpunoi me Sllobodan Millosheviēin kundėr Kosovės dhe duhet tė gjykohet edhe pėr kėtė, ndonėse disa kosovarė nė mėnyrė tė pashpjegueshme e konsiderojnė baba tė Kombit, apo tė Kosovės! Ishte Sali Berisha dhe klani i tij nė pushtet qė gjakosen dhe shkrumbuan vendin mė 1997, ndaj duhet tė pėrgjigjen njė ditė edhe pėr atė makabėr. Ishte Berisha qė urdhėroi tė qėllohej kundėr protestuesve mė 21 Janar dhe shteti vrau katėr qytetarė tė pafajshėm qė Presidenti akoma heziton t'i shpallė dėshmorė tė
demokracisė. Pra mbi parinė e Tiranės rėndon pesha e krimeve tė pėrbindėshme.

Zoti Brozi, keni qenė njė ndėr funksionarėt mė tė lartė tė hierarkisė sė shtetit deri nė 1995. Duke qenė se jemi njė gazetė e re, dhe mund tė ketė po aq tė rinj qė na lexojnė sot a mund tė na thoni se cilat kanė qenė divergjencat tuaja me qeverinė dhe presidencėn e kohės?
E thėnė shkurt, jam i vetmi gjykatės nė Shqipėri e mbase edhe mė gjerė qė ėshtė ballafaquar dhe i ka rezistuar njė diktature tė egėr si kjo e Sali Berishės. Mė poshtė po jap disa momente tė kėsaj beteje kur unė qė kisha vetėm fjalėn dhe penėn pėrballova njė shtet qė pėrdori kundėr meje policinė, SHIK-un, Gjykatėn Kushtetuese, Prokurorin e Pėrgjithshėm, Parlamentin, Qeverinė, madje edhe bandat kriminale tė Berishės dhe servilėt e tij tė shumtė. Nė mėnyrė tė shkurtėr po prezantoj veten pėr ata qė nuk mė njohin dhe pėr tė saktėsuar ndonjė gjė edhe pėr ata.qė mė kanė njohur. Kam qenė pedagog nė Fakultetin e Drejtėsisė, dhe pas vitit 1990 edhe Zv.dekan. Kam qenė i zgjedhur edhe gjyqtar nė Gjykatėn e Rrethit Tiranė pėr disa vite. Nė vitin 1990 u bashkova me Lėvizjen Studentore. Kam kontribuar nė krijimin e PD, por nuk kam qenė anėtar aktiv i saj, as nė forumet partiake. Nuk kam qenė ndonjėherė anėtar i Partisė
Komuniste (Partisė sė Punės). Lideri i sotėm i PD ka pasur privilegjin tė jetė edhe Sekretar i saj. Nė Mars tė vitit 1992, me kėrkesėn e disa intelektualėve dhe PD sė Mirditės dhe me insistimin e lidershipit tė PD kam kandiduar dhe jam zgjedhur deputet nė vendlindjen time tė dashur. Nė vitet 1992-1993 kam qenė Kryetar i Komisionit tė Ligjeve nė Parlament. Mė 23 Shtator 1993 jam zgjedhur Kryetar i Gjykatės sė Kasacionit (Gjykata e Lartė). Nė mbrėmjen e 21 Shtatorit 1993 me propozimin e Presidentit Berisha, nė njė seancė tinzare dhe me vota tė falsifikuara, jam shkarkuar nė mėnyrėn mė antikushtetuese nga Parlamenti. Shkarkimin e mora vesh vetėm pėrmes televizorit. Qeveria Amerikane e denoncoi kėtė akt antikushtetues, ndėrsa institucionet Europiane pothuajse heshtėn. Heshtje qė sot Shqipėria po e paguan shtrenjtė. Ashtu siē ka bėrė Europa edhe pėr krimet elektorale qė nga 1996 e deri mė sot.
Regjimi i Sali Berishės ka pasur tentativa e plane edhe pėr asgjesimin fizik, gjė qė unė e kam denoncuar publikisht qė nė atė kohė, por edhe dėshmi tė njė qytetari sarandiot tė rrėmbyer e torturuar nga SHIK-u nė Tetor 1995 si edhe burime tė tjera e provojnė kėtė plan kriminal.
