Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 16:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
19 Maj 2013 - 20:31
Konventa e PS,Rama shtrëngon
duart me aleatët e kandidatët
FOTO/VIDEO1/VIDEO2/Prezantohen 140 kandidatët e aleatët
TIRANE - DITA E PARE E KONVENTES/ Mbyllet disa e parë e Konventës Zgjedhore të PS-së me prezantimin e kandidatëve socialistë të çdo qarku. Kandidati i PS-së në Vlorë, Edi Rama, u shpreh: "Unë jam krenar, sepse ne jemi lokomotiva e një transformimi të madh që do t’i kthejë Shqipërisë të drejtën për t’u qeverisur nga shumica!"

Në Pallatin e Kongreseve sot paradite nisi punimet Konventa Zgjedhore e kësaj force, e cila do zgjasë dy ditë. Pasdite në podium u ngjitën kandidatët për deputetë të çdo qarku, ndërsa paradite, krerët e 40 partive aleate, që bënë thirrje për të rrëzuar me votën e 23 qershorit pushtetin e Saliut. Kreu i LSI-së, Meta, tha: Koalicioni i majtë konsolidohet për fitore plebishitare.

Përmes një organizimi në formë spektakli në Pallatin e Kongreseve, sot paradite nisi punimet Konventa Zgjedhore e Partisë Socialiste, me prezantimin gjatë paradites, të të gjitha partive aleate dhe gjatë pasdites, të 140 kandidatëve për deputetë.

Seancën e pasdites e mbylli skuadra e fundit e kandidatëve, ajo e qarkut të Vlorës drejtuar nga kreu i PS-së, Edi Rama, i cili tha: "Unë jam krenar, sepse ne, PS-ja, jemi lokomotiva e një transformimi të madh, jemi forca udhëheqëse e një aleance, e një bashkimi të madh që do t’i kthejë Shqipërisë të drejtën për t’u qeverisur nga shumica! Unë jam krenar sepse për të gjitha këto arsye, pas një rrugëtimi të vështirë në opozitë, në 23 Qershor ne do fitojmë!"

Gjatë paradites së sotme, krerët e 40 partive pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" hipën në podiumin e Pallatit të Kongreseve për të bërë thirrje për të votuar më 23 qershor për rilindjen e Shqipërisë nën një qeverisje me në krye kreun e PS-së Edi Rama.

"Siç tha profesor Skënderi, ne kemi një tren të gjatë drejt fitores. Qytetarët të zgjedhin vagonin e duhur. E rëndësishme është të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që shkon drejt humnerës. Dhe le të shkojë, se për aty është nisur, por s’kanë pse marrin shqiptarë me vete. Qytetarët e kanë të qartë; ose në trenin me qytetarë drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës. Pa dyshim që treni ynë do shkojë drejt Europës” - u shpreh në këtë etapë të Konventës, kreu i PS-së, Edi Rama.

RAMA E META PRONONCOHEN PER "A1REPORT!"

Po ashtu, Rama dhe Meta u prononcuan sot edhe për tv "A1Report!" "Këto janë zgjedhje historike dhe ne kemi programin më të detajuar. E majta vjen me koalicionin më të madh në histori për të rrëzuar pushtetin e Saliut"- tha Rama para nisjes së Konventës së PS-së në një prononcim për gazetaren e tv "A1 Report", Jetona Koçibelli.

”Koalicioni po konsolidohet për fitoren plebishitare.Me këto zgjedhje Shqipëria ndahet nga tranzicioni i gjatë. Me fitoren e të majtëve, vendi do të integrohet në BE”- nënvizoi gjithashtu Meta për Koçibellin, para fillimit të Konventës së PS.

SEANCA E PASDITES, (19 maj)NIS PREZANTIMI I KANDIDATEVE SIPAS QARQEVE

ORA 18:50, QARKU VLORE
Kandidatët e Vlorës janë: Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto, Edmond Leka, Shuaip Beqiri, Mira Shehu, Sheme Lulo, Sokol Bana, Genci Kojdheli, Neime Gjika, Noreta Kalcuni, Ines Stasa, Valentina Leskaj, kandidate e PS-së në Vlorë, tha se "Kjo është skuadra që ka privilegjin të ketë kandidat, Edi Ramën".

RAMA: DO T'I KTHEJME SHQIPERISE TE DREJTEN TE QEVERISET NGA SHUMICA
Kandidati i PS-së për Vlorën, Edi Rama, në fjalën e tij, tha:"Unë do të ftoja të gjithë pjesëtarët e skuadrës sonë kombëtare të bashkohen me ne: përfaqësuesit e Tropojës, Hasit, Kukësit, Bulqizës, Lezhës, Shkodrës...

