Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
17 Prill 2016 - 20:01 | përditesuar në 20:08
Berisha: Shullazi bashkëpronar
i "Vollgës " në Durrës, ja me kë
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto e cila tregon se Emiljano Shullazi, i arrestuar mbrëmë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është bashkëpronar i "Vollgës" në Durrës.

Në kartelën e pasurive të paluajtshme që Berisha ka postuar, përveç Shullazit, si bashkëpronar të "Vollgës" rezultojnë edhe Fejzi Kodra dhe Marjeta Kodra.
Në këtë rast Berisha sjell në vëmendje edhe vrasjen e një të riu pak muaj më parë me mbiemrin Kodra në Durrës.

shullazi

Por përveç kësaj Berisha shkruan se Shullazi ka marrë miratimin e kreut të bashkis  Durrës, për të ndërtuar një fshat turistik në Lalz ndërsa  shton se ka marrë kondra  mbretërore, rreth pallatit mbretëror.

Po ashtu Berisha thotë se Ai ka marrë në përdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkis së Durrësit. Tjetër akuzë e Berishës është se Shullazi kontrollon të gjitha plantacionet e drogës në qarkun e Durrësit si dhe ka bllokuar landfillin e Maminasit.
 
Ja postimi i plotë i Sali Berishës
Mili i Partise Siçiliste, pronar i madh pronash!Fotot bashkengjitur tregojne se Shullazi eshte bere edhe de facto bashkepronar i Vollges ne Durres.
Prona tek Vollga eshte bere molle sherri mes bandave te qeverise. Sic kam shkruar ne faqen time ne facebook, para 16 muajsh per kete prone pati nje afere te rende ku bandat e qeverise e kercenuan me jete kryerregjistruesin. 

Ndersa per Vit te Ri 2016 u vra ne menyre te mistershme ne Durres nje i ri me mbiemrin Kodra por qe nuk dihet nese ka lidhje me pronen tek Vollga.
Por pervec ketyre, burime nga Durresi, qytet ne te cilin Mili i Partise kishte zhdepur Gjushin e Bashkise, informojne se dy muajt e fundit ka marre miratimin e ketij te fundit per ndertimin e nje fshati turistik ne Lalz.

Perveç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore territori, rreth pallatit mbreteror. Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres.

Ky kriminel se bashku me drejtorin e policise se Durresit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj (drejtori i vetem qe ne tre vjet nuk ka levizur nga detyra dhe qe vetem ne konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojne kete vit te gjitha plantacionet e pafundme te Kanabisit ne territorin e qarkut te Durresit. Ai ka bllokuar tenderin e landfillit te Maminasit.
Duke shprehur mbeshtetjen time me te plote per goditjen e njerit prej eksponenteve me kryesore te krimit qeveritar, i bej thirrje prokurorise te qendroje me vendosmeri ndaj cdo presioni politik qe kerkon te bllokoje hetimet dhe te pengoje shembjen e perandorise se krimit te Shullazeve te pushtetit! I bej thirrje qytetareve te ndihmojne hetimin e kesaj organizate kriminale me çdo te dhene qe ata disponojne! sb

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Tironci me sopate Pa tjeter qe ka lufte mafjozesh politike ose sic thoshte I ndjeri E. Hoxha RUFJANET POLITIKE PO GJEJA POZITIVE KETU NE KETE HISTORI PERCAKTOHEN ME EMRA MOFJOZET POLITIK QE JANE SHUME TE RREZIKSHEM TE SHIKOJME CDO TE BEJE DREJTESIA PER KETE RAST BRAVO Z BERISHA JE VERTETE BURRE QE E POBLIKOVE
avatar
Anonim
Qytetari Nje gje me ben pershtypje te deklarata Berishes, njera ka te bej me Vollgen , ku ka llafe kur ishte ne pushtet Berisha i ka dhene fjalen pronarit arab qe do te ndihmoj dhe ne fakt ashtu ndodhi nuk i la qeveritaret e tij ta grabisnin, dhe e dyta me ben pershtypje leja ndertimit ne gjirin e Lalzit ,pra te dyja keto jane konflikt interesi pasi aty pritet te investoj ne fshat turistik nje person qe dihet nga te gjithe.Pra ketu behet fjale per luften e politikes per grabitje pronash dhe kjo eshte,,,
avatar
Anonim
Ceēo me Biēak O Bishe a te kujtohet nje pasazh filmi :... Te fala sateme.... . Edhe Izet Haxhia te ban shume te fala...por edhe populli thote:... nuk mbulohet m... me shu.... ate ēka kerkon te besh ti vrases per tu larguar nga pergjegjesite. Shullazi te mare ate qe meriton .. por mos kujto se do te shpetosh. Litarin e ke ne fyt.. pritet te ta heqe stolin... natyrisht Drejtesia e Drejte.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222