Edhe pas shkarkimit tim, qytetari i papunė Zef Brozi dukej se ishte shqetėsim pėr Berishėn. Mė 5 nėntor 1995, herėt nė mėngjes kur akoma isha nė gjumė, forca policore dhe civile me xhupa tė zinj trokasin nė derėn e apartamentit ku jetoja dhe synuan tė mė rrėmbenin dhe zhduknin nė drejtim tė paditur dhe nga persona tė paidentifikuar. Falė mbrojtjes dhe mbėshtetjes qė mė dha qeveria amerikane, mė 12 Nėntor 1995 me vizė tė vėnė nė pasaporten time si qytetar i thjeshtė, kam shkuar nė Amerikė ku mė ėshtė dhėnė azil politik dhe qė prej disa vitesh jam edhe shtetas Amerikan. Kam graden shkencore "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor i Asociuar", si edhe njė Master pėr Ligjet Amerikane nga Universiteti i Bostonit.
Divergjencat e mia me Presidentin Berisha dhe qeverinė filluan kur unė si Kryetar i Gjykatės sė Kasacionit (Gjykata e Lartė) nuk pranova tė zbatoj urdhėrat dhe ndėrhyrjet e tyre tė kundėrligjshme nė punėn e gjykatave dhe ēėshtjet gjyqėsore; kur unė nuk pranova tė firmos si gjykatės vendime qė diktoheshin nga Berisha, i cili donte ta pėrdorte gjyqėsorin si njė vegėl kundėr kundėrshtarėve politikė dhe gazetarėve qė kritikonin atė dhe denonconin korrupsionin e qeverisė. Deri nė 6-mujorin e parė tė vitit 1994 u mundova tė kėshilloj miqėsisht si Berishėn dhe politikanėt e pushtetarėt e PD qė tė mos ndėrhynin nė gjyqėsor pėr ēėshtje konkrete dhe u kam kėrkuar mbėshtetjen pėr tė pėrmirėsuar pagat, kushtet e punės dhe pėr fondin e gjyqėsorit. Deri vonė nuk kam bėrė publike mosmarrėveshjet qė kishim nė KLD pėr mėnyrėn se si po emėroheshin gjyqtarėt, politizimin e gjyqėsorit pėrmes militantėve partiake si edhe ēėshtje tė tjera lidhur me kompetencat dhe bashkėpunimin e tre pushteteve. Berisha donte tė ishte edhe President, edhe Prokuror i Pėrgjithshėm (de facto ai e kryente edhe atė funksion), edhe Kryetar Qeverie e Kryetar Parlamenti, edhe Kryetar Gjykate nėpėr rrethe dhe nė Kasacion. Tė gjitha i kishte pėrveē postit qė mė ishte besuar mua dhe unė nuk po i nėnshtrohesha. Nė pranverė tė 1994-ės i dėrgova njė letėr Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit tė Parlamentit ku shprehja shqetėsimet e mia pėr dhunimin e tė drejtave tė njeriut nė institucionet shtetėrore, pėr ndėrhyrjet qė po bėheshin nėpėr gjykata dhe disa fenomene tė tjera qė dilnin edhe nga dosjet gjyqėsore. Nė atė letėr theksoja se veprime tė tilla vijnė nė kundėrshtim me principet e njė shteti ligjor e demokratik qė ne kemi premtuar tė ndėrtojmė dhe se kėto veprime e dukuri jane tipare tė regjimeve diktatoriale, prandaj kėrkoja qė tė merreshin masa sa nuk do ishte tepėr vonė. Kjo letėr nuk mori pėrgjigje me letėr, por me kundėrveprime dhe ftohjen e drejtuesve tė shtetit ndaj meje dhe ndaj Kasacionit.