Ju ftoj që Shqipëria me Partinë Socialiste t’i japë fund rrënimit, që Shqipëria të jetë e burrave dhe grave që janë krenarë për emrin, qytetin apo fshatin e tyre, për atdheun e tyre, që e duan model suksesi; që duan një vend që të mos jetë sekëlldia jonë kombëtare, por krenaria jonë kombëtare në Europën e Bashkuar. Unë jam krenar sepse sot ne kemi programin më të detajuar që një force politike ka pasur, një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar për të rilindur Shqipëriën.

Unë jam krenar sepse program ynë nuk është një copë letër por instrumenti që do jetë në dorën e kësaj skuadre kombëtare, që ndërthur eksperiencën më të mirë të së shkuarës me të renë në Europën ku ne duam ta integrojmë Shqipërinë. Unë jam krenar se ky program ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve!

Unë jam krenar, sepse ne, PS-ja, jemi lokomotiva e një transformimi të madh, jemi forca udhëheqëse e një aleance, e një bashkimi të madh që do t’i kthejë Shqipërisë të drejtën për t’u qeverisur nga shumica! Unë jam krenar sepse për të gjitha këto arsye, pas një rrugëtimi të vështirë në opozitë, në 23 Qershor ne do fitojmë!"- përfundoi Rama.

ORA 18:40 QARKU TIRANE
Kandidatët e Tiranës janë: Pandeli Majko,Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza, Enkelejda Shkreli, Ervin Bushati, Bledar Doracaj, Alfred Dalipi, Sadi Vorpsi, Blerina Gjylameti, Petrit Vargu, Arben Seferaj, Shaqir Shehu, ErjetaAlhysa, Rudolf Xhillari,Ibrahim kalemi, Afrim Qendra, Azbi Arapi, Lavdrim Sahitaj, Petrit Deskaj, Besim Ruçi

Kandidati socialist i Tiranës, që udhëheq skuadrën, Pandeli Majko, u shpreh: "Jam i nderuar që udhëheq këtë skuadër të mrekullueshme.Tirana është kryeqyteti i kombity më të ri në Europë, një stacion shpirtëror i identitetit të një brezi të ri. Tirana është Jeruzalemi shqiptar, ku bashkëjetesa fetare sfidon realitetin e përditshëm. Fusha elektorale në Tiranë është më e thjeshta, por edhe më rëndësishmja, sepse ëhstë pasqyra e asaj q ëikën dhe asaj që po vjen. Të rikthehemi këtu në qytetin që na vodhën në 2010-ën. Ne e mirëkuptojmë thirrjen përpara të kundërshtarëve tanë, sepse ajo iu vlen atyre që kanë mbetur mbrapa.Tirana në 23 Qershor do të votojë nr.29! Numri 29 në fletën e votimit në zgjedhjet që po trokasin është një sinjal i historisë, është 29-ta e të parëve tanë, është 29 Nëntori i dëshmorëve tanë për lirinë e atdheut. Vlora ka mbetur qyteti I trenistëve të së majtës, por Tirana mbetet lokomotiva. Vlorës i lamë amanet Edi Ramës, që të na e sjellë si deputet lab! Grupi i deputetëve të Tiranës do ta presë atë si Kryeministrin e Shqipërisë!"- përfundoi Majko.

ORA 18:15 QARKU FIER
Kandidati i Fierit, GramoRuçi tha se “ky është ekipi i qarkut më të madh pas kryeqytetit, i qarkut që prodhon më shumë në Shqipëri pas kryeqytetit, ky është ekipi i qarkut me infrastrukturën më të abandonuar; ky ëhstë ekipi I qarkut me vijën bregdetare në 1/4 e Adriatikut, po që nuk është bërë asnjë investim; ky është qarku I Ardenicës, I Bylisit. Ky është qarku më I dhunuar nga pushtetarët. Do kërkoja pak vëmendje që të më dëgjojë mirë Sali Berisha, por më mirë demokratët e shkëlqyer të Fierit dhe Lushnjes. Para katër vjetësh ai tha se nuk do keni asnjë metër rrugë të paasfaltuar. Mirëpo sot shiheni gjendjen. Para katër vjetësh tha që do keni furnizim me ujë, por myzeqarët sot thahen për pikën e ujit; tha se do barazojë pensionet e fshatit me të qytetit, por sot as gjysmën e tyre nuk marrin..."

