Njoftim për konsultimin me publikun të raportit prarprak për “Studimin Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri”

Njoftim për konsultimin me publikun dhe grupet e interesit  të raportit prarprak të VSM-së  për “Studimin Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri”

Mbështetur në nenin 10 të ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor”, si dhe VKM-në nr.219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisorë”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Propozues njofton se, me datën 13.12.2018, ora 10.00, pranë zyrave të saj realizonkonsultimin me publikundhegrupet e interesit, përfshirëdhe OJF-të, për rezultatet paraprake të raportit të VSM-së për “Studimin sektorial për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta në Shqipëri, (Masterplanit të Mbetjeve të Ngurta)”.Ky dokumet është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministrisë Infrastrukturës dhe Energjisë