Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:59 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga Anila Basha
13 Prill 2012 - 08:12
Visha: Votimi provė pėr
Presidentin, Mediu u detyrua
Rama: Kryeministri pa shumicė
TIRANE - Ardian Visha, ishte i qetė dhe mes juristėsh pas votimit tė djeshėm. Thotė se votimi i djeshėm nė Parlament nuk ishte njė votim demokratik, por ishte njė votim provė pėr Presidentin e Republikės. Ndėrkaq justifikon votėn e deputetit Fatmir Mediu qė ka qenė edhe klient i tij nė procesin "Gėrdeci". "Ka qenė njė votė e detyruar" thotė Visha. Duke falenderuar PS qė e kandidoi pėr postin e anėtarit tė KLD, shigjeton edhe Ina Ramėn qė sipas tij ka treguar "vogėlsi institucionale" madje edhe ka mashtruar me shkresėn drejtuar Kuvendit.

- Zoti Visha, si ju duk ju personalisht votimi sot nė Parlament?
- Shpreh keqardhjen pėr formėn sesi u procedua, dhe pėrmbajtjen sesi u realizua, dhe tė dyja bashkė prodhuan njė rezultat tė pėrēudnuar dhe jo tė vėrtetė.

- Po pse ēfarė rezultati prisnit nė fakt?
Prisja njė rezultat qė duhet tė ishte demokratik, i lirshėm dhe i vėrtetė, pavarėsisht faktit nėse unė do tė fitoja ose jo.

- Ka njė pikėpyetje shumė tė madhe dhe kėtė e bėjnė gjithė qytetarėt qė e kanė ndjekur kėtė proces. Fatmir Mediu votoi kundėr jush. Keni ndonjė mesazh pėr ti dhėnė nėpėrmjet kėsaj interviste?
- Nuk kam asnjė mesazh pėr t'i dhėnė askėrrkujt, pasi nuk kam kėrkuar vota nė emra tė pėrvetshėm. I kam kėrkuar gjithsecilit tė shprehej lirshėm, me njė vullnet tė padiktuar politikisht, duke konsideruar faktin qė nuk votohej pėr njė post politik, por pėr njė vend vakant nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, Kėshill i cili si organ i qeverisjes gjyqėsore do tė duhej tė ishte dhe tė jetė padyshim, i pavarur dhe i pandikuar nga politika. Konsiderimi si njė betejė politike e pastėr i votimit parlamentar pėr kėtė vend pėrbėn tė vetmen gjė qė do tė duhej tė shmangej, apo edhe nga pikėpamja personale t'a shmangia pėrsa i pėrket kėtij procesi.

- Megjithatė, pėr tre vjet qė ju e njihni shumė mirė zotin Mediu duke qenė avokat i tij, takime, dreka, darka, kafe, procese gjyqėsore...nė tė gjitha kuptimet e "shpėtuat" nga burgu, ju duket personalisht e moralshme qė ai tė votonte kundėr jush?
- E pėrsėris, mendoj dhe do tė doja shumė qė Kuvendi tė vendoste mbi kandidaturėn e mundshme tė anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, nė mėnyrė tė pandikuar nga fakti qė ky votim do tė pėrcaktonte maxhoranca tė caktuara, fluide ose jo tė tij, e qė do tė kishte pasaj edhe rrjedhojė pėr zgjedhje tė ardhshme po kuvendore tė Presidentit tė Republikės, domethėnien e tyre. Nuk e kam parė kandidimin tim nė kėtė kėndvėshtrim. Fatkeqėsisht, kėshtu u konsiderua nga politika qeverisėse dhe nė kėtė kėndvėshtrim, votimi i zotit Mediu ishte i detyruar.

- Po insistoj edhe njėherė, unė nuk ju pyeta sesi u soll kuvendi, pyeta personalisht pėr zotin Mediu. Dmth, pavarėsisht detyrimeve qė mund tė ketė brenda koalicionit, personalisht ndaj jush, avokatit tė tij, nuk ka detyrime?
- Nuk mund tė interpretoj rezultatin e gjithsecilės votė dhe nuk jam lakonik fare nė kėtė qė po ju them, kur gjykoj se zgjedhja e tij u bė nė formė dhe nė pėrmbajtje tė padrejtė.