ORA 18:05 QARKU ELBASAN
Kandidatët socialist që u prezantuan janë: Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini, Arben Kanami, Ilir Bejtja, Luljeta Arapi, Agil Leka, Kastriot Gurra, Mehdi Pepa, Altin Ago, Ymet Tola, Rovena Beqiraj dhe Sokol Skura. Rovena Beqiraj tha “Gruaja mund të jetë po aq konkuruese sa burrat në biznes. Por ajo do mundësi që ato mund të t’i japë Partia Socialiste”. Ben Blushi vlerësoi në veçanti figurën e Musa Ulqinit, një kandidati që i dha shumë besim e kurajo, PS-së në Belsh e Cerrik; vlerësoi gjithashtu Alfred Pezën, bashkëpunëtorin e tij të hershëm në gazetari; Taulant Ballën,opozitarin perfekt etj.

ORA 17:55 QARKU DURRES
Në Durrës do garojnë: Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko,Artur Bushi, Jurgis Cyrbja,Sokol Sula, Taunt Xheraj, Erald Hasanaj dhe Esmeralda Shkjau.

ORA 17:45 QARKU KORÇE
Në Korçë kandidojnë: Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirjan Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Petraj, Ardit Konomi, Artur Porpollogu, Ana Verushi, Adriatik Braçe, Zamira Kita, Ilir Torra dhe Nada Nasto. Në emër të grave dhe vajzave të Korçës foli kandidatja Zamira Kita, e cila tha se “ne do të jemi një forcë e bukur brenda Rilindjes për ta rilindur Shqipërinë.

ORA 17:40 QARKU BERAT
PS kandidon në Berat emrat: Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduard Bejko, Artan lame, Stavri Ceca, Erjon Këri, Anila Agalliu dhe Alma Kule.
Ylli tha se "qarku i Beratit tha se ky qark ka mbetur si një ishull dhe ky kryeministër ka ardhur 5 herë në Berat, se e di si e ka lënë dhe e di që ne aty do të marrim 6 deputetë. Do të fillojmë ta çajmë atë ishull duke ndërtuar së pari rrugën Berat –Lushnje dhe Kryeministri nuk do ta gënjejë më Kuçovën që fle mbi naftë dhe as Skraparin me kanionet e tij të mrekullueshme".

ORA 17:35 QARKU DIBER
Kandidatët e Dibrës janë: Shkëlqim Cani, Ulsi Manja, Hasan Ceni, Arben Keshi, Ashim Doma, Ezmerina Hoxha. Njeri prej tyre, Ashim Doma, tha: |Unë jam kirurg, hera e parë që kandidoj, por kështu qënka e thënë: Një dokor me hy e një doktor me dalë!" - tha ai duke u larguar në mes të qeshurave nga salla. Kandidati Cani nga ana e tij, vlerësoi bukuritë e mëdha mbi dhe nëntokësore të qarkut të Dibrës, “me ujë që nuk përfundon në buzët e qytetarëve, me shëndetësi që nuk as nuk njihet në zonat e thella. A duhet pranuar ky realitet? Programi i PS-së ka parashikuar gjithçka për të: përmirësim rrënjësor të jetës së fshatarit, nuk mund të pranojmë këtë jetë mizerje në fshatin shqiptar, do marrëim masa që uji të shkojë në çdo metër katror tokë të fshatarit ndërsa jeta e minatorit, është si në mesjetë. Programi ynë parashikon mbrojtjen e jetës së minatorit dhe rritjen e punësimit në industrinë e kromit. Ne nuk do lejojmë që pëlhura e Penelopës me rrugën e Arbrit të zgjasë siç po ndodh. Ne do ta përfundojmë rrugën e Arbrit”, - përfundoi Cani.

ORA 17:30 QARKU SHKODER
Kandidatët e PS-së në Shkodër janë: Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Stërkaj, Namik Kopliku, Sait Fisha, Gentian Palaj, Nikoll Deda, Rozafa Zmijanej, Megi Ajtyresa, Diana Bekjo, Zef Çuni, Pal Lera dhe Janko Shelca. Mimoza Hafizi tha se qarku i Shkodrës është ai që po provon varfërinë, papunësinë; shkodranët sot janë dyfish më të papunë se mesatarja e vendit. Shkodra e historisë dhe traditës, e humorit dhe këngës, e harmonisë fetare ndodhet në kaos. Kjo skuadër me Kryeministër Edi Ramën do t'i kthejë Shkodrës shpirtin e lirë, që vjen përmes punës".

