Njoftim për vendin vakant të 1(një) anëtari të Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit


NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

            Mbështetur në nenin 4 të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ndotura”, i ndryshuar, Ekipi Përzgjedhës  shpall konkurrim për vendin vakant të:

-          1(një) anëtari të Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, me mandat 4-vjeçar, profesionist sipas përcaktimeve në përputhje me germën “b” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102.

Kandidati për anëtar i Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, në përputhje me germën “b” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102, duhet të jetë profesionist i kualifikuar me diploma universitare dhe të paktën 10 vjet përvojë në ekonomi, drejtësi, biznes, tregti, sistem bankar, kontabilitet, administratë publike apo disiplina të tjera të ngjashme.

Kandidati nuk duhet të jetë në kushtet e papajtueshmërive dhe përjashtimeve të parashikuara nga ligji nr. 8102 dhe legjislacioni në fuqi. 

Personat e interesuar të paraqesin kërkesën e tyre, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:

1-     Deklaratë që kandidati garanton plotësimin e kërkesave të  ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 si dhe legjislacionit në fuqi,  për Anëtar  i Komisionit të sipërpërmendur.

2-     Curriculum Vitae.

3-     Kopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.

4-     Dokumente zyrtare që vërtetojnë njohjen e gjuhëve të huaja.

5-     Certifikata të  kualifikimeve të ndryshme.

6-     Librezë pune (fotokopje të noterizuar)

7-     Certifikatën e Gjendjen Gjyqësore ose Formularin e vetdeklarimit të gjendjes gjyqësore dhe kopje te kartës së identitetit.

8-     Formularin e vetdeklarimit për zbatimin e ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,

Dokumentet do të dorëzohen për Ekipin Përzgjedhës brenda datës 17.08.2018 ora 14 00 në adresën:

Enti Rregullator i  Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura , Rruga  " Viktor Eftimiu„  ndërtesa nr.1, kati i katërt, 

Njësia administrative nr.5 Kodi Postar 1022,Tiranë.

EKIPI PËRZGJEDHËS