Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Analiza Nga ANILA BASHA
23 Maj 2012 - 11:13
Leksione gazetarie nga shefat
Përveç tragjedisë së madhe të humbjes së jetës së 13 vajzave e djemve në aksidentin fatal të Himarës, në median shqiptare, print dhe online, është hapur dy ditët e fundit debati më i madh për profesionalizmin e gazetarëve, ai i raportimit të reporterëve nga terreni. Kanë shkruar për këtë Lutfi Dervishi, Mero Baze, Mustafa Nano e të tjerë, duke atakuar mënyrën e raportimit të gazetarëve në terren, disa orë pas tragjedisë e mandej në dy ditët e transmetimeve live.
Debati për median është interesant. Ndodh gjithmonë sa herë që ka ngjarje të tilla të mëdha që kërkojnë një mbulim të shpejtë, efektiv, jo alarmues, informues, etik, korrekt, me të dhëna të sakta e shumë detaje gazetarie që i kemi studiuar në shkollë dhe në eksperiencën tonë kaq vjeçare si gazetarë.
Por a pati probleme? Sigurisht që po. A pati raportime skandaloze nga terreni? Sigurisht që po. A pati ekzgjarime? Sigurisht që po. A pati edhe të vërteta? Sigurisht që po.
Të ndalemi te roli i “shefave të redaksive”, ndërkohë që merremi me një armatë të tërë gazetarësh të terren, që merrnin urdhra të ndryshëm nga telefoni: “Shko në Vlorë”. “Jo jo, lëre Vlorën, nisu në Himarë”. “Shiko, në Himarë shko te autobuzi gjej një dëshmitar”. “Ose më mirë, lëre dëshmitarin, shko në qendrën spitalore”. “Dëgjo, lëre qendrën spitalore dhe nisu urgjent për në morgun e qytetit të Vlorës”. “Jo, jo, lëre Vlorën, se po shkon Jozi dhe Topi në spitalin ushtarak...”
“Çfarëëëëë?- Ulëret gazetari nga ana tjetër e telefonit. Po unë jam në Vlorë, si të shkoj në spitalin ushtarak”....
Ata gazetarë në terren, me saktësitë dhe pasaktësitë e tyre kanë qenë “heronjtë” e dy ditëve transmetim, pa gjumë, duke vuajtur ankthin e viktimave dhe të të aksidentuarve, por edhe familjarëve të tyre. Ta shohim drejt fenomenin. Gazetarët që ne kemi nuk janë perfekt. Por perfekt duhet të jenë redaktorët dhe shefat në redaksitë qendrore të televizioneve dhe gazetave, të cilët, më shumë sesa të orientonin drejt vartësit, u krijuan atyre një konfuzion të jashtëzakonshëm, duke u vështirësuar jo vetëm punën, por edhe raportimin. Mes ankthit që pse “filan TV” kishte një element më shumë sesa “ajo që ne kemi” dhe nën kërshërinë se “pula e komshiut” i bën vezët më të mëdha sesa “pula ime”, konfuzioni i raportimit, më së shumti erdhi nga vetë drejtuesit e medias.
Dhe kishte të drejtë kolegu Aristir Lumezi kur deklaronte në faqen e vet në facebook: Mirë do të ishte që në raste të tilla të një tragjedie, shefat të heqin kostumet firmato, t’u hipin makinave, dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Kështu, do të kishte më kuptim që të japin edhe leksione gazetarie.
Gjej rastin të përshëndes punën e palodhur të të gjithë gazetarëve në terren, që me guxim, raportuan në mënyrë urgjente, shkuan të parët në vendngjarje, e bënë shtetin të ngrihej në këmbë dhe të vihej në alarm për përmasat e tragjedisë. Me raportime të plota, gjysmë raportimesh, raportime mediokre, por si “ndjekës” të jashtëzakonshëm të punës së autoriteteve, arritën tia dalin për aq sa mundnin. Përgjegjësitë e tjera, i kemi ne...shefat.