ORA 17:25 QARKU GJIROKASTER
Qarku i Gjirokastrës përfaqësohet nga pesë kandidatët: Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli, Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi. Kandidati Dashamir Kamberi tha se "vij nga një rreth që nuk ka përfituar asgjë nga pushteti, por do t'ia kthejmë mbrapsht reston më 23 Qershor". Arben Ahmetaj tha nga ana e tij se Gjirokastra është refuzuar vite e vite nga qeveria; Përmeti, Tepelena presin rikthimin e shkëlqimin e të dikurshëm, që do t'ua kthejë Partia Socialiste.

ORA 17: 20 QARKU KUKES
Skuadra e dytë ishte ajo e Kukësit, që përfaqësohet nga: Adema Lala, Ram Hoxhaj, Lavdim Elezi, Vexhi Muçmataj. “Quhem Ram Hoxha”, - tha njeri nga kanditatët. –“Të shumtë janë ata që mendojë se qarku i Kukësit është vështirë të fitohet nga PS-ja, por uën dëshmitar I rritjes së papunësisë në të dhe të varfërisë. Shpreh bindjen se PS do të fitojë sin ë gjithë Shqipërinë, ashtu edhe në qarkun e Kukësit.

ORA 17: 15 QARKU LEZHE
Partia Socialiste hapi seancën e dytë të Konventës së saj sot duke prezantuar kandidatët për deputetë të Lezhës. Ata janë: Kastriot Piroholi, Eduard Ndocaj, Muhamet Delisi, Ndrec Dedaj, Arben Ndokaj, Armando Brenga dhe Mimi Kodheli. Kodheli shprehu bindjen e padiskutueshme në fitoren e PS-së më 23 Qershor.


SEANCA E PARADITES - HAPJA E KONVENTES - NISI ME PERSHENDETJET E TE FTUARVE:

PERSHENDETJA E VIKTOR PONTA, KRYEMINISTER I RUMANISE

"Dua të dërgoj përshëndetjet më të mira mikut tim Edi Rama dhe të gjithë socialistëve shqiptarë. Unë e di që ju jeni duke përballur me një sfidë të rëndësishme, siç janë zgjedhjet. Ju uroj shumë sukses! Besoj që e ardhmja më e mirë e vendit tuaj është Europa, për më shumë demokraci, për më shumë zhvillim ekonomik. Unë jam shumë i lumtur që jam mik i juaji, që jemi në të njëjtën familje politike dhe shpresoj që rezultati i zgjedhjeve do t’i japë vendit tuaj shansin për zhvillim më të shpejtë, si dhe shpejtësi më të madhe për t’u afruar me njëri tjetrin, me vendin tim dhe me Europë. Ju uroj sukses! Shpresoj të dëgjoj lajme të mira nga vendi juaj. Besoj në vendosmërinë tuaj për më të mirën e vendit tuaj. Ju uroj mbarësi miqtë e mi dhe shpresoj të dëgjoj lajmin e mirë të fitores së zgjedhjeve".

PERSHENDETJA E HANNES SWOBODA, KRYETAR I GRUPIT S&D NE PARLAMENTIN EUROPIAN

"Në emër të Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentit Europian do të dëshiroja t’u uroja mirëseardhjen të gjithë delegatëve në Konventën tuaj dhe natyrisht veçanërisht kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Jam shumë i lumtur që socialistët në Shqipëri mundën të gjenin fuqi dhe forca të reja për të luftuar kundër qeverisë, e cila nuk po ndihmon në promovimin e demokracisë dhe mirëqenies ekonomike. Për këtë ne na nevojitet një bashkëpunim më i fortë, i të gjithë forcave të së majtës, në mënyrë që të kemi një ndryshim në Shqipëri. Shqipëria meriton një qeveri më të mirë, Shqipëria meriton që të ketë një njohje të fortë nga Bashkimi Europian, si një vend i cili është në rrugën e duhur drejt reformave demokratike. E, veçanërisht, Shqipëria meriton zgjedhje të mira, transparente, të lira dhe të ndershme, sepse shumë zgjedhje që janë organizuar në të shkuarën nuk janë njohur si të lira dhe të ndershme. Por, këtë radhë zgjedhjet duhen të jenë vërtet të lira dhe të ndershme dhe jam shumë i sigurt që kjo do të sjellë një shans të ndershëm dhe të lirë për forcat e së majtës në Shqipëri. Sërish, dua t’ju uroj mirëseardhjen tuaj dhe diskutimeve tuaja. Shpresoj t’ju shikoj shumë shpejtë të fortë dhe të fuqishëm në Shqipëri, por gjithashtu dhe në Bashkimin Europian, sepse rruga juaj është e qartë drejtë anëtarësimit në BE".

