Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:13 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga ARTEMISA HOXHA
20 Shtator 2013 - 10:41
Emërimet në ministri, priten vulat e reja
Lame e Shkreli punojnë për ndryshimet
TIRANË - Po flitet më shumë se kurrë për emërimet e reja që pritet të bëhen në institucionet e administratës shtetërore, kryesisht në dikasteret ministrore, por duket se kjo çështje nuk do të zgjasë dhe shumë.

Të gjithë ata që presin të emërohen në poste të ndryshme, pas dorëheqjes së punonjësve të qeverisë “Berisha” do të kenë privilegjin që në dokumentet e tyre të kenë edhe logon e vulave të reja të ministrive, por jo vetëm, që pritet të vihen në përdorim. Kthimi i kryeministrit  Edi Rama nga vizita e tij disa ditore në SHBA, do të “vulosë” dhe emërimet e drejtorëve të rinj në vend të atyre që janë dorëhequr si dhe të stafit ministror dhe kryeministor.

Edhe pse deri më tani stafet e ngushta janë emëruar me vulat e vjetra të dikastereve ministrore, emërimet që ende nuk janë bërë pritet që të bëhen me vula të reja që do të ketë çdo ministri apo dhe vetë institucioni kryeministror. Mësohet se emërimet e reja që do të bëhen në ministri apo drejtori të caktuara që varen nga ministritë, do të bëhen me vula të reja që janë duke u përgatitur nga Artan Lame dhe Artan Shkreli. Të dy emra shumë të njohur përsa i përketë ndryshimeve të fundit që ka pësuar godina e Kryeministrisë, konkretisht salla e mbledhjes së këshillit të ministrave.

Të dy mësohet se janë duke përgatitur grafikën e vulave të reja, nismë kjo që konsiderohet si një tjetër risi e qeverisë së re që drejtohet nga Edi Rama. Ndërkohë që duke iu referuar ndryshimeve që janë bërë deri më tani nga Këshilli i Ministrave kanë qenë pikërisht heqja e fotos së presidentit të vendit nga salla e mbledhjes së këshillit të ministrave dhe zëvendësimi i saj me foton e themeluesit të  parë të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali.

Gjithashtu risi që ra mjaft në sy që me ditën e parë të punës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave ishte dhe tavolina në formë ovale ku bëhen mbledhjet e qeverisë, e cila për herë të parë erdhi me një formë ndryshe nga ato të viteve të mëparshme. Një hartë e Europës së vjetër, në formën e një virgjëreshe, ishte risia që ishte propozuar si e tillë nga Artan Shekreli dhe Artan Lame. Ndërkohë që vetë kryeministri Rama gjatë ditëve që do të jetë në vizitën e rëndësishme në SHBA u ka lënë si detyrë ministrave të rinj që ta paraqesin brenda javës reformën strukturore në çdo ministri. Gjithashtu pritet që me ardhjen e Ramës të mirotohet dhe fondi që do të ketë çdo ministri për funksionimin e saj. Këto dy vendime u morën në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku u la si dhe porosi anëtarëve të këshillit të ministrave. Java që vejn pritet që të sistemojë deri diku pothuajse të gjitha stafet e ministrive, ku deri më tani janë zgjedhur zëvëvendësministrat apo dhe këshilltarët për mediat si dhe sekretarët e përgjithshëm të ministrive.

Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

 

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172