(sg/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar
Po i përgjigjeni komentit të INA të datës 23 Maj 2012 13:05

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Puh Zoti na ndjefte sepse puna e gazetarit te terrenit eshte shume shume e veshtire. S'ka dallim me ate te punetorit te tullave dhe llacit, pervecse kur kthehesh ne redaksi dhe sheh emrin tend te nesermen ne nje gazete apo ne strisha televizive. POR SINQERISHT KETO TRI DITE ME KA ARDHUR TURP QE BEJ PJESE NE KETE KOMUNITET, ME TERE ATO BUDALLIQE QE KEMI DEGJUAR E PARE NE TV. ACARUESEEEEEEEEEEEE
avatar
Anonim
anonim Pershendetje, S'dua te bej polemike me asnje nga komentatoret e meposhtem, sidomos me te ashtequajturin gazetar terreni. Ndoshta i ke tera veshtiresite si thote, vonesat ne paga, pa siguracione etj, por mos valle shefat ju thone juve, filmoni c'te mundni, krahe te keputur, kembe, pa shkuar me ne detaje, apo hera heres ndonje elektricist te mbetur ne maje te shtylles, pati nje aksident ne Zvicer para ca muajsh, por asnje gazetar s'u la te filmonete asgje nga afer, sepse e imagjinoni dot ju sesi nje nene apo baba do ndihej pervec faktit se ka humburt femijen, kur ju tregoni cte mundni. S''eshte gabim te ulerasesh per ate se cka ndodhur, por jo ta shfrytezosh per te prodhuar lajm, ne shqiperi mund te kete c'te duash, por vetem gazetari jo, se ata/ato qe e bejne s'kane pike lidhje me gazetarine, duke filluar nga shefat si shkruesja e artikullit tek te tjeret e te tjeret...te shpresojme te mos ndohin me keshtu tragjedish!
avatar
Anonim
Aleksander Ndoja Rasti e ka sjelle te jem gazetar terreni per me shume se 10 vite. Eshte gazetaria qe ka me shume probleme, por mendoj se eshte gazetaria me e bukur. Me bukur se eshte ne levizje, larg trekendeshit te sterlodhshem Kryeministri-Presidence-Parlament....thjesht zbardhje deklaratash te politikaneve nga diktofoni ne word. Ndersa problemet jane gjithesesi te shumta.......Nuk po permendim vonesat e shumta me pagat, apo sigurimet, por thjesht profesioni. Nje shef qe kisha dikur nuk e kishte problem qe te urdheronte nga zyra,,ne oret e mbremjes dhe me thote: ik ne Peshkopi....se eshte zdukur nje femije....te ikesh me shpejtesin e eres duhen rreth 5-6 ore....Pra ne 12 te nates per cfar duhet te ishe aty, kur nuk kishte asnje levizje ne qytet...me tej pa asnje kompensim rruge, hoteli e kudi une...ne nje kohe me shi pa mbarim. Qe te besh punen mire, duhet te jesh kembengules per lajmin, edhe pse plumbat te vinin mbi koke ne rastin e rrembimit te autobuzit me kuksiane prane nje karburanti ne Rreshen. Po ashtu, te infiltrosh ne ngjarjen e rende vetem pak minuta pas rrezimit te autobuzit ne Fush-Arres, ishte veshtiresi e madhe rruge....Por raste me te renda jane psh....Ke ne duar foto hajdutesh ne aksion duke vjedhur ne mes te qytetit. I ben publike ne media ato, ne solidaritet me viktimat, dhe policia ben sikur nuk i njeh hajdutet dhe i le te lire.....Me ta ndoshta nderrohesh tre a me shume here ne dite ne rruge....Kuptohet se sa mire te duan....se u ke prishur terezine....Ndersa e theksoj shteti ben sehir...Jne shume e shume te tjera, por e rendesishme eshte shqiptarja.com eshte kujtuar per kete kategori te medias qe sakrifikon jo pak, ndersa eshte aq e paguar sa.......arketarja te shikon me percmim...
avatar
Anonim
Jul Kasapi Gjithmone pas nje tragjedie shfaqen hipokritet. te falenderoj si gazetar terreni per analizen.