PERSHENDETJA E SIGMAR GABRIEL, KRYETAR I PARTISE SOCIALDEMOKRATE GJERMANE

"Është kënaqësi për mua, si lideri i socialdemokratëve gjermanë, t’ju drejtohem juve në këtë aktivitet të veçantë. Kur u takova vitin e kaluar me liderin e partisë tuaj, Edi Ramën, në Berlin, ne folëm për sfidat që po përballet Europa dhe Shqipëria sot. Unë ju uroj gjithë të mirat për zgjedhjet e qershorit. Ju keni gjithë përgjigjet dhe idetë e duhura për të ardhmen e Shqipërisë. Programi juaj flet për drejtësi sociale, për reforma të ndershme ekonomike, si dhe për të ardhmen europiane të vendit tuaj. Kjo është rruga e duhur për të ecur përpara. Dhe, është pikërisht kjo pse Edi Rama duhet të bëhet Kryeministri i Shqipërisë.
Të dashur miq! Ditët që po vijnë janë tepër të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe jam i sigurt që qeveria e re socialiste e drejtuar nga Edi Rama do ta fusë vendin tuaj serish në rrugën e duhur".

PERSHENDETJA E DRITERO AGOLLIT

"Në pamundësi fizike për të marrë pjesë me ju, e ndjej që jam i pranishëm me zemër, shpirt dhe mendje. Ju dërgoj përshëndetjet e mia, duke ju uruar edhe duke e bekuar bashkimin historik të të majtës socialiste, lsi-te, socialdemokrate e të gjithë progresistëve, për një fitore të madhe në zgjedhjet e 23 qershorit.
Bashkimi është fuqi dhe shpresë. Edhe lumenjtë bashkohen, madje edhe detet.
Një njeri i vetëm ka në fillim iluzione, pastaj bashkohet me një komunitet, shoqatë apo parti. Kur ndahet nga shokët, kujton se do të bëjë vezën e patës, por ulet dhe bën vezën e rabeckës.
Të bashkuar në fitore dhe pas fitores më pak fjalë, më shumë punë dhe më shumë ekonomi.
Naimi i pavdekshëm na porositi nga themelet e Rilindjes Kombëtare:
Punë punë natë e ditë, që të shohim pakëz ditë!
Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, por edhe shumë i bindur se këtë radhë e gjithë opozita e bashkuar do të realizojë fitoren e madhe e të shumëpritur për të kryer rotacionin e nevojshëm si rruga më e mirë për të ecur në hapa të sigurt drejt integrimit europian të Shqipërisë e të shqiptarëve".

ORA: 13:00 PETRO KOÇI: RAMA TË JAPË MODELIN SE POLITIKA BËN SHTET, JO PASURI PËR VETE

Të heqim mendësinë që, politika bën pasuri për vete dhe jo shtet për të gjithë. I kërkoj Ramës të japë modelin se politika bën shtet dhe jo pasuri për vete. Jam i sigurt që beteja e socialistëve të bashkuar do jetë; luftë për dmeokraci dhe luftë për shtet. Baza e fitores ëhstë bashkimi I të gjithë socialistëve rreth kryeministrit të ri Edi Ramës.

ORA 12:55: ZEF BUSHATI: SHPRESOJ ËNDRRËN EUROPIANE

Partia e Aleancës Demokristiane është parti e vlerave europiane, koalicioni për ëndrrën e Shqipërisë europiane. Shpresoj që, ky koalicion këtë ëndërr do ta bëjë realitet me në krye Edi Ramën.

ORA 12: 50 ALEATET, BASHKE NE SKENEN E KONVENTES:ME 24 QERSHOR SHQIPERIA DO RILINDE

Në orën 12 50 krerët e partive bashkë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë e Majtë” u bashkuan në skenë dhe bënë thirrje për të votuar më 23 qershor dhe për të realizuar fitoren e madhe atë të Rilindjes së Shqipërisë Europiane përmes një qeverisjeje me në krye Edi Ramën. Bashkimi ynë do t'i kthejë vendit të drejtën e qeverisjes nga shumica. Ky bashkim i madh do të sjellë ndryshimin”- tha Rama.

"Ftoj aleatët tanë që të vinë këtu me mua, sepse siç tha profesor Skënderi, ne kemi një tren të gjatë drejt fitores. Ky është treni. Qytetarët të zgjedhin vagonin e duhur. E rëndësishme është të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që shkon drejt humnerës. Dhe le të shkojë, se për ty është nisur, por s’kanë pse marrin shqiptarë me vete. Qytetarët e kanë të qartë; ose në trenin me qytetarë drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës. Pa dyshim që treni ynë do shkojë drejt Europës” përfundoi Rama.

