Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:47 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike NGA JAKIN MARENA
09 Prill 2013 - 02:10
Hoxha: PD, pa LSI merr 71
vota, opozita vetëm me 69
TIRANE - Një ndër ekspertët e përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve, Artan Hoxha në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” dhe mbështetur në kalkulimet e rezultateve të zgjedhjeve të 2009, të bërë bashkë me ekspertin Zaloshnja në “Opinion” shprehet se dhe pas kalimit të LSI në koalicion me PS, sërish PD nëse ruan rezultatin e vitit 2009 merr në më 23 qershor 71 mandate ndërsa e majta 69 të tilla.

Hoxha thotë se në këtë rast shtohet një mandat në qarkun e Fierit por nëse lëviz PBDNJ në drejtim të koalicionit të PD, Berisha merr dhe një mandat tjetër në Vlorë. Ai nënvizon faktin se në katër qarqe, Fier, Berat, Tiranë e Elbasan rezultati është shumë i ngushtë dhe mund të ketë përmbysje rezultati në favor të palëve. Njëherësh Hoxha thotë se e majta për shkak të kontestimeve të koalicionit PS-LSI mund të ketë rënie nga rezultati i 2009.

Kalimi i LSI në opozitë e formacionet e reja të kaluara tek e djathta si e ndryshojnë në bazë të llogaritjeve koinfiguracionin e votave e të mandateve në 12 qarqet e vendit?
Unë konsideroj se koalicionet e derisotme krahasuar me 2009 janë përkatësisht: i) Koalicioni i PD 2009 ka përthithur dhe PDK dhe LZHK; ii) Koalicioni i PS 2009 që ka brenda dhe PBDNJ, PSD, PDS ka përthithur rreth 20 parti të tjera të vogla si dhe së fundmi LSI.

Me këto konfigurime të reja të këtyre koalicioneve e bazuar në votat e partive përkatëse në 2009 rezultati artimetikor është 71 mandate koalicioni PD dhe 69 mandate koalicioni PS. Kujtoj se më 2009 koalicioni PD kishte 70 mandate, ai i PS 66 dhe ai i LSI 4 mandate.

Kalimi i LZHK dhe PDK me PD i shton artimetikisht këtij koalicioni 1 mandat në Fier duke u bërë me 71 mandate ndërsa koalicioni i PS duke përthithur dhe LSI bëhet (66-1)+4=69. Kujtoj përsëri se këto janë votat e 2009 kombinuar me koalicionet e njohura deri tani.

Sa humbet mazhoranca dhe në çfarë llogarish mbështeten deklaratat e saj për fitore edhe pa LSI?
Sipas aritmetikës së mësipërme, pikënisja e llogaritjeve është në favor të koalicionit të PD. PD i mjafton të ruajë rezultatin artimetikor për të fituar ndërsa PS i duhet ta ndryshojë rezultatin artimetikor. LSI nuk ka mjaftuar për ta ndryshuar artimetikën. Por ndërsa artimetika është pikënisja, realiteti politik deri më 23 qershor është pikëmbërritja.

Aleanca PS-LSI jo vetëm që nuk përmbysi artimetikën por psikologjikisht tregoi se krijoi tension në të majtë. Kjo do të thotë se për këtë shkak, rezultati i sotëm i të majtës duhet të jetë më poshtë se rezultati aritmetik i saj prej 69 mandatesh. Nga ana tjetër, në të djathtë, duket se ndjehen mirë që e djathta është tashmë bashkë dhe pa LSI që do të thotë se psikologjikisht janë më sipër se rezultati artimetik prej 71 mandatesh.

Për një farë kohe e majta duhet të rekuperojë efektin negativ të shfaqur në fillimin e aleancës PS-LSI për të barazuar rezultatin artitmetik e pas kësaj ta tejkalojë atë në mënyrë që të fitojë. Kjo mbetet për t'u parë deri më 23 qershor. Sipas llogaritjeve të mësipërme gara shfaqet shumë e ngushtë në katër qarqe, Berat, Fier, Tiranë, Elbasan.

Si mund të përllogaritet rezultati me kalimin e PBDNJ djathtas apo majtas në 12 qarqet e vendit?
Ne rezultatin e mësipërm 71 me 69 në favor të koalicionit të PD, PBDNJ është në koalicion me PS. Pra qëndrimi i PBDNJ në të majtë nuk sjell ndonjë ndryshim. Ndërkaq, kalimi i PBDNJ në të djathtë, dhe asgjë tjetër nuk ndryshon, e forcon mbrojtjen e koalicionit të PD në të gjitha qarqet e ndërkaq i jep këtij koalicioni edhe 1 mandat më shume në qarkun e Vlorës (gjithnje artimetikisht sipas votave të 2009).

Mendimi juaj në bazë të përllogaritjeve si do jetë konfiguracioni përfundimtar i vendeve në Kuvend?
Nëse do të evitoj dëshirën apo simpatinë time e do jem veçse kalkluativ, për momentin nuk mund të them dot asgjë më shumë se artimetika e mësipërme mbi të dhënat historike të zgjedhjeve.

Diferenca mes dy kampeve është kaq shumë e ngushtë sa parashikimi i rezultatit në këtë moment është jashtë mundësive të çdo përllogaritjeje apo sondazhi sado i sakte që mund të bëhet. Kur të kemi përfundimisht koalicionet politike ndoshta mund të behet një tjetër parashikim.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
sokol haaaaaaaaaaaaa,ky njeri eshte pa pike lidhje ,e majta shqiptare merr 80 depuetete ,ngulite ne koke o artan hoxha se shpreson te jesh ne listat e pd-se per durresin
avatar
Anonim
bobi mos more, me kete aritmetike i bie qe ak, frd te marrin 0 vota; edhe sikur nga dyqind vota te marrin ne qarqet e rrezikuar te se djathtes jashte koalicionit te pd, kjo e fundit humbet e sigurt 4 mandate, sepse votuesit e frd jane 100% te djathte dhe ata te ak minimumi 60% te djathte. keshtu qe keto llogari behen nese ak dhe frd hyjne ne koalicion me berishen!!!???
avatar
Anonim
demobole Morali eshte qe keta edhe sikur ti ecin 100% manipulimet qe po pergatisin prape e dine qe nuk fitojne. Levizja e fundit e Rames i derrmoi.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171