Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
27 Nentor 2013 - 14:57
101 vjetori i Pavarësisë, Nishani
mesazhe urimi nga homologët
TIRANË - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka marrë disa telegrame urimi, nga krerë shtetesh e qeverish me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë. Mesazhe urimi janë sjellë nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ai Austriak, Fischer, i Izraelit, Peres, nga Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
 
MESAZHI I PRESIDENTIT GJERMAN
“Me rastin e festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, unë dhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – Ju dërgoj urimet e mia të Përzemërta.
 
Me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare gjerësisht të lira dhe korrekte më 23 Qershor të këtij viti, vendi Juaj ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën e reformave dhe të modernizimit. Ky është një sinjal pozitiv edhe në aspektin e afrimit të vendit Tuaj me Bashkimin Evropian.
 
Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugën e afrimit të Bashkimit Evropian. Juve ju uroj shëndet dhe energji krijuese, ndërsa vendit Tuaj i uroj paqe, stabilitet dhe mirëqenie”.
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck
 
MESAZHI I PRESIDENTIT AUSTRIAK
 “Shkëlqesi,
Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe që t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta.
Përfitoj nga ky rast që t’ju përcjell edhe urimet më të mira për mirëqenien tuaj si dhe për të ardhmen e lumtur të popullit shqiptar.”
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
 
MESAZHI I PRESIDENTIT TË IZRAELIT
“I dashur Zoti President,
Dita Kombëtare e Republikës së Shqipërisë më jep mundësinë për t’i shprehur Shkëlqesisë Suaj, edhe në emër të popullit të Izraelit, urimet e ngrohta dhe të sinqerta për mirëqenien tuaj si dhe për përparimin dhe begatinë e vazhdueshme të vendit dhe popullit tuaj.”
Presidenti izraelit Peres.

MESAZHI I PRESIDENTES SË KOSOVËS
Në këtë ditë të kremtimeve, Ju përcjell përgëzimet për përparimin e vazhdueshëm që Shqipëria po bën drejt ofrimit të mundësive të mëdha për qytetarët e saj dhe përkushtimin e treguar në përforcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me të gjitha vendet fqinje, që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Jam e bindur që nën udhëheqjen Tuaj, institucionet e vendit dhe qytetarët e Shqipërisë, do të vazhdojnë përparimin me hapa të shpejtë në rrugën e integrimeve evropiane.”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
 
MESAZHI I PRESIDENTIT TË ZVICRËS
Në momentin kur Shqipëria celebron festën e saj nacionale, kjo më jep kënaqësi të madhe t’Ju prezantoj ekselencës Tuaj, në emër të Këshillit federal dhe në emrin tim personal, urimet e mia më të ngrohta dhe urimet më të mira të mirëqenies për Ju, si dhe lumturi dhe begati për vendin tuaj.”
Presidenti i Konfederatës Zviceriane, Ueli Maurer.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Postjeri Vajta ti coja mesazhet ,,,,,,,po ai flinte gjume...
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169