Konfliktet u ashpėrsuan sidomos me pafajėsinė qė Kasacioni u dha dy gazetarėve, pastaj me ēėshtjen e pesė minoritarėve, kėrkesėn pėr rigjykimin e Fatos Nanos pėr njėrėn nga akuzat, sepse akuza e dytė ishte e bazuar nė ligj dhe nė prova dhe nuk u kėrkua rigjykim, me pafajėsinė qė fitoi Ismet Kryeziu e Lin Meshi etj. Berisha u tėrbua edhe nga humbja e referendumit pėr Kushtetutėn dhe meqėnėse unė e kisha kritikuar publikisht atė projekt nė disa aspekte, PD mė akuzoi se unė isha shkaktari qė populli e
votoi kundėr. Po tė ishte kėshtu, unė do isha vėrtetė i lumtur. Por populli votoi kundėr korrupsionit dhe keqqeverisjes dhe as e kishte marrė mundimin pėr t'a lexuar Projektkushtetutėn e Berishės. Berisha u bė si pėrbindėsh edhe me suksesin e vizitės time dhe disa gjykatėsve e nėpunėsve tė tjerė tė Kasacionit nė SHBA nė Dhjetor 1994 dhe mbėshtetjen e madhe qė qeveria e Presidentit Klinton po na jepte ne si gjyqėsor.
Pak ditė pas kthimit nga ShBA, nė seancėn e fundit tė Dhjetorit 1994, pa mė njoftuar dhe pa kėrkuar shpjegime nga unė, Parlamenti po diskutonte dhe votonte heqjen e imunitetit tim. Ndonėse PD kishte shumicėn e cilėsuar nė Kuvend dhe mund ta hiqte imunitetin tim dhe tė kujtdo pa votat e tė tjerėve, Berisha dėshtoi dhe deputetėt e PD nuk m'a hoqėn imunitetin. E theksoj kėtė pėr tė vėnė nė pah se nė Kuvendin e 1992-1996, PD kishte deputetė me integritet qė nuk i bindeshin lehtė urdhėrave tė Sali Berishės. Disa prej tyre vinin edhe nga radhėt e ish tė dėnuarve politikė dhe po e kuptonin se njė diktaturė e re po i kanosej vendit. Opozita e asaj kohe mbrojti pavarėsinė e gjykatave dhe asaj iu bashkuan edhe votat e disa deputetėve tė PD. Edhe nė tentativėn tjetėr pėr tė mė hequr imunitetin nė 1995-ėn, Berisha dėshtoi dhe humnbi me votat e demokratėve qė mbrojtėn jo mua, por pavarėsinė e gjyqėsorit.
Presioni, dhuna, kėrcėnimet dhe rrethimet policore tė Gjykatės sė Kasacionit qė bėri Berisha dhe qeveria e komanduar prej tij nė vitet 1994-1995 nuk ishin bėrė as nė kohėn e diktaturės komuniste. Nė luftėn kundėr Gjykatės sė Kasacionit qė po ngjallte besimin e popullit me vendimet e saj, Berisha kishte nė krah edhe Gjykatėn famėkeqe Kushtetuese, kryetari i tė cilės mė pas do shkarkohej si bashkėpunėtor i Sigurimit dhe mbase edhe mė shumė se kaq. Pėr fatin e keq, Berisha arriti t'a pėrēante edhe vetė Gjykatėn e Kasacionit dhe disa gjykatės tė saj u bėnė vegla tė bindura tė pushtetit dhe hynė nė lojėn e rrezikshme dhe aspak dinjitoze tė Berishės. Mė pas ata edhe u shpėrblyen nga Berisha nė mėnyra tė ndryshme dhe me poste mė tė larta. Prandaj edhe sot Berisha e ka nėn thundrėn e tij gjyqėsorin, i cili po i shėrben diktaturės me verbėri apo me pėrkushtim tė plotė.