RAMA: 23 QERSHORI MBYLL KAPITULLIN E RRËNIMIT

“Është kënaqësi e shumëfishtë, sepse sot ne socialistët dhe progresitët jemi të gjithë së bashku. Sot ne jo vetëm jemi bashkë, por kemi në të dy krahët miq, partnerë dhe aleatë të fuqishëm, që vijnë nga gjithë shoqëria shqiptarë në emër të ndryshimit, në përpjekjen e përbashkët poullore për të garantuar ndryshimin në 23 qeshor dhe pas 23 qershorit.

Zgjedhjet e 23 qershorit janë po aq historike sa ato të 22 marsit të vitit 1992. Në 22 mars populli i dha një votë plebishitare për ndryshimin. Tani në 23 qershor do të mbyllë me votë plebishitare kapitullin e rrënimit, për të hapur kapitullin e ëndrrave realitet për Shqipërinë europiane.

Për socialistët është e rëndësishme të mos harrojmë se në 23 qershor bashkimi ynë do t’i kthejë Shqipërisë të drejtën natyrale për t’u qeverisur nga shumica dërrmuese për të mos mbetur peng i pakicës."

ORA 12: 40 META: KOALICIONI I MAJTE PER FITORE PLEBISHITARE

"Në 23 qershor shoqeria jonë është përparsa sfidës së madhe për të dëshmuar zgjuarësinë dhe pjekurinë, forcën dhe vendosmërinë për të realizuar ndryshimin e madh për të bërë rotacionin e domosdoshëm. Bashkimi i të majtës është një aksion politik në koherencë të plotë Ky koalicion është një detyrë dhe përmbushje që buron prej dëshirës së qytetarëve që duan t’i japin fund tranzicionit dhe nevojës për të ardhmen europiane të vendi. Shqipëria anëtare e NATO-s, factor stabiiliteti në rajon, që aspiron të bëhet anëtare e BE-së, s’mund t’ia lejoje vetes vendi i vetëm në Europë që shkon në zgjedhje me gjysmë KQZ. Është misioni, përgjegjësia jonë ta mbyllim këtë kapitull, pro të fitojmë me fitore plebishitare me një vizion tjetër në rrugëtimin e pandalshëm drejt BE. Në përmbushjen e misionit historik për një Shqipëri me stabilitet institucional, ku prioriritet e qytetarit janë dhe të vendit. Shqiptarët presin realizmin e një qeverie ndryshe, progresiste.
Fitorja e sigirt e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të vendosë gjithë shoqërinë shqiptare përpara sfidave të mëdha, që mazhoranca e re do t’i përgjigjet me stabilitet makro-ekonomik. Do punojmë për të mbrojtur shtresat sociale në nevojë, për të fuqizuar klasën e mesme, për të nxitur investimet për punësim, për të forcuar shoqërinë civile."

ORA 12:20 GJINUSHI I PSD-së: ZGJEDHESIT TE ZGJEDHIN MES VAGONIT ME QYMYR E VAGONIT TONE DREJT TE ARDHMES

”Fitore të përbashkët në 23 qershor. Kontributi ynë do jetë maksimal në fitoren e së majtës dhe largimin një herë e mirë të Sali Berishës. Opozita e bashkuar ka një mision historik për realizimi kërkon një bashkëpunim real deri në fund të fushatës dhe do një taktikë të zgjuar elektorale, për të përfituar nga tekat e sistemit, sepse së bashku duhet të realizojmë përmbylljen me fitore në çdo qark. Kërkohet çlirimi i Shqipërisë nga regjimi më i korruptuar, inkriminuar në këto 22 vjet.
Ne nuk jemi 3 ligje larg Europës, por jemi 12 ligje afër standardeve të Afrikës. 21 janari është diktatura kur kryeminsitri vret shtetasit e vet. Për të optimizuar mbështetjen, jo ta pësojmë si në 2009. Çdo votë për aleancën nuk është votë dëm. Gara është e thjeshtë për ata që duan të mbështesin. Treni me 36 vagona ku kryeson PS. Me trenin me qymyr të Saliut që shkon drejt të shkuarës me ne që shkojmë drejt së ardhmes. Votuesit nuk duhet të ngatërrojnë trenin, por të zgjedhin vagonin”

