Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike Esiona Konomi
06 Janar 2018 - 08:40 | përditesuar në 18:25
Kryeministri Edi Rama i ka bėrė thirrje Lulzim Bashės nga Asambleja e Partisė Socialiste qė tė mos bllokojė mundėsinė e Shqipėrisė pėr hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Shefi i qeverisė u shpreh se nuk i kėrkon Bashės qė tė mos dalė nė protesta, por tė respektojė vullnetin dhe ambicien e qytetarėve pėr tė hapur negociatat. Rama tha se kjo nuk ėshtė njė thirrje pėr tė larė gojėn pėr Bashėn, ndėrsa shtoi se jemi gati tė ndajmė me opozitėn triumfin e hapjes sė negociatave.

I njė thirrje PD dhe kryetarit tė PD, nuk jemi kėtu pėr tė pėrdorur negociatat qė tė mos bėjė punėt e veta dhe protesta. Opozita ėshtė e lirė qė tė bėjė punėt e veta sikur i mendon vetė edhe protestat. Por opozita qė ėshtė nė parlament ėshtė pėrfaqėsuese e njė pjese tė popullit qė nė jetėn e pėrditshme tė Shqipėrisė reale. Opozita duhet tė pėrfaqėsojė me dinjitet nė kėtė moment ambicien e atyre qė e kanė votuar pėr tė ēelur negociatat, nuk mundet qė opozita tė bėhet problemi i Shqipėrisė nė kėtė proces.

Nuk ėshtė 100% i sigurt sot, duhet tė garantohet, jemi duke punuar me disa shtete qė kanė shqetėsimet, qė lidhen me problemet e tyre tė brendshme dhe cdo gjė qė ndodh nė Shqipėri dhe krijon njė justifikim mund tė kthehet nė arsye pėr tė na penguar. Dhe ėshtė e paimagjinueshme. Thirrja nuk ėshtė pėr tė larė gojėn. Pas kaq vitesh pėrpjekje dhe pritshmėri mos bllokojė negociatat. Jam gati qė tė nėnvizoj qė ēelja e negociatave nuk ėshtė triumf partiak. Duhet tė jetė triumfi i Shqipėrisė dhe jemi gati ta ndajmė me opozitėn, por opozita duhet tė dėgjojė zėrin e Shqipėrisė’ deklaroi ai.

Rama nuk i kurse sulmet edhe pėr aleatin e deridjeshėm, LSI-nė kur deklaroi se ishte Reforma nė Drejtėsi ajo qė ndau rrugėt mes dy partive. Ai akuzoi se PD dhe LSI janė rikthyer nė ēadėr kundėr reformės nė drejtėsi. “Ne rrezikuam qeverinė, por nuk lejuam qė tė rrezikohet ecuria e reformės nė drejtėsi. Besoj nė fund qėndrimi ynė i qartė dhe i prerė pėr tė mos kompromentuar kėtė reformė ndau rrugėt tona me LSI. Pėr t’u parė dhe mė qartė ndarja, nga njėra anė ne dhe nga ana tjetėr ata qė u mblodhėn nė ēadėr pėr disa muaj me disa alibi, me betimin pėr tė mos lejuar Vettingun”. 


Zhvillimet e fundit nga Asambleja e PS

Ora 11:00 Asambleja e PS, Rama: Reforma nė Drejtėsi na ndau me LSI-nė
Na bashkojnė vlera dhe qėllime tė rėndėsishme pėr vendin tonė. Mbyllėm njė vit me vėshtirėsi tė mėdha, por dhe me njė shpėrblim tė madh tė marrė prej shqiptarėve falė pėrpjekjeve kolosale tė mandatit tė parė dhe bindjes se PS e meriton timonin e vetme pėr tė provuar deri nė fund e patrazuar nga tė tjerė aftėsinė e vet qeverisėse dhe mundėsinė pėr ta cuar Shqipėrinė mė afėr se kurrė me BE. Ky shpėrblim ishte fitore historike e mandatit tė dytė me numrin mė tė madh tė votave qė PS ka marrė ndonjėherė qė nė krijimin e saj dhe bepsj qė nė kėto 100 ditė tė para ne kemi arritur tė bėjmė cka kemi vendosur si objektiva, por po ashtu koha vrapon dhe volumi i punėve qė ne duhet tė kryejmė ėshtė i jashtėzakonshėm.

