[THASH&THEM]

Spektakel NGA XHULIA KARAVELLA
25 Nentor 2012 - 12:43
Aulona dhe Fatma, thumba
pa lekė, sukses nė internet
Thumb" ėshtė emisioni mė i ri i dy gazetareve simpatike Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Duke mos u mjaftuar vetėm me mediumet si gazetė e radio, dy gazetaret tashmė kanė nisur tė eksplorojnė dhe thumbojnė edhe nė internet. Kėshtu lindi "Thumb", emisioni qė transmetohet nė You Tube dhe ngacmon me humor personazhet publik. Shumė shpejt ky emision do tė jetė live nė YouTube.

Prej pak kohėsh keni nisur njė projekt tė ri, i cili transmetohet nė YouTube dhe qė keni vendosur ta quani "Thumb", pėrse kjo ide dhe si u frymėzuat?

Aulona: E vetmja gjė qė mė vjen nė mendje ėshtė ajo qė kemi thėnė nė puntatėn e parė tė "Thumb", kėshtu qė, tė mos bėhem e mėrzitshme dhe pėrsėritėse po ja lė nderin e kėsaj pėrgjigjegje Fatmės, me shpresėn qė ajo do tė thotė ndonjė gjė mė tė hajrit (qesh)

Fatma: U bė kohė qė dėshironim tė bėnim diēka nė televizion ne tė dyja. Por pėr njė arsye apo pėr shumė tė tilla ky projekt nuk u realizua, atėherė vendosėm tė shfrytėzonim YouTube median e sė ardhmes, sepse aty nuk ka drejtora qė tė aprovojnė apo jo projektin. Aty pėrballesh drejtpėrdrejtė me publikun dhe janė ata si matės tė drejtpėrdrejtė, e vlerėsojnė ose jo projektin.

Sa po i thumbon ky program personazhet?

Aulona: Mjaftueshėm, aq sa e meritojnė. Dua tė theksoj, ky program nuk ėshtė bėrė me qėllimin pėr tė thumbuar personazhet nė sensin e keq. Ėshtė shumė e rėndėsishme ta theksojmė kėtė, pasi misioni ynė nuk ėshtė tė tallemi, tė shajmė, apo tė ofendojmė askėnd. Ne thjesht ironizojmė dhe kritikojmė ato ngjarje, evente, personazhe qė sipas kėndvėshtrimit tonė, por duke u nisur edhe nga ato qė mund tė kemi dėgjuar vėrdallė, e meritojnė tė vihen me qendėr tė thumbit tonė. Mendoj se ka ardhur koha qė personazhet shqiptar tė mėsohen pak me thumbat e thėnė drejtpėrdrejtė, sepse deri tani janė mėsuar vetėm me lajkat dhe komplimentat e thėna pėrballė, pa e ditur thumbin e helmatisur qė i vjen nga mbrapa, pikėrisht nga ato personazhe qė i ngrenė nė qiell kur i kanė pėrballė.

Fatma: Edhe unė dua tė ndalem pak kėtu qė tė shpjegoj se ne nuk shajmė askėnd, nuk kemi dalė nė “Thumb” pėr tė ofenduar askėnd, ne merremi me ato qė lexojmė e shikojmė. Flasim aty pėr anėn tjetėr tė historisė, pėr ato qė flasim dhe nė statuset tona nė Facebook. Sepse ky kanal YouTube veē tė tjerash, ėshtė dhe njė blog ku njerėzit me anė tė komenteve shkėmbejnė ide. (qesh)

Sa i klikuar ka qenė deri tani?

Aulona: Marshalla o Xhulia, bėn mirė tė kapėsh ndonjė gjė me dorė, ti bashkė me lexuesit se po na merrni mė sysh (qesh). Nuk do e kishim menduar kurrė qė pėr 12 ditė do kishim arritur 200.000 viewrs nė total.

Fatma:
Nuk e kemi pritur kėtė numėr klikimesh qė rritet nga dita nė ditė,sapo videot hidhen brenda natės marrin 2 mijė klikime. I falenderojmė tė gjithė ata qė na komentojnė dhe na klikojnė ēdo ditė, meqėnėse mu dha rasti.