ORA 12:10 VANGJEL DULE: FITORE PLEBISHITARE

"Është festë për ne politkanët, të gjenerojmë ide të reja dhe përmirësojmë ekzistueset. Në takimet tona me dhjetëra, qindra, mijëra qytetarë është e qartë se fitorja është e sigurt, është plebishitare. Mision i lehtë për këtë opozitë, kur ka përballë misionin e skamjes, varfërisë, por këto janë zgjedhjet më të vështira, një peshë e rëndë, kur qytetari të sheh si qeveri dhe kur kryetari i opozitës të sheh si kryeministër. Kjo është dëshira dhe sfida jonë, që padurimin e qytetarëve për rotacionin t’ua sjellim afër. Ky rotacion do të ketë kuptim, do ketë përmbajtje, pa krahinarizma, klientelizma, pa bindje partiake", tha në Konventë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

ORA 12:00 ARTUR DOJAKA, KREU I ALEANCËS POPULLORE

“Jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e çdo shqiptari. Duam një Shqipëri më të mirë për çamët, lebërit, dibranët e anembanë botës. Boll më me pushtetarë, boll më me falsifikime ordinere për çështjen kombëtare. Çëshjtet kombëtare nuk mund të jenë paterica e politikanëve, të gjendur rastësisht në politikë. Do të na keni në krah sa herë do thirren në apel interesat e vendit me vullnet të qartë dhe dinjitoz në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar. Kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tonë në shërbim të një kauzë që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë. Cështja came është në qendër të vëmendjes të Alancës për Shqipërinë europiane.

ORA 11:50 SPARTAK NGJELA: DHËNTË ZOTI QË TË JETË BETEJA E FUNDIT PËR TË SHPËTUAR KËTË VEND

“Opinioni pret një ndryshim drastik në qeverisjen shqiptare, në moralin e shoqërisë dhe zhvillimin kombëtar. Kurrë s’ma kishte marrë mendja se në një periudhë post-diktaturale do vinte një kohë që do përballeshim me urrejtjen dhe varfërinë.Kemi një regjim që mbështet për të mbajtur pushtetin te urrejtja dhe një shoqëri që varfërohet çdo ditë. Një errësirë e tillë që doli nga Partia e Punës që ka errësuar gjithë ata që duhet të sillnin lirinë në Shqipëri. Duhet të heqim gjithë hijet e të kaluarës nga shoqëria që s’po gjen momentin për të marrë frymë e lirë. Më lejoni të nderuar socialist, liderë dhe anëtarë të thjeshtë t’ju falenderoj, që në këtë rrafsh 20-vjeçar keni marrë 2 beteja të mëdha për të shpëtuar Shqipërinë nga një katastrof; një në 92-96, 2009-2013. Dhëntë Zoti që të jetë beteja e fundit për ta shpëtuar këtë vend nga urrejtja dhe marrëzia totalitare. Kryeministri fyen popullin duke i thënë jeni të pasur, të lumtur, keni rrugë. Ne s’kemi shtet, ai na thotë që kemi rrugë. Të rinjtë nuk keni asnjë garanci për të ardhmen, s’keni strehën tuaj, siç tha emigrant që s’keni garanci për të jetuar në shtetin tuaj, sepse nuk keni shtet. Nuk duhen përsëritur gabimet e së kaluarës. Duhet të garantojmë shtetin, sepse jemi të humbur që nga hamalli deri te presidenti.”- tha Spartak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

ORA 11:40 PASKAL MILO: JEMI NË NJË FRON PËR TË REALIZUAR ËNDRRAT TUAJA

Kreu i PDS-së Paskal Milo tha se konventa ”është një manifestim i vullnetit të përbashkët politik për t’i dhënë Shqipërisë një ndryshim, rrënjësor shumë të mirëpritur.
Ne jemi këtu ti dëshmojnë shqiptarëve se jemi në një fron dhe ëndrrat e tyre ditën e 24 qershorit do të të gjejnë realizim të plotë”

ORA 11:13 REXHEP MEIDANI: KONVENTA T'I SHERBEJE OBJEKTIVIT TE MADH PER ROTACION

Ish presidenti Rexhep Meidani tha se këto forca rindërtuan Shqipërinë pas rrëzimit të piramidave në 1997, hartuan e miratuan Kushtetutën demokratike.
“Kjo konventë le ti shërbejë objektivit të madh për rotacionin e qeverisë dhe ndryshimin e madh politik, që është më urgjente në këtë fazë të tranzicionit. Kërkohet një rinovim të energjisë pas një stërlodhje. Kërkohet një vendimmarrje e përbashkët politike për cështje kyçe, si punësimi, taksat, edukimi shëndetësia. Shqipëria ka nevojë për një politikë të tillë. Bëhet më e domosdoshme vota e shqiptarëve për të realizuar këtë rotacion, dhe një bazë qeverisëse më solide, për të mos lejuar që ky vend të shndwrrohet në një vend varrezë plehrash” Fjala e ish-Presidentit Rexhep Meidani në Konventën e PS

ORA 11:00 EDI RAMA: KOALICIONI ME I MADH
Para nisjes së Konventës së PS-së Rama në një prononcim për Tv A1 Report Rama tha “Këto janë zgjedhje historike, kemi programin më të detajuar. E majta vjen me koalicionin më të madh në histori për të rrëzuar pushtetin e Saliut.