Viti u karakterizua nga njė betejė pėr drejtėsinė, e cila ishte njė vazhdim i betejės s hapur qė nė vitin paraardhės dhe besoj qė e pėrcaktoi qartė PS si udhėheqėsen dhe garnaten e reformės nė drejtėsi, duke ndarė politikėn shqiptarė nė sytė e ndėrkombėtarėve, nga njėra anė kampi i reformistėve i PS dhe i tė gjithė atyre qė e duan kėtė reformė tė shkojė deri nė fund, se ėshtė e vemtja munėsi ėpr tė pasur mė nė fund njė drejtėsi tė drejtė, dhe kampi i tė tremburve nga reforma, qė tani ėshtė zgjeruar edhe mė pėrfshirjen hapur kundėr reformės nė drejtėsi tė aleatėve tanė tė mandatit tė parė, LSI.

Ne rrezikuam qeverinė, por nuk lejuam qė tė rrezikohet ecuria e reformės nė drejtėsi dhe u pėrpoqėm ta mbajmė gjallė aleancėn pėr Shqipėrinė evropiane si projekt strategjik tė sė majtė sė bashkuar, por pa kompromentuar reformėn nė drejtėsi. Besoj nė fund qėndrimi ynė i qartė dhe i prerė pėr tė mos kompromentuar kėtė reformė ndau rrugėt tona me LSI. Pėr t’u parė dhe mė qartė ndarja, nga njėra anė ne dhe nga ana tjetėr ata qė u mblodhėn nė cadėr pėr disa muaj me disa alibi, me betimin prė tė mos lejuar Vettingun.

Faktikisht ne ja dolėm, duke pasur mbėshtetjen e madhe popullore, pėr njė reformė qė e duan jo vetėm ata qė na votojmė, por edhe ata qė s’na votojnė, dhe mbėshtetjen e palėkundur tė partnerėve ndėrkombėtarė, me tė cilėt kemi qenė nė njė qėndrim tė unifikuar dhe asnjėherė tė ndarė nė asnjė hap tė reformės nė drejtėsi. 

Nėnvizoj me keqardhje se pas kalimit me sukses tė njė mali tė lartė tė ngritur artificialisht nė rrugėn e Shqipėrisė, duke kėrcėnuar transformimin e procesit zgjedhor nė njė proces tė cunguar rėndė pėr shkak tė mos pjesėmarrjes sė opozitės, u gjendėm pėrballė akuzės se ne e kemi shkelur marrėveshjen dhe jemi nė kushtet kur opozita e konsoliduar si njė kamp kundėr reformės nė drejtėsi, PD dhe LSI, janė rikthyer nė ēadėr.

Janė rikthyer me tė njėjtat kėrcėnime dhe me tė njėjtin qėllim: mos lejimi i ēuarjes pėrpara tė reformės nė drejtėsi. Ajo ēka seanca e fundit e Kuvendit pėr 2017 nxori nė pah me ngjyra tė forta dhe me kėrcitje tė mėdha ishte pikėrisht shprehja mė kulmore e dėshpėrimit.

Prandaj i bėj njė thirrje PD dhe kryetarit tė PD, nuk jemi kėtu pėr tė pėrdorur negociatat qė tė mos bėjė punėt e veta dhe protesta. Opozita ėshtė e lirė qė tė bėjė punėt e veta sikur i mendon vetė edhe protestat. Por opozita qė ėshtė nė parlament ėshtė pėrfaqėsuese e njė pjese tė popullit qė nė jetėn e pėrditshme tė Shqipėrisė reale. Opozita duhet tė pėrfaqėsojė me dinjitet nė kėtė moment ambicien e atyre qė e kanė votuar pėr tė ēelur negociatat, nuk mundet qė opozita tė bėhet problemi i Shqipėrisė nė kėtė proces.

