Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
16 Janar 2017 - 11:22 | përditesuar në 16:40
TIRANĖ-Nuel Kalaj personi i cilėsuar si 'sekseri' pėr privatizimin e CEZ ėshtė larguar jashtė vendit.

Ai nuk i ėshtė pėrgjigjur as pėr herė tė dytė kėrkesės sė Komisionit Hetimor pėr tė dėshmuar. Taulant Balla, Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor per CEZ i ben kėrkesė Policisė pėr ta shoqėruar forcėrisht. Balla ngre dyshimet se 7 mln euro u nxorėn jashtė vendit me ēanta. Kėrkohen verifikimi i hyrje-daljeve pėr vitin 2010 nė kufi tė Sali Berishės, Shkėlzen Berishės, Nuel Kalajt dhe drejtuesve tė CEZ.

Mbledhja-Debatet
Ėshtė mbledhur mesditėn e sotme Komisioni Parlamentar hetimor pėr CEZ. Kryetari i kėtij komisioni, Taulant Balla theksoi se dėshmitari kyē, Nuel Kalaj ndodhet jashtė vendit ndaj i bėri thirrje policisė tė sillet mė forcė pėr tė dėshmuar.

Sekseri Nuel Kalaj ėshtė thirrur pėr tė dėshmuar nė komisionin hetimor lidhur me rolin e tij nė privatizimin e OSSH-sė te kompania ēeke, CEZ. Por rezulton se ai ndodhet jashte vendit.

“Personi ėshtė larguar jashtė shtetit, kemi dhe konfirmimin kėtu. Nga ky moment i kėrkojmė Policisė sė Shtetit, madje Kuvendi ta nėnshkruajė qė tani, qė tė bėhet sjellja me forcė e kėtij dėshmitari tė rėndėsishėm. 
Po kėshtu dhe ndaj shtetasit Hamza Merxhani. Nga informacioni i deritanishėm rezulton i larguar nga Shqipėria pėr tė njėjtėn procedurė tė supercituar, tė kėrkohet sjellja me forcė e kėtij dėshmitari dhe tė ndiqen procedurat sipas ligjit”, tha Balla.

Balla i kėrkoi gjithashtu Policisė tė verifikojė hyrje-daljet nga vendi pėr vitin 2010, nė sistemin TIMS tė Nuel Kalaj, Jozef Haisek, Sali Berishės e Shkėlzen Berishės.
“I kėrkojmė drejtorisė sė policisė qė pėr gjatė muajit janar 2010 duke filluar nga data 1 janar 2010 deri nė fund tė shkurtit 2010 tė kėrkojmė nga sistemi TIMS tė dhėna kur ka dalė dhe ka hyrė nė Shqipėri, Nuel Kalaj, Sali Berisha e Shkėlzen Berisha. Sepse janė persona qė janė cituar nė emalin ku janė pėrmendur tė tre



Kalaj tėrhoqi 7 milionė euro disa ditė pėrpara zgjedhjeve tė 2009-ės
Nul Kalaj konsiderohet sekser nė aferėn e CEZ. Komisioni Hetimor Parlamentar pėr hetimin e privatizimit tė OSSH ka administruar nga njė bankė e nivelit tė dytė disa llogari bankare tė Nue Kalaj i cili ka marrė nga CEZ transferta bankare disa milionė euro.

Kėto shuma mė pas i ka tėrhequr cash mė 16 qershor 2009, vetėm pak ditė para zgjedhjeve tė vitit 2009.

Gjithashtu Komisioni ka kėrkuar informacione shtesė nga banka, por edhe nga banka tė tjera, pse CEZ i ka berė kėto transferta tek ky individ dhe ku i ka ēuar paratė cash Nuel Kalaj.

Por, Nuel Kalaj, nė dėshminė e dėshmitarit Romeo Kara nė Komisionin Hetimor, rezulton tė ketė qenė edhe ndėrmjetesi i kontakteve dhe bisedave ndėrmjet Qeverise shqiptare dhe kompanisė CEZ.

Nue Kalaj u dekonspirua nga vetė Berisha
Emri i Nue ose Nuel Kalajt doli nė skenėn politike rreth 2 vjet mė parė. Ka qenė vetė ish-kryeministri Berisha ai qė ka pėrmendur lidhjen e presupozuar tė Kalajt me tė birin Shkėlzenin, gjatė njė debati me ministrin Damian Gjiknuri, nė seancėn e 3 dhjetorit 2014.

Berisha flet pėr njė dokument tė Kalajt dhe Merxhanit, i pėrfolur si sekseri i parė i ĒEZ-it me palėn shqiptare, ku ndodhet firma e tė birit Shkėlzenit. Askush nė seancė nuk kishte pėrmendur emrin e Kalajt para deklaratės sė Berishės, i cili pasi nxori kėtė fakt, nxitoi dhe ta quante shpifje dhe shantazh.

“Ke ēuar mesazh tekstual se ekziston firma e Shkėlzen Berishės mbi njė letėr tė Nua apo Noel Kalaj dhe tė njė tjetri qė quhet Merxhani dhe unė tė ktheva pėrgjigje qė ta dėrgoje menjėherė nė prokurori, pėrndryshe do tė paditesh ti nė prokurori pėr dy gjėra: pėr 100% falsifikim dokumentesh, se ai ėshtė falsifikim dhe sė dyti, pėr shantazh dhe pėrpjekje tė tjera. Ēoje nė prokurori dhe nuk tė them asgjė! Kaq!

Po nuk e ēove nė prokurori, ti do tė jesh i paditur dhe absolutisht je i pashpresė dhe do tė humbasėsh se ai ėshtė njė falsifikim i mirėfilltė. Pėr sa i pėrket marrėveshjes qė do tė shpėtosh, ja ku e ke pėrgjigjen mė qesharake”, tha Berisha.

(d.b/Shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Diti Halllall ja befte zoti Romit! Respekte pa fund! Ky vend ka zot ka shtet! Ne bung hajdutet dhe armiqte e kombit! Pa meshire per maskarenjte!
avatar
Anonim
Ptuj ptuj Kjo nuk don as men as kalem si mund njeriu me terheq 7 Million € pare te thata pa ndimen e dikujt nga shum shum LART ????????????
avatar
Anonim
Al nje shtet si vjedhe shpin e vete,kesaj i thuhet trathti daj venit. ku jan interesa e shqipnis. kan mush bankat botes dhe populli ka marr rrugat pa pun.
avatar
Anonim
ēami Si ka mundėsi tė arratiset njė njeri me7milionė evro me aeroplan pa u kontrolluar nė aerodromė,dhe nuk e morri veshė shteti,ėshtė gjė absurde.Njė rastė e tillė duhet tė jetė ndihmuar nga tė tjerė.Ligji duhet tė veprojė.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16