avatar
Anonim
Gylbahar Anila, nga eksp. juaj si ish shefe e thoni? Ath duhet ta besojme. Por une mendoj se ky debat eshte futur ne nje drejtim te gabuar. Opinionet keto dite shpotisin gazetaret idiote qe gabimisht bejne ate profesion dhe qe s'duhet te ishin aty ku jane nese do kishte ca standarte media shqiptare. Dhe s'ka te beje aspak me njerezit e zote dhe lodhjen e tyre te paimagjinueshme ne terren
avatar
Anonim
Flaka e Maleve Po ata jane kameraman dasmash ca lesh gazetaresh . gazetarine e bejne gjate javes kur skan dasma , perdorin logot e tv ose gazetave per te udhetuar me makinat e tyre pa dokumenta , ja kta jan gazetaret Shqiptare edhe shefat e tyre jan me keq se ata perdorin pushtetin per gjerat e tyre
avatar
Anonim
altin21 Po ti mor mjeshter, flaka e maleve, qe te rente flaka ishallah, cfare ke kundra kameramaneve te dasmave, ku dhe une aty bej bej pjese, Eshte nje profesion shume i nderuar , i respektuar, qe fikson momentin me te bukur te nje njeriu. Perballemi me nga 200 veta cdo te shtune, e po kaq cdo te diele, dhe marrim falenderimet dhe komplimentat e tyre...po ja qe ne mes te njerezve paska dhe ndonje si puna jote qe nuk di ta vleresoje profesionin e tjetrit.
avatar
Anonim
edi meqe keni kufizim karakteresh po e vazhdoj edhe pak komentin tim. Redaktoret sidomos ata te tv mbajne pergjegjesi per mosfiltrimin e lajmit, ne sensin e fotove apo videove te papershtatshme te cilat mund te ishin shformuar vizualisht para se te jepeshin ne tv. Kam pershtypjen se njerezit qe gjykojne gazetaret dhe shefat e tyre duhet te dalin te paret ne terren sepse te kritikosh eshte shume me e lehte se sa te punosh.
avatar
Anonim
edi me falni por nese shefat dalin ne terren kush pergatit pjesen tjeter te punes? nese gazetaret e terrenit mbledhin lajmin, redaktoret e redaktojne dhe shefat e tjere vijojne punen ne varesi te atij brumi qe eshte pergatitur. Pastaj gjithmone bertitet per mediat, por harroni se ata ne terren dhe shefat ne redaksi e kane kapur informacionin nga kane mundur pasi zyrtaret qe duhet te ishin me te informuarit ose nuk dinin asgje ose nuk jepnin asgje. ishte nje situate qe ndryshonte nga casti ne cast
avatar
Anonim
Viki Une vete punoj ne media, jashte dpt te lajmeve fatmiresisht :) Kam bere vetem nje pyetje vetes perhere: A e dine keta drejtorucat e lajmeve cfare lajmesh po transmetohen ne edicionet e tyre! me rezulton qe jo ! nuk flas per gazeten qe ka nje specifike krejt tjeter. e ka 1 shpurre shefash ne TV , dr lajmesh/zv drejtora , redaktora/zv redaktora e pastaj vijne terreni! po vete pronaret e TV a s'mendojne se ka ardhe koha, qe zerin me te madh te shpenzimeve nuk duhet tja japin me ketij departamenti?
avatar
Anonim
Ana Mendoj se kemi sasi te madhe informacioni, dhe fakti qe kerkojme cilesi, do te thote qe heret a vone do ta kemi; konkurrenca do te beje te veten!Nderkohe, faleminderit gazetarit ne terren!
avatar
Anonim
Iluminatja ia keq huq edhe pse mund ta kishe ruajtur kete vezhgim per nje here tjeter
avatar
Anonim
Atentatori Ideja eshte te permiresohet niveli i Gazetarit! Presioni nuk e justifikon sjelljen jo etike te Gezetareve dhe here pas here edhe te dizinformimit ose te komenteve injorante trashanike! Shefat s'duhet te bejne presion por edhe Gazetaret s'duhet te shtojne nga xhepi i tyre! Amatorizmi s'ben sh pershtypje, kur te aksidetuarit mbarten me batanije, "eksperte aksidentesh" jane si cuna lagjeje dhe s'ka pike komunikimi te sakte e profesionist me familjet dhe publikun! Me 2 fjale: Rrum Pallė!