Dua tė ndalem nė njė ēėshtje qė lidhet me gazetarėt dhe qė shėnoi pėrplasjen time shumė tė fortė me Presidetin. Trupi gjykues i Gjykatės sė Kasacionit qė unė e kryesova u dha pafajėsinė dy gazetarėve tė gazetės "Koha Jonė", Martin Leka e Aleksander Frangaj. Meqėnėse gjykatat sot duket se nga mbrojtės tė lirisė sė fjalės dhe lirisė sė shtypit qė duhet tė jenė, po bėjnė tė kundėrtėn duke u bėrė palė me dhunuesit e kėtyre lirive dhe po dėnojnė me gjoba galopante gazetarėt dhe televizionet e pakta qė nuk i janė nėnshtruar diktaturės dua tė flas pak pėr kėtė ēėshtje. Kur e mori vesh vendimin qė Gjykata e Kasacionit dha, Berisha mė merr nė telefon dhe si me tė bėrtitur mė thotė tė shkoja nė zyrėn e tij.
Shkova dhe sapo hyra nė zyrė mė tha: "Pse u dhe pafajėsi gazetarėve, pse nuk mė pyete mua?" Pasi i shpjegova se vendimi ishte i bazuar nė ligj dhe nė prova, i thashė se vendimet e gjykatave nuk duhet tė bazohen nė urdhėrat e askujt, pra as nė urdhėrat tuaja si President dhe unė kurrė nuk do pranoj urdhėra e diktate tė tilla. Meqėnėse ju kėrkoni qė tė jeni edhe Kryetar i Kasacionit, atėherė merri ēelėsat e zyrės time dhe i lashė nė tavolinėn ku ishim ulur dhe i thashė se jap dorėheqjen qė tani dhe dola nė njė sallė tjetėr tė Presidencės t'a shkruaja dorėheqjen. Ishte gjėja mė e drejtė qė duhej tė bėja nė atė situatė. Berisha mė ndoqi nga pas dhe po mė lutej tė hyja nė zyrėn e tij dhe po mė zgjaste ēelėsat. Isha nė mėdyshje: Po tė bėhej publik ky akt i imi do akuzohesha nga PD se po dėmtoja rėndė PD dhe demokracinė nė Shqipėri. Ndėrsa nuk ndieja aspak keqardhje qė po dorėhiqesha nga njė detyrė qė ma dhanė si me zor sepse une vetė e kisha kundėrshtuar Berishėn dhe Selamin kur mė thanė se donin tė mė propozonin pėr Kryetar Kasacioni. Njė ndėr arsyet qė nuk e doja atė detyrė ishte dhe fakti se unė isha Kryetar i Komisionit te Ligjeve dhe deputet i PD, pra mbaja njė post politik dhe ishte nė interes tė PD dhe gjithė Shqipėrisė qė Kryetari i Kasacionit nuk duhej tė vinte nga rradhėt e politikės. E si do tė fitoja besimin e gjithė shqiptarėve se si Kryetar Kasacioni nuk pėrfaqėsoja mė PD-nė dhe as ndikohem nga politika, por do t'i bindesha vetėm Kushtetutės, ligjeve dhe provave pėr ēėshtjet qė do gjykoja?
Opozita kishte tė drejtė qė votoi kundėr meje kur u zgjodha Kryetar. Mbaj mend se nė fjalėn time tė fundit nė Parlament, mė 23 Shtator 1993, kur u shpall rezultati i votimit dhe unė u zgjodha nė detyrėn e Kryetarit tė Kasacionit ndėr tė tjera theksova: "Falenderoj tė gjithė deputetėt qė votuan pro dhe kundėr meje. Ju premtoj se nė detyrėn qė sapo mė besuat do tė mbroj vetėm interesat ligjore tė tė gjithė shqiptarėve pa asnjė dallim dhe nuk do ndikohem nga asnjė motiv a pėrkatėsi partiake. Tani unė jam Kryetar i Kasacionit tė Shqipėrisė dhe jo deputet i PD. Kėrkoj ndihmėn e gjithė deputetėve dhe institucioneve tė tjera qė tė ndėrtojmė njė gjyqėsor tė pavarur e dinjitoz…". Koha provoi se kėtė premtim qė bėra para Parlamentit e mbajta, edhe pse me shumė luftė, kundėrshti, keqkuptime dhe sakrifica. Dua qė ky rast tė nxisė gjyqtarėt shqiptarė qė tė bėhen mbrojtės dhe jo burgatorė e ndėshkues tė gazetarėve dhe medias sė lirė e tė pavarur.