Nuk ėshtė 100% i sigurt sot, duhet tė garantohet, jemi duke punuar me disa shtete qė kanė shqetėsimet, qė lidhen me problemet e tyre tė brendshme dhe ēdo gjė qė ndodh nė Shqipėri dhe krijon njė justifikim mund tė kthehet nė arsye pėr tė na penguar. Dhe ėshtė e paimagjinueshme​. Thirrja nuk ėshtė pėr tė larė gojėn. Pas kaq vitesh pėrpjekje dhe pritshmėri mos bllokojė negociatat. Jam gati qė tė nėnvizoj qė ēelja e negociatave nuk ėshtė triumf partiak. Duhet tė jetė triumfi i Shqipėrisė dhe jemi gati ta ndajmė me opozitėn, por opozita duhet tė dėgjojė zėrin e Shqipėrisė




Ora 10:55 Spiropali sulm LSI-sė: Jashtė administratės tepsixhinjtė
Koordinatorja pėr bashkėqeverisjen, Elisa Spiropali gjatė punimeve tė Asamblesė sė Partisė Socialiste ka sulmuar LSI  duke deklaruar se duhet tė pastrohet administrata nga tepsixhinjtė.

“Duhet tė heqim pazarxhinjtė dhe tepsixhinjtė nga administrata. Kėtė sfidė duhet ta fitojmė me cdo kusht. Pranė kryeministrisė punojnė 24 koordinatorė, ndjekin problemet e ardhura” tha ajo.

Elisa Spiropali  shpalosi edhe objektivat pėr 2018. “Nė janar –mars 2018 aksion pėr tė regjistruar dhe bėrė pjesė tė portalit tė gjithė qytetratė qė i afrohen zyrave dhe pėr tė marrė fund stili i vjetėr nėse ke njė hall duhet tė njohėsh njė mik apo deputetin.

Qytetari duhet tė marrė pėrgjigjen pėr 15 ditė pėr problemet. Aksion pėr tė bėrė pjesė e portalit sa mė shumė burra dhe gra”. 

Ora 10:35 Negociatat, Bushati: Presim tė hapen nė qershor, opozita mos bėhet bllokadė
Ministri pėr Europėn dhe Punėt e Jashtme, Bushati ka bėrė njė rezyme tė punės nė 100 ditėt e para tė qeverisė ‘Rama 2’. Ai theksoi se Shqipėria pret hapjen e negociatave nė qershor, ndėrsa i ka bėrė thirrje opozitės qė tė mos bėhet bllokadė.

Kryeprioriteti i Shqipėrisė pėr avancimin pėr hapjen e negociatave.  Brenda kėtyre 100 ditėve Kuvendi bashkė me qeverinė kaluan njė proces tė vėshtirė pėr konstituimin e institucioneve tė Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundėsinė e dialogut me opozitėn, shpresojmė qė shqiptarėt qė ndodhen jashtė vendit tė votojnė nė zgjedhjet e ardhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformėn nė drejtėsi.

Pika e dytė ka tė bėjė me axhendėn diplomatike tė Shqipėrisė, gjatė 100 ditėve ka qenė e ngarkuar, por do tė jetė edhe mė intensive. Mesazhi nga BE ėshtė qė Shqipėria ėshtė shembull suksesi nė reforma. Nėse do tė vijohet mė kėtė ritėm Shqipėrisė do i propozohet hapja e bisedimeve pėr anėtarėsim. Nė Shkurt KE do tė prezantojė strategjinė e zgjerimit, tė gjitha vendet e rajonit do tė jenė tė gjitha vendet e rajonit. Ne presim qė tė ofrohet njė hartė rruge pėr tė gjitha vendet.

Nė prill nė presim qė KE tė hapė bisedimet pėr anėtarėsim, qė pritet tė konkretizohet nė samitin e Sofjes dhe samitin e BE nė qershor tė kėtij viti. Negociatat nuk i hap Rama, opozita tė bashkėpunojė dhe tė mos bėhet barrikadė. Shpresoj qė opozita tė dalė nga kjo gjendje pėr tė kuptuar qė nuk bėhet fjalė pėr fatin e qeverisė dhe njė kryeministri, por tė Shqipėrisė” deklaroi ai.