Mos i keni blerė edhe ju klikimet si kėngėtarėt nisur kjo edhe nga "thumbet" qė keni realizuar?

Aulona:
Jo, jo...nga ky projekt presim tė fitojmė ndonjė lekė, jo tė lėmė lesht (sidomos unė
qė pak lesh kam nė kokė) (qesh)

Fatma: (qesh) Jo ne nuk kemi blerė gjė, se po tė kishim lekė pėr tė blerė klikime do kishim bėrė ēudira ne. Po ndoshta ka blerė Vali Corleone se ajo video po arrin 30 mijė klikime.

Personazhet dhe temat qė zgjidhni pėr tė komentuar janė mjaft aktuale dhe trajtohen nė njė kėndvėshtrim ndryshe nga ju, si priten ato nga personazhet e "thumbuar"?
Aulona: Po deri tani reagime pozitive kemi marrė edhe nga disa prej personazheve tė thumbuar. Nuk e di nėse tė gjithėve u kanė rėnė nė dorė videot, por ama dimė qė Vali Corleone, me tė cilin jemi treguar tė pamėshirshme, ka qeshur shumė me videon dhe vete ai e ka vendosur te faqja e tij. Gjithashtu dhe Kel Demi na ka njoftuar qė ėshtė fansi numėr njė i "Thumb" dhe ka qeshur shumė, kur e kemi pėrmendur. Ndėrkohė jemi nė pritje tė reagimeve tė tjera.

Fatma:
Po do ti qė janė treguar shumė sportivė disa prej tyre. I pari Vali Corleone ka thėnė kam qeshur shumė me ju "crazy girls" dhe e ka postuar videon nė faqen e tij zyrtare. Nė fakt jam habitur se prisja ndonjė reagim mė tė forte prej tij, por ja qė nuk qenka ashtu siē duket Vali.

Keni krijuar konflikte me kėto per- sonazhe, pasi nė fund tė ēdo "Thumb-i" kėrkoni qė ai tė bėhet share, like, nė mėnyrė qė ky thumb ti shkoj nė vesh personazhit?

Aulona:Jo, deri mė tani asnjė konflikt. Gjithsesi ėshtė ende shpejt, edhe pse kur e mendoj
mirė nuk shoh ndonjė arsye pėr konflikt. Ne nuk shpikim, e as sajojmė histori, ne komentojmė
nė lidhje me njė lajm tė caktuar qė ėshtė bėrė publik, kėshtu qė askush nuk ka tė drejtė tė na kėrkojė llogari, apo tė krijojė konflikte. Jetojmė nė njė vend demokratik, apo jo? Rroftė liria e fjalės dhe e mendimit! Rroftė Youtub-i, poshtė televizioni...apo e teprova pak tani?
(qesh).

Fatma: Jo,deri tani qetė situata. Asnjė kėrcėnim,bombė nė makinė apo telefonata horror. Marshallah se po na merrni mėsysh(qesh).

Jeni shprehur qė shumė shpejt "Thumb" do tė jetė edhe live e shihni kėtė si njė tjetėr sfidė tuajėn?

Aulona:Patjetėr, do tė jetė live, me minutazh mė tė gjatė dhe me tė ftuar. Njė sfidė qė jam e sigurt do ta kalojmė me shumė sukses.

Fatma: Eh sa sfida qė na presin. Po plane kemi filluar tė bėjmė sepse kemi hedhur hapin e parė dhe ėshtė i sigurt sepse pati njė impakt tė menjėhershėm gjithandej.

aulona fatma

(Nė foto prezantueset e "Thumb", Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu)


Aulona pėr Fatmėn:


Si ėshtė tė punosh me Fatmėn?

Njė tmerr i vėrtetė. Duhet tė jem gjithė kohėn vigjilente qė t'i tėrheq frerėt kur fillon e merr kot dhe nuk di tė pushojė. Ėshtė tekanjoze, egoiste, mendjemadhe, qaramane, pėrtace, e 1001 tė zeza tė tjera. Madje unė i kam kėrkuar YouTubit rritje rroge pėr vėshtirėsi pune (qesh). Dakort e di qė nuk e beson njeri kėtė. Ēėshtja ėshtė qė unė nuk e di as si ta them, e dashuroj punėn dhe bashkėpunimin me Fatmėn. E thashė mo se plasa. (qesh).