- Ndėrkohė dua t'ju pyes edhe pėr votėn e LSI qė u pėrēa nė parlament, dmth njė ministėr votoi pro, ndėrsa tre deputetė nuk morėn pjesė fare nė votim. Keni kontaktuar me ta, apo kjo ka qenė bindje e brendshme e LSI?
- Unė e vlerėsoj qėndrimin e tre deputetėve tė LSI, e konsideroj atė nė planin privat si person jo vetėm nderėbėrės, por edhe nė atė tė pėrgjithshėm si njė qėndrim luajal qė nė kėndvėshtrimin tim privat tashmė, ėshtė edhe qėndrim qė pėrgjithėsisht LSI ka mbajtur nė drejtim tė ndėrtesės sė gjyqėsorit nė kėtė vend dhe rritjes apo kultivimit tė kėsaj ndėrtese me individė qė gjithsesi kalojnė nga votimi politik. Pėrsa i pėrket votės sė zotit Naēo, e ēmoj njėlloj si pėr votėn e zotit Mediu, duke qenė se kishte statusin e ministrit, pra, kishte njė detyrim edhe tė karakterit administrativ.

- Pse po thoni se LSI ėshtė e angazhuar pėr sistemin e drejtėsisė? Kujtojmė se ka njė sensibilitet negativ dhe akuza pėr ndėrhyrje nė gjyqėsor pas gjyqit tė famshėm Meta-Prifti. Mos ndoshta me kėtė nder, ktheheshit edhe ju njė vegėl nė duart e LSI?
- Mua mė pėlqen tė kem opinionet e mia tė pavarura nga opinioni populist po ta quajmė kėshtu dhe nga kėndvėshtrimi qė njerėzit bėjnė pėr gjykime sipėrfaqėsore tė gjėrave. Shoh vijimėsinė e votimeve tė kėsaj force nė parlament dhe nė vlerėsimin tim kanė qenė gjithmonė pozitiv pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė gjyqėsorit.
- Si ju duk qėndrimi i PS? Ju thonit nė fakt qė nuk donit vetėm votat majtas, por edhe ato tė sė djathtės. Por nė fakt pati njė lloj "revolte" tė deputetėve tė PS...
- Nuk jam i vetėdijshėm tė ketė pasur revoltė. Natyrisht qė ka pasur kundėrshtime, pėr faktin qė qėndrimet e mia profesionale tė cilat unė gjykoj se i kam mbajtur ndershmėrisht pėrsa besoj bien ndesh me qėndrime tė caktuara politike tė kėsaj force. Megjithatė, kjo nuk e ka penguar kėtė forcė politike tė mė kandidojė nė kėtė vend tė nderuar tė anėtarit tė KLD. Nė kėtė pikėpamje, unė jam nė borxh moral ndaj kėsaj force politike. Sinqerisht qė i vlerėsoj dhe jam i respektuar ndjeshėm prej besimit tė tyre, nuk do t'i zhgėnjeja nėse unė do tė bėhesha anėtar i KLD, nė vlerat qė kjo forcė beson dhe nė vlerat qė e gjithė politika shqiptare duhet tė besojė. Mė vjen keq qė vajti nė kėtė mėnyrė, besoj qė pėrveē falenderimit nuk kam se ē'tė them tjetėr.

- Pse thoni se "nuk do t'i zhgėnjeja". Ju do tė ishit njė anėtar KLD-je nė funksion tė PS?
- Absolutisht, por nuk kam besuar qė PS po zgjedh njė anėtar KLD-je me idenė qė "ky nesėr do tė jetė vegla jonė politike". Pėr vetė faktin qė unė shpreha gjėra qė kanė tė bėjnė me bindjen time profesionale tė kundėrta me interesa politike tė caktuara tė PS, ajo sakrificė po ta quajmė kėshtu, e Partisė Socialiste pėr propozimin tim, pėr mua ėshtė njė domthėnie e madhe e panxitur nga interesa partiake.

- Njė tjetėr pikėpyetje shumė e madhe pėr votimin e sotėm (tė djeshėm) ėshtė vota e Kastriot Islamit...
- Nuk do tė doja t'a komentoja. Mė vjen vėrtet keq, vetėm kaq.