avatar
Anonim
Realiteti Te pergezoj duhej nje shkundje per keta militante
avatar
Anonim
MARKO Gjithsesi gazetaret perfaqesojne ne nje fare menyre shembelltyren e shefave. Qofshin keta mekatare, profesioniste a delenxhinj. Perceptimi nga ana e atyre qe i thithin keto informacione, varet nga shkalla e ndjeshmerise se tyre, ndaj medjave qe preferojne. Shume medja u moren me ēeshtjen Jo thelbin.Me pasojen jo shkakun. Rruget me "standarte", sherbimet policorte me "standarte", sherbimi mjekesor me "standarte". Faji pa "faj". Mjer ata qe shkuan, mjer per disa medja qe po shkojne bashke me ta.
avatar
Anonim
Sim Me i la duart si Pilati asht shume e lehte. Mehmet Kraja ne librin e tij " Vitet te humbura" shprehet per Rexhep Qosjen duke thene citoi: "asnjehere nuk mori rolin e zgjidhjes se problemit por vetem te kritikuesit". Ku punohet edhe gabohet, tragjedia ishte e permasave te tilla sa gabimi me i madh ishte NJERZOR ku humben jeten 13 vajza dhe 25 u plagosen. Do i pyes te gjithe kush asht gabimi ma i madh? Anila te lumt, tek e fundit Shefi asht me mbrojt veten dhe puntoret e tij, pak kush e bane kete.
avatar
Anonim
teleshikuese i shtruar keshtu ky diskutim nuk con asgjekund. dmth, faleminderit te gjitheve edhe pse me gabime (?) te renda etike dhe profesionale. Cfare garancie ka qe neser nuk perseritet e njejta situate? gazetare perfekte nuk ka, po te pakten te tregohet vullnet dhe deshire per t'i permiresuar gjerat, jo per t'u fshehur pas krenarise se lenduar. Si nga cdo tragjedi, edhe nga kjo duhen nxjerre mesime. Pastaj ku e di autorja c'ka ndodhur ne redaksite e tjera? apo me hamendje?
avatar
Anonim
Aleks Te drejte ke pjeserisht e nderuar autore. Por besoj se kritikat keto dite i rerefohen me shume televizioneve qe transmetojne 24 ore lajme. Dhe se c'dokrra kepusin gazetaret ne terren nuk ka shef qe t'i kontrolloje. P.sh si mund ta ndaloje nje gazetare ne Oranews, e cila teksa raportonte real time nga gremina shpjegonte me detaje se si kishte pare trute e viktimave ne vendngjarje. Po, i vetmi faj i shefave eshte qe s'bejne ca trajnime etike, cfare duhet dhene dhe cfare s'duhet thene nen presion
avatar
Anonim
INA Falemnderit Anila, Falemnderit qe na inkurajon ne lexuesve e na ndihmon qe ta kuptojme me mire situaten. Shefat i japin me rendesi kostumit se sa pacavureve qe na servirin dhe qe cdo dite e me shume ndihmojne ne krijimin e 'antivlere = kostum firmato". Behen 'pseudo model' per nje armate te tere gazetaresh e reporteresh te rinj!
avatar
Anonim
TONI znj.Anila je e sakte. Ne gazeta dhe sidomos ne TV verehet mungese profesionalizmi dhe ne disa raste disa drejtuese emisione kane dhe tregojne mungese kulture. E keqja eshte se nje pjese jane tejet te politizuara, sidomos ato qe jane favorite te pushtetit. Ne rastin konkret per tragjedine e ndodhur degjoje:- rruget shume te mira,brenda standartit, makina ishte ne rregull, policia ne gadishmeri, spitalet ne rregull etj. Duket sikur ne Shqiperi ē'do gje ecen si ne vaj dmth te genjesh veten.
Rezultate tė tjera: 1   2   Para
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170