Nė ēdo projekt jeni sė bashku, ēfarė ka Fatma tė veēantė qė ju bėn tė mos e ndėrroni?


Njė njeri shumė i dashur pėr mua dhe qė e vlerėsoj shumė, qė quhet Zhaku dhe tė gjithė ju e njihni mė ka dhėnė njė kėshillė tė vlefshme: Mos u ndani kurrė! Dhe ka tė drejtė! Pėr mua Fatma ėshtė shpirti binjak nė planin profesional, kuptohemi nė ajėr dhe kemi njė bashkėpunim tė shkėlqyer. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pėrse ēdo gjė qė bėjmė bashkė ka sukses. Tani mė thuaj ti, pse budallaqe jam unė qė ta ndėrroj Fatmėn? (qesh).

Nė emision duket sikur edhe ju e thumboni njėra tjetrėn, po jashtė kamerave si ėshtė marrėdhėnia juaj?

E shkėlqyer! E mbushur me thumba kritika, sharje, batuta, "ofendime", por e shkėlqyer! Dhe mbi tė gjitha e mbushur me njė vlerėsim dhe respekt tė madh. Kjo jo vetėm sa pėr t'u thėnė nė publik, por sepse e ndjej vėrtet.

Ėshtė Fatma njė nga miket tuaja mė tė mira apo thjesht njė bashkėpunėtore e mirė?

Shiko do tė doja mos ti pėrgjigjesha kėsaj pyetjes, se psikologėt thonė qė kur e ke njė gjė tė sigurt tė velet dhe mėrzitet dhe unė jam akoma nė fazėn kur po bėj si e vėshtirė me Fatmėn, por ty po ta them me mirėbesim dhe tė lutem mos ja thuaj Fatmės, jam me fat qė kam njė mikeshė tė mire dhe tė afėrt si Fatma (qesh).

aulona fatma

(Nė foto prezantueset e "Thumb", Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta)


Fatma pėr Aulonėn:


Kush thumbon mė shumė ju apo Aulona?

Po mu drejtoni me ti se mė vė nė siklet me kėtė ju (qesh),tė dyja njėlloj thumbojmė edhe pse Aulona bėn si mė serioze,po helm i ka dhe ajo plumbat ato thumbat mė fal (qesh).

Gjithė kėto kohė pranė Aulonės nuk u mėrzite?

(qesh) Po prit tė mendohem tani se pyetje shumė e vėshtirė kjo, shiko se nė fakt dua tė shfrytėzoj rastin ti them Lonės tė mė lėri disa ditė vetėm se ėshtė bėrė mė keq se Edi Oga i Kel Demit, mė del dhe kur hap frigoriferin (qesh).

Cilat janė defektet e Aulonės?

Ndonjėherė nxehet pak pėr vonesat e xhirimeve, se mua mė ėshtė rregjur lėkura me kėto gjėra duke qenė se kam qenė nė televizion dhe e di si funksionon. Tjetėr gjė e keqe ėshtė se mė nxin jetėn nė dhomėn e grimit ku unė lyhem pėr qejfin tim, duke mė thėnė hajde bėjmė prova, tė pėrsėrisim tekstin. E urrej kur bėn kėshtu po nuk kam ēfarė ti bėj.Nėse po e lexon kėtė intervistė tani, vėr mend more vesh? (qesh)

Po anėt e saj mė pozitive?

Ėshtė korrekte nė tė gjitha marrėdhėniet, ėshtė shumė pozitive dhe ka muskuj se ėshtė e ēmendur pas palestrės, mė vjen pėr tė qarė tani, se besoj qė fola mirė.

Si ėshtė bashkėpunimi midis njė brune dhe njė bjonde?

Si Loli me Colin,(qesh).

(xh.k/shqiptarja.com)