- Ndėrkohė kur kemi parė ballafaqimin tuaj nė komisionin parlamentar tė ligjeve, pati njė pėrplasje shumė tė madhe mes jush dhe Ina Ramės nėpėrmjet shkresave. Prokurorja e pėrgjithme ēoi nė komision njė shkresė, nė fakt, disi denigruese pėr figurėn tuaj...
- Po, ishte denigruese, sepse e konsideronte personin tim si tė "paetikė" nė marrėdhėniet institucionale, vetėm konsideruar mbi kėtė bazė aktin tim tė dorėheqjes. Unė i qėndroj pikė pėr pikė aktit tim tė dorėheqjes. Jam shprehur nė kėtė akt qė nuk kam konsideratė dhe vazhdoj tė mos kem konsideratė pėr kėtė zonjė pėrsa i pėrket aktit qė ajo inicioi qė kishte tė bėnte me transferimin jo vetėm timin, por tė 14 prokurorėve nga prokuroria e Pėrgjithshme nė vende tė ndryshme gjeografike. Pėrsa i pėrket kėsaj shkrese e konsideroj njė shprehje tė vogėlsisė tė shpirtit institucional, nėse mė lejohet tė shprehem kėshtu, tė saj apo kujtdo qoftė pas saj, pasi ėshtė absurde tė vlerėsohet kėshtu njė njeri kur ka kontribuar pėr 10 vjet me ndershmėri, sakrificė dhe prova tė pashembullta nė tė mirė tė shoqėrisė dhe jo tė vetin. Kėshtu e ēmoj pa modesti veten. Gjithashtu ēmoj se ka mashtrim nė kėtė shkresė, pasi nga njėra anė thotė se nuk ka vlerėsim tė punės sė prokurorit sepse nuk kishte nga kėto vlerėsime tė tilla zyrtare dhe fatkeqėsisht edhe pse ka ligj qė duhej bėrė ky vlerėsim, ende nuk ka sistem vlerėsimi pėr prokurorėt dhe kjo ėshtė njė mangėsi tjetėr, por nuk ėshtė rasti tė zgjatem mė tej, por po them pėr vete qė nė dhjetorin e 2007 kur kjo zonjė shpėrbleu prokurorėt e mirė pėr punėn e tyre, personi im u shpėrblye dyfishim e ēdo prokurori tjetėr pasi u ēmua puna e bėrė prej meje nė atė kohė. Mjaftonte vetėm kaq pėr tė shkruar, ose pėr tė mos shkruar keq.

- Ju flisni pėr kėtė proces tė pėrfunduar, por minimalisht kemi parė reagimet e opozitės pas seancės, duke pėrmendur kreun e grupit tė PS Gramoz Ruēi qė deklaroi se nuk e njohin kėtė proces se ishte antidemokratik...qė do tė thotė se ndoshta gjithēka mund tė rikthehet. Ju do tė merrnit kėtė rrisk pėr herė tė dytė?
- Tashmė problemi ėshtė politik dhe unė kėrkoj tė qėndroj jashtė tij. Pėrsa i pėrket interesit tim personal mund tė them se nga pikėpamja morale kam dalė absolutisht i fituar dhe kėrkoj ta ruaj kėtė fitore pėr tė ardhmen time. Nuk mbaron jeta ime profesionale me kaq.

- Pra s'do tė donit tė hynit sėrish nė garė?
- Do tė ēmoja kushtet. Por rrethanat nė tė cilat u bė gara mė bėjnė dyshues pėr njė votim demokratik nė Parlament.

- Keni ndonjė mesazh pėr zotin Cefa? Ju kurrė nuk e keni atakuar atė si person? Por si mendoni se do tė zhvillohen ngjarjet nė KLD?
- Unė kurrė nuk kam dashur tė ngre konkurrime antivlerash. Ka qenė krejt e kundėrta. Kam besuar dhe besoj te vetja dhe cilėsitė e mia, i kam konsideruar ato subjektivisht superiore ndaj kandidatit tjetėr.

(ab/sg/shqiptarja.com)

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
kristek E ku te len ujku te haje cakalli.Diktati ne parlament ishte me se i dukshem.Ne thellim te mirekuptimit midis dy kraheve cfar te keqe kishte vulosja dhe firmosja e fleteve te votimit para se tu jepeshin deputeteve?Mungoi dukshem mirekuptimi dhe toleranca nga mazhoranca dhe vecanerisht i patolerureshem ishte nderhyrja e SALI bERISHES qe nuk mungoi te deklarohej edhe nje here i vrazhde,arogant e mosparfilles.Sa per MEDIUN sigurisht qe keshtu do te ndodhte.Si mund te dali kunder shefit ?Ndryshe i fl
avatar
Anonim
kristek E ku te len ujku te haje cakalli.Diktati ne parlament ishte me se i dukshem.Ne thellim te mirekuptimit midis dy kraheve cfar te keqe kishte vulosja dhe firmosja e fleteve te votimit para se tu jepeshin deputeteve?Mungoi dukshem mirekuptimi dhe toleranca nga mazhoranca dhe vecanerisht i patolerureshem ishte nderhyrja e SALI bERISHES qe nuk mungoi te deklarohej edhe nje here i vrazhde,arogant e mosparfilles.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173