Ora 10:05 Sekretari i Pėrgjithshėm Taulant Balla:S'jemi aty ku duhet
Sekretari i Pėrgjithshėm i PS, Taulant Balla, ka hapur punimet e Asamblesė, ku vuri theksin te bashkėqeverisja mes grupit parlamentar, partisė dhe qeverisė pėr tė arritur rezultate pozitive nė zgjedhjet e 2019. Balla kritikoi kryetarėt e PS nė qarqe, ku tha se brenda shkurtit do tė zgjidhen tė rinjtė, ndėrsa iu kėrkoi tė reflektojnė dhe tė pėrqendrohen te puna, te shėrbimi mė i mirė nė kohė e cilėsi, si dhe tė bėhen shėrbėtorė tė qytetarėve.

Me largpamėsi, kurajo vullnet pėr krijimin e reformave qė kemi nisur. Me ritėm tė lartė pėrballė ēdo kundėrshtie. Do tė qeverisim me besnikėri ndaj atyre qė na votuan, por edhe atyre qė nuk na votuan. Nuk kam parasysh vetėm qeverinė, por grupi parlamentar dhe qeverinė. Qeverisja jonė pėrbėhet nga partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por ėshtė njė proces i vetėm qė mund tė ketė suksese vetėm nėse kėto tre pjesė qeverisin nė harmoni. E nisim me gjendjen organizative tė qeverisė, dua tė them se nuk jemi aty ku duhet me gjendjen e partisė, madje jemi larg pozicionit ku duhet tė gjendemi. Kohėn e nevojshme e kemi pėrpara, por nėse dielli duket nė mėngjes, edhe shumė ditė i mbeten pėrpara kėtij mandati pėr tė pėrmbushur misionin.

Nga 4978 organizata gjithsej, janė zhvilluar mbledhje nė 4754. Nė objektivat e kėtij viti organizimi i grave do jetė kryesor. Kanė pėrparėsi qarqet Korēė, Fier, Kukės. Duhet punė e veēantė me pikėsynime tė qarta pėr anėtarėsimet e reja nė procesin zgjedhor tė vitit tė ardhshėm. Nė bazė tė ndarjes sė re territoriale janė ngritur 400 kėshilla socialistė, janė konsistuar 323, kur tė tjerėt nė proces konstituimi. Ėshtė treguar kujdes pėr moskandidimin e kryetarėve qė patėn rezultate tė ulėta nga zgjedhjet e kaluara. 47 bashki kanė dėrguar listat me pėrbėrjen e re tė tė gjithė kėshillave socialistė. Brenda shkurtit 2018 do tė zhvillohen tė gjitha zgjedhjet e reja nė parti pėr kryetarėt e rinj. Deri tani ėshtė zgjedhur kryetari nė Pėrmet dhe do tė zgjidhen edhe kryetarėt e tjerė.
 

Seanca e fundit do mbahet mend si njė seancė qė dėmtoi Shqipėrinė. Ndjesė tė gjithė shqiptarėve, por dhe partnerėve ndėrkombėtarė pėr shfaqjen e pėrpjekjes sė bllokimit tė reformės nė drejtėsisė. Shqipėria nuk meriton ēizme nė ajėr dhe as dhunė. Deputeti mė i padisiplinuar largohet nga foltorja sapo bie gongu, rregulli po vendoset edhe nė financat e Kuvendit. Detyra e vetme e parealizuar e Kuvendit ishte miratimi i Kodit Etik, qė do miratohet nė javėt e para tė sesionit qė nis. Brenda shkurti nuk do tė ketė mė justifikim pėr asnjė deputet socialist qė nuk ka njė zyrė tė tijėn nė tė gjitha bashkitė e vendit. Synojmė bashkėpunimin mes palėve, nė funksion tė pėrmbushjes sė detyrimeve. Nė pėrfundim tė 300 ditėve tė para tė qeverisjes palėt e marrėveshjes do analizojnė punėn, mes grupit-partisė-qeverisė. 

