Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
16 Prill 2012 - 13:05
Berisha: PS u tërhoq nga Visha
Furtunë në një gotë uji
TIRANË – Ditën kur KLD është përfshirë nga përplasjet për zgjedhjen e zëvendëskryetarit, kryeministri Berisha ka zbardhur arsyen, që sipas tij bëri opozitën që të mos votonte në Kuvend për dy kandidaturat për KLD.
I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp me homologun çek, Berisha deklaroi se mosvotimi ditën e enjte ishte taktikë e opozitës për të mos votuar kandidatin e saj.
“Opozita ka të drejtën e taktikimeve të veta politike. Në parlament kërkoi që të mos viheshin firma në fletët e votimit se kishte frikë se bëheshin bishta. Për të shmangur çdo opsesion ndaj shenjave e bishtave, ne iu referuam butonit me votim të fshehtë. Opozita taktikoi dhe mori vendimin e vet në këtë rast. Gjë, e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në cdo kohë e në cdo formë, ndaj një furtunë në gotë uji ishte ajo”, tha kryeministri Berisha.

VOTIMI NË KUVEND
Në seancën e ditës së enjte, deputetët e mazhorancës kanë votuar me elektronikë dhe jo me kuti, sikundër ishte rënë dakord për të emëruar kandidatin e djathë Elvis Çefa si anëtarin e ri të KLD-së. Votimi është bërë, në momentin kur deputetë socialistë ishin ngritur pranë foltores së Kuvendit duke kundërshtuar ndryshimin e mënyrës së votimit nga mazhoranca. Çefa mori 71 vota pro. Në të nuk ka marrë pjesë kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili nuk ka qenë i pranishëm në sallë.
Deputetët e mazhorancës Viktor Gumi dhe Arenca Trashani si pjesëtar të komisionit të votimit propozuan vulosjen ose firmosjen e fletëve të votimit përpara se të merreshin nga deputetët.
Këtë propozim e hodhi poshtë anëtari i opozitës në komisionin e votimit, deputeti Armando Subashi. Bllokimi acaroi situatën në Kuvend ndërsa prezenca e Gardës së Republikës pranë kabinetit qeveritar u shtua ndjeshëm.

(aq/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nadia Shabani Ik ore hajdut ke surrat dhe del ne popull qe po shkaterron kombin shqiptar. Tu shofte rraca se ti nuk je shqiptar se punon per Serbet.
avatar
Anonim
edmond da ta shpetoje zoti shqiperine dhe shqiptaret nga saliu se sa per ne jemi popull qe rrojme kot nuk kemi car te bejme se kemi lere prandaj jetojme .
avatar
Anonim
dante car na e jepni fjalen e ketij psikopati te pa ndreqshem berisha. maloku po malok do te ngelet nuk mund te behet qytetare kurre
avatar
Anonim
abati nuk ka per te pasur me nje mashtrues kampion si saliu fallsifikon votimin ne parlament dhe ben te pa fajshmin .pale po dhe nderkombetaret bejne fajtor te dy palet si duket kane henger dhe ata corben e saliut .por saliu do te ike se nuk ka zot qe e shpeton me kete gjakpires diktator
avatar
Anonim
dori E Plako Mere , paske ndenjur pa gjume qe e gjete, e shkaterove kete vende do te vij fundi
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169