Neser do te lexoni pjesen e dyte te Intervistes ku Zef Brozi komenton vendimin pėr Gjyqin e Gėrdecit dhe pėr videon Meta-Prifti, Konsiderata e Juristit pėr partinė e Topit dhe vendimin e Gazmend Oketės, Si e sheh ai lėvizjen Aleanca Kuq e Zi, Ku gaboi Edi Rama si politikan dhe a mund tė bėhet kryeministėr, Kėrcėnimi pėr Berishėn: Po erdhe nė Senat, do tė t'i them tė gjitha nė sy.

(sg/shqiptarja.com)

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nga Afer. Zef Brozi tip legeni,Na qenka ba qe se zen vendi,Me Ndue Lugjen dhe shum student paska shkuar der kuvend, Profesor Filozofia une jam tha jam si Ramiz Alia,Me I mire tha se berisha per Intriga dhe te Liga.Thashetheme gjithmon tregon I boon njerzit te mendojne. Merret Burri me thashe e thame proqesverbale pakan gene, njerit emrit Zefit per te rren. Nuk besoj qe shqiptar qe genjet per cdo fjal.Ky Zef Brozi si shkerdhat.
avatar
Anonim
Nga Afer. Nje Mashtrues ordiner,nje I paskrupullt qe genjen gjith diten,nje njeri qe therret vetes Doktor idjot,..Qe nuk ka as lacense Makine,skizofren ,Brozi.Esht nje idjot dhe Intrigant.Nje I paskrupellt qe sajon lavdira vetes mbi fatekeqesit e te tjerve,qe mundohet te shfrytezoj rastin per shoke dhe miq.Per apartment per te afermit e tij.Qe jan gati te ven ne levizje hallat dhe tezet dhe ne fund nje mije arash na kthehet nga gjermania vetem qe te mos kasha mundesi qendrimi...Zefi esht nje mascara I pap
avatar
Anonim
Nga Afer. Grupi Vitore Tusha,Zef Tosku,Pashk Tusha, dhe nje petagoge tjeter teper idjot,intrigant,qe merrej me intriga gjith diten(Saraqi).Arrin te krijojn nje histori teper te besuar nga ata vete.Po ashtu vet Krytari.Nuk kaloj shum kohe qe Zef Gjeneriku gjendej pran objektit te gjykates .Kishte nje afar arsye pasi e Motra ishte aty qdo dite.Dhe Krytari nuk I thoshte mikut se te tij Zef Gomistit te largohej nga ambjente e dikasterit.
avatar
Anonim
Nga Afer Mashtrusi ,Intriganti Zef Brozi,Zoti Zef na kishte informacjon teper te sofistikura dhe deligjentura. Njeri agjent na ishte burri I VITORE TUSHES.Po nje Gjykatese teper e rendomte qe se meritonte te ishte ne ate dikaster.Meqe Nipi I tij u kthye nga Gjermania Gusti nje djale me histori teper kriminele,vazhdon pune ne Gjykat si shofer I Zefit.Pa asnje lidhje dikasteri,pra sikur te ishte ne prone te Zefit..Vitorja na shpjegon burrit te saj se dikush I kishte ofruar nje pako per ne Itali.
avatar
Anonim
Pergenjeshtrim Nje genjeshter teper te papranushme qe arrin Zefi kunder Fshatarve te tij,duke I bere qe e ndiqeshin deri ne fshat.Ishte pasi te gjith ata qe punonin ne Shik ishin ne pune te rrokomonduar nga vete Zefi(Ndue,Pjeter Lazeri)Ndue dhe te tjer ..Pra I bie qe Zefin e Ndiqnin fshataret e tij..Zefi genjen per shum gjera qe ska ftyre te dale sy per sy,Mashtrues idjot,ai esht ne gjendje te flijoje gocen e tij per te akuzuar te tjeret..Zefi esht nje homofob dhe idjot I papare.