Zgjedhjet e 2019 janė 17 muaj larg. Pėr ne ėshtė viti i organizimit elektoral pėr fitoren e zgjedhjeve lokale. Dua tė jetė e qartė pėr kryetarėt e bashkive, qė secili duhet tė jetė nė krye tė procesit qeverisės, por edhe shėrbėtorė tė qytetarėve. Nuk ka njohur Shqipėria mė parė njė program si bashkėqeverisja me qytetarėt. Nuk ka asnjė bashki ku nuk ka vend pėr pėrmirėsime tė mėtejshme nė nivel vendor, nė radhė tė parė te shėrbimet. Do pėrmirėsojmė shėrbimet nė kohė dhe cilėsi. 

Kemi disa ndryshime nė strukturėn e sekretariatit. Jo gjithė grupi i tyre ka punuar me efikasitetin e plotė. Sekretariatit t'i jepet njė mundėsi e dytė, si dhe tė propozojmė dy detyra tė reja:
Sekretariati pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare t’ia besojmė Teuta Vodo, Bledi Ēuēi Sekretari pėr ēėshtje zgjedhore. Blerina Gjylameti, dua tė vazhdojė detyrėn pėr Sekretare elektorale. Gramor Ruēi anėtar i kryesisė sė partisė. 


Ora 10:00 Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Gramoz Ruēi mbėrrijnė te Asambleja. Nis mbledhja e Asamblesė sė PS.



dokument 1 asambleja

asmableja dokument 2

asmableja dokument 3

d.c./shqiptarja.com

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Elefanti. Bashkim Fino " I semure " I BIRI FITON TENDERA , RAMA JEP koncensione te na SHEROHET BASHKIMI, TE BJERE NGA PESHA( SE NUK KA ASNJE SEMUNDJE TJETER ) SI ILIR META .DUHEN DHENE CA LEKA QE TU SHIJOJE DREKA.
avatar
Anonim
Mala Rrumpalles ,Bashes,Metes e Kryemadhit,Mediut e disa te tjereve si keta,Treguju qoshen,jo vetem per krimet e kryera,por edhe per pengimin e proceseve dhe perbaltjen e shtetit dhe popullit shqiptar.
avatar
Anonim
kasem gahinji ato te alfredit shkuan ne gjukaat e saliut,ndersa te lulit jo sepse kish dhimbje ne fundeshpine.megjithate thirrja prandaj behet,qe te gjithe te shkojne para gjukates,me hir ose me pahir.keshtu i do drute mushka e politikes ne shqiperindryshe nuk dalin nga politika hajdutet,te majte apo te djathte.nuk duhen lejuar te riabilitohen ne politike ata qe perdoren pushtetinper e vrare e vjedhur duke u shkuar prapa ne pseuoprotesta,ose ne perpjekje per te shpetuar prpanicen.
avatar
Anonim
Fredi Djali i Bacit, dmth Bashkim Finos eshte ortak me nipin e Sadri Abazit dhe po bejne kerdine me tendera. Sikur mos mjaftonin keto, Qeveria i akordoi dhe nhe fond nga taksat tona Bacit per kurim. Nuk kishte mundesi financiare i shkreti😷😷😷 Z. Rama qerroji nga PS " gezhojat e vjetra" te tipit Baci, dhe njorantet te tipit Sadri( pa i permendur trafikun e heroines ketij te fundit. ) nese doni ta coni kete vend perpara dhe t' ju votojme.
avatar
Anonim
Vend i mbaruar Ca pengese thoni ju mor zoteri para kazanit Beni sikur ziheni po leket me njeri tjetrin i ndani, pak budallenj akoma ju besojnė edhe ne Evrope vidhet por pervec italise politikane si juaj sbehen president e kryeministra
avatar
Anonim
Gimi Bravo po zbatoni ligjin 24/1 te Saliut
avatar
Anonim
Fredi 1 milion euro te Alfred Pezez u harruan?
avatar
Anonim
Baēi 220 million dollar te Lulit te vocer u harun dhe ato.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40