ORA 10: 50 ILIR META PER "A1 REPORT": KOALICIONI KONSOLIDOHET PER FITORE

”Është kënaqësi që marr pjesë në Konventën e PS. Koalicioni po konsolidohet për fitoren plebishitare.”- tha Meta prononcim për A1REPORT para fillimit të Konventës së PS “Me këto zgjedhje Shqipëria ndahet nga tranzicioni i gjatë. Me fitoren e të majtëve, vendi do të integrohet në BE”- nënvizoi Meta.

AXHENDA E KONVENTËS SË PS

Dita e parë: Do të prezantohen të gjithë krerët e partive aleate si dhe një jetëshkrim të tyre por dhe aktivitetit ndër vite dhe kontributin në jetën politike shqiptare.

Do të prezantohen 140 kandidatët e PS, i plotë jetëshkrimi i tyre.

Dita e dytë: Kryetari i PS dhe drejtuesit e grupeve të punës do të prezantojnë programin e plotë të PS.

FILIMIME, KU NJERËZIT QAJNË HALLET

Gjatë konventës, herë pas here ndërpriteshin fjalimet për t'u dhënë kronika, pjesë e një dokumentari, që rrëfen me intervista gjendjen sociale dhe ekonomike në Shqipëri. Herë një tregtare supermarketi, herë një minator e herë një pensionist, të gjitë rrëfejnë hallet e tyre:

TREGTARJA: USHQIME ME LISTË

Një tregtare e një supermarket në Shkodër rrëfen në video punën e saj të përditshme dhe varfërinë, që ka pllakosur banorët e Shkodrës. “Të punosh 16 orë për të ardhura minimale. Për 500 lekë në ditë. Njerëzit marrin ushqim me lista. Më thonë do t’i sjellim lekët nesër, pasnesër. Nuk ka punë. Bujqësia është e mbytur në Shkodër. Ka një dy rrobaqepësi. Ku do punoj rinia”.

MINATOR I BULQIZËS:

Tre breza minatorë; baba, unë, djali dhe e kemi ekonominë copë-copë. Unë jam aksidentuar në 2004-n. Pagova 4 milionë e gjysmë në "Shqipërinë me duar të pastra". Ishim me biografi të keqe, thamë se erdhi demokracia dhe shpëtuam, por u gabuam. Mosha e pensionit është për të qarë. Që ta nxjerrësh një minator në pension 65 vjeç është për të qarë. Në kohën e Partisë së Punës ishte 50 e tani duhej bërë 45. Unë jam 54 vjeç dhe nuk kam fuqi të punoj. Është skandal se si duhet të jetë Bulqiza e si është me gjithë këtë flori që del këtu.

PENSIONISTI: KEMI MBETUR TE TRAHANAJA

"Thonë që pensionet ua kemi ngritur 10 herë. Të gjitha janë bllof. Gjendja është jashtëzakonisht e keqe. Kur thonë do ngrëmë rrogat e mësuesve, mjekëve. Si mudn të ngrërë rrogat Saliu, kur pensionet ngrihen shumë pak ose jo. Ka shumë familje në Gjirokastër, që marrin ushqime me listë. Çmimet në stratosferë. Me 120 mijë në muaj unë s’i mund të arrij të jetoj, kur çmimet ngrihen si do qeveria. Ilaçet kushtojnë. Kalojmë vaktin me trahana, edhe mëngjesin ose darkën. Gjëra që i bënim dikur nga varfëria. Pensionisti mundohet të hajë një copë bukë, e të bëjë një gjellë pa harxhime. Si për të majtë e si për të djathtë ekonomia është për të tërë keq. Që të gjithë duhet të kenë pesë para për të dalë me nipin, mbesën të hanë një akullore".

Redaksia Online
(ar.sh/sg/mag/shqiptarja.com)

16 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Sulo Hallall ED Rama ,jepi dum kesaj SHqipnie se boll ka vujt, te shofi nje dite te bardhe
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173