avatar
Anonim
lek jaku Jane te gjithe te persekutuar ne komunizem. Duhej te ishin gjykatat te provonin demin material moral etj. per ēdo qytetar qe mendon se eshte i persekutuar e qeveria eshte pale ne kete konflikt. Studentet e 90 jane si 200 petritat te persekutuarit shefa kuadri te PPSH. Te dyja palet jane te komprementuara me sistemin anadollak. Shqiptaret e meritojne Salehun e Enverin, ate koke kane. Shqiptaret jane kriminale e te dhunshem mund te krijojne organizata kriminale por jo shtet.
avatar
Anonim
Sula Ksula Uen kam shum respect per Zotin Brozi,Deshira dhe mundesit jan dy gjera te kunderta. Mendoni dhe arsytoni cili Mirditore ka dalur dhe te jet per vete dhe per popullin. Nga erdhi dhe ku perfundoje Brozi Cilet ishin miqte e vertet te tij Pse brozi jeton me paragjykime ,sikur ne cdo moment esht faji I dikujt,dhe kurre I tij Pse brozi gjithmon ushqen iluzjone per shoke dhe miq Pse Brozi tregohet I pabese dhe intrigant Pse brozi perdor njerz me reputacjon dhe lidhje te tjera per te arritur dik
avatar
Anonim
Ai Hodhesishme? Punesoni nje redaktor ju lutem! Ose te pakten jo njerez analfabete.
avatar
Anonim
Beni Zef Brozi, si mirditor qe je, je i zgjuar dhe dinak. Sa shpejt u dashurove me Berishen dhe me sa devotshmeri i sherbeve atij ne vitet e pushtetit tend gjyqesor ! U prishe dhe pastaj bere presion se kishe shume per te thene, por asnjehere nuk e hape gojen. Beju burre tani dhe rrefeu. Por nuk mundesh, se edhe ai di disa gjera per ty.... Besoj tani nuk ta rrezikon njeri jeten, aq me teper se si mirditor qe je shquhesh edhe per "trimeri".
avatar
Anonim
Avniu Shehu Kush esht Brozi,pa shum histori Petagoge i Filozofise.. Kush jan dhe kush kualifikohej per Jurideik ne kohe te Komunizmit,une kam njohur Mirditen dhe ashtu Zef Brozin. Pra i bie qe Zefit as qe i takonte dhe as e meritonte te ishte ne ndonje dikaster te demokracise. Zef ka nje histori dhe prejardhje shum dinaket dhe i pabese,ashtu siq e meriton.
avatar
Anonim
alda ..Me mire vone se kurre.. zgjodhe rrugen e kundert nga sherbetori frangaj megjithese per ne ngelni perhere njerez jo te besueshem qe perfitoni te prisni RASTIN per ti sherbyer interesit tuaj dhe jo interesave te ketij populli Ne nuk harrojme se ishit ju ne majen me te larte per te na mbrojtur dhe u larguat si burracak largoni berishen dhe beni mire te largohuni bashke me te
avatar
Anonim
Nga afer Mire ne Shqiperi e ndiqte Shiku ,po ne USA te dashurit e gruas,apo te paguarit e Berishes. Letrat anonime duke derguar si nje idjot,qe nuk mund ti binte ndermend qe nje njeri si ky. Por duke studjuar dhe pare karakterin e tij te nje debili,te nje petagogu,pa ndonje te ardhurme apo prespektiv,arriti aty ku esht sot.
avatar
Anonim
E deshperura dhe pergojura Zefi si Zefi,ne franc jetonim ne nje Dhome,nganjeher zgjoheshim lulishteve,ishte e veshtire specjalizimi jasht vendit,Franc vend i ftoht,Ngrohtesin e gjeja tek Zefi,vendi dhe strofka e fundit qe kisha.Pasi Bastardi Adrian buri ime e kuptoj shoqerin time me Zefin dhe filloj lufta e ftoht midis burrit dhe Shokut tim Zef Brozi. Isha dekane dhe kerkova ta forcoj lidhjet por ishte e kote,.Rruga e Zefit kishte perfunduar ne nje seksollog specjalist..E urrej veten pasi isha une qe ja mesova.Perfundoj
avatar
Anonim
Njohur na afer(Keti Krysekretarja) Zef djale i ri beqar dhe shum kerkesa ne kohe te krytarit,Gjukata ishte qendra e fermentimit dhe punesimit(Krytare,gjykates,prokurore nga gjith shqypnia)..Zefi u gjend ne nje pozicjon te pa pregaditur idhi vu,dhe Zefi fu ,pra punonte dite dhe nate ne kushte te veshtira ne errsire me krysekretaren Kati,dhe shum studente te juridikut..Gjithashtu dekanen e fakultetit Vali,Laura,Klara,Zhani,Bani dhe shum e shum.Minifunat dhe ekstravaganda kishte plasur sheshit.Gjykata kishte arome te nje qendre pros
avatar
Anonim
Romi Me vjen shume keq qe njerez si Zoti Brozi te cilin e kam pasur edhe shok shkolle nuk jane pjese aktive e elites sone.Ata mbeten te tille per gjithe kohenI juroj shume suksese
avatar
Anonim
Shoku me robe doku Ky esht shoku I vertet I shkolles qe jep iformacjon te plot mbi jeten e 5 terroriste Grek.Ne te cilen esht perfshir Zef Brozi,..Agim Hoxha,nje shok besnik ,ashtu siq pretendon Zefi. Udhtim per ne palorto..Deshmitare te sevrtetes jetojn te copetuar dhe varferuar,si pasoje e cistemit komuniste dhe te mashtrimeve te nje psikopati petagoge dhe teper I Djallezuar.. Zef Brozi esht Djallezi ,Mashtrim,dhe Intrigant I nje shoqerie te civilizuar.
avatar
Anonim
Ana Katerina Berisha qendron ne pushtet me dy paterica,njera eshte LSI dhe tjetra te djathtet e vertete.Keta ja zgjaten jeten per nje post,kurse LSI-stet per korrupsion.Po u hoqen patericat, Berisha (me dallkautet e tij) bie.Por kujdes,patericat ate funksion kane,te shkojne nga nje pacient tek tjetri.Te djathtet e vertete te jene motorri dhe jo vegla.
avatar
Anonim
iliri uk me fal por une e kam kujtesen e forte dhe ti o zef i sherbeve saliut me mish e me shpirt ti e di sa vendime ke marre ne favor te tij dhe nje here qe i the jo se kujtove se ishe i forte te hoqi dhe ti e kercenove se do i nxirrje te palarat se nuk e dije sa i rrezikshem ishte dhe po te jesh burre tregoji te gjitha edhe pse ti mund te perfundosh ne burg vete po ti sje gje tjeter vec nje oportunist qe ngren koken tani qe po hapen depot e topit e do me marre nje cope. cdo njeri qe mban dy qendrime te ndryshme ne kohe te ndryshme nuk i duhet besuar.
avatar
Anonim
Maria Si ka mundesi, kaq shume fakte dokumente qe tregojne fytyren shtazarake te Sali Ram Berishes, fytyren e vrasesit, te grabitesit, te diktarorit me gjakatar qe ka pare njerezimi dhe ky monster vazhdon te jete ne krye te shtetit, qe po vjedh e po shet te gjuitha pasurite e popullit te mjere, cka nevojitet qe te shporret ky gjakatar, hajdut,vrases, kriminel etj
avatar
Anonim
Kati Oh Maria cka po thue,ato dite si kan kalue,neper shale duke kendue prokurore tu Gjykue.. Fillozofi une kam mbarue,ne mirdit une du me shkue dhe me ba ate qe di une.. Vaj medet cka po thue,gjith mileti tuj vajtue si puna jote tuj gjykue Zefin tend tuje Dhunue por ne burg kun nuk ka shkue vetem rrena tuj tregue,Komunistat kshtu jan mesue me bekue tuj shijue.
Rezultate tė tjera: